SHBA-Turqi, marrëveshje për zonën e sigurisë në Siri

August 7, 2019 20:02

SHBA-Turqi, marrëveshje për zonën e sigurisë në Siri

SHBA dhe Turqi kanë rënë dakord këtë të mërkurë për të krijuar një qendër të përbashkët operacioni në Turqi, në mënyrë që të koordinojnë dhe menaxhojnë një zonë të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Ky vendim pritet të zvogëlojë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake turke në atë zonë.

Palët negociuse të të dyja vendeve kanë dhanë pak detaje në lidhje me marrëveshjen, e cila u arrit pas disa ditë bisedimesh. Arsyeja ishte se palët nuk bienin dakord se deri ku do të shtrihej zona e sigurt dhe se kush do të komandonte forcat e armatosura që do patrullonin në këtë zonë.

Zona e propozuar synon të sigurojë një korridor që shtrihet më shumë se 400 kilometra përgjatë kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë. Pjesa më e madhe e kësaj zone kontrollohet nga milicia kurde, e cila ishte mbështetësja kryesore në terren e SHBA në luftën kundër formacioneve të Shtetit Islamik.

Nga ana tjetër, Ankaraja e konsideron milicinë kurde (YPG) si një grupim terrorist, që paraqet kërcënim të madh për sigurisë e Turqisë, dhe ka kërkuar, në mënyrë të përsëritur, që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin lidhjet e saj me të.

Turqia ka dërguar dy herë forca në veriun e Sirisë, në tre vitet e fundit, për të larguar luftëtarët kurdë dhe Shtetin Islamik nga kufiri.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën, se një sulm i tretë do pasojë së shpejti, duke theksuar se SHBA dhe Rusia ishin në dijeni të këtij vendimi.

Ndërsa, sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper, vetëm një ditë më parë, deklaroi se SHBA ishte e vendosur të mos e lejonte Turqinë të pushtonte Sırinë, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

 

August 7, 2019 20:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim