SHBA: Venezuela mund të përballet me një grusht shteti

February 2, 2018 11:23

SHBA: Venezuela mund të përballet me një grusht shteti

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson sugjeroi se Venezuela mund të përballet me një grusht shteti.

Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara nuk nxisin ndryshim regjimi dhe se nuk kishte të dhëna për ndonjë aksion të mundshëm.

Por, parashikimin e tij, ai e bazoi në historinë e shkuar të Amerikës Latine, ku ushtria ka ndërhyrë shpesh në kriza serioze.

Tillerson i bëri këto komente gjatë një vizite në Universitetin e Teksasit, para se të nisë turneun e tij diplomatik në Amerikën Latine.

Madje, Tillerson e shfrytëzoi fjalimin edhe për të ironizuar se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duhet të strehohet në Kubë.

“Nëse situata bëhet shumë e nxehtë për të, jam i sigurtë se miqtë e tij në Kubë do t’i gjejnë një vilë në plazh”, deklaroi Tillerson, i cili tha se ushtria është agjent ndryshimi kur gjërat janë shumë keq dhe lidershipi nuk i shërben më popullit.

Prej muajsh, Venezuela është në një krizë të thellë ekonomike, aq sa njerëzit janë detyruar të plaçkisin për t’u ushqyer.

Ndërsa Maduro fajëson opozitën dhe agjentët e huaj për krizën, pakënaqësitë në popull shtohen gjithnjë e më shumë, ashtu si dhe zërat për ndërhyrjen e ushtrisë.

a.s/dita

February 2, 2018 11:23
Komento

1 Koment

  1. ELIOT February 2, 11:35

    VENEZUELA ….. MADURO ESHTE SI ENVERI ..SOCIOPAT … DIKTATOR …POULLI NE VARFERI DHE AI DIKTATORI ME MILIONA … PASTAJ FAJIN JA KA AMERIKA QE FRYMEZON POPULLIN ….????NJESOJ SI DIKTATORI ..QE PER CDO GJE JA VENTE FAJIN AMERIKES …. POR VETE JANE KAFSHE JO TE CIVILIZUARA ..HE BOLSHEVIKE ….. NUK JU KUJTON NDONJE ? ????? NJE PERSON …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*