SHBA vrasin në Bagdad komandantin e forcave iraniane Quds

January 3, 2020 08:45

SHBA vrasin në Bagdad komandantin e forcave iraniane Quds

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA konfirmoi se nga nje sulm ajror amerikan ka mbetur i vrarë gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i forcave elitë të Iranit.

Sulmi ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit dhe u njoftua fillimisht të premten në mëngjes nga ushtria e Irakut.

“Nën urdhrat e Presidentit, forcat ushtarale amerikane kanë ndërmarrë një operacion mbrojtjeje ndaj personelit të ShBA-së duke vrarë Qasem Soleimani, kreun forcës së Gardës Revolucionare të Iranit Quds”, njoftoi edhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Gjeneral Suleimani po shkonte me makinë në aeroportin e Bagdadit, i shoqëruar nga trupa ushtarakë, kur ai u godi.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei tha se “hakmarrja e rëndë pret kriminelët”.

Ai gjithashtu njoftoi tre ditë zie.

Gjenerali 62 vjeç, ishte një figurë kryesore në regjimin iranian.

Forcat shiite të mobilizimit popullor thanë në një postim në Facebook se ky ishtë një “bombardim prej frikacakësh nga ana e SHBA.”

Pentagoni tha në një deklaratë se sulmi u ndërmor për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit.

Forca Quds është shpallur organizatë terroriste nga SHBA.

Në deklaratë, Pentagoni tha se gjeneral Sulejmani ishte duke përpunuar aktivisht plane për të sulmuar diplomatë dhe ushtarakë amerikanë në të gjithë rajonin.

Raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur dy automjete dhe plagosur disa njerëz, tha ushtria irakiane në një deklaratë.

Ndërkaq, burimet mjekësore dhe policore thanë se të paktën një person u vra dhe nëntë u plagosën.

Pjestarë të grupeve paraushtarake të Irakut të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e SHBA në Bagdad të martën pas goditjeve ajrore amerikane të dielën kundër bazave të milicisë Kataeb Hezbollah në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa që vranë një kontraktues amerikan në Irakun e veriut javën e kaluar.

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur në rajon dhe lidhet me sanksionet ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane.

j.l./ dita

January 3, 2020 08:45
Komento

2 Komente

  1. Arben January 3, 13:44

    ShBA mendon se e menaxhon, por kësaj here do vidhiset muhabeti.

    Reply to this comment
  2. demo January 3, 22:20

    Rrofte Amerika e madhe e fuqishme,qe e ka durruar popullin heroik tyryfyl,karagjozdhe lapangjoz shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim