SHBA zhvendos ambasadën në Jeruzalem; Aleatët: Vendim i rrezikshëm!

December 5, 2017 19:42

SHBA zhvendos ambasadën në Jeruzalem; Aleatët: Vendim i rrezikshëm!

 SHBA do të njohë zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, dhe pritet të zhvendosë ambasadën pikërisht në qytetin e shenjtë. Raportimet për telefonatën që ai i bëri presidentit të Autoritetit Palestinez Abu Mazen flisnin për komunikimin e drejtëpërdrejtë të vendimit, por pa dhënë një sqarim përfundimtar. Tashmë, informacionet më të fundit konfirmojnë lajmin. SHBA ka vendosur të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, edhe pse një pjesë e qytetit për palestinezët është kryeqyteti i tyre.

Raportohet se Trump ka komunikuar në telefon edhe me mbretin e Jordanisë, presidentin egjiptian dhe presidentin rus, të cilëve po ashtu u ka komunikuar vendimin e marrë tashmë nga SHBA, vendim i cilli nuk është pritur mirë nga aleatët e SHBA, me në krye Francën dhe Bashkimin Evropian. Ndërkohë presidenti rus Putin ka komunikuar me homologun palestinez të cilit i ka shprehur qëndrimin se “Rusia është për zgjidhjen e statusit të Jeruzalemit nga bisedimet mes dy popujve” shkruan JavaNews.

Ky vendim mund të sjellë reagime të ashpra nga ana e palestinezëve dhe mund të cënojë procesin e paqes mes vendeve. Për Francën, statusi i Jeruzalemit duhej të zgjidhej pas bisedimeve të paqes izraelito-palestineze. Presidenti francez Macron shprehu shqetësimin e tij “mbi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të njohin në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit” duke shtuar se “statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet në kuadrin e negociatave të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

BE dhe Gjermania po ashtu e kanë cilësuar me rrezik vendimin për procesin e paqes në rajon.

Mjaft i ashpër në reagim ishte presidenti turk Erdogan i cili tha se “Statusi i Jeruzalemit është vija e kuqe për myslimanët,” shkruan javanews.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Abul Gheit, e ka vlerësuar vendimin e SHBA “të rrezikshëm”. “Nëse duhet të ndodhë, kjo do të ketë pasoja në të gjithë rajonin”, ka thënë ai.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite shprehu shqetësim dhe deklaroi se ky do të ishte “një vendim i pajustifikuar dhe një shkelje serioze e parimit të mosndërhyrjes në negociatat mbi konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve”. Egjipti gjithashtu ftoi Trump të rishqyrtojë vendimin e tij.

December 5, 2017 19:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*