SHBA, zyrtarizohen nesër sanksionet e reja për Rusinë

April 15, 2018 19:38

SHBA, zyrtarizohen nesër sanksionet e reja për Rusinë

 

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikky Haley deklaron se SHBA do të vendosë sanksione të reja për Rusinë dhe se ato do të publikohen të hënën nga sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin.

Sanksionet për Rusinë vijnë pas pozicionimit dhe deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin pro presidentit Bashar al Asad pas bombardimeve nga SHBA, Britania dhe Franca të Sirisë.

Haley i cilësoi marrëdhëniet me Rusinë si shumë të tensionuara dhe përmendi se ata kanë humbur shumë miq deri më sot dhe se Rusia vepron gabim duke mbështetur presidentin e Sirisë Asad.

“Sekretari Mnuchin do të njoftojë ata të hënën për sanksionet, dhe ata do të shkojnë direkt tek çdo lloj kompanie që ka të bëjnë me pajisjet që lidhen me Presidentin sirian Bashar al Asad dhe përdorimin e armëve kimike” deklaroi Haley.

Sanksionet janë të dizajnuara për të goditur Moskën për mbështetjen e saj për qeverinë e Asadit. Si qeveria siriane dhe Kremlini kanë mohuar përfshirjen në sulmin kimik, që ndodhi në qytetin sirian të Doumës ku mbetën të vdekur shumë qytetarë.

l.h/ dita

April 15, 2018 19:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim