SHBA/Tentoi të vriste dashnorin e gruas, gjykatësi mbron shqiptarin

May 15, 2014 18:45

SHBA/Tentoi të vriste dashnorin e gruas, gjykatësi mbron shqiptarin

Një gjykatës federal ka hedhur poshtë akuzën ndaj një shqiptari që tentoi të vriste dashnorin e gruas, kur e kapi bashkë me të. Shkëlqim Fana është dënuar me 14 vjet burg për një incident që kishte dalë nga një trekëndësh dashurie. Fana kishte vuajtur 3 vite burg dhe u zhvendos në një burg privat, por kohët e fundit është transportuar përsëri në burgun Duval County, duke pritur për një vendim të Gjykatës së Apelit Circuit. Ai shpreson se rigjykimi do ta bëjë njeri të lirë. Fana dhe familja e tij u shpërngul në Jacksonville nga Shqipëria në vitin 1998 për një jetë më të mirë. Dy vjet më vonë, ai e kap gruan e tij që kishte një marrëdhënie dashurie me shokun e tij më të mirë dhe shkoi në vendin e punës së tij për t’u përballur me të. Sipas avokatit Mitch Stone, kur Fana shkoi të sqarohej me dashnorin e gruas ishte pikërisht ky i fundit që tentoi ta sulmonte me thikë dhe më pas ai ia mori nga dora dhe u përlesh. Shkaku që gjykatësi e hodhi poshtë akuzën e tentativës së vrasjes, pasi gjykata nuk kishte dhënë instruksionet e nevojshme jurisë, ku të merrej parasysh edhe mbrojtja. Tashmë nis një proces i ri gjyqësor për shqiptarin, me akuzë të re.

May 15, 2014 18:45
Komento

2 Komente

  1. P.A.B May 16, 06:10

    Cimi ka qene qene cun i mire, pak hotheaded po nice.guy, ne mos gaboj e kane pase shpine ke restorant Durrsi. Ka luajtur futball me Partizanin ca kohe dhe qe fejuar nje Volejbolliste bjonde, goce simpatike por emri s.me kujtohet. Nuk e dia behet fjale per te njejten zonje, them nga kujtime te shkuara.
    Eshte vellai i Neshat Fanes.
    Uroj ti zgjidhet ky problem, se burgu nuk eshte pune e lehte.

    Reply to this comment
  2. ALBANO May 16, 12:35

    cimi te uroj te dalesh pa telashe ::::cimi eshte djale i mire :::i respektueshem :e njoh qysh te Vogel :::luanim fotboll bashke :::ishte mbrojtes i partizanit :::luante me eduart kacacin :::cimo kurajo :::::

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*