Shefat e financave të G20, paralajmërojnë për dëmet e rritjes të ‘tensioneve’ tregtare

June 9, 2019 19:19

Shefat e financave të G20, paralajmërojnë për dëmet e rritjes të ‘tensioneve’ tregtare

Shefat e financave të G20 janë të mendimit se tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike janë intensifikuar, por ata nuk kanë shprehur një nevojë urgjente për t’i zgjidhur ato. Si duket, nga qe ata shprehën besimin se ekonomia botërore do të rritet në mënyrë modeste drejt fundit të këtij viti dhe gjatë vitit 2020.

Në të njëjtën kohë, ata propozuan të merrej rruga e taksës progresive, ndërsa takimin dy-ditor në Japoni I shefave të financave të G-20 përfundoi të dielën.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde deklaroi se tensioni tregtar ishte një problem I madh përballë ekonomisë globale, duke e konsideruar si një  “rrezik i rëndësishëm në horizont”.

Ministri japonez i Financave Taro Aso u shpreh se ekonomia botërore duhej të shkonte drejt stabilizimit, në gjysmën e dytë të vitit, duke theksuar se rreziqet ishin gjithashtu të pranishme. Sipas tij, besimi në treg mund të ulej,  nëse Kina dhe SHBA nuk e zgjidhën luftën e tyre tregtare.

Ministri francez I Financave u shpreh se ekzistonte një rrezik i mirëfilltë se ngadalësim ekonomik global mund të kthehej në një krizë ekonomike botërore, për shkak të tensioneve tregtare, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

 

 

June 9, 2019 19:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*