Shefat e shërbimeve do vijojnë të zgjidhen me konkurs

Pranvera Kola May 7, 2014 08:46

Shefat e shërbimeve do vijojnë të zgjidhen me konkurs

Ndryshimet e propozuara në Ligjin e Arsimit të Lartë për zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve mjekësore, si dhe atyre të shërbimeve në QSUT do vijojnë të diskutohen në radhët e komisioneve parlamentare. Duke u ndalur tek propozimet e bëra nga deputetët e LSI-së, që drejtimi i shërbimeve të QSUT-së duhet të vijojë në të njëjtat kushte, ministri Ilir Beqaj ka sqaruar gjatë ditës së djeshme se emërimet do jenë vetëm në nivel departamenti, çka do të thotë se drejtuesit e shërbimeve do të përzgjidhen, duke lënë kështu të nënkuptohet mos heqjen e konkurseve.

Rishikimin e këtyre propozimeve, ministri Beqaj ka theksuar se nuk duhet të kuptohen si tërheqje e qeverisë nga drafti, por vetëm si mundësi diskutimi ndërmjet palëve për krijimin e një sistemi shërbimesh sa më cilësor. Në këtë formë, përcaktohen procedurat që do të ndiqen në për zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve të mjekësisë, dhe mënyrës se si do të zgjidhen shefat e shërbimeve, duke lënë kështu në fuqi  propozimet e bëra nga LSI. “Në propozimin tonë meqenëse u ndërhy në ligj, propozuam si Ministri Shëndetësie edhe nevojën për të përmirësuar një pjesë të funksionimit të drejtimit të QSUT-së, duke e rikonceptuar bordin drejtues. Ndërkohë nuk ka tërheqje, por në diskutimet e bëra në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë që prej dhjetë ditësh, ka pasur një propozim të bërë prej deputetëve të LSI-së, konkretisht nga deputeti Petrit Vasili, që midis 6 neneve të projektligjit, 2 prej tyre të mund të mos miratoheshin, si dhe të vazhdonte mënyra e drejtimit të QSUT-së, siç ka qenë deri më sot. Gjë që është pranuar nga ne si përfaqësues të qeverisë në atë mbledhje. Jemi ende në diskutime me komisionet parlamentare deri sa të gjendet një zgjidhje normale, që sigurisht të drejtën e zgjedhjes e kanë deputetët e komisionit:, ka konfirmuar ministri Beqaj.

Më tej, ai ka sqaruar se përfaqësuesit e opozitës i kanë keqinterpretuar qëllimisht ndryshimet e propozuara sa i takon funksionimit të bordit, si dhe formës për vendosjen e drejtuesve të Shërbimeve. Në këtë pikë është sqaruar se drejtuesit e departamenteve  do të zgjidhen në bazë të përcaktimeve që do të jepen edhe në ligjin e arsimit të lartë, sikundër do të ndodhë me zgjedhjen e drejtuesve të çdo fakulteti. Ndërsa zgjedhja e shefave të shërbimeve do të vijojë po në të njëjtën mënyrë. “Në mënyrë të sforcuar dhe dashakeqe, ka qenë leximi i keq që i është bërë procedurës së përkohshme, kur krijohet një shërbim për herë të parë dhe caktimi i drejtuesit deri në momentin final tek procedurat e përzgjedhjes.

Shefat e departamenteve do të zgjidhen, si çdo shef departamenti sipas ligjit të arsimit të lartë, siç do të zgjidhet në çdo fakultet. Do të zgjidhen, çka do të thotë se nuk janë me konkurs. Ndërsa drejtuesit e shërbimeve do të përzgjidhen. Pra kemi zgjedhje për departamentet në universitet, si dhe përzgjedhje për shefat e shërbimeve mjekësore”, ka konfirmuar më tej ministri Beqaj. Drafti me këto ndryshime është kaluar parimisht në Komisionin e Ligjeve, duke përcaktuar kështu se shefat e departamenteve që rikthehen në Universitetin e Mjekësisë do të zgjidhen nëpërmjet emërimeve, ndërsa shefat e shërbimit do të emërohen me konkurs, teksa ndryshime të shumta do të shoqërojnë edhe bordin vlerësues që do të merret me përzgjedhjen e tyre. 

Pranvera Kola May 7, 2014 08:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin