Shefat që kërkonin të mbyllnin gazetarët në çmendinë

October 27, 2017 10:58

Shefat që kërkonin të mbyllnin gazetarët në çmendinë

Shaqir Salihu

 (Vijon nga numri i djeshëm)

Një ndjenjë e çuditshme më kishte pushtuar. Isha tepër i tronditur nga ajo që dëgjova. Njëherësh isha edhe i gëzuar. Sinqeriteti dhe e drejta kishin triumfuar. Një njeri i mirë si zonja Helen Mërfi e kishte kuptuar atë përpjekje për padrejtësi që donin të më bënin dhe e kishte mbyllur me kaq. Zonja Mërfi më përcolli deri në dalje të ndërtesës në katin e parë. Më shtrëngoi dorën dhe më përshëndeti. Në sytë e saj dukej qartë ndjenja e dhembshurisë që e kishte përfshirë.

Ende në ditët e sotme, kur e kujtoj atë ditë, trupin ma përshkojnë drithërimat dhe një re e zezë mllefi më vlon mbi kokë. Shpeshherë rri e mendoj se ç’do të bëhej me mua nëse ajo zonjë, Helen Mërfi, do të kishte qenë thjesht një mendje- lehtë, një burokrate, që do t’i firmoste pa i parë fare shkresat dhe kërkesat që i vinin në tavolinë. Nëse ajo do të caktonte fatin e keq për jetën time. Nëse ajo do të bëhej xhelati, që si në mesjetë do të më priste kokën, për një vendim që e kishte marrë dikush tjetër — vendimin për të më shkatërruar jetën.

Edhe sot e vras mendjen se çfarë do të ndodhte me familjen time, gruan dhe dy fëmijët. Se si do të më shkatërrohej familja. Se si ime shoqe Ana do të gjendej në mes të katër rrugëve, e papunë, apo me një punë me të ardhura modeste, së bashku me djalin Ilirin dhe vajzën Donikën, të cilët ishin ende fare të mitur. Se si do të mbeteshin pa shtëpi, sepse nuk do të kishin të ardhura të mjaftueshme për të paguar kredinë. Ndërsa unë do të dergjesha në spitalin e të çmendurve në “Saint Elisabeth”, pa qenë i çmendur. Mbase qëndrimi i mbyllur atje brenda dhe me familjen time të shkatërruar do të më çmendte me të vërtetë. Kjo për mua ishte më shumë se një tentativë vrasjeje. Edhe pasi të dilja nga ajo çmendinë, askush nuk do të më punësonte më. Askush nuk dëshiron të punësojë dikë që ka një kartelë të çmenduri, dhe që ka qenë për disa kohë në spital, pavarësisht nëse është apo jo i çmendur.

Për fatin tim të mirë dhe për fatin e mirë të bashkëshortes sime dhe të dy fëmijëve, ai skenar tragjik nuk u përmbush. Nuk u përmbush as dëshira e një mendjeje djallëzore për të më shkatërruar jetën dhe familjen. E kam diskutuar shpesh- herë me miq të afërt dhe të largët, me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm. Të gjithë kanë qenë në një mendje: tentativa për të më mbyllur në një çmendinë dhe për të më shkatërruar jo vetëm mua si njeri, por edhe familjen time, ka qenë dhe mbetet një krim i llahtarshëm që vetëm mendje të sëmura sadiste mund ta bëjnë. Unë nuk dua të vë gishtin ndaj askujt, por gjykojeni vetë ju të dashur lexues, nisur nga rrethanat e asaj kohe, të cilat i kam shpjeguar qartë me aq njohuri sa unë kam pasur dhe me aq sa kam kuptuar se kush mund të ishte përgjegjës. Edhe sot i lutem dhe e falënderoj Zotin që më çoi në duart e asaj zonje të nderuar, e cila me disiplinën e lartë për punën dhe me njerëzinë që shfaqi, më shpëtoi jetën. Timen dhe jetët e familjarëve të mi. Përjetë i kam qenë dhe do t’i jem mirënjohës zonjës Helen Mërfi. Kjo botë është e tejmbushur me padrejtësi dhe me njerëz tepër të këqij, sadistë dhe të pamëshirshëm. Por ende ka shans të mbijetojë bota, kur gjenden mbi të njerëz të dashur, të sjellshëm dhe që janë të kujdesshëm e të disiplinuar në punën e tyre, siç ishte rasti i zonjës Helen Mërfi.

U ktheva në zyrë për të vijuar punën. Ishin çaste shumë të vështira për mua. Shefi im kishte ndërmarrë një përpjekje të fundit karshi meje, që jo vetëm do të më kishte çuar në largimin nga puna, por do të më shkatërronte familjen. Do të më shkatërronte jetën. Unë nuk dua të jem i njëanshëm dhe dua ta përcjell me objektivitet për lexuesit e mi atë ndodhi. Atyre po ua le në dorë gjykimin për këtë veprim kundër meje. Por zotohem para të gjithëve, me sinqeritetin dhe çiltërsinë më të madhe, për vërtetësinë e atyre që kam shkruar në këto rreshta. Ajo ishte një gjëmë që ishte përgatitur ndaj meje.

Nuk reagova fare, dhe ashtu siç më porositi zonja Mërfi, vazhdova të punoja normalisht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por përbrenda po më gërryente një ndjesi e përzier. Ndieja zemërim dhe keqardhje. “Si mundet një njeri, i së njëjtës racë, etni, gjuhë dhe fe, që të shkojë deri në atë pikë, sa të shkatërrojë karrierën, familjen dhe jetën e një njeriu që e njihte prej vitesh,” mendoja me vete. Gjithsesi nuk ia përmenda kurrë këtë. Pasi u ktheva, ai nuk më pyeti fare se përse më kishin kërkuar dhe se çfarë kishte ndodhur. Zakonisht, në të tilla raste, kur një zyrë tjetër më thërriste mua ose ndonjë koleg, ai pyeste se çfarë po ndodhte. Madje ato ditë, shefi im nuk guxonte të më shikonte në sy.

Precedenti

Shumë vite më vonë, kur praktikisht e kisha mbaruar librin dhe po e përgatisja për botim, mësova një të vërtetë tjetër të hidhur që kishte lidhje me atë çka më ndodhi atë ditë. Unë nuk kisha qenë i vetmi punonjës i shërbimit në shqip që i ishte bërë kjo poshtërsi. Një taktikë e ngjashme ishte synuar të përdorej më herët edhe ndaj një punonjëseje të Zërit të Amerikës, Fehime Pipës. Fehime Pipa ishte një prej punonjësve më të kualifikuar në atë kohë në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës. Ajo ishte njohëse shumë e mirë e pesë gjuhëve të huaja dhe kishte gradë masteri. Por, në vitet ’80, për shkak të përplasjes me shefin e asaj kohe, Frank Shkreli, si dhe me editorin Gasper Kiçi, Pipa u detyrua të largohej.

Në një artikull të botuar në një gazetë shqiptare të titulluar Krahu i shqiponjës, e botuar nga Lidhja Çame në Mërgim, në numrin e prillit 1985, Fehime Pipa shtjellon arsyet që e çuan në largimin nga VOA ku rrëfen për marrëdhëniet e acaruara dhe të përçara që ekzistonin që atë kohë në shërbimin tonë. Unë nuk dua të gjykoj dhe të mbaj krahun e askujt në atë përplasje që ka ndodhur. Por diçka që më bëri përshtypje ishte fakti se Shkreli e kishte këshilluar atë që, sipas tij, për shkak të problemeve të saj, të takohej me një psikolog. Nëse nuk do të dorëhiqej, siç tregon Pipa, Shkreli ishte shprehur se me shumë mundësi herën tjetër do të shkonte në një spital për sëmundje mendore.

Pra, në këtë pjesë, unë gjej një tjetër rast, një tjetër njeri që ka punuar në atë shërbim, që thotë se shefi i shërbimit tonë, Shkreli në atë kohë, ka përdorur gjithfarësoj mënyrash për ta larguar nga puna, për shkak se ajo kishte mendim ndryshe nga ai. Dhe jo vetëm kaq. Largimi nga puna në atë rast do të ishte e keqja më e vogël. Ashtu si në rastin tim, një shtrim i mundshëm në një spital të sëmundjeve mendore do ta shkatërronte përfundimisht, si dhe familjen e saj. Mbase nisur nga ky rast, kjo taktikë, në mënyrë shumë të stërholluar, është ndjekur edhe ndaj meje nga shefat e kohës. Mua nuk ma ka thënë dikush në sy këtë, ashtu siç Pipa pretendon se ia ka thënë Shkreli, por ama rrjedha e ngjarjeve nuk lë shumë hapësirë për interpretim tjetër. Pipa, në këtë shkrim, vjen me një dëshmi që nëse unë do ta kisha ditur do të më kishte ndihmuar shumë në ato vite sprove në Zërin e Amerikës. Gjithashtu, kjo ngre pikëpyetje nëse ka edhe njerëz të tjerë në VOA që janë provokuar në këtë mënyrë dhe që nuk kanë guxuar të flasin… Këtë metodë të shëmtuar për zhdukjen e kundërshtarëve duke i dërguar nëpër institucione psikiatrike e kanë përdorur vetëm diktatorët komunistë sovjetikë si Stalini e Brezhnjevi më vonë. Shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës është i vetmi që ka shkuar aq larg sa të dërgojë anëtarë të stafit në spitale të çmendurish.

Përçarja mes anëtarëve të stafit dhe problemet e herëpashershme gjithashtu nxirren në pah nga Fehime Pipa në atë shkrim. Madje ajo përmend edhe atë që qarkullonte si shaka apo tallje në mjediset e VOA-së, që nëse dikush bënte ndonjë gabim në shërbime të tjera, si me shaka, eprorët e tyre u thoshin se nëse nuk sillen mirë, do t’i transferonin në shërbimin në shqip.

Rasti i Pipës është tragjik. Ajo punoi për njëfarë kohe në Nju-Jork për Zërin e Amerikës dhe më në fund dha dorëheqje në vitin 1984. U transferua në Uashington ku jetoi e vetme. Më vonë u sëmur nga kanceri. Pasi shëndeti i saj u përkeqësua edhe më tej, shiti shtëpinë dhe u shpërngul në atdhe, në Tiranë, ku ndërroi jetë pak vite më parë.

vijon…

Shqipëria në miniaturë brenda VOA-s

Vitet 1985-1986 shënuan krijimin e një Shqipërie të plotë në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës. Në këtë periudhë, pjesë e seksionit tonë u bënë gaze- tarë e punonjës nga thuajse të gjitha anët e katër vilajeteve të famshme. Aleko Bimbli ishte nga Korça; Pëllumb Koka vinte nga Delvina; Zoi Shyti nga zona e Myzeqesë; Kleanth Mima nga Elbasani; Isabela dhe Zamira Islami vinin nga Tirana; shefi i shërbimit Gasper Kiçi ishte me origjinë nga Shkodra, ndërsa Xhevdet Hoxha ishte nga Kopliku; Gjekë Gjonlekaj vinte nga trevat shqiptare në Malin e Zi; Ramadan Disha vinte nga trevat shqiptare në Maqedoni, nga Dibra e Madhe; Afrim Luboteni vinte nga Prizreni, ndërsa unë, Shaqir Salihu, vija nga Lipjani, rrethinë pranë Prishtinës.

Nuk kishim vetëm shqiptarë me origjinë nga zona e Çamërisë, e cila i ishte shkëputur trungut amë padrejtësisht më 1913, për t’iu dhënë Greqisë. Meqenëse ndonjë fundjavë vinte të punonte edhe Elez Biberaj, mund të themi se kishim edhe shqiptarë me prejardhje nga Tropoja.

Në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës u krijua një lloj mozaiku kombëtar. Kolegët e mi vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Zemra më bëhej mal nga lumturia. Ishte kënaqësi e veçantë që më në fund, pas shumë vitesh në Amerikë, më ishte krijuar mundësia që të punoja me vëllezërit e motrat shqiptarë. Me ta flisnim të njëjtën gjuhë, kishim të njëjtat tradita. Shkoja në punë me gëzim. Fakti që flisnim në dialekte të ndryshme dhe nëndialekte nuk na pengonte. Të gjithë mundoheshim t’i afroheshim sa më shumë shqipes standarde, në të shkruar dhe në leximet e lajmeve. Në grup ishte krijuar harmoni.

Por më 1985, Shkreli zgjodhi Biberajn, i cili siç e kam përmendur më herët nuk ishte më pjesë e shërbimit në shqip në atë kohë, por ishte ende punonjës i agjencisë. Madje siç mund ta shihni më poshtë edhe në faksimile, Shkreli e cilëson Biberajn “ekspert i gjuhësisë”, duke iu referuar njohurive të tij për shqipen, kur kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Madje tingëllon qesharake, pasi Biberaj shfaqte mungesa të tepruara njohurish për shqipen.

… Fundi i viteve ’80 solli zhvillime të befta që do të ndryshonin shumë gjëra në gjeopolitikën botërore. Europa Lindore po ziente. Muri i Berlinit, simboli i kufirit mes bllokut lindor dhe atij perëndimor, u shemb më 9 nëntor 1989. Një erë e re po frynte. Bota nuk ishte më si më parë. Shpresa nuk qe venitur e dëshira këtë herë ishte më e fortë se kurrë.

Ndryshimi i madh po i afrohej edhe vendit amë. Rënia e Murit të Berlinit dhe rrëzimi i përdhunshëm i diktatorit rumun Çaushesku, i cili u vra e u tërhoq zvarrë nga demonstruesit në dhjetor të ’89-s, kishin tronditur në themel edhe udhë- heqjen totalitare në Shqipëri. Vala e demokracisë do ta përfshinte vendin jo fort vonë. Shkëndija e parë u dha në korrik të ’90-s me ngjarjet e ambasadave, dhe mandej në tetor të po atij viti, kur një prej intelektualëve më të njohur, shkrimtari Ismail Kadare do të largohej nga vendi, për të marrë strehim politik në Francë. Ndërsa në dhjetor të ’90-s, kur kishte kaluar pak më shumë se një vit nga shembja e Murit të Berlinit, do t’i vinte radha “Murit të Tiranës”. Lëvizja studentore e dhjetorit futi Shqipërinë në shinat e udhës pa kthim drejt Botës së Lirë.

Ekskluzive/ Stalinistët e Zërit të Amerikës (II)

E pabesueshmja

(Një prezantim i shkurtër për Shaqir Salihun dhe librin e tij “Rrëfime lirie”

Xhevdet Shehu

Në shënimin e djeshëm hyrës për librin e Shaqir Salihut kam nënvizuar sherret brenda seksionit shqip të radiostacionit që e kanë gërryer atë nëpër vite deri në zhvlerësim. Por sjellja ndaj autorit të këtij libri, të cilin po e sjellim të plotë dje dhe sot në gazetë, është në kufijtë e të pabesueshmes.

Kur kanë dashur ta fusin në psikiatri autorin e librit, me qëllim që ta largonin nga puna, një zyrtare e lartë amerikane, Helenë Mërfi, e ka pyetur Shaqirin se si i ka marrëdhëniet me shefin e seksionit shqip. Shaqiri pa e zgjatur është shprehur: “Si Hitleri me Stalinin”. Një përgjigje lakonike që ka një nëntekst të fuqishëm. Nuk ka nevojë të pyesësh se kush ishte Stalini dhe kush Hitleri, por fakti që këto personazhe të historisë kanë qenë tejet të ngulitura atje në Uashington është i mjaftueshëm, pavarësisht se në kufijtë e absurdit.

Po të ishte një rast i shkëputur, mbase do të dukej i sajuar, pavarësisht se autori përmend emra konkretë dhe të respektuar të administratës amerikane. Por në këtë pjesë të dytë të rrëfimit që po botojmë sot, përveçse jepet se si kanë rrjedhur ngjarjet e historisë së Shaqirit, jepet edhe një precendent krejt i njëllojtë, madje më i rëndë. Në rast se me Shaqirin ky skenar nuk funksionoi, me Fehime Pipën ka funksionuar dhe ka sjellë një tragjedi.

E tmerrshme, por e vërtetë! Mu në zemrën e tempullit të demokracisë që ne e përdorim si model, në Uashington.

Pavarësisht se është përshkrimi i një jete personale, libri ka vlera në disa aspekte për realitetet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në radiostacionin e madh. Personalisht do të doja të kisha lexuar më shumë dhe një analizë më të thelluar se si janë përjetuar atje në Uashington përmbysjet e mëdha që ndodhën në vitet 90 në Shqipëri, Kosovë etj. Për këto zhvillime që ndodhën Zëri i Amerikës ka luajtur një rol të dorës së parë. Për shembull, duke luftuar komunizmin në Shqipëri, pa dashje, apo me qëllim radiostacioni kaloi totalisht në anën e kundërt…

Flas për realitetin e Shqipërisë. Entuziazmi i paparë për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1990 u zbeh shumë shpejt, kur shqiptarët panë dhe përjetuan një diktaturë të re, ndoshta më të egër, më të frikshme, diktaturën e ashtuquajtur “demokratike” të liderit të parapëlqyer dhe mbështetur fuqimisht nga kancelaritë perëndimore, Sali Berishës. Qëndrimi i Zërit të Amerikës ka qenë tejet i njëanshëm, i dyshimtë dhe njëherësh domethënës. Do të mjaftonin disa fakte tejet komprometuese të viteve ’90 për të kuptuar thelbin e dështimit të Zërit të Amerikës në Shqipëri.

Bindesh për këtë gjithashtu po të ndjekësh emisionet e Zërit të Amerikës si dhe të lexosh librat e Elez Biberajt për Shqipërinë në tranzicion.

Për zhvillimet në Kosovë autori ka pasur dhe ka një dobësi dhe vëmendje të veçantë dhe sjell në libër plot fakte mbresëlënëse.

October 27, 2017 10:58
Komento

17 Komente

  1. Lorenc Fishta October 27, 11:41

    Zoti Salihu, sa për saktësim si dhe për hir të së vërtetës, i ndjeri Kleanth Mima, i cili ka punuar për dekada me radhë para jush në “VOA”, ishte nga Durrësi, i larguar nga Shqipëria që në vitin e largët 1943, jo nga Elbasani. Nganjëherë detajet e vogla i ulin padashur ca pikë besueshmërisë së rrëfimeve historike, sidomos kur bëhet fjalë për një organ mediatik si i famshmi “Zë i Amerikës”. Gjithsesi, është interesant shpalosja dhe pasqyrimi i intrigave, përçarjes dhe mungesës së bashkimit mes bashkatdhetarëve edhe kur jetonin e punon në mes të vendit simbol të lirisë e demokracisë…

    Reply to this comment
    • Shaqo Ziu October 27, 23:19

      Xhevdeti shkruan mbi cdo gje kur EB permendet per te keq. Edhe autorin i duhet ta paraqese nen drita me ngjyra, packa se Shaqua iku nga Kosova pasi Serbia e kishte burgosur per idealet e Enverit. Por keto gjera Xhevdeti s’i thote se pastaj te gjithe dalin staliniste….dhe dolin keshtu tek titulli “Stalinistet e VOAs”…ha ha ha.

      Po ashtu, shaqiri qendroi a e mbajten jo me zor ne voa deri 70 vjec. Dhe shefat e koleget i bene edhe nje parti, i varen ne qafe edhe medalje ndersa Shaqo u drodh e u perdrodh madje edhe qau nga mallengjimi duke mbajtur nje fjalim plot falenderime per ata shefa qe i shan ne librin e tij pacavure. Bravo matuf!!

      Reply to this comment
  2. 'Ngrihuni dhe bjeruni' October 27, 12:38

    KRERET E MAFJES ZOGISTE,ZOGOLLJANE E ANTISHQIPETARE STREHIM POLITIK NE AMERIQI SI KRERET E NAZIZMIT NE AMERIKEN E JUGUT!!!!

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 October 27, 12:52

    ndryshe nga xhota,unë këtë shkrim,që mesa duket do të na çajë menderen për një kohë të gjatë e shosh ndryshe!!
    shoh dy fakte të thejshta!
    -mungesën e theksuar të interesit të amerikës për shqipërinë,ndoshta pas mesit të viteve ’50!që ndoshta i vetmi interes ka qënë trasmetimi,rrutinë e luftës së ftohtë për gjithë vëndet e kampit socialist,të lajmeve në shqip nga VOA dhe që personazhet e saj u morën si bazë për të ndërtuar politikën ndaj shqipërisë pas socialiste!!
    pra mungesa tërësore e një drejtorie/departameti,politik,të inteligjencës, të veçantë që që merrej me studimin e situatës në shqipëri!
    -se UDBja jugosllave ka menduar disa lëvizje më shumë se zbulimi shqiptar!!ka futur nën rrogoz njerzit e saj!!ndoshta si fillim kundër shqiptarëve të kosovës,por me kalimin e kohës dhe kundër shqipërisë!!

    përqëndrimi i referencës politike amerikane në një person si elez biberaj,njeri pa asnjë lloj vlere,një redaktir i futur nën rrogoz i një radjoje të subvencionuar nga shteti për të bërë subversion,tregon se dhe më pas amerika nuk ka pasur ndonjë interes të veçantë për shqipërinë!!
    si duket akoma sot interesi amerikan është,”po rrimë meqënëse kemi hyrë”!
    por ky qëndrim ka mundësi të ndryshojë dhe një herë në favor të sërbisë!!në rast të një konflikti me rusinë,nuk është e thënë luftë,amerika mund ta kalojë politikën në sërbi dhe ne të dalim për të disatën herë bythëjashtë!!
    ne duhet të dalim jashtë këtyre cic miceve tona!duhet të fillojmë e të mendojmë të shtrijmë hapin si duhet dhe jo “ngul qepë e shkul hudhra”!!duhet ta lëmë mënjanë atë flakën e kashtës,mburrjet jevgjitëshe,dhe të krijojmë bazament!!të krijojmë vazhdimsinë e shtetit dhe stabilitetin e tij!!
    duhet të heqim dorë nga vetshkatërrimi i përjetshëm!!

    Reply to this comment
  4. sKiperija shprehje gjeografike October 27, 12:53

    Nje dite Djele nje dit zemoni hapa librin e letersise,
    Ne vend te guhes shqipe te Çabejit,gjeta ‘guiden e leterDhise’ te supermbeses serbo-boshnjake te krriminel Salise……

    Reply to this comment
  5. vasili October 27, 13:14

    Ndjej dhimbje dhe indinjate ekstreme,per ato qe ka perjetur z.Salihu dhe familja e tij,nga thika e helmatisur vrastare,qe ka vepruar gjate gjithe kohes mbas shpines se tij.
    Por mendoj se kur vjen puna tek kjo dore mizore,per ta paraqitur ne drite te diellit ashtu sic eshte.ndjej qe z.Salihu,vazhdon te vuaj nga nje paranoje,mbasi as emrin nuk guxon ti permende.
    Dhe sic e thote dhe vete,ishte dore Perendie Helene Merfi,qe shpetoi familjen e zotit Salihu,nga nje menxyre vuajtjesh te pa fund dhe te pa merituara.
    Prandaj,mendoj zoti Salihu,qe keni nje borxh te madh moral njerezor,qe ne vazhden e vepres se zonjes Merfi,te vazhdoni ju,me pronocimet dhe takimet tuaja,te ndaloni apo te minimizoni,qe trajtime te tilla monstruoze,nga pozicioni i shefit te mos i perjetojne me punonjesit aktuale te ketij institucione.
    Ne te kundert,do te fyeni keq ate veprim,qe ka bere ajo zonje amerkane,ne shpetim te familjes suaj.

    Reply to this comment
  6. LORA October 27, 13:16

    Nuk me cudit asgje ne kete rrefim,,,nderkaq e besoj plotesisht.
    Per mua ,seksioni shqip I Zerit te Amerikes ka qene dhe mbetet nje kobure propogandistike permanente ne sherbim te antishqiptarizmit te perbetuar.
    Eshte fakt se pati audience ne Shqiperi ne vitet nentedhjete ,,,tash nuk ia pjerdh njeri.Ky fakt ,mungesa e audiences,duhet ta kete trimeruar edhe Shaqir Salihun per te shkruajtur keto kujtime.Mire ka bere,,,,pasi I ka ngrene leket e asaj pune te ndyre ,kunder fatit dhe perspektives historike te Shqiperise.

    Reply to this comment
  7. Arber I October 27, 13:46

    Nese nje dite do t’u behet testi i ADN-se tropojaneve, shumica e tyre do te dalin me te afert me serbet sesa me shqiptaret.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 27, 17:40

      këtu ke të drejtë o Arbër I
      de e di përse??
      sepse ata që sotë e mbajnë veten për sërbë sot nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë që kombin e barazuan me fenë!pavarsisht se gjakun e kanë të njëjtë me atë të djeshmin,gjuhën dhe kombin e ndërruan!!
      po tu bësh testin e ADNsë dhe çamët e kanë të njëjtë me grekët!si ata që e mbajnë veten për grekë të pastër dhe me ata që e quajnë akoma veten arvanit!!
      problemi ynë ka qënë gjithnjë budallallëku!!ai na ka shkatërruar!!dhe po na shkatërron akoma sot!!

      Reply to this comment
  8. Sami Ameni October 27, 16:38

    Nqs se Ellezbiberaj dhe Frankeshtein Shkreli nuk e paskan share Enverin para 1990 mund te them se kjo ka qene e keqja me e vogel e tyre.
    .

    Se demi i tyre me i madh ishte pas 1992 ku ne vend te nje pajtimi kombetar si veproi “KOMUNISTI MANDELA” ne afriken e jugut ata u bene GJENERALE QE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR.
    .
    Do vije nje dite qe historia do shkruaje:
    .
    Aet qe nuk e beri serbi me grekun per 200 vjet e beri elezi me frankeshtein shkrelin me berishen e tyre per 5 vjet.
    .
    Ai qe i ve vulen e tradhetise Serbiberajt eshte Izeti:

    +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

    Izet Haxhia: Roli i agjenturës serbe në PD dhe lidhjet e Berishës me Elez Biberaj
    ++++

    Gazeta Dita August 15, 2017
    ++++
    …..
    Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB serbe. Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe. Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.

    Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha. Pastaj futja nen kthetrat e agjentures serbe te PD-se ishte aq e dukshme dhe pranishme, sa po te mos ishe pjese e kesaj agjenture apo te mos kishe mbeshtetjen e saj, kurre nuk mund te beje karriere ne PD.
    .
    Zoti Salihi i zerit amerikes
    jeni shume shume i vonuar
    dhe je po aq fajtor sa Saliu i marikes
    ( e kam fjalen per serbiberin)

    pra duhet te arrestohet izet haxhia per shpifje ose ti hidhet gelbaza elezit si nentoka serbe sic i quan Bedri Islami qe eshte zhdukur nga istikami

    Reply to this comment
  9. kmbg sartre October 27, 22:56

    Sa njeri i ndyt dhe i pacip ky Shaqir Saliaj. Pasi hongri leket e Ameriks dhe iu servilos shefave del ne penzion dhe i shan ata qe e kan pagu. Me duket si i paaft dhe seervil se zaten ore te paaftet jan njerzit ma te poshter ne ket bote. Vetemm njerzit e cmendem e kalojn penzionin tu spiunu si ky debil. Ky vertet duhet me cu ne cmendin.

    Reply to this comment
  10. Turpi October 28, 00:08

    Cka me thon qe Salihi asht i lujt nga mend? po ske turp mor bukshkal afer fundjetes e bone ket hata? A kafshohet dora qe te ushqen? Voa tka mbajt e ushqy edhe pse sdishe me bo gjo. Hajt hup tash hic mos ta ni. Pa bes e pa fe paske qen.

    Reply to this comment
  11. memet elezi October 28, 01:53

    Xhevdet Shehu shkruan me te drejte: “Do të mjaftonin disa fakte tejet komprometuese të viteve ’90 për të kuptuar thelbin e dështimit të Zërit të Amerikës në Shqipëri….”

    Njeri nga keto fakte eshte: Si ka me be vaki te merret gazetar te VOA Xhevdet Shehu?! Kush e ndihmoi?
    Se pari Xhevdet Shehu kurre nuk ka qene gazetar i njohur. Aq me pak dhe asnjehere gazetar me prirje te djathta, sic do duhet te ishte per te kaluar te Zeri i Marikes…!
    Te gjithe koleget e shtypit te fundvieteve 80 e dine se Xhoda ishte gati te kalonte me aradhen e veteraneve te rinj te Sami Milloshit qe kerkonin te ngrihej serish permendorja e Enver Hoxhes…

    Fakti qe Xhoda punon sot e kesaj dite ne nje gazete (te respektuar, por te Majte te qarte), provon se ai ka qene aksident te VOA…

    Si logjike, nese ka deshjtuar ne Tirane, VOA ka deshtuar prej Xh Shehut!

    Reply to this comment
  12. Lili October 30, 08:12

    Ky mendon se amerika funksionon si Shqiperia edhe njerezet dergohen per nje fjale goje ne çmenduri? Pa asnje vizit apo kontroll mjeksor,…
    A po ti traumat e komunizmit mos i vesh demokracise amerikane,se mjeket atje nuk jane ne sherbim te vijes se Partise sikur ne trute e tu komuniste e mendojne, ato jane ne sherbim te pacientit ,edhe nuk futesh aq lehte ne ´çmenduri » atje se ka ligje qe mbrojne pacientin. Paranoja komuniste nuk eshte nje simptom i mjaftueshme.

    Reply to this comment
  13. Nuria November 1, 12:14

    Po ky Shaqir vertet eshte per cmendin, idiot, truthar. Shih si duket ne foto vertet njeri qe te ngul thiken pas kraheve. Cti thuash gjeti nje njeri me karakter si veten e me te njejtin qellim por te shkolluar diku dhe ia shkroi kete liber kunder nje agjencie federale duke qene te dy punonjes te saj. Prisni kur ti shkojne agjentet e fbi e ta shporrin nga shtepia dhe nga Amerika si agjent te ndyre kriptokomunist dhe mire tia bejne.

    Reply to this comment
  14. Shume keq November 2, 04:23

    Asht per keqardhje qe shume prej komenteve jane kunder VOA pra kunder Amerikes, a thu se shqiptaret nuk din se ckan vujt prej diktatures komuniste ose keto 25 vjet u veleriten a u ngopen dhe harruan se gjate diktatures jetonin me bark bosh, flinin 4-5 veta ne nje dhome, dhe gatuanin ne hale. Nuk kishin as makina e as vende pushimi, per te shkuar jasht shtetit as qe mund te flitej se shkoje ne burgje e kampe pune. Vertet Shqiperia po kalon periudhe te veshtire, korrupsion, papunesi, varferi megjithate asht ma mire se me pare ne te gjitha drejtimet. Kjo prriudhe e veshtirsie vetem tregon se ish mbajtesit e diktarures po japin shpirt dhe shpifja asht fuqia e fundit qe kane, ata po japin shpirt, dhe ky liber i agjentit te tyre ne VOA me akuza te perseritura nga koha e PPSH se viteve 1980 ndaj Biberajt, Shkrelit, Sherbimit Shqip dhe gjithe VOA sikur i ringjall ata, por kot e kane, koha e tyre vrastare ka mar fund sado te perpiqen per te kunderten, popullin perseri nuk do ta sundojne.

    Reply to this comment
  15. Luan D. November 2, 06:57

    Ne se Biberaj dhe Shkreli kane bere keto qe thote Salihu, pse nuk i kane pushuar nga puna? A thua se qeveria amerikane eshte e keqe? S’ma do mendja. Por del se Salihu thote gjera te paqena, i zmadhon, ose eshte vertet e cmendur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*