Shefi i agjencisë turistike çeke: Shqipëria konsiderohej vend i sigurt

July 4, 2015 18:04

Shefi i agjencisë turistike çeke: Shqipëria konsiderohej vend i sigurt

Petr Zeliezko, drejtues i një agjencie turistike në Republikën Çeke, duke komentuar vrasjen e dy turistëve çekë në Shqipëri, ka deklaruar se vendi ynë konsiderohej i sigurtë.
“Deri sa ndodhi ngjarja, Shqipëria konsiderohej shumë e sigurtë. Ndërsa tani ka një tronditje të imazhit të saj. Megjithatë, theksoj se deri dje nuk ka pasur asnjë problem me turistët çekë në përgjithësi, përveç disa rasteve sporadike”, ka thënë Zeliezko për një gazetë lokale.

Ai ka nënvizuar se, prej vitesh organizon grupe turistësh çekë në Shqipëri dhe nuk është hasur asnjë problem.
“Edhe vetë kam shkuar disa herë për pushime atje”, ka thënë Zeliezko, duke shprehur tronditjen e tij për sa ka ndodhur.

Megjithatë, drejtuesi i agjencisë turistike nuk fajëson Shqipërinë dhe shqiptarët për ngjarjen, pasi sipas tij, gjëra të tilla ndodhin në të gjithë botën.
“Unë mendoj se gjëra të tilla mund të ndodhin dhe kanë ndodhur edhe në Francë, Norvegji apo Suedi. Kriminelët nuk kanë kombësi, ata vrasin kudo që janë”, ka thënë ai.

I pyetur për një opinion mbi shqiptarët, ai ka dhënë këtë vlerësim: “Shqiptarët janë sjellë shumë mirë dhe janë mjaft të gjendshëm për turistët. Përgjithësisht mendoj se ata janë njerëz të mirë”.

July 4, 2015 18:04
Komento

1 Koment

  1. shqyptari July 4, 19:27

    KY OSE ESHTE NJE SPIUN I KOHES SE QEPES TE ENVERIT, OSE I KA HYRE AQ SHUME FRIKA NE BARK SA NUK SE CFARE FLET I GJORI.

    Sepse o milet albenez dru me pre ceket po i vrasin si zogj pule kanibalet veriore te komunizmit stalinist te Enver Hoxhes dhe ky derdimen flet per vend te sigurt. Nje grup u zhduk ne Alpet e Veriut, nje tjeter u gjet copa-copa ne pusin e Dibres, ca te tjere i meshiruar pasi i perdhunuan nga para dhe prapa, sa ceke duhet te vriten dhe te masakrohen qe ky derdimen i agjensise turistike te pranoje faktin se Shqypnia nuk eshte me e sigurt se Nigeria, apo Tunizia e fisit ZULU te Afrikes?

    Mbase pergjigje me te sakte do te jape Edvin Rilindasi nga lajmet qe merr nga shoferat e taksive te SHIK-ut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*