Shefi i Europol: 5 mijë xhihadistë janë rikthyer
Nga Arkiva
Rreziku i sulmeve terroriste në Europë është aktualisht më i larti në më shumë se 10 vitet e fundit.
Alarmin e dha kreu i Europolit, Rob Ueinrajt gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Nojen Osnabryker Cajtung.
Duke iu referuar të dhënave të institucionit që drejton, Ueinrajt tha se deri 5 mijë shtetas europianë janë rikthyer në vendet e tyre kohët e fundit, pasi janë stërvitur në kampet e Shtetit Islamik në Irak e Siri për të kryer akte terroriste.
Madje numri i tyre vjen gjithnjë duke u shtuar. Qëllimi është që gjatë sulmeve të shkaktojnë sa më shumë të vrarë mes popullsisë civile dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Ata veprojnë në mënyrë të pavarur – tha Uejnrajt.
Modeli konkret që u kërkohet të ndjekin është ai i sulmeve të shumëfishta të 13 nëntorit në Paris, ku u vranë 130 persona.
Shefi i Europol thotë se qeveritë europiane duhet të përgatiten për t’u përballur me sfida të reja në luftën kundër terrorizmit.
Ai thekson se fluksi i refugjatëve nuk është mënyra e shfrytëzuar më shumë nga terroristët për të mbërritur fshehurazi në Europë, sikurse besohej deri më tani.
Ata po përdorin gjithnjë e më shumë rrugë të reja, jashtë vëmendjes së policive të shteteve europiane.
Shefi i Europolit ben nje informim te zvogeluar te depertimit te ISIS ne Europe. Kjo dihet, nuk ka mandat politik qe te flase me shume se i nxjerr bojen fare politikes kurve te BE dhe personalisht te Kancelares se Mikpritjes se Xhihadit ne Europe. Por shefi i Europolit thote se qeverite europiane duhet te pregatiten per sfida te reja ne luften kunder terrorizmit. Nuk ka bythe kjo politike e sotme qe solli kete Murtaje ne Europe, te luftoje terrorizmin qe solli vete. Nuk ka as vullnet te pranoje ate qe di mire – Deshtimin total politik! Europa eshte e pushtuar sot nga terroriste te fshehur te ISIS dhe me shume akoma, e pushtuar nga politika qe sjell terroriste ne Europe!
Hallall komunizmi se cfare po vjen nga ISIS Europes e botes.
Po te ekzistonte komunizmi shqiptare ne normat e E.Hoxhes.Te jeni te sigurt se asnji nga keto te ISIS nuk do depertonte gjurmen brenda vendit e jo te rihyjne me mijra ISIS te pergaditur per krime ndaj njerzimit.Populli do flinte si per 7 pale qefe.Sot dite e nate me lepur ne bark.Kur po kerset damllaja mbas koket e mbas veshit.E filifiu ne boten e pertejme tek te shumet.