Shefi i FBI-së: Rusia vazhdon të nxisë përçarje në SHBA me lajme të rreme

July 19, 2018 11:36

Shefi i FBI-së: Rusia vazhdon të nxisë përçarje në SHBA me lajme të rreme

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray është shprehur se Rusia po vazhdon të përdorë lajmet e rrema, propagandën dhe operacionet e fshehta, në mënyrë që të nxisë mosmarrëveshje të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Wray e mbështet qëndrimin e tij tek përfundimet e agjencive amerikane të inteligjencës.

Ai rithekson se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ka kundërshtuar deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin, se Rusia nuk ka qenë e përfshirë.

“Ai ka pikëpamjen e tij. Unë po ju tregoj qëndrim tim”, ka thënë Wray duke nënvizuar faktin se pikëpamjet e komunitetit të inteligjencës nuk kanë ndryshuar.

Drejtori i FBI-së e ka hedhur poshtë ofertën e Putinit për të krijuar qasje në 12 zyrtarët ushtarakë të inteligjencës ruse, të cilët janë paditur nga autoritetet amerikane për ndërhyrje në zgjedhje, në këmbim të intervistimit të disa qytetarëve amerikanë që Rusia i ka akuzuar për krime të paspecifikuara.

s.a/dita

July 19, 2018 11:36
Komento

1 Koment

  1. Arben July 19, 14:06

    lajmet e rreme qe mund te perhape rusia, jane 0.01%

    e atyre qe perhap ne menyre kriminale cia dhe fbi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim