Shefi i NATO-s: E ardhmja e Aleancës, në rrezik

June 19, 2018 22:53

Shefi i NATO-s: E ardhmja e Aleancës, në rrezik

 

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se ndasitë e thella mes SHBA nën udhëheqjen e Donald Trump dhe aleatëve të saj europianë, nuk po shuhen dhe nuk ka asnjë siguri se marrëdhënia transatlantike dhe aleanca ushtarake e tyre do të mbijetojë.

Jens Stoltenberg, i kërkon kështu të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, të punojnë së bashku për të evituar thyerjen katastrofike të unitetit perëndimor.

Në një intervistë për britaniken The Guardian, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s pranon se retë e stuhive politike po vënë nën rrebesh lidhjet që bashkojnë aleatët e NATO-s, por në një apel drejtuar liderëve, para samitit të korrikut të aleancës, ish kryeministri norvegjez thotë se atje ku dallimet mbeten ne duhet të kufizojmë pasojat negative në bashkëpunimin tonë për sigurinë.

“Që kur aleanca u krijua, ne kemi gëzuar një periudhë të paprecedentë paqeje dhe prosperiteti. Por, në nivel politik, lidhjet që na bashkojnë, janë tani në rrezik. Ka dallime reale mes SHBA dhe aleatëve të tjerë mbi çështje si tregtia, ndryshimet klimaterike, marrëveshja bërthamore me Iranin etj.

E këto mosmarrëveshje janë reale dhe nuk do të zhduken brenda një nate. Kjo sidoqoftë, nuk do të thotë se shpërbërja e aleancës është e paevitueshme. Ne mund ta mbajmë atë në jetë bashkë me të gjitha të mirat që vijnë prej saj”, thotë Stoltenberg.

Ndërhyrja e Stoltenberg vjen në fakt në një moment kur tensionet mes lidershipit të fuqive perëndimore janë ekstreme me çështje si emigracioni, tregtia etj që po ndajnë si asnjëherë më parë, aleatët e atlantikut verior.

a.s/dita

June 19, 2018 22:53
Komento

6 Komente

  1. XXXL June 20, 00:20

    Po ik ore Stoltenberg, NATO nuk eshte ne gjendje te ruaje kufijte e shteteve anetare te saj, nga dyndjet e paligjeshme te emigranteve dhe te terroristeve islamik qe kane mbushur Perendimin e jo me te beje mbrojtje larg-qofte te nje sulmi nga shtete qe jane ekstremiste terroriste etj.
    Ti dhe NATO qe drejton nuk ndalon dot dyndjet ne rritje te emigranteve qe jane kthyer ne miniera ari per ata qe i drejtojne keto trafiqe njerzore.
    Na jep te pakten nje shembull qe ke shkaterruar ndonje organizate kriminale te cilat jane te lidhura nga vendet e origjines se emigranteve e deri tek pushtetaret e BE qe i faforizojne keto grupe kriminele me ligjet qe zbatojne duke u dhene shtetesi dhe pasaporte direkte te vendeve te tyre.
    E gjithe lufta per mos pranim dhe debim per emigrante te paligjshem nga keto vende GAY behet vetem me qytetaret shqiptare, kane frike se u zbukurojne racen e beqireve dhe te tranvestiteve, po te jesh sirian arab, zezak kinez je i mirepritur. ne keto vende.

    Reply to this comment
  2. . June 20, 00:31

    World needs strong men to come together against Trump to preserve peace.
    Just like WWII against Hitler

    Reply to this comment
  3. fteri June 20, 05:22

    Ndërhyrja e Stoltenberg vjen në fakt në një moment shumë të rëndësishëm e deçiziv për njerëzimin kur tensionet mes lidershipit të fuqive perëndimore janë ekstreme !!!!…Si çështja e emigracioni, tregtia e pa ndeshme me brryla …këtu përfshihen tregëtija e pabarabart te arëmët ,dominimi e nafta,droga,ethet dhe sfera e pushtimeve të reja ,kjo ka rreziqet e sajë , lufta e dominimit të industrisë mineraleve dhe të çelikut etj .

    Këto po ndajnë si asnjëherë më parë, 27 aleatët e atlantikut verior.!!! Këto zhvillimet e fundit jan përshkruar me tradhëti ,që do të thotë se më të rrezikuara jan vendet e vogla si SHqipëria ,ku u shkatrrua me qëllim nga S.Berisha tërë ushtria shqipëtare ,dhe sistemet e sajë mbrojtëse,si garanci absolute te mbrojtjes së populli shqipëtar,se Anglia një komb prej 70 milon është e aftë të mposhtë NJË KOMB 40 HERË MË TË MADHË NË NUMUR.

    Kurse sot shqipëria me se të luftojë, ?!..Ajo është e rrezikuar në se nuk na mbrojnë aleatët e NATOS të përballojmë një kërcënim realë .!

    -Me shkopijë, që të u afusin në bythë sharlatanit S.Berisha dhe tërë klasës re politike që shitën e shkatrruan arsenalin e armve të ushtrisë sonë ,ushtria shqiptare ishie garanci jetike e mbrojtjes vendit ,?…

    Përse legjendari E.Hoxha u mbështet te pregatitja e tërë popullit ushtar për luftë dhe armatosja e vendit , detyrë mbi detyrat !

    Shqipëria nuk është e aftë sot të përballoi edhe një vend dy herë më të vogël pra me 1 milon banorë ,kur fqinjët tanë kan arsenal armatimi më të sofistikuar.

    Reply to this comment
  4. fteri June 20, 05:25

    Ndërhyrja e Stoltenberg vjen në fakt në një moment shumë të rëndësishëm e deçiziv për njerëzimin kur tensionet mes lidershipit të fuqive perëndimore janë ekstreme !!!!…Si çështja e emigracioni, tregtia e pa ndeshme me brryla …këtu përfshihen tregëtija e pabarabart te arëmët ,dominimi e nafta,droga,ethet dhe sfera e pushtimeve të reja ,kjo ka rreziqet e sajë , lufta e dominimit të industrisë mineraleve dhe të çelikut etj ka shkatrruar mardhanjet e aleancës .

    Këto po ndajnë si asnjëherë më parë, 27 aleatët e atlantikut verior.!!! Këto zhvillimet e fundit jan përshkruar me tradhëti ,që do të thotë se më të rrezikuara jan vendet e vogla si SHqipëria ,ku u shkatrrua me qëllim nga S.Berisha tërë ushtria shqipëtare ,dhe sistemet e sajë mbrojtëse,si garanci absolute te mbrojtjes së populli shqipëtar,se Anglia një komb prej 70 milon është e aftë të mposhtë NJË KOMB 40 HERË MË TË MADHË NË NUMUR.

    Kurse sot shqipëria me se të luftojë, ?!..Ajo është e rrezikuar në se nuk na mbrojnë aleatët e NATOS të përballojmë një kërcënim realë .!

    -Me shkopijë, që të u afusin në bythë sharlatanit S.Berisha dhe tërë klasës re politike që shitën e shkatrruan arsenalin e armve të ushtrisë sonë ,ushtria shqiptare ishie garanci jetike e mbrojtjes vendit ,?…

    Përse legjendari E.Hoxha u mbështet te pregatitja e tërë popullit ushtar për luftë dhe armatosja e vendit , detyrë mbi detyrat !

    Shqipëria nuk është e aftë sot të përballoi edhe një vend dy herë më të vogël pra me 1 milon banorë ,kur fqinjët tanë kan arsenal armatimi më të sofistikuar.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 June 20, 08:00

    stoltenberg ka harruar të përmëndë turksit-in e mundshëm!!pra që nën shëmbullin e breksit,mund të kemi një të ngjashëm në nato!!
    pavarsisht se është një mundësi pothuajse e pamundur,një shpërbërje e saj megjithë problemet që kanë,prapë mund të ndodhë!!dhe tërë ajo “strategji” prej bastardësh e ndjekur nga klasa jonë politike,mund të na lërë pa brekë në bythë!do të la lërë si në 1913 kur gjithkush mund të hynte në shqipëri,jo vetëm pa paguar,por dhe duke shkatërruar e grabitur çfar i desh bytha!!
    deri më sot kemi mbijetuar!
    po nesër a do të kemi të njëjtën mundësi??

    Reply to this comment
  6. Amerikani June 20, 12:31

    Per te gjithe ata miope qe ju gezuan zgjedhjes se Trump president, nga ngushtesia e arsyetimit te luftes politike te dites, tashme besoj e kuptojne qarte se ku te çojne politikat nacionaliste dhe rezikun real qe i kanoset sigurise se vendeve te dobet si Shqiperia!

    Shperberja e NATO dhe prishja e aleancave ndermjet anetareve te saj do te sillte si rjedhim konfigurimin e aleancave te reja ndermjet shtetesh, aleanca qe mund te kthejne pas kohe influencash dhe bashkepunimesh te frikshme per ne shqiptaret.

    Egzistenca jone nuk duhet te varet nga interesi i momentit te fuqive te medha. Ne na duhet nje aleance e qendrueshme ku qenja jone ne te te jete organike dhe jo e pare nga jashte e ne varesi te interesit te tyre te momentit fuqite e medha te vendosin: “te nderhyjne apo jo ne rast reziku”

    Atehere nuk do kete kush te na mbroje me…

    Trump nuk shikon asnje interes per tu impenjuar serjozisht ne Ballkan. Madje dhe Evropen e shikon me shume si nje rivalitet se sa si nje bashkim shtetesh ne aleance.

    Mendesi business man-i dhe nacionalisti dhe aspak mendesi ideatori vizionar dhe pacifisti.

    Me Trump Amerika po humbet rolin e saj, si garantues i paqes dhe progresit ne bote. E shtetit me te fuqishem te botes i cili ishte perhapesi dhe mbrojtesi i te drejtave te njeriut duke sakrifikuar miljarda dollare ne ndertimin e nje rendi te ri boteror ku njeriu te jete permbi gjthçka, pa ndasi kulturore, nacionale e fetare, ku ligji do te ishte derivati i shtetit te se drejtes.

    Gjithçka mund te ndodhe…!

    Veçse do te ishte e frikshme per ne shqiptaret nje bote pa BE dhe NATO.

    Ne shqiptareve nuk na duhet nje Amerike e forte ( Great Amerika ), ajo u duhet amerikaneve, ne na duhet nje Amerike kujdestare. Nje Amerike e cila te loze rolin e saj ne bote. Ate rol qe ka luajtur deri ne zgjedhjet e fundit.

    Ne na duhet nje kujdestar i fuqishem si SHBA pa Trump dhe politikat e tij nacionaliste;
    Nje familje e shendoshe si BE
    Dhe shoke te besueshem si NATO.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*