Shefi i policisë Sarandë filmohet duke dhunuar një qytetar në Tepelenë

May 8, 2015 21:28

Shefi i policisë Sarandë filmohet duke dhunuar një qytetar në Tepelenë

Ish-shefi i komisariatit Tepelenë, Gazmend Shehu, që aktualisht mban detyrën e shefit të komisariatit të policisë së Sarandës, është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi teksa dhunon me grushta një të ri.

Në videon e publikuar në You Tube ai është regjistruar duke dhunuar punonjësin e një salle lojërash fati në kohën kur ishte shef i komisariatit të Tepelenës. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Mësohet gjithashtu se ngjarja ka ndodhur në mes të muajit mars.

Pezullimi

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Gazmend Shehu pas publikimit në media të një videoje ku shihet duke dhunuar një të ri.

May 8, 2015 21:28
Komento

2 Komente

  1. robert May 9, 12:08

    Ky komisar qe perfiton nga posti qe ka duhet qeruar na policia dhe i duhet q… gruaja , se kur ndodh qe i vrasin dalim dhe therasim qe kriminelet vrane Komisarin .

    Reply to this comment
  2. Zoro May 9, 19:36

    Po ky e ka me perseritje kete lloj veprimi qe kategorikisht nuk i lejohet punonjesit te policise dhe jo me nje drejtuesi.
    Fajin per rimerin Shef Komisariati te ketij doci e ka personalisht Artan Didi qe e beri cop-cope policine me keta te “forte”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim