Shefja anti-korrupsion e Rumanisë kritikon Shërbimin e Inteligjencës

April 28, 2016 17:33

Shefja anti-korrupsion e Rumanisë kritikon Shërbimin e Inteligjencës

Kryeprokurorja e Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, Laura Kodruta Koveshi, të martën akuzoi Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rumanisë, SIE, për mosdërgim te DNA të asnjë informacioni në lidhje me krime të mundshme jashtë vendit që kur ajo u bë kreu i DNA.

“Unë kurrë nuk kam marrë asnjë raport kundër-inteligjence nga SIE që kur mora këtë pozicion në DNA. Megjithatë, ne shohim shumë të dyshuarit që ngrenë biznese jashtë vendit. Kjo ngre pyetjen e arsyeshme se pse nuk kemi marrë ndonjë informacion në lidhje aktiviteteve të tilla,” tha ajo.

“Ne nuk jemi informuar në lidhje me llogaritë e huaja bankare, vilat apo jahtet luksoze”, tha Koveshi, duke theksuar se “është e paligjshme pasja e informacionit në lidhje me krimet e mundshme dhe mosinformimi i DNA”.

“Është një detyrim ligjor që çdo oficer i inteligjencës dhe çdo drejtues i departamentit duhet ta ndjekë”, shtoi shefja e DNA.

Në të njëjtën konferencë në të cilën Kovesi lançoi akuzat e saj, kryeprokurori i Drejtorisë për Investigimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, DIICOT, Daniel Horodniceanu, shprehur kritika ndaj SIE.

Horodniceanu tha se SIE nuk e ndihmoi DIICOT të hetojë një çështje spiunazhi që përfshinte një-spiunë izraelitë nga një kompani private e quajtur Black Cube, që dyshohet se kanë spiunuar Kovesin dhe familjen e saj.

Në përgjigje të akuzve, SIE tha se pretendimet e Kovesit bazoheshin në keqkuptim të punës së inteligjencës/spiunazhit të huaj.

“SIE nuk monitoron shtetasit rumunë jashtë shtetit, pasi kjo ishte një praktikë tipike e Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist. SIE nuk monitoron as llogaritë bankare dhe transfertat apo pronat e paluajtshme të shtetasve rumunë jashtë,” thotë deklarata e SIE.

Analistët thonë se sulmi i paprecedent tregon për një konflikt madhor ndër-institucional në Rumani.

“Ekziston një konflikt mes DNA dhe SIE dhe që lidhet me dëshirën e Kovesit për t’i dhënë kreut të SIE një mësim.  Në 25 vitet e fundit, nuk kam parë shumë shefa institucionesh që akuzojnë publikisht kështu. Diskutime të tilla kanë ndodhur brenda institucioneve, jo në publik,” tha analisti Radu Tudor për BIRN.

Megjithatë, një analiste tjetër politike, Alina Mungiu-Pippidi, tha se beson se akuzat e Kovesit janë krejtësisht të arsyeshme.

“Nëse supozojmë për një luftë kundër korrupsionit, atëherë na duhet një sjellje aktive. Kush është përgjegjës për të kontrolluar llogaritë e rumëve jashtë shtetit? Është e qartë se shumë para po nxirren nga vendi,” tha Mungiu-Pippidi.

April 28, 2016 17:33
Komento

1 Koment

  1. kujtesa April 28, 17:59

    Mbani nen vezhgim Zenin sepse eshte duke u perpjekur te beje nje levizje te madhe financiare me qellimin e vetem te pastroje gjurmet nga krimi.

    Mos u genjeni me fotot gjoja per pune mode qe nxjerr ne instagram bashke me shemren e Sadijes.
    Zeni eshte duke shtrire “kabllin”,Edooooo !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*