Shefqet Peçi: Dy episode nga lufta dhe incidenti i Kanalit të Korfuzit (PJ.III)

May 4, 2016 12:54

Shefqet Peçi: Dy episode nga lufta dhe incidenti i Kanalit të Korfuzit (PJ.III)

 

Av. Idajet Beqiri

(Vijon nga numri i kaluar)

Rrëfimi i Shefqet Peçit ishte dallgë-dallgë, me ndërprerje, me kthime të befta në të kaluarën e kohës së luftës, episode me udhëheqës të ndryshëm, dhe shpesh me rikthime tek zhvillimet politike që ndodhnin në ato vite.

Me Berishën kishte një inat të hidhur, sepse thoshte Gjenerali, “ky na mohoi luftën dhe po shkel mbi gjakun e dëshmorëve. Vetëm të këqija do të ketë ky vend e ky popull nga ai… Ky e shet atdheun kur të duash… Ju të rinjtë do të rroni, do t’i provoni e do të më kujtoni për këto që po them”.

Në këtë pjesë të tretë të intervistës së fundit të Shefqet Peçit, jepet dhe një variant i panjohur për incidentin e kanalit të Korfuzit, të cilin ai e kish përjetuar nga afër si dëshmitar okular.

Pasi bëri një ndërprerje goxha të gjatë, filloi sërish me kujtimet e luftës.

***

Pesë qershori 1944 do të mbetet i pashlyeshëm në kujtesën time, – thotë Shefqet Peçi. Ishim në Potom të  Skraparit. Dy ditë më parë kisha marrë urdhrin nga Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha për kalimin e Brigadës në Veri të Shqipërisë. Duhet të mblidhnim të gjithë Brigadën sepse do të na jepte detyra të hollësishme komandanti i Divizionit, Dali Ndreu. Mirëpo nuk e mësova dot arsyen se përse Enver Hoxha në vend të tij, na dërgoi Mehmet Shehun. Për mua kjo ishte surprizë. Kisha dëgjuar dhe lexuar shumë për këtë gjeneral legjendar, por nuk e kisha takuar kurrë nga afër. Dhe m’u dha rasti të bëja shkollën e tij pikërisht në Potom. Kam marrë shumë mësime prej tij. Por një prej këtyre mësimeve, që e mbajta “vëth në vesh” gjithë jetën, dhe që e aplikova kurdoherë, e madje edhe në ato pak librat e mija me poezi, me kujtime dhe letërsi të mirëfilltë që  kam shkruar, ishte ajo e përdorimit të gjuhës shqipe.

Ushtaraku, – tha Mehmet Shehu me një nervozizëm që të groposte së gjalli para gjithë Brigadës, – në radhë të parë dallohet në se është i zoti ose jo, edhe nga përdorimi i gjuhës shqipe. Ai komandant që shkruan një faqe kartë me njëqind gabime gjuhësore nuk e meriton postin e komandantit. Komandanti që nuk i rreshton fjalët dhe fjalitë e gjuhës sonë të bukur shqipe në rregull, ashtu si armët në armaturë, ashtu si fishekët në gjerdan, komandanti që nuk e ka mësuar mirë gjuhën shqipe, dhe për më keq, nuk bën përpjekje të mësojë, nuk meriton të jetë komandant”.

Për gjithë jetën e mbajta si amanet këtë mësim të tij, por edhe ua kërkova ta zbatonin edhe të gjithë vartësit e mi, kudo që shërbeva.

Më ka mbetur një peng nga ajo ditë, dhe mbase është momenti ta them sot, – më tha Shefqet Peçi në vazhdim të bashkëbisedimit që po i bëja me të. – Mirë do të ishte ta dëgjonte vetë i miri, i dituri, intelektuali dhe atdhetari me rrënjë, mallakastrioti Bilbil Klosi. Por ai tashmë është bërë i ndjerë. I kam bërë një “hile” ditën që erdhi Mehmet Shehu në Brigadën time në Potom. Madje vura në pozitë të vështirë edhe Mehmet Shehun. Brigada jonë kishte komisar Hysni Kapon. Meqenëse Hysniu kaloi në Shtabin e Divizionit, në vend të tij ishte emëruar Bilbil Klosi. Urdhrin me shkrim e solli Mehmet Shehu. Kur më tha Mehmeti se cili ishte caktuar si komisar, i gjeta një qind arsye që të mos ishte Bilbili komisar, por të ishte Hito Çako. Nuk e njihja Bilbilin, e kisha frikë mos turpërohesha duke u zënë me të. Aq më shumë që isha mësuar me komisar Hysni Kapon që ishte ëngjëll. Ndërsa Hiton e njihja mirë, ia njihja trimëritë dhe huqet dhe kështu këmbëngula. Mehmeti u vu në pozitë të vështirë, sepse e kishte bashkëvendas nga Mallakastra Bilbilin, e madje ata ishin dy kokat më të mëdha të kësaj krahine lavdimadhe në atë kohë. Mirëpo meqenëse e njihte kokën time prej Kurveleshi, u lidh me Shtabin e Përgjithshëm dhe u tërhoq urdhri, në vend të Bilbil Klosit, u emërua Hito Çako. “Mos ki merak, – i thashë unë Mehmetit, – Bilbili nuk merr vesh gjë për këtë që bëmë!”

Mirëpo nuk qe e thënë, na i prishi punët Hito Çako. Pasi unë i thashë Hitos që si komisar është emëruar Bilbil Klosi, por unë këmbëngula për ty dhe Mehmet Shehu po e rregullon këtë punë, sapo ju komunikua detyra Hitos para Brigadës, shokët po e uronin. Ndër ta e uroi edhe Bilbil Klosi. Hitua i tha Bilbilit që ishe vendosur ti komisar, por komandant Shefqeti më deshi mua dhe kështu u anulua urdhri për ty. E u bë “kallame” pastaj. Hajde të dëgjoje Mehmet Shehun!

 

E vërteta për incidentin e Kanalit të Korfuzit

Një ndër temat më të nxehta të atyre ditëve ishte bërë një deklaratë që Berisha, si president i Republikës kishte bërë gjatë vizitës së tij në Angli. Ishte takuar me Mbretëreshën Elisabet dhe i kishte kërkuar asaj falje për tragjedinë e ndodhur në Kanalin e Korfuzit me plasjen e minave. Incidenti i Kanalit të Korfuzit mbante peng në Angli një pjesë të arit të Shqipërisë, sepse Anglia si fituese e gjyqit kundër 2shtetit shqiptar, nuk e zhbllokonte pa paguar më parë Shqipëria dëmin që kishte caktuar në dollarë gjykata ndërkombëtare për këtë incident.

Për këtë arsye, duke ditur që në kohën që kishin plasur minat dhe ishte shkaktuar dëmi i përcaktuar nga Gjykata Ndërkombëtare, Shefqet Peçi ishte Komandanti i Divizionit Ushtarak të Jugut të Shqipërisë, e pyeta si dëshmitar okular që ishte të më thoshte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë atë ditë.

Pyetja ime ishte kjo:

Mbase jeni vënë në dijeni shoku Shefqet për rifillimin e debatit rreth incidentit të Kanalit të Korfuzit. Shkoi Berisha në Londër dhe i kërkoi falje në emër të popullit shqiptar dhe qeverisë sonë, qeverisë angleze, duke bërë fajtor qeverinë komuniste të Enver Hoxhës. Ju, si komandant i Divizionit të Jugut të Shqipërisë në atë kohë, duhet të dini diçka rreth të vërtetës së kësaj ngjarje?

Shefqet Peçi u përgjigj:

“Mosha dhe gjendja shëndetësore bëjnë të vetën dhe nuk i ndjek dot të gjitha. Por kam lexuar shtjellimin e të vërtetës nga ti, replikat që ke bërë, madje edhe me Profesorin Paskal Milo, i cili është historian shumë i zoti. Por për hir të së vërtetës incidenti i Kanalit të Korfuzit ishte pjellë e mendjes së qeverisë angleze të kohës. Forcat luftarake bregdetare komandoheshin nga unë. Komanda jonë ushtarake dhe komanda e Flotës Luftarake të Britanisë së Madhe e dinim që ajo pjesë e Kanalit të Korfuzit ishte minuar nga Gjermanët. Po të ishte bërë ky minim pas Luftës së dytë botërore, i pari që do të isha vënë në dijeni, do të isha unë, komandanti i Divizionit të Jugut. Ku kishim ne në atë kohë mjete dhe teknologji detare të atillë sa të bënim minimin e Kanalit të Korfuzit!

Si ndodhi ngjarja do të dish ti? Ta them unë si dëshmitar okular.

Shefqeti me bashkeshorten

Shefqet Peçi me bashkëshorten

Forcat tona i kishin nën kontroll të imtë ujërat tona territoriale në bregdetin e Sarandës. Përmes vrojtimit me dylbi konstatuam se po vinin luftanijet angleze. Ecnin tepër ngadalë dhe kontrollonin çdo gjë me imtësi. Menjëherë vrojtuesit e kujdesshëm më sinjalizuan mua. Komandën e kishim në Kalanë e Gjirokastrës. Unë njoftova urgjentisht gjeneralin e famshëm legjendar Mehmet Shehun, i cili ishte në atë kohë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare. Ai erdhi po urgjentisht në shtabin tonë. Raportimi që na u bë nga njerëzit tanë ishte se anijet angleze po futeshin në ujërat territoriale të Sarandës sonë në formacion luftimi. Menjëherë i bëmë thirrje popullit të bregdetit, të cilët u armatosën dhe së bashku me forcat tona luftarake siguruam gatishmërinë e plotë luftarake. U bëmë gati për luftë, shkurt muhabeti. Po prisnim të afroheshin edhe pak dhe do t’u bënim thirrje të ktheheshin mbrapsht nga kishin ardhur, ndryshe do qëllonim mbi to. Shtabi i luftanijeve britanike ishte i pajisur me mjete logjistike moderne dhe e vuri re që ne e blinduam me forca të shumta të armatosura gjithë bregdetin e Sarandës. Panë njëkohësisht që artileria e rëndë dhe e lehtë e jona u vendos në pozicion luftimi. Në këtë moment flota angleze ndërroi kurs. Ata e dinin dhe i kishin mjetet logjistike të përcaktonin saktë ku ishte zona e minuar nga gjermanët. Çfarë bënë ata në këtë moment: Boshatisën njërën nga anijet e tyre më të vjetra që kishin aty në ujërat e Sarandës, të cilën për hir të së vërtetës nuk dinin ku ta mbysnin, hoqën ekuipazhin prej saj, bënë zhvendosjen e një mine dhe me dashje e hodhën në erë këtë anije.

Nuk u vra asnjë ushtar anglez, por vërtetë asnjë. Pse e them këtë unë. Kur u hodh në erë anija, zhurma dhe tronditja ishte aq e madhe,  sa u thyen shumë xhama në qytetin e Sarandës. U bë edhe një tym shumë i madh. Unë kam dhënë urdhër që një ekuipazh yni, të merrte një motoskaf dhe të shkonte të shikonte çfarë kishte ndodhur dhe të jepnim ndihmën e duhur, siç veprohej në këto raste. U afrua ekuipazhi ynë. Por komanda britanike nuk i lejoi të afrohen. Pse e bënë këtë gjë? Sepse ishte një inskenim i tyre dhe se nuk kishte asnjë të vrarë dhe të dëmtuar. Dhe më kryesorja, në qoftë se do të ishte vrarë ndonjë ushtar apo oficer britanik aty, a kishin emra ata? A kishin familje? Asnjë emër të vrari nuk ka, asnjë varr nuk ka për ta, asnjë pjesëtar nga familjet e tyre nuk ka kërkuar apo të ketë thënë se njeriu i tyre është vrarë në incidentin e Kanalit të Korfuzit. Asnjë pension nuk ka akorduar qeveria angleze për ndonjë të vrarë në këtë incident. Madje në gjyq dhe në rrugë diplomatike ne i kërkuam emrat e të vrarëve, ku i kanë varret emrat e pjesëtarëve të familjeve të tyre. Asgjë nuk dhanë anglezët!

Anglezët këtë e bënë për të mbajtur peng arin tonë që kishim në Angli, për të na penguar si qeveri, sepse kishin të tjera synime pas luftës së dytë botërore, por nuk na i shkuan dot ujin nën rrogoz. Dhe gjetën një pretekst.

(Vijon)

May 4, 2016 12:54
Komento

17 Komente

  1. Rrik Balsha Sr. May 4, 13:37

    IDAJET PO KUVENDOS ME TY

    sepse Shefqet Peçin nuk mund ta rikthej ne jete, qe ti tregoj me dokumenta te Sherbimit Sekret Anglez, te desekretuara pak vite me pare, ku tregohet e “verteta” e rregjistruar nga ana e tyre.

    Te vrare, ata rraportojne edhe me emra rreth 29 ushtarake te rangjeve te ndryshme te marines britanike.

    Po vetem ne nje gje i ka shpetuar rraporteve te tyre te sheqerosura: zinxhiret lidhes te bovave qe mbanin minat nen uje ishin akoma me grason e fabrikes !

    Pra, duke qene se Republika e re Shqiptare aso kohe nuk kish as edhe nje zater lundruese ne posedim, per te bere te mundur nje operacion te tille me subjekte (minat) disa tonelash, aq me shume kur gjendja ne kufi ishte tejet e acaruar, Komisioni i njanshem i Maltes , ku nuk u pranua as edhe nje perfaqesues nga Shqiperia, konstatoi qe minat ishin te prodhimeve te fundit gjerman.

    Kete nuk mund ta dinte as Shefqet Peçi, e as perfaqesuesit tane ne Gjyqin e Hages.

    Sali Mutqenef Berishes po i vjen fundi i merituar, do pergjigjet edhe per kete maskarallek qe beri ne dem te shqiptareve, duke grabitur edhe nje pjese te arit qe legjitimisht i takonte shqiptareve, si pale e dmetuar ne kete konflikt te sajuar nga Marina Britanike.

    Ndaj respekt per Shefqet Peçin, komandant i pese familjareve te mi qe luftuan me arme per ti dhene liri ketij populli te mallkuar nga mizerej humane te quajtura Berisha, Nano, Rama apo Meta !

    Reply to this comment
    • Guri Sh May 4, 16:48

      Bilbil Klosi atdhetar?!?!? Spiuni i Dushan Mugoshes, atdhetar shqiptar ?!?!?

      Reply to this comment
    • Bregu May 4, 16:53

      Pse sherbimi sekret anglez dhe jo marina britanike?
      Shefqeti pranon se nuk pati te vrare dhe nuk ka liste te vraresh. A e gjen listen dhe adresen ku ajo eshte ne dukje?

      Zinxhiret me ose pa graso nuk vertetohen, sepse duheshin deshmuar edhe nga pala angleze edhe shqiptare ne te njejten kohe; dikush i lyen me graso me pas dhe thote se ishin me graso me pare.

      Minat mund te kene qene gjermane sepse mina gjermane kishte kudo atehere dhe ne depot gjermane te kapura pas fundit te luftes.

      Reply to this comment
      • Rrik Balsha Sr. May 4, 19:42

        BREGUT PA BREKE !

        E di se te kane pelqyer gjithnje petullat qyl, po sot ne epoken e internetit eshte trasheri te kerkosh konfirmim te fakteve te ster trajtuara online. Mjafton te ndalesh ne Arkivin Anglez dhe te kerkosh fjalen “albania” dhe do gjesh ate qe truri yt i zbrazur vazhdon te ediramoje si kunata e Sali Mutqenef Berishes, psa korrjes se terfilit ne tokat e vjedhura te Ilir Kurrizthyer Metes.

        Materialet jane te bolleshme dhe nuk kane nevoje te interpretohen me mund e kokethyerje. Mbase, deshmite e anglezeve do ishin shume me te plota, nese ai studiuesi shqiptar qe boton here pas here ne DITA materiale nga arkivat gjermane te luftes, te gjeje edhe planet e realizuara te vendosjes se minave nga ushtria hitleriane gjate luftes se dyte boterore.

        Une i kam shkarkuar tere publikimet e desekretuara deri me tani te anglezeve, beje edhe ti, qe kur te te haje prapanica ne vend te gojes, te kesh mundesine praktike te degjosh me embelsi dhe dashuri, eren e mender me thenes qe te mban te gjalle.

        Reply to this comment
  2. MeteH May 4, 14:48

    I paharruar Sh.Peçi.U shtua dhe nje krim i Saliut ne dosjen shumedimesionale te tij ne keto 26 vjet -per vjedhjen e ARIT shqiptar.Oh sa i tmerrshem eshte ky njeri-bishe qe po sundon kete vend me dore te hekurt me mbeshtetjen e atyre qe e vune dhe nuk kane ndermend per t’na e hequr qafe kte KANCER…!

    Reply to this comment
  3. Totila May 4, 15:11

    Dua qe ta bej me dije se ato fjale qe me tha mua xha Shefqeti ( qe i paste Rahmet shpirti ) ate dite te majit te ’94 ,dhe qe nje komentues ketu i merr me mend 80 % ,jane ato qe ne nje vend te intervistes i kumton dhe intervistuesi ,te cilit pertej perkatesise partiake ,me duhet qe te them se nuk ka hiperbolizuar asgje ,per me teper kur ai pretendon se ka dhe regjistrimet filmike .
    Natyrisht qe e gjithe kjo “Odise ” Angleze e kesaj ish Mbretereshe te detrave ,por qe ora i ka ngelur ne 1913 ,ate bote kur mori fund DE JURE kjo “Perandori “,nuk ka nevoje per ta vertetuar kete TEZE e cila tshme eshte nje AKSIOME ,ajo qe :
    Anglezet per te bere ato veprime qe bene me mbas prej 1945 dhe deri me 1960 ne bashkerendim dhe me ndonje ” MIKUN” tone te tanishem ,kunder sovranitetit te Shqiperise ,por qe ne ua q.me TEMAT e SEMES ,pavarsisht se cfare shkruajne sot JUNIORET e Kolaboracionisteve ,fashisteve , ballisteve ,zogisteve ,regjenteve ,kuislingeve ,natyrisht qe u duhej nje Inicio dhe per kete si mjeshtra inskenuan kete incident ,i cili per mua ishte vazhdim i Prologut te nisur qe me 1913 me konferencen e Ambasadoreve ,e vazhduan kete loje te PISTE deri ne 1998 ,atehere kur nga Turpi ,pranuan ato qe kishin bere dhe po per interesat e tyre Gjeo-Strategjike na e shperblyen duke na e bere KOSOVEN te MOSVARME ,te pakten Dejure .
    Perndryshe TONI BLAIR e pranoi boterisht se FOREIGN OFFICE dhe INTELIGENT SERVISE deshtuan qe ta permbysnin dhe pushtonin Shqiperine ,duke fajsuar KIM FILBIN etyre per ta fshehur turperimin ,kur ne fakt e verteta qendron tek ajo qe :
    Pavarsisht se ENVER HOXHA eshte nje figure Kontraverse ,por Ai ISHTE BURRI qe E MBRONTE MIRE GARDHIN e TIJ ,aq mire sa ai eshte PATRIOTI me I MADH SHQIPTAR i SHQIPERISE MODERNE e cila tani i ka ulur vete Breket ne fund te kembeve .
    Versioni qe jep Xha Shefqeti eshte i VERTETI ,

    Reply to this comment
  4. demo May 4, 15:41

    E dinte,s`e dinte Shefqeti,minat i vune Jugosllavet per llogari te Enverit,qe u trembej englezeve dhe amerikaneve,mos e hiqnin nga pushteti.Ushtarake engleze te vrare pati,por xha Shefqeti i ka dhene bese Enverit,jo Hydajetit.

    Reply to this comment
  5. The Percentages agreement ( pjesa pare) May 4, 16:00

    Eshte macabre qe ka shqiptare qe besojne akoma te “demokracia angleze”

    Ne kete ngjarjen e Korfuzit koloniztoret e rinj angleze u sollen si ne Afrike ne shekujt e kaluar.

    Vete shtypi anglez (guardian) pranon qe ne 1944-1945 u be pushtimi I Greqise nga Anglia ne baze te marreveshjes qe kishte KOLONIZATORI curcill me stalinin..edhe pse forcat e majta ishin 80 perqind…

    Lexoni ca pune te ndyra te anglezeve ne vitet e Korfuzit:

    http://www.theguardian.com › World › Second world war

    Athens 1944: Britain’s dirty secret
    ’’
    When 28 civilians were killed in Athens, it wasn’t the Nazis who were to blame, it was the British. Ed Vulliamy and Helena Smith reveal how Churchill’s shameful decision to turn on the partisans who had fought on our side in the war sowed the seeds for the rise of the far right in Greece today

    Any British notion that the Communists were poised for revolution fell within the context of the so-called Percentages Agreement, forged between Churchill and Soviet Commissar Josef Stalin at the code-named “Tolstoy Conference” in Moscow on 9 October 1944. Under the terms agreed in what Churchill called “a naughty document”, southeast Europe was carved up into “spheres of influence”, whereby – broadly – Stalin took Romania and Bulgaria, Yugoslavia…while Britain, in order to keep Russia out of the Mediterranean, took Greece
    Timeline: the battle between left and right
    Late summer 1944 German forces withdraw from most of Greece, which is taken over by local partisans. Most of them are members of ELAS, the armed wing of the National Liberation Front, EAM, which included the Communist KKE party
    October 1944 Allied forces, led by General Ronald Scobie, enter Athens, the last German-occupied area, on 13 October. Georgios Papandreou returns from exile with the Greek government
    2 December 1944 Rather than integrate ELAS into the new army, Papandreou and Scobie demand the disarmament of all guerrilla forces. Six members of the new cabinet resign in protest
    3 December 1944 Violence in Athens after 200,000 march against the demands. More than 28 are killed and hundreds are injured. The 37-day Dekemvrianá begins. Martial law is declared on 5 December
    January/February 1945 Gen Scobie agrees to a ceasefire in exchange for ELAS withdrawal. In February the Treaty of Varkiza is signed by all parties. ELAS troops leave Athens with 15,000 prisoners
    1945/46 Right-wing gangs kill more than 1,100 civilians, triggering civil war when government forces start battling the new Democratic Army of Greece (DSE), mainly former ELAS soldiers
    1948-49 DSE suffers a catastrophic defeat in the summer of 1948, with nearly 20,000 killed. In July 1949 Tito closes the Yugoslav border, denying DSE shelter. Ceasefire signed on 16 October 1949
    21 April 1967 Right-wing forces seize power in a coup d’état. The junta lasts until 1974. Only in 1982 are communist veterans who had fled overseas allowed to return to Greece
    A group of Greek historians writes concerning this article. It was reported that British troops opened fire on the Greek demonstrators from the Grande Bretagne hotel in Athens on December 3 1944. The hotel was British military headquarters, but the fire from it could also have come from Greek police. We also said that the Greek anti-Nazi resistance, ELAS/EAM, agreed not to oppose the landing of British troops in May 1944. The historians point out that the agreement was formalised at Caserta in September.

    +The Percentages agreement was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence. The agreement was made public by Churchill

    Reply to this comment
  6. Totila May 4, 16:05

    “Demo ” !
    Te pergezoj per faktin e vetem qe po e “NDEZ” debatin i cili fale oponenteve ,Zjarri i tij nuk ka ndermend qe te shuhet .

    Reply to this comment
  7. fshatari pafshat May 4, 16:37

    Zoti DEMO.
    Te japesh e te mbash llafin per hir te Atdheut, ose, me sakte: per hir te puntoreve dhe fshtareve te shkerdhyer me rrenje e me dege tere jeten, mijera vjecare, nga pushtuesit e huaj, nuk eshte gabim. Pastaj, nese me kupton, po te kujtoj se: aleancat politike jane te perkohshme, interesat atdhetare jane ato te perjetshmet. Aktualisht: Saliu, Nano, Rama, Meta etj., kane ceduar te interesat e Atdheut, me qellim ruajtjen e aleancave mafioze qe u rine per shtat perfitimeve te tyre vetiake – jo atdhetare. Kjo eshte edhe aresyeja thelbesore pse zvarritet reforma ne Drejtesi.
    Shtoj se: politka shqiptare pas 1945 ishte moniste dhe ishte normale qe Enveri ta ruante pushtetin e fituar me Lufte. Sot politika eshte pluraliste, dhe eshte normale qe pushteti te qarkulloje ne vartesi te zgjedhjes te Votuesve. Atehere, pse vidhen Votat sot? Pse behet thirrje per armatosje te popullit ne Demokracine pluraliste? Dhe Ti, si mencur qe je, zhvilloje me tej dhe me mire se une pergjigjen e kesaj pyetje. TUNG.

    Reply to this comment
  8. kolonizimi May 4, 17:22

    Si la thene isa boletini.
    Ingliterra kurva.
    Prisni kur te na flas nastrudini ose intelektuhalja per filbyn dhe zogun.
    Skleroza atje ja mban mendjen e pjerdhue

    Reply to this comment
  9. PJESA E DYTE May 4, 20:07

    Ka aq shume krime te dokumentuara..e perseris TE DOKUMENTUARA te super kriminelit berishe biles dhe nga ambasda amerikane dhe CIA ka dokumente me “bollek”.

    Pra lind pyetja:

    Pse shakaxhiu Donald Lul ka filluar ” te qajë” para kriminelit Lul Berisha dhe i lutet ta votoje reformen Sala se perndryshe…do ti rruaj lesht.

    .keshtu thame dhe kur erdhen analizat profersionale te FBI dhe berishi fshiu Sumen me to….pra zoti Donald Lu dhe ato qe jane prapa tij jo vetem e kane humbur besimin por po behen te neveritshem…ose sakte dhe donaldlulushi eshte bashkfajtor me krimet e berishit…

    Marrim vetem nje deponim te Izet Haxhise per aktin terrorist te sulmit kunder kontigjentit gjerman ne Rinas direkt me urdher te saliqenit..dhe e vertetuar nga 5 burime te ndryshme cka perben nje akt terrorist qe akoma mbrohet direkt NGA AMERIKA DHE EUROPA…

    Pra cfare beni ju gazetaret…pse nuk shkoni te keto morra ambasdore dhe ti pyesni:

    Pse te nderuar miq po mbroni TERRORISTIN BERISHE…dhe po na cani TRAPIN me kete reformen idiote te dekarmilizimit:

    Marrim ceshtjen e arit monetar shqiptar të mbajtur peng nga britanikët që pas incidentit të Kanalit të Korfuzit…

    Akoma nuk ka nje dokumet zyrtar qe si u shpernda ky floriri i Londres ?

    A ishte legal qe “koloneli finances” Rajerson dhe nje president kukull te fusnin duart ne kete pasuri kombetare..

    Pse u pranua poshtrimi i anglezeve qe moren dhe perqindjet e bllokimit ?

    Pse u katandis ne 5 miljon dollare kjo pasuri e “madhe”

    Pse pikerisht nga ari i londres duhej demshperblyer..qytetaret amerikene qe humben ne 1944

    Pse nuk ka liste se kush e mori kete pasuri nga “qytetaret amerikane”

    Pse salimonstra pyeste ne komisjon: EJj o zoterinj sa miljone dollare ti japim amerikanit 2.3 apo kater miljon dollare…SIKUR JA KISHTE LENE SHEQERJA E GOPIT SOMES

    KA DHE SHUME PYETJE TE TJERA POR……NQS SE DIKUSH ESHTE INTERESUAR TE FUSE NE BURG SALISERBIN DHE TI SHKULE VESHIN PLAKUSHIT RAJERSON….HAPNI LETRAT E FLORIRIT SHQIPTAR TE LONDRES NQS SE FLASIM PER DEMOKRACI…DHE JO PER DEMONKRACI..

    ***
    Dokumentet sekrete të CIA për Berishën në vitin ’93, negociatat për floririn. Mesazhet e Rajersonit

    Sali Bisha, në kohën kur ishte President, ka qenë objekt i spiunimit nga CIA. Ndërsa njeriu që vendoste firmën përfund dokumenteve që i dërgoheshin Shërbimit Sekret më të madh të botës ishte pikërisht Uilljam Rajerson, ambasadori amerikan në Tiranë, i njohur si mik i politikanëve që erdhën në pushtet pas rrëzimit të komunizmit.
    Historia e mëposhtme në thelb rrëfen tratativat mes Uashingtonit dhe Tiranës për kthimin e arit monetar shqiptar të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, porse e parë nga një tjetër pozicion, të detyron të shkosh në një përfundimin interesant.
    . Ardhur në rastin konkret, CIA ka dokumentuar, për llogarinë e saj, të gjitha tratativat mes qeverisë shqiptare dhe personave të angazhuar nga qeveria amerikane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo pengesave ligjore për zhbllokimin e arit monetar shqiptar të mbajtur peng nga britanikët që pas incidentit të Kanalit të Korfuzit, të vitit 1946.
    Pikërisht në dokumentet e hartuara nga CIA për këto tratativa, që janë deklasifikuar kohët e fundit, zbulohen edhe të gjitha lëvizjet, qëndrimet dhe vendimet e funksionarëve shtetërorë, apo drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë ish-presidentin Sali Bisha.

    Më konkretisht, dokumenti i mëposhtëm përmban një marrëveshje shqiptaro-amerikane për çështjen e arit monetar, ku mes modaliteteve të ndryshme pasqyrohen edhe tratativat për shumën që duhet të përfitonin amerikanët. I firmosur nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Uilljam Rajerson,

    HAPNI LETRAT E ARIT TE LONDRES..KUSH I MORI ..NQS SE PRETENDONI DEMOKRACINE

    Reply to this comment
  10. shpatar May 4, 20:09

    Nuk beje aludime per icidentin e Korfuzit por nje gje eshte e vertete qe ska burre bote ta kundershtoje .
    Une jam plotesishte me ato cka treguar I ndieri Patriot Sheqfqet Peci .
    Edhe pse i pa specializuar, ne fushen e detarise, ai me sinqeritet partiznai tregon se ne ishin te pa afte te kryenim nje operacjon minim te tille te kanalit te Korfuzit .Kush ka pak njohuri mbi Artin Luftarak te Detarise kupton mire se kush mund ta beje kete operacjon minimi ne turinjte e forcave greke dhe aleatve te tyre anglezve .Jo ne ate kohe, por dhe me vone, kur ne u paisem ne anije minavense, operacjoni i minimit ka qene nje nga pikat me te veshtira te FLD. Po mund ti hedhesh minat ne nje zone ku nuk ka mbrojtje e prezence ushtarake .
    Gjate periudhes komuniste anijet luftarake dhe ato te peshkimit jane ndeshur me keto mina .Eshte e vertete qe bregdeti yne ka qene i mbushur me mina te vendosura nga gjermanet,italjanet por nuk perjashtohet mundesia dhe nga prezencat e anijeve luftatake te huaja qe lundronin ne bregdetin shqiptare .
    Ne arritem te kontrollonim ujrat teritorjale mbas 1953 kur ruset na paisen me mjete interceptimi dhe anije te fuqishme luftarake .Si ne bregdetin e Vlores e deri ne Shengjine ne jemi ndeshur me mina te mbytura qe binin ne rrjetar e peshkarexheve .Per cudi te gjitha ishin ose italjane ose gjermane .Si vend i mbyllur, qe nuk u kerkonim llogari te tjerve dhe as u jepnim llogari, ne nuk benim ekspertizen e tyre por vetem i aszgjesonim qe te mos beheshin te rezikshme per ne .
    Si konkluzjon .Minat nuk jane vene nga pala jone se mundesite nuk i kishim .Nuk kemi bashkpunuar me Titon sic thote Prof.Paskal Milo se dhe Titua nuk kishte ndonje fllote te specializuar per te tilla operacjone jashte ujrave te Federates Jugosllave. Minavendset jugosllave me dyfeqe i mbysje .Te pyeten specialistet tane qe shkuan ne 46 per specializim ne Jugosllavi .Po te kishte kerkese, nga ana shqiprate tek jugosllavet, ata do ta perdornin si argument per te na diskredituar ne bote sic kane bere dhe bejne per shume ceshtje dipllomatike .
    Nga ato pak infornacjone qe njohe mbi kete icident kuptoje se gjatesia e vijes me mina per nje rrjeshte ose per dy rrjeshta eshte 8 mijle detare qe do te thote duhen te pakten 3-4 ore per ta perfunduar kete operacjon ne kushte teper normale pa kunderveprim. Anijet qe marin pjese ne kete operacjon kurr nuk veprojne pa anije luftarake shoqerime e mbrojtje ajrore. Nuk di dhe as nuk kam lexuar qe te kryhet nje operacjon i tille ne brigjet kundershtare .Ky operacjon kryhet brenda ujrave teritorjale per efekte mbrojtje e per te parandaluar ndonje zbarkim te mundshem te armikut.
    Dhe dicka per te qeshur e per tu turperuar .Ne vitin 1994, kur Sali debili u fry shume, me nje llogjike Dokishoteske, jep urdhet qe anijet e FLD se bazes Vlore te ngarkoheshin me mina e te shkonin ti hidhnin para Sarandes .Arsyeja .Te mbrohemi nga ndonje sulm i mundshem i grekut per te aneksuar Shqiperin e Jugut. Ekujpazhet qe u nisen i kishin mbushur breket dhe su besonin urdhrave qe ishin dhene .Keto filma qesharak i ndeshnim vazhdimishte nga politika per te na nxjerr fajtore dhe elemente destabilizues ne Rajon.
    Keto si dhe icidenti i kanalit te Korfuzit jane paturpesi qe sajohen mbi kurizin e nje populli shume paqsor.Ndodhin nga politikane qe se kane per gje ta tradhetojne vendit.
    Eshte ne nderin e Mbreterise angleze ti deklasifikoje keto materiale e ti kerkoje falje popullit shqiptare per prapaskena te turpshme ne kurrizin e tij .

    Reply to this comment
  11. Moisiu May 4, 20:22

    Ngrehu Shefqet prej varri, shih ca thot av. Idajet K..ri..Ne emrin tend po tregon perralla, per te qeshur gjith mehalla..Kur te vije avokati prane, ne zjarr te xhehnemit digjja surrane..Se keshtu si e ka nisur, ty po te tregon vertet te krisur..Dil Shefqen lugat nje here, av. Idajetin per ta dhjere..

    Reply to this comment
  12. sulo May 4, 22:42

    Te gjithe e dime se Shqiperia ne ate kohe nuk kishte ate arsenal detar. Dhe te gjithe e dime tani qe gjet me 1949
    jugosllavet ishin ata qe udheqnin Shqiperine qe ishte bere si republike e shtate jugosllave.Po pse nuk e thote mjerani plak kete te vertete qe e din.Ishin anijet jugosllave qe disa muaj me pare manuvronin kanalin dhe poziciononin minat detare nga friga se mos angl-amerikanet bejne nje zbarkim ne shqiperi

    Reply to this comment
  13. Pirro May 5, 01:26

    Kanalin e Korfuzit e kan minuar jugosllavet me dijenine e
    qeverise shqiptare.Kete pak veta e dinin,por jo Shefqet Peçi.I pari qe tregoi te verteten ishte Beri Spahiu pas 1990-es.
    http://www.studentofstory.com/?p=702

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*