Shefqet Peçi : E vërteta e vrasjeve të Lumës (PJ.IV)

May 5, 2016 14:01

Shefqet Peçi : E vërteta e vrasjeve të Lumës (PJ.IV)

Av. Idajet Beqiri

(Vijon nga numri i kaluar)

Disa ditë përpara se të zhvilloja këtë intervistë të fundit me Gjeneral Shefqet Peçin, një pjesë e shtypit të zi pro Sali Berishës, nuk linin gjë pa thënë kundër këtij luftëtari të madh antifashist të Luftës së Dytë Botërore. Ata që shkruanin kundër tij kishin emra dhe mbiemra, njiheshin mirë si njerëz që i shërbenin verbërisht PD dhe Sali Berishës.

Nën petkun e vetëshpallur si “intelektualë të Lumës” këta persona, të ndërsyer drejtpërdrejt prej Berishës dhe Gazidedes, me synimin e vetëm për ta mbajtur klimën në vend nën terrorin fashist, me një mllef që delte jashtë çdo lloj kontrolli, kryesisht me hamendësime banale dhe bazuar në thashethemnaja njerëzish faqezinj, të cilët për të mbuluar turpin e tyre historik, deformonin haptazi të vërtetat dhe faktet historike, e akuzonin Shefqet Peçin se gjoja kishte kryer “gjenocid” dhe “masakër” kundër popullit të Lumës në  datën 20 shtator 1944,  konkretisht në fshatrat Buzëmadh, Lusën e Novosej të Kukësit.

Njëri prej këtyre “kalemxhinjve” nga më aktivët në absurditete shpifëse dhe deformuese të realitetit që shkruante, ishte deputeti i PD së asaj kohe Sh. H, biri i një ish-fashisti. Ndërsyen edhe disa mjeranë të tjerë si H. Sh, P. P, S. D, M. Gj. e ndonjë tjetër, të cilët tregonin “përralla” të pavërteta, të pambështetura në asnjë lloj dokumenti, akti a dëshmitari serioz të kohës. Vetëm shpif e shpif “pa kandar” dhe hidh monstruozitete, të cilat kushdo me pak mend që i lexonte e dëgjonte, veç i mëshironte këta tipa,  duke thënë: “Fali Zot, se nuk dinë ku janë dhe çfarë bëjnë”!”

Ngjarja

Në 20 shtator 1944 në fshatrat e lartpërmendura u bë vërtetë një masakër, por këtë masakër që kishte brenda elemente fashiste, pabesi, imoralitet, thyerje të besës dhe traditave të shqiptarit në përgjithësi, por të lumjanit në veçanti, që kishte shkelje flagrante të ligjit të luftës, e frymëzoi, e projektoi, e organizoi dhe e realizoi bashkëpunëtori dhe miku me besë i gjermanëve, nazifashisti Muharrem Bajraktari, me forcat e tij antishqiptare që komandonte.

Pse e them këtë? Sepse Muharrem Bajraktari këtë ditë, jo vetëm shkeli rëndë traditën e lumjanëve për të mos e prekur mikun që e kishte pritur me besë, por mbi të gjitha, për të mos ngacmuar askënd që është duke të ngrënë bukën (sepse në çastin që Muharrem Bajraktari dhe bashibozukët e tij pro-nazist dhe antishqiptarë i rrethuan dhe i sulmuan partizanët me të gjitha llojet e armëve që dispononin, në çastin që familjet lumjane u kishin shtruar atyre sofrat me bukë dhe ishin duke ngrënë). Partizanët e Brigadës së Pestë u vranë dhe u masakruan duke patur në duar bukën dhe ato pak ushqime që u kishin shtruar lumjanët. Ata nuk arritën as që të preknin armët me duar, sepse u zunë në befasi prej pabesisë së kriminelit të luftës Muharrem Bajraktari. Ky kriminel dhe banda e tij e rreshtuar në krah dhe në mbrojtje të nazistëve gjermanë, bënë mbi partizanët e Brigadës së Pestë të Ushtrisë Antifashiste Nacional  Çlirimtare masakrën më të rëndë që kanë  përjetuar në historinë e kësaj lufte forcat partizane.

E pikërisht për këtë ngjarje dhe për këtë akuzë që i bëhej e pyeta Shefqet Peçin:

– Besoj ke lexuar dhe dëgjuar nga gazetat, ku disa persona, me emra konkretë, ju akuzojnë se keni vrarë njerëz të pafajshëm, madje flitet për afro 70 njerëz nga fshatrat e Lumës, në Kukës.  Berisha ka ngritur grup hetuesish special për të të akuzuar ty për gjenocid. Si i përgjigjeni kësaj akuze?!

Ai m’u përgjigj:

“Këta flasin por nuk dinë çfarë flasin. Zhgarravisin, por nuk dinë të shkruajnë. Dhe diskreditojnë vetveten. Duan të lajnë m… me shurrë! Lufta e Dytë Botërore nuk u bë e fshehur. LANÇ nuk u bë si ajo loja e fëmijëve “koka msheftazi”, domethënë e padukshme, pa kronika e kronikanë, pa akte, urdhëra dhe urdhërime, pa plane e gazeta, pa trakte e pa ditare personale. Edhe sikur të mos kishim asgjë ne të LANÇ-it, kishin armiqtë tanë pushtues gjermanë e italianë.

Këta që shkruajnë sot këto marrëzi, me kaq mllef dhe me kaq deformime skandaloze, nuk e di të çfarë moshe janë. E kam fjalën: E kanë parë vetë luftën, apo ende nuk kishin dalë nga vëra e nënës së tyre! Po nejse, edhe nëse nuk kishin lindur akoma, para se të marrin penën e tyre të zezë për të shkruar, le të futen në arkiva, të Shqipërisë, por edhe të Italisë dhe Gjermanisë, pa përjashtuar dokumentet e kësaj periudhe që gjenden në Angli, Amerikë e gjetiu. Të pyesin edhe kronikanët e kohës dhe dëshmitarët okularë. Unë gjallë dhe shikoni si ta bëjnë “babanë  burrë” këta larot e nazifashistëve, me në krye këtë kryelaron (e kam llafin për Saliun) që për të realizuar misionin e tij si zagar i Serbisë, kërkon të ulë kurorën prej ari që bëmë ne shqiptarët me LANÇ, për të ngritur larot dhe balot e Serbisë, tradhtarët e kombit dhe popullit shqiptar.

Nuk thotë kot populli ynë “korbi,  korbit nuk ia nxjerr sytë”! Sali Berisha ul LANÇ-in dhe Shefqet Peçin, që të rehabilitojë Muharrem Bajraktarin dhe sojsëzët që i shkuan pas atij. Sepse që të dy i kanë shërbyer me gjallje dhe të vdekur Serbisë.

Muharrem Bajraktarin, ose siç e quanim ne në atë kohë “Lala i ujqërve”, e kam njohur mirë qysh herët. Unë nuk e mohoj që ai ishte një ushtarak me përvojë. Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Vjenë të Austrisë. Por ishte dinak, karrierist i sëmurë për pushtet. Aq e vërtetë është kjo sa e kishte mbushur rradaken e tij me idenë se më e pakta duhet të ishte kryetar i Shqipërisë, por hakçe-hakçe “bënte” për kryetar të të gjithë Ballkanit. Ai mbiemrin nuk e kishte “Bajraktari”, por “Domi”. Mbiemrin “Bajraktari” e mori i jati i tij Neziri kur u lidh pazgjidhshmërisht me serbët dhe mori flamurin e Bajraktarit të Ujmishtit.

Qysh në vitin 1914 at e bir, Nezir e Muharrem Bajraktari, pasi morën qese me florinj prej serbëve, i zunë pritë dhe vranë në pabesi një atdhetar të madh, Ramadan Zaskocin, kryetari i “Dheut”. Ramadani po shkonte të bashkonte popullin e Bicajt për të mirën e Atdheut, këta e vranë dhe nuk e lanë të kryente misionin. Vranë Ramadanin në emër të Serbisë, edhe sepse ky kishte mbrojtur si truprojë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe kishte vrarë telegrafistin e Mehmet Ali Pashës.

Kjo bushtër antishqiptare, duke qenë komandant i xhandarmërisë për qarkun e Kukësit, duhet thënë se në marsin e vitit 1925 vrau me bashibozukët e tij në shpellën e Dragobisë patriotin e madh dhe figurën e shkëlqyer kombëtare Bajram Currin.

Në 11 shtator 1943 ky fashist dhe antishqiptar me nam, takohet me gjermanët dhe bënë pakt me ta për të luftuar kundër partizanëve. Ai ishte “bythë e brekë”, tepër i lidhur me zyrtarin e lartë gjerman Nojbaher si dhe me shefin e Gestapos gjermane në Shqipëri Arthur Hans Din.

Këtij serbofilit Sali Berisha një gjë i them unë, para se të mbrosh e dekorosh Muharrem Bajraktarin, lexo librin e gjermanit Herman Frank “Male Karstike dhe Shqipëria”, në të cilin ka një kapitull të tërë me titullin “Besa me Muharremin”.

Me gjithë këto zullume e tradhtira të rënda kombëtare të këtij qeni të pabesë, ne të LANÇ-it, për të patur sa më pak armiq kundër lëvizjes, sepse boll kishim nazifashistët, i dërguam Muharrem Bajraktarit dy nga njerëzit tanë më të shkëlqyer të Shtabit, Hysni Kapon dhe Haxhi Lleshin. Por kjo hale nuk deshi të pastrohej.

“Po çfarë ndodhi në të vërtetë, sa partizanë ju vrau në këtë masakër Muharrem Bajraktari dhe çfarë bëtë pastaj ju?” – e pyeta më tej Shefqet Peçin.

“Ne, mor bir, kishim kohë që po mësynim në Veri të Shqipërisë. Nga mesi i korrikut e deri në fillim të shtatorit të vitit 1944, betejë pas beteje dhe heroizëm pas heroizmi i ndoqëm si “lopët” gjermanët dhe çliruam Dibrën e Madhe, çliruam Peshkopinë dhe gjithë zonat e tjera deri sa erdhëm për të çliruar Lumën, Kukësin, Hasin e Tropojën. Ne po përgatiteshim të inauguronim krijimin e Brigadës së 24-t të Lumës, si vullnet masiv i popullit të mrekullueshëm të kësaj krahine. Muharrem Bajraktari u kishte dhënë besën gjermanëve që kjo punë të sabotohej me çdo çmim. Dhe meqenëse kishte informata të plota se forcat tona partizane të Brigadës së Pestë ishim shpërndarë në një front të gjerë, si dhe ishim të angazhuar me inaugurimin e Brigadës së 24-t atë ditë, i rrethoi dhe u ra pas shpinës, në vakt buke kompanive tona, duke na vrarë 28 partizanë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Na vrau ky gjakatar Hasan Qejvanin, Agjah Dautaj, Syrja Serçaj, Haziz Fishekun, Ramiz Sadikun, Ismail Sinanaj, partizanin italian Xhuzepe Moniterri, Xhoxhi Premçe,  Stavro Bombaj, Riza Peposhi, Mete Sulçaj, Osman Rrapo, Memo Zykaj, Sofokli Dhimitri, Nexhip Mitaj, Sheremet Çaushaj. Na vranë yllin e Brigadës, komandantin legjendë Hysen Çino…

Vranë një engjëll, sekretarin e rinisë të Batalionit të rinisë, 16 vjeçarin Dadan Dajlani. Ky u masakrua i fundit. Duke qenë i plagosur rëndë, u kërkoi ujë kriminelëve të Muharrem Bajraktarit. Thuaj “vdekje partizanëve”, i thoshin këta bastardë duke bërë trimëri me një fëmijë. “Vdekje Fashizmit dhe ju këlyshë të tyre”, – tha me fuqitë që i kishin mbetur Dadani. Dhe këta kriminelë i mbushën gojën me dhe e gurë dhe e mbytën! Kur më sollën lajmin, e kam qarë si birin tim Dadanin. (Në këtë moment, në vend të përgjigjes Shefqet Peçi filloi të qajë me dënesë, edhe pse kishin kaluar plot 50 vjet nga ajo ngjarje).

Kriminali me damkë, bastardi i Serbisë, Muharrem Bajraktari, megjithëse ishte ushtarak me akademi nuk respektonte as rregullat më elementare të luftës. Robërit janë robër. Ata trajtohen si njerëz. Nëse kanë bërë krime, është gjyqi ai që u vërteton fajësinë dhe jep dënimin. Si mund të sillet një i ashtuquajtur “gjeneral”  me shpirt njeriun Dadan! Në duart e këtyre kriminelëve të Muharremit ranë edhe një partizan dhe një partizane të plagosur rëndë. Pasi vranë pa gjyq partizanin rob, morën të vrisnin edhe vajzën partizane, Xhevo Abazi quhej. Në çast, disa burra lumjanë që nuk ishin partizanë, me zë ulëritës iu drejtuan kriminelëve të Muharrem Bajraktarit:

“Ndaluni burra, mos ia bëni edhe këtë turp Lumës!”

“Kjo është vlonjate more”, – u përgjigjën larot e Muharremit…

“Po nuk është serbe more të poshtër, – thanë këta burra që ishin të gjithë të një fisi, – ka ardhur nga Vlora të luftojë nazistët, të na çlirojë neve. Është në besën e fisit tonë. Po vratë atë na keni vrarë të gjithë neve si fis! Dhe pushka nuk do të ndalet sa të shuhemi të gjithë ne”.

Dhe u hodhën lumjanët drejt tyre, ua rrëmbyen vajzën e plagosur dhe e hodhën në krah të tyre.

“Kush jeni ju?”, – pyeti Xhevua.

“Mos u ligështo, je motra jonë” – i thanë.

“Amani më vrisni, mos më lini në duart e kriminelëve të Muharrem Bajraktarit”, – thoshte e shkreta vajzë!

Ja kështu ka ndodhur. Çfarë të bënim ne partizanët në të tilla kushte. Ja ta tregoj këtë dhe le ta marrin vesh edhe ata që nuk e kanë mësuar akoma të vërtetën e vrasjeve në Kukës e që më akuzojnë mua pas një gjysmë shekulli. Jo, more jo, ne kemi respektuar sipas rregullave të luftës dhe nuk kemi asnjë faj… Çamë rrethimin, u organizuam dhe bëmë kundërmësymjen. Për robërit që kapëm, kemi bërë një gjyq të rregullt…

 

(Vijon)

May 5, 2016 14:01
Komento

43 Komente

  1. corape kuqi May 5, 15:11

    Saliu do vdes si qen i terbuar. Mentalitet maloku.
    Extremist komunist, extremist fashist, extremist islamist.
    Kjo tregon qe eshte njerivpa botkuptim te vetin por influencohet kollaj nga te tjeret apo qe manipulohet kollaj. Natyre tjeter e injorances se tij eshte pabesia, djallezia, thashethemja, hakmarrja.
    Njeri jo i civilizuar

    Reply to this comment
    • Claus May 5, 17:27

      Fillimisht dua t’i kerkoj stafit te gazetes Dita,edhe pse i vetedijshem per qendrimin te majte,qe kur te jape “deshmi” dhe intervista te tilla kriminelesh,te japin edhe mendimin kunder,te pakten per hir te atyre dhjetera e dhjetera fshatareve te pafajshem,te masakruar nga krimineli Shefqet Peci.
      Thuhet 70,thuhet 75;ka qe thone 105 burra te egzekutuar nga krimineli Shefqet Peci si hakmarrje per vrasjen e dyshimte te nje partizani.
      I nderuar stafi i Dita,dhe ju lexues te saj,ju bej me dije(po merrem me masakrat qe kane bere komunistet ne Veri,jo per te luftuar pushtuesin,por per te shtruar Veriun,ku komunistet nuk kishin fare mbeshtetje,e as qe njiheshin fare),se ajo zone,para masakres se Shefqet Pecit ,ka patur disa ekpsedita ndeshkuese.Nga ushtria turke ne kohen e kryengritjeve per pavaresi,dhe nga ushtria serbe per shkak te humbjes se tmerrshme qe pesoi ajo ne Lume.Por,si nga deshmitaret e kohes,si nga dokumentet historike,nuk ka patur nje masaker te permasave te tilla ,si ajo qe ka bere krimineli i pashpirt Shefqet Peci me partizanet e tij.Kane bere raprezalje ne Lume,sidomos.Kane terrrorizuar gjithe popullsine e Lumes per muaj e muaj te tere.
      Dhe e dini cila eshte arsyeja e vertete?!Arsyeja e vertete eshte se Luma ishte bastion i Muharrem Bajraktarit,ku kishte nje mbeshtetje te fuqishme ne popull.
      Muharrem Bajraktari,ndryshe nga c’shpif ky maskara burre,ky kriminel plak,ka luftuar edhe italianet edhe gjermanet.Por jo, e perseris,JO partizanet.
      Ky ishte nje problem i madh per komunistet e ardhur nga Jugu si Shefqet Peci.Sepse,nuk gjenin arsye per te sulmuar Muharrem Bajraktarin.
      Propaganda s’u bente pune,se te gjithe ishin krahinore,qe u flisnin banoreve te Lumes me nje dialekt qe ata e degjonin per here te pare.U flisnin keq per birin e tyre…ne dialektin e Shefqet Pecit…! Imagjino se c’behej ate kohe!
      I provuan te gjitha menyrat per ta hequr qafe Muharrem Bajraktarin,dhe kur e pane se edhe provokimet me te ulta nuk pinin uje – sepse Muharrem Bajraktari,ishte ushtarak i shkolluar,ishte njeri i shkolluar ne Perendim,njeri shume i mencur dhe jo injorant si Shefqet Peci me gjyseopingat e tij – atehere organizuan disa here atentate ndaj tij,me njerez te paguar.Por,edhe kur keto nuk sollen gje,atehere moren vendim per ta eleminuar,edhe pa care koken per popullin tek i cili kishte mbeshtetje.
      Dhe kur komunistet vendosen te eleminojne me cdokusht Muharrem Bajraktarin,atehere ky u eshte kthyer.Dhe,i ka shuar si mizat,ne te gjitha perballjet,megjithese ne numer shume me inferior.Eshte pikerisht ketu ku abuzon,genjen dhe mashtron krimineli plak,kur flet per masakra “ndaj partizaneve” …ate qe ka ndodhur me pas,e nxjerr para ne kohe,sepse do te justifikoje masakren e tij.
      Shefqet Peci ka urrejtje dyfishe ndaj Muharrem Bajraktarit.
      1-Ka urrejtjen e fshatarit injorant,e bashibozukut te pabese, ndaj nje fisniku dhe ushtaraku te shkolluar.
      2-Ka urrejtjen krahinore,te gjyseopinges ndaj shqiptarit te veriut.
      Jo vetem Shefqet Peci,por shume shefqetpecer kane bere kerdine ne Veri.Nje urrejtje e papare krahinore,per te cilen eshte tabu te flitet edhe sot e kesaj dite.Jane vrare malesore te thjeshte,me nje egersire te tille qe ua kalonte disafish edhe atyre sllave.
      Une edhe sot e kesaj dite habitem,sesi ka mundesi kjo,se nga kjo urrejtje kaq e madhe krahinore!
      Eshte me te vertete nje cudi e madhe!

      Reply to this comment
      • shqipe May 5, 19:22

        Peci ishte deputet i zones atje i propozuar nga Buzmadhi… Pyet per me sakt,mesuesin e fshatit,komunistin Zylfi Tole. Ai te tregon dhe pse,(Me thane), qe qenka me Pd.n,me demek partin e turpit…

        Jo per gje por me foshte gjithnje gjyshja mue : “O Klausi,o Klausi..” -Eeeee…, I foshja une,me foshte ajo: “A c’po na ha mun!…. “

        Reply to this comment
      • politikane kurva May 5, 20:16

        Ore claus or te qifsha fisin komplet.ore malok ju qifsha rracen e mutit…gjith jetes i keni knu beses po bes nuk patet kurr..un te isha enveri do kisha pastru komplet veriun.1 gabim beri enveri ne vitin 80 te hapte kufirin 72 ore si kuba e te iknin te gjith mostrat si puna jote te pastrohej sshqipria nga malokria e katunarlliku se ju nuk beheni njerez kurr.te qift saliu ne byth ty motren e nenen tende pidhrobsh

        Reply to this comment
        • ELIOT December 19, 12:12

          OR ti politikan qeni une te qije te gjithe rracen tend e pre komunisti ;;;.. DHE JAM TIRONS ..QEN ZGJEBS … POR UNE PO TE THEM QE XHAFERR DEVA DUHEJ TA FILLONTE ME ENVERIN KUNATIN E VET SPIUN DHE PASTAJ FAMILJE TENDE PREJ ZVARRANIKES ..DHE KUR CLAUS TREGONT REALITETIN … SURRATI JOT SE PELQEN ….SE JE NJE BREK GRISUR QE EDHE DHEMBET I LAN NJE HERE NE MUAJ … JE NJE DEBILE QE BOTA NUK KA NJE TE TILLE SI TY …ENVERI ISHTE ME KRIMINELI NE BALLKAN ..DHE SURRATI JOT PREK COBANI AKOMA SE KA ZBULUAR ….. DUKESH QE JE NJE MORRACAK NJE GJARPER .NJE TRADHETAR I SHQIPTAREVE … JU BAJGAT E KOMUNIZMIT … EUROPA JU A KA BERE SHURREN NE KOKE ….. JU BAJGAT E BOLSHEVIKEVE BOTA JU A KA BERE MUTIN NE KOKE ME KOHE … SHEFQET PECI ISHTE NJE QYRRAVEC QE JE THITHTE ENVERIT PER NJE COPE TOKE … EJ POLIKAN BYTHE …. SHKO JETO NE CUBA ..ME RAUL KASTRON… DHE DO TE NGORDHESH PER BUKE …TETE DE BITE ..MERCI …

          Reply to this comment
      • sali serbi May 5, 21:40

        Jo plehre, Shefqet Peçi eshte deshmitar okular i pakundershtueshem dhe ua thot trç çfare qeni serb ishte Muharremi dhe klyshet e tij te vjeter dhe te rinj. Kete deshmi ju nuk e kontestoni dot me por u ka mbetur tja hiqni vetes si klysh te tij dhe zagare te rinj te serbeve. Tpu fare e keqe qe do tu vije rradhe perseri.

        Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. May 6, 07:32

        dje ishte ditlindja e Marksit.
        ç’fare do te thoshte marksi , kur mbas 1989 nuk fitoi Liria qe na thuei , Por triunfoi TREGU I LIRE .
        QE MBAS 1847 Bota eshte bere gjithnje dhe me e paBarabarte ..
        ç’fare munde te thonte marks ,
        kur te shikonte Sistemin bankar te te Marr kursimet , ne emer te Konkurences .
        Si do te reagonte Marksi ,
        kur te shikonte qe profecis e tij Sot eshte realitet .,
        ku ç’do gje eshte Mall , duke perfshire edhe MITREN e grave .
        ç’fare do te thoshte kur te shikonte qe Kolonializmi nuk fitoj , por po mbijeton fale Shfrytezimit ç’njerzor te Emigranteve .
        DUKE i perdorur si sklleverit e rinje te Kapitalit.
        Si do te reagonte , Ku klasa Dominuese ,
        ka ngelur Pa perfaqsues , e tradhetuar nga e Majta , duke kaluar nga perleshja kUNDRA KAPITALIT , ne ate per kapitalin .

        Shume pyetje ,
        e ndoshta shume pak pergjigje …….

        Reply to this comment
      • Askushi May 6, 10:13

        Per Clausin. Ti vazhdon te lehesh kot. Ka nje diference jo pak te vogel ne keto shkrime mes ato qe permend Shefqet Peci dhe brockullat e tua. Jane faktet Claus faktet ose tha themi thjesht provat dhe deshmite. Shefqet Peci thote qe keto prova jane ne arkiva te ndryshme neper bote. Po ti cfare ke? Vetem balte dhe mjegull. Ju lutem gazetareve te Dites te marrin pjese nga librat Illyrian Venture dhe Sons of the eagle qe autore jane ish pjesetare te misionit anglez ne Shqiperi gjate Luftes ll boterore, dhe ti botojne. jame gati tu ju a jap une botimet origjinale ne anglisht. Po te duash Claus te nis dhe ty ndonje kopje po e kot kjo pune se i ke shitur te pasmet me kohe.

        Reply to this comment
        • Deda May 6, 17:49

          Nuk mjaftojne emocionet e tuaj per te pranuar nje te vertete. Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”? Pse komunistet xhihadiste shqiptare, qe mburren se luftonin pushtuesin, ku ishin dhe pse nuk luftuan ushtrine greke pushtuese pasi ajo hyri ne Shqiperi ne 1940-1941 apo ushtrine gjermane kur hyri ne Shqiperi?

          Reply to this comment
      • sazan May 6, 22:06

        Zoti Claus tradhetia eshte tradheti. Ka dokumenta qe Muharrem Bajraktari yt ka bashkepunuar me Gjermanet. Kete fakt nuk e ndryshon dot duke vjell vrere. Eshte zhvilluar nje gjykim partizan dhe ata miqte e tu jane denuar me vdekje. Ksne marre ate qe u takonte. Miku yt M. Bajraktari ja marre pjese edhe ne vrasjen e hajdar dushit. Tradhtia vetem nje shperblim ka Plumbin!

        Reply to this comment
        • Partizani May 7, 21:37

          Pa na thuaj ku jane keto dokumenta? Rrahman Parllaku e ka treguar ndryshe historine dhe ka konfirmuar qe Muharrem Bajraktari nuk ka bashkepunuar me pushtuesit . Edhe dokumentat ne arkivat angleze e konfirmojne qe nuk ka qene kolaboracionist. Shamikuqet e partise lexojne vetem Yje te Pashuar dhe verteta nuk ka rendesi.

          Reply to this comment
      • ELIOT December 19, 12:01

        CLAUS ..KENI TE DREJTE …SHEFQET PECI DHE ENVERI ISHIN TE PA SHKOLLUAR DHE NGA XHELOZIA NGA DINAKERIA SE ME PAS MUHARREM BAJRAKTARI MUND TE MIRRTE VENDIN … E KANE HEQUR QAFE .. ME PRETEKSAT E ENVERIT …. CDO NJERI QE ISHTE EDUKUAR ME SHKOLLAT E PERENDIMIT ISHTE NJE ARMIK PER ENVERIN ..DHE KUR THOTE SE DJEMTE E SHKELQYER HAXHI LLESHI DHE HYNSI KAPO .. ME BENE PER TE QESHUR ….. ISHIN 2 LOPE QE ENVERI I PERDORTE SI TE DONTE … DHE NE KROACIE NE BOSNJE U BENE ME GJERMANIN ….. PERSE .. SEPSE ME MIRE ME GJERMANET ;;;; SE ME RUSET BOLSHEVIKE … DHE SERBET .. NAZISTA ..:::.ENVERI MASHTROI DISA COBANE ANALFABETA DHE I COI TE BENIN LUFTE … PER VETE BRIDHTE NEPER TIRANE … ME KUNATIN E VET SPIUN …. DHE PERSE DUHET TI BESOJME KTIJ CUNIT TE BOLSHEVIK QE E PASKA INTERVUAR . SHEFQET PECIN DHE JO BERISHES … APO NJE TJETRI …. KUR DIHEJ SE KOMUNISTAT E RREJTEN POPULLIN PER 60 VJET .. PERSE NUK PO NA RREN TANI ?????? ..DHE PERSE SHEFQET PECI NUK I LUFOTI SERBET ..PER TE MARRE KOSOVEN TONE ….???? APO ENVERI JA KISHTE PREMTUAR TITOS ….. DHE NUK JAM PER BERISHEN AS PER RAMEN …POR PER TE VERTETEN …REALITETIN …MERCI …

        Reply to this comment
    • ELIOT May 2, 17:17

      PO DUHET TI BESOJME SHEFQET PECIT TRIM HERO …PO ENVERI YT MORE SHEFQET KE VRAU …. BIJTE… E ISMAIL QEMALIT HEROI TONE .. QE NA DHA . LIRINIE NA DHA NJOHJEN EN BOTE MORE I MARRE …. EVERI VRAU ME SHUME SE KETO QE NA SHKRUANI JU.. DHE MEQE PASKENI SHKUAR ER TE CLIUAR LUMEN PESHKOPINE…PERS ENUK E CLIRUAT KOSOVEN TONE …APO JA SHITET SERBIT .POR KETO GJERA SI THOTE KY TRIMI I ENVERIT…… CFARE BERI KY PER POPULLIN PER 50 VJET CLIRIM ????? ASGJE VETEM PER RRACEN E VET … JA LEPINE ENVERIT …. TRIMA SI KY I GJEN NE BUZE TE LANES …… TRIM HERO …DHE NA RREJTET PER 50 VJET …PERSE DUHET TI BESOJME TANI ??????? PER KETO NGJARJE VETM NDONJE I VJETER NGA FSHATI KU U BE MASAKRA ..OSE FEMIJET E ….QE MUND TE NA THONE TE VERTETEN .. TE TJERET RREJNE … DHE BERISHA ESHTE NJE TYC ..NUK ESHTE DEMOKRAT …JO ESHTE HAJDUT …MOS I NGATERRONI GJERAT ..

      Reply to this comment
  2. Smokthina May 5, 15:42

    Eshte me se e vertete. E kam origjinale nga babai tim qe ka qene partizan ne brigaden e V Sulmuese, Heroi i Popullit.
    Atij i ka vdekur ne duar heroi i popullit Hysen Cino, bashkefshatar i tij nga Smokthina e Volres.
    Me ka treguar dhe se si kur u kthye brigada perseri ne kete fshat, mblodhi fshatin dhe u kerkoi te trevojne se kush nga fshati morri pjese ne luftimet masakruese ne krah te gjermaneve kunder partizaneve. Fshati tregoj dhe u be nje liste, vetem me ata burra te cilet i kishin lyer duart me gjak partizanesh shqipetare. Dhe ata dhe vetem ata u denuan me pushkatim dhe u pushkatuan. Asnje njeri i pafajshem.
    Rrofte kujtimi i Brigades se V Sulmuese! Rrofshin partizanet dhe familjet e tyre!
    Rrofte populli heroik shqipetar!
    I paharruar kujtimi i patriotit, atdhetarir Shefqet Peci!

    Reply to this comment
    • Jaho Lunxheria May 5, 16:11

      @Smokthina
      Te falenderon Luma dhe gjithe Shqiperia. Shefqet Peci nje figure e nderuar e popullit shqiptar. Deputet I perjetshem ne trevat e Laberise ku njerezit jepnin edhe jeten per te, per karakterin burreror dhe virtutet qe personifikoheshin ne staturen e tij.

      Reply to this comment
    • polua May 5, 17:34

      Nje korigjim te vogel me respekt per ato qe shkruan, komentues smokthina: Heroi i popullit Hysen Cino nuk ishte nga Smokthina por nga Vranishti. Vetem kaq, te tjerat qendrojne si malet qe i rriten keta trima. Dhe nje sqarim per te tjeret: Muharrem Bajraktarit i ngriten ne Bruksel nje permendore pasardhesit e tij si luftetar. Prandaj duhet kuptuar mire e s’duhet harruar qe gjarperi nuk behet kurre mik, pavaresisht se eshte gjarper qe i perket tokes shqiptare. Shefqet Peçi nga Picari, komandanti legjendar i brigates V , ngelet nga burrat me trima e besnik te atdheut te tij. Ate qe nuk e beri dot gjermani e realizoi Sali Berisha, megjitheate populli Laberise dhe Shqiperise e ka yll karvani , ne balle. I pa harruar kujtimi tij !

      Reply to this comment
  3. Bredhi May 5, 15:45

    Krahasimi me Muharrem Bajraktarin nuk i ben partizanet komuniste xhihadiste te miret. Krimineli perballe Shehqet kreu masaker ndaj popullisise, sepse partizanet e tij xhihadiste komuniste vrane civile, popull te pafajshem; ato duhej te luftonin me ato qe i kishin sulmuar me arme.

    PKSH dhe partizanet xhihadiste komuniste ishin forcat kundra-shqiptare, sepse i sherbyen vetem jugosllaveve dhe sllavizmit rus. Te luftoje ushtarin e huaj italian dhe gjerman nuk domethene se po luftoje per Shqiperi dhe per ta zmadhuar Shqiperine. Shoku Shehqet ishte nje injorant dhe i pashkolle i cili vetem krime dinte te bente.

    Reply to this comment
    • Isa May 5, 16:52

      Bredhi, ti je komplet injorant, sepse historikisht “xhihadist” dhe “komunist” nuk shkojne bashke. Po ti, siç duket duhet te jeshe nje pjelle e re injorante…

      Reply to this comment
      • Sefedin Kala May 5, 20:13

        Or Ise,
        Qe ha buk e gjize,
        Termi komunist,
        Baraz xhiadist.

        Or plak i rrjedhur,
        Nga trute ke pjerdhur,
        Ose je idjot,
        Krimet komuniste nuk fshihen dot!

        Mjer neve thuaj cna gjeti,
        Ora tek Shefqeti na mbeti,
        Pyet cfare flete Luma e Reci,
        Per kriminelin Shefqet Peci.

        Atentatet komuniste,
        Sot si veprat Xhiadiste,
        Bravo o mekatare te djallit,
        Paq i shpetuat litarit..

        Dhe se fundmi po nuk vdiqe brezi i komunistve Shqiperia nuk ka per tu bere kurre,po duhet nje shekull,se edhe djemte dhe niperit jan e brumosur me kete idollogji bolshevike.(sa per diejni jam nip deshmori te luftes,jo deshmor te ish sigurimit,apo kapter i Shefqetit)

        Reply to this comment
        • sali serbi May 5, 21:53

          Ti qen i ndyre , sa per dijeni je klysh i Muharemit. Vetem ne nje kuptim je nip i shefqetit apo i atyre te sigurimi, vetem nese jot eme ka fjetur ndonje nate me ta se duket qe je klysh bushtre.

          Reply to this comment
      • Lab Alb May 6, 05:05

        Or Isë, Isak, Jesus. Lexo bre ma shum, mendo ma shum. Perktheji ne shqip ato fjal dhe do lehtesohesh sa te genjejne me fjal jo shqipe.

        Reply to this comment
  4. mirel May 5, 16:07

    Nderime komandanti legjendar Shefqet Peci. Poshte tradhetaret dhe banditet qe kane lyer duart me gjakun e bijve te Shqiperise. I paharruar kujtimi i Dadanit djalit me zemer trimi. I shofte rraca e poshter e Barjaktarit me gjithe larot dhe kermat Berishjane

    Reply to this comment
  5. IP May 5, 16:38

    Lavdi deshmoreve dhe partizaneve shqiptare qe nderuan Shqiperine dhe e vendosen ne rradhen e nderit te aleances boterore ant nazifashiste. I perjetshem qofte kujtimi I tyre. Populli I deshi dhe I mbeshteti, kelyshet e bashkpuntoreve te nazifashisteve ju prishen varret dhe u perpoqen t’i poshterojne.

    Reply to this comment
  6. pronari May 5, 16:51

    Shefqet Peci mund te vleresohet pozitivisht vetem per periudhen e luftes pasi kishte nje motiv clirimin e vendit dhe ne lufte ose do te vrasesh ose do te vrasin.Kurse kur u clirua vendi edhe Shefqeti na u be si Muharrem Bajraktari pasi njerezit persekutoheshin e burgoseshin. Jane vrare edhe pa gjyq shume njerez per aresye biografie bile idiotizmi shkonte deri atje sa keta njerez ndiqeshin deri tek brezi I katert.

    Reply to this comment
  7. maks May 5, 18:43

    kete histori e kam degjuar rreth viteve 1978-9 kur kryeja ushtrin nga komandanti i repartet i biri i heroit te popullit jaho gjoliku dhe na tregonte historin ku u vran rreth 30 partizan duke ngren buke dhe e cuditeshme qe paska akoma pinjoll te ketyre tradhetareve dhe te pabeseve qe mbrojn muharrem bajraktarin kete tradhetar me damk i perjetshem kujtimi i komandantit legjendar shefqet peci posht tradhetaret

    Reply to this comment
    • sali serbi May 5, 21:50

      Ka zoteri , ka dhe kane marre zemer keta letyra.Kerkojne te rivrasin te renet dhe te ngrene ne pjedistal kriminelet, siç po ngjet edhe sot e kesaj dite. Eshte zeri i te reneve qe na therret nga dheu qe nuk i treti dot.Eshte koha te reagojme fuqishem se keta laro nuk kane te ndalur deri sa ta bejne hero te popullit Muharemin e Serbise dhe gjith zagaret qe i shkonin pas. Jane kambana qe bjene per ne, bijte e partizaneve dhe niper e mbesa te heronjeve dhe deshmoreve te luftes , te asaj lufte qe e rradhiti populli shqiptar, si asnjehere tjeter ne histori, ne rradhet e popujve me te nderuar, me trima e me te drejte ne aktet e medha te historise.

      Reply to this comment
    • sali serbi May 5, 21:56

      Te lumte mor djale qe e merriton emrin Shqiptar trim.Keshtu e duan keta derra qe jane mesuar vetem ne leren e fisit te tyre prej tradhetaresh

      Reply to this comment
  8. Arben May 5, 23:10

    KRIMINELAT, NUK MERITOJNE QETESI AS ATJE KU JANE SOT.

    Reply to this comment
  9. Lili May 6, 08:52

    çliruam Peshkopinë dhe gjithë zonat e tjera deri sa erdhëm për të çliruar Lumën, Kukësin, Hasin e Tropojën.
    Po nga kush e çliruat bre? Asnje german andej nuk kemi pasur.! E çliruat nga shqiptaret e vertete qe Shqiperine Serbise kur nuk Kane deshtur me ia lane….o idiote qe ju ka mbetur koka tek filmat bardh e zi me komandante ‘legjendar’ ! Vetem me fjalorin qe perdoreni tregoni Cfare niveli njerezor keni!…
    Vazhdoni, mbroni edhe per 50 vite te tjera kriminelet qe e shkateruan Atdheun, se beheni edhe ma ‘legjendar’ ne idiotsine !Sa per M. Bajraktarin,pa pasur nevoje per shtypin e juaj e lavderimet e juaj,ai nderohet ne zemer te Evropes…e nuk eshte bre héron i Serbise si komandetet e juaj legjendare !

    Reply to this comment
    • neshat bilali May 6, 13:59

      Ky shkrim qe mpron shefqet pecin funde e krye me te pa verteta.te gjithe shkrimi nuk asht gja tjeter vetm asht propogant komniste.ase qe meriton te lexohet.ka njerz te xhalle te asaj kohe dhe kan shkrue faktet.

      Reply to this comment
    • ELIOT June 30, 18:34

      LILI …MOS JA VERI VESHIN NJE RRENACAK PA CIPE …… SFARE LIRUAN KETA TRADHETARE TE POPULLIT …. GJERANI E HUMBI LUFTEN GJITHANDEJ EDHE PULAT DO TI SHPORRNIN GJERMANET … SEPSE E HUMBEN RUSINE FRANCEN EUROPEN DHE CDO TE BENIN NE SHQIPERI TA HANIN MISRA CFARE DEBIL DHE SKA TURP ….NA MERRE PER LOPE …. EDHE NE RINIA KISHIM NENAT DHE BABALLARET NE TIRONE DHE NA TREGUAN SI U BE LUFTA ….NENA IME TIRONSE …. DEGJONTE NE RADIO QE NE 43 GJERMANET PO TERHIQESHIN PER TE MBROJTUR BERLININ DHE SKISHIN TRUPA PER TE MBROJTUR VENDIN E TYRE …. TE GJTHE GJERMANET NE EUROPE FILLUAN PLANIN E TERHEQJES …DHE HITLERI COI NE LUFTE KALAMANJ DHE PLEQ SEPSE SKISHTE ME TUPA … DHE KETO TRIMA I MORREN PUSHKET KUR I PANE QE GJERMANET PO TERHIQESHIN … PERS NUK SHKOI KY DRUVARI NE 39 NE DURRES TE LUFTONTE ….ITALIANET …KU U FSHIHTE …. ABAZ KUPI LUFTOI ME CUNAT E TIJE ..DHE ENVERI E BERI TRADHETAR SEPESE JA KISHTE FRIKEN PER NE QEVERI .. E BENE LUFTEN ..HA HA HA JA LANE KOSOVEN SERBIT DHE I TRADHETUAN SHQIPTARET PER ….INTERESET E VETA PERSONALE .. E BENE VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE DHE SKANE TURP BAJGAT E DEMOKRACISE …. BAJGAT E LIBERTESE ….BAJGAT E CIVILIZIMIT ..TURPI I NJEREZIMIT ..MERCI …

      Reply to this comment
  10. Malsori May 6, 13:08

    Lavdi Heronjve te LANÇ-it që shkruan një faqe të lavdishme në historinë e këtij kombi duke na renditur në bllokun antifashist.

    Reply to this comment
  11. Bresa May 6, 15:29

    Komunizmi

    Shpiftësirë ish komunizmi.
    Ish kancer i robërisë.
    Produkt i tijë,ish sllavizmi.
    Rusosllav i skllavërisë.

    Ish shejtani,kundër fesë!
    Kundërshtare i gjith njerzimit!
    Ish armiku i së resë.
    Fatkeqsi e shqiptarizmit!

    Mjer,shqipria se çfare mbolli!
    E liga si hiqet kurrë
    Gjithmon pas i shkojn servili,
    Ai shejtani,shpirt katili,
    ai që z’besoi kurrë.

    Reply to this comment
  12. Islam May 6, 16:54

    Nje gje eshte e vertetë se peçi duhej tu jap llogari buzmadhes per gjakun e bijve qe u vrane nga ky kriminel, po pyete kur buzmjete ishin te u çu çorape partizaneve dhe ushqime dhe ATo I vrane? Jane partizanet qe pren ne bese, po pse B5 u terhoqe nga kosova o peç? Po mire thua rrena se duhet tu pushkatoheshiit me krejt surollupin qe e verteta te vi hej ne vend.

    Reply to this comment
  13. Fredi May 6, 16:54

    Nuk ka pse te cuditet dhe te irritohet njeri nga perkrahesit e fashisteve dhe kolaboracionisteve qe i quajne partizanet kriminele e xhihadiste. Jane fenomen nderkombetar.

    Fashizmi u mund ne LIIB por nuk do te thote se u shua.

    Reply to this comment
  14. Fredi May 7, 00:36

    Nuk është çudi që kush e quan M.Bajraktarin dhe Drazha Mihajlloviçin heronj të quajë kriminelë Bajram Currin e Shefqet Peçin.

    Reply to this comment
  15. Lufter May 7, 15:58

    Ngjarjen e Lumes e kam mesuar kur isha i vogel pas luftes ne vitin 1945 e me radhe te perseritur disa here deri ne vitet shtatedhjete nga miku im Yorgji nga Vlora ish partizan i brigades se V-te prane shtabit te kesaj brigade.Ish miku im Jorgji ishte njeri i drejte dhe i sakte per cdo problem edhe per ngjarjen e Lumes ne te gjitha rastet ai e tregoi te njejten permbajtje pa as nje ndryshim si ne vitet dyzete e ne vitet shtatedhjete. Ai tregon mikepritjen e Lumjaneve dhe mirekuptimin e realizuar nga shtabi i brigades me perfaqesuesit e zones.Por ne befasi kur partizanet ishin ne pushim dhe po hanin buke dhe armet i kishin lene disa metra large u goditen e u vrane me buke ne goje.Kur u njoftua Shefqet Peci,Ai u hidherua dhe bertiste pse na e ben kete tredheti e poshtersi bashkepuntoret e gjermaneve me ne krye Muharrem Bajraktari.Shefqeti kur po mesonte detajet nje per nje per borizanin dhe partizanen vlonjate,nuk permbahesh dhe bertiste,tradhetare, maskarenje, keta nuk jane shqiptar qe ben kete masaker,kete nuk e ben shqiptari i ndershem, por keta jane te shitur. Nga kjo masaker qe ju be brigades ne pa besi, Shefqeti u xhindos dhe here pas here lotonte qe e shikoja per here te pare ne kete gjendje ne te gjitha ato beteja qe kishim kaluar e te vraret qe kishim pesuar nuk e kishte leshuar veten ne kete fare feje me ka treguar miku im partizan Jorgji. Prandaj te gjitha hollesit qe na sjell Idajet Beqiri nepermjet gojes se Shefqet Pecit une i kam mesuar qe ne vitin 1945 nga Partizani i Shefqetit, miku im Jorgji prandaj ato jane te verteta mbi te verteta se i ka treguar edhe Partizani Jorgji,njeriu i ndershem si e verteta.

    Reply to this comment
  16. G.Doci May 7, 16:09

    Kjo masaker tregohet ne cdo ode burrash ne Lume.Kush ka pas shancin te jet prezent e di shum mir qe ata nuk kishin lidhje as me Bajraktarin e as me Berishen.Ata u vrane kot dhe pergjegjes per ket masaker esht Shefqet Peci.

    Reply to this comment
  17. G.Doci May 7, 16:16

    E gjith Luma e di se kush e boni ate masaker.Kjo masaker tregohet ne cdo ode lumjane dhe tregohet e ritregohet brez pas brezi.Kush ka pas rastin te ulet me nji ode burrash e di shum mir qe ata i ka vra Shefqet Peci.Ata skishin lidhje as me Bajraktarin e aq me teper me Berishen.

    Reply to this comment
  18. rem May 8, 05:24

    E pa kuptueshme pse edhe sot ka individ qe frimzojne informate ne kundershtim me realitetin historik. Peci eshte ne kundershtim me deklaratat e vet kryesise komuniste qe e vlersonin luften e Muharrem Bajraktarit dhe nuk i japin te drejte Pecit per masakren e kryer. Ja nje permledhje te ketyre komenteve:

    “Lëvizja jo veç e konsideronte atë atdhetar, por bënte çmos për ta përvetësuar. Këtë e tregojnë një numër faktorësh. Në mbledhjen e Pezës (shtator 1942), duke qenë tashmë i njohur kundër pushtuesit italian, Muharrem Bajraktari u ftua për të marrë pjesë. Bajram Bajraktari në “Promemorie..” të tij të depozituar në qelitë e Sigurimit (1948), thotë: “Kur u mbajtë Kongresi i Pezës, ftesa na erdhi vonë, vetëm dy ditë para mbledhjes. Megjithatë, unë e Dostani (Rexhepi – eb) kërkuem me këmbëngulje që të shkojshim”. Megjitatë, lufta e tij kundër pushtuesit fashitë u vlerësua si ndër të parat në Shqipëri. Më vonë njerëzit e LANÇ-së, me urdhër të eprorëve të tyre, bënë një takim me M. Bajraktarin në Gjurrë-Reç (nëntor 1942), ku, duke qenë tashmë M. Bajraktari i njohur si kundër fashist, u pajtuan të vazhdonin së luftuari kundër pushtuesit të vendit. Po ashtu ata u takuan edhe në Kalisë (mbase në gusht 1944), ndonëse me tone të acaraara, kur i dha M. Bajraktari Lirie Gegës bishtin e berrit, ranë në ujdi për të vazhduar luftën kundër pushtuesit gjerman. Në Plenumin e dytë të KQPKSH (nëntor 1944) Beratit jo vetëm u fol gjërësisht për M. Bajraktarin, por qëndrimi i Frontit ndaj tij u vlerësua si i gabur, madje edhe masakra në Buzëmadhe. E. Hoxha thotë: “Çështja e Muharrem Bajraktarit është më tipike. Jo vetëm këtë njeri, që s’paraqitej haptazi kundë Frontit dhe që kishte shumë shpresë të bashkohej me ne, jo vetëm që e trajtuam nga lart dhe në një mënyrë krejt në kundërshtim me vijën tonë politike, po e goditëm pas krahëve kur ai na jepte dorën si mik… Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në një mënyrë histerike 20 (21 – eb) katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë” (P. Palushi,”Muharrem Bajraktari në vitet 45-46”, Tiranë, 1998) ose (E. Hoxha, AQSH, F. 14/APD, v. 1944), ose U. Butka, Ringjallja, f. 272, Tiranë, 1995). Kurse Hysni Kapoja (Besëniku) thotë: “Ka pasur grindje për punën e Cen Elezit dhe atë të Muharrem Bajraktarit, të cilit i kemi kërkuar të jetë o me ne, o kumdër nesh, megjithëse ka dashur të luftojë. I them këto të meta Lirisë që t’i ndreqë” (Plenumi i Dytë i KQPKSH, 23 – 27 nëntor 1944). Kurse Nako Spirua, ndër të tjera, thotë: “Çështja e Muharrem Bajraktarit është një mur i madh që i kemi vënë popullit. Ne e kemi dëmtuar Frontin me këtë vijë… (Po aty). Sejfilllah Maleshova pohon: “Donim ta provokonim Muharrem Bajraktarin dhe për këtë ne i binim prapa krahëve. Kjo s’ka të bëjë fare me një politikë komuniste” (Po aty), po me një bolshevike. Në dritën e kësaj që u tha, nuk mund të mendohet se ka vend për ndonjë hie, se lere më terr!

    Por vetëm kur u pa se M. Bajraktari nuk po përvetësohej dhe kur u firikësuan se, duke e çuar më tej luftën kundër pushtuesit gjerman, do të afirmohej më shumë dhe mund të kërcënonte Lëvizjen, duke zbatuar idenë bolshevike të nxitur nga jashtë, u vendos që ai të eliminohej. Këtë fakt të hidhur z. Xh. Frashëri sikur e kalon shkarazi. Por a mbulohet dielli me shoshë? – Nuk do mend se jo. Këtë e vërtetojnë një varg të dhënash. Manush Myftiu ose Heqimi thotë: “Për Muharrem Bajraktarin, kur kemi dëgjuar se ky kishte filluar të luftonte gjermanët, ne u dëshpruam se ky element i pademaskuar dhe i pakomprometuar do të fitonte influencë dhe do të tërhiqëte turmat me vete”. Më tej ai shton: “Për punën e Muharrem Bajraktarit ne kemi qenë këshilluar me shokun Radi, jugosJlav nga Kosmeti. Mendimi i tij qe që Muharrem Bajraktari ishte i rrezikshëm dhe duhej zhdukur” (P. Palushi,” Muharrem Bajraktari në vitet 1945 – 46”, Tiranë, 1998). Më tej Manush Myftiu vëren: “Ne shkuam në Lumë me udhëzime që ta zhdukim M. Bajraktarin pa e kuptuar populli”.(AQSh, f. 142/2, 10 186, v. 1944).”

    Marre nga Dy Drinat: https://dydrinat.com/
    (Artikulli: Betejat e reja nuk fitohen me dyfeqet e voetra!)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*