Shega Ligori njofton tërheqjen nga politika

May 4, 2013 12:30

Shega Ligori njofton tërheqjen nga politika

Deputetja e qarkut të Elbasanit, Shega Ligori, ka bërë të ditur se tërhiqet nga politika aktive. Ajo ka postuar një mesazh në Facebook, ku bën të ditur largimin. Ligori ishte mes deputeteve që hyri në grevën e urisë për votat e vitit 2009. Vendimi i saj me gjasa ka të bëjë me mosmarrëveshjet për vendin dhe renditjen në listat e deputetëve të PS. Me poshte, postimi

“Përshëndetje të dashur miq,

Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t’ju bëj të ditur vendimin tim për t’u tërhequr nga politika aktive. Do t’i rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë.

Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri.

Mirënjohje Partisë Socialiste, kësaj familjeje të madhe e fisnike që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar. Shpresoj shumë ta kem merituar besimin që më falët.

Mirënjohje qytetarëve të qytetit tim të lindjes, Elbasanit.

Mirënjohje qytetarëve të Cërrikut dhe Belshit.

Krenare që ju kam përfaqësuar!

Mirënjohje të gjithë qytetarëve që u bashkuan në betejat tona opozitare, në protesta e demonstrata e deri tek greva e urisë e atyre grave e burrave që sakrifikuan gjithçka në betejën për votën e lirë.

Mirënjohje e respekt për ata njerëz të pafajshëm që humbën jetën më 21 janar në mbështetje të kauzës sonë.

Mirënjohje Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për angazhimin opozitar, dinjitoz dhe të vështirë, në këto katër vjet.

Mirënjohje për familjen e të afërmit që më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

Një ndjesë të sinqertë për të gjithë ata që mund t’i kem prekur me pa të drejtë gjatë veprimtarisë sime politike.

Së fundi, për të gjithë ju, të dashur mbështetës, miq dhe kolegë, uroj nga zemra një fitore të merituar më 23 qershor dhe suksese në rrugën e progresit,” shkruan në FB Shega Ligori.

*****

Në foto: Rama duke takuar deputeten Ligori, e shtruar ne spitalin Infektiv ne QSUT, per shkak te gjendjes se renduar shendetesore, gjate greves se urise qe opozita zhvilloi para kryeministrise. (LSA 19 Maj 2010)

May 4, 2013 12:30
Komento

8 Komente

  1. elona May 4, 12:57

    Femer shume fisnike. Bravo per qendrimin e mbajtur nga fillimi dhe ne fund.

    Reply to this comment
  2. eljo May 4, 13:00

    zonje e vertete, ju urojme suksese ne rrugen tuaj dhe shpresojme te mbeshtesni PS ne cdo hap te saj ashtu sic besoj do tju mbeshtesi ajo ju!

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela May 4, 13:08

    RRESPEKT TE THELLE! QYTETARE DHE AKTIVISTE SHOQERORE E NDERUAR.
    Nuk eshte nga ai brume qe e do kolltukun e sidomos rrogen e majme pa tjeter. Keta zagare Xhuveliste-Islamiste, jane gati te lehin majtas apo djathtas, mjafton qe te marrin shperblime te majme.
    Ka te ngjare te kete ndonje doze qejf mbetje per mos venien neper lista te PS, poor eshte zonje me dinjitet. Nuk ndrron xhakete si ata, apo te shaje koleget dhe udheheqjen e vet. Kjo hyn ne kategorine e Ulqinit dhe jo te Dogjanit, Kadelit e merhume te tjere.
    Edhe njehere shpreh rrespekt per te. Deshiroj te mos qendroje e veçuar. Kemi shume nevoje per kuadro te ndershme dhe te afta udheheqese ne ekzekutiv dhe jo vetem ne legjislativ si debutete. Eshte kohe kthese politike.

    Reply to this comment
  4. elona May 4, 13:12

    Femer fisnike nga fillimi ne fund. Bravo

    Reply to this comment
  5. arb May 4, 13:19

    krahasoni pak menyren e komunikimit, miresine e kesaj FEMRE me vemien jozefin dhe kurvicen amerikane bleona QIrreti.

    Reply to this comment
  6. MARKO May 4, 15:33

    Fisnikeri. Jo si ato bretkosat e PD qe vjellin vetem vrer dhe “parfumosen” per tu bere sa me te “dashura” me bandillin Sali.

    Reply to this comment
  7. sindi May 4, 17:25

    normale keshtu do ikin te gjithe nga PS,ose me sakte te gjithe ata qe duan te miren e vendit te tyre…

    Reply to this comment
  8. viktor hoti May 4, 17:31

    Si njeri pergjithësisht nuk eshte e keqe por jo kushdi cfar perderia heqia dore nga poilitika u be orej saj kur kuptoi se nuk do ish me deputete. Nje variant hileqar i islameve e dogjaneve. Ata bejne sulme e vene flene me mullixhiun ,kjo ben falenderime per te gjjite por jo per ish kryetarin e saj nder kohe qe nuk diem te kene pase armiqesi Si juriste une nuk e vleresoj sepse kjo me nja dy te tjere nuk ka penguar ne l mos i kane bere vete ato gafa juridike me P.S. viktor hoti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*