Shehi: Në oborrin opozitar duhet të këndojë një gjel

June 11, 2016 09:55

Shehi: Në oborrin opozitar duhet të këndojë një gjel

Dashamir Shehi nuk ndan të njëjtin opinion me Bashën, lidhur me paralajmërimet e këtij të fundit për djegie mandatesh në rast se do të ketë deputetë nga opozita që do të thyejnë vendimin politik për reformën.

“…Mandatet janë individuale. Përfaqësojnë dinjitetin politik të secilit deputet. Në qoftë se këto i djeg apo i shuan z. Basha, mund të them që në mënyrë të pavullnetshme ose edhe nga pasioni i momentit, ai i heq një pjesë të dinjitetit kolegëve të vetë. Prandaj, them që ai duhet ta rimendojë dhe ritrajtojë këtë lloj deklarate…”, -shprehet ai. Por jo vetëm. Ai ka edhe një këshillë për kreun e PD-së. “…Është koha që Basha duhet të marrë një vendim. Që në oborrin opozitar të këndojë vetëm një gjel…”

Shehi i mëshon qëndrimit se në principin e përgjithshëm të demokracisë janë shumicat ato që garantojnë pakicën. “PD-së i takon që të jetë në mbrojtje. PD-ja, duke qenë një numër më i vogël, i takon që të jetë edhe më radikal, që të bëhen edhe më të ashpër për vetë natyrën e vetëmbrojtjes që ka pakica. Prandaj i takon mazhorancës që të gjejë formulën, ta zgjerojë bazën e bashkëpunimit, ta ulë gardhin që të mund ta kapërcejnë edhe të tjerët…”, -tha ai.

Shehi i përgjigjet edhe planit “B” që ka mazhoranca për të peshkuar deputetë të opozitës me qëllim arritjen e kuorumit prej 94 votash. A do të jetë ai një nga ata? “Unë do të votoj prapë djathtas edhe kur Basha do të votojë majtas siç ka bërë shumë herë bashkë me Berishën, kështu që kompozimi i politikës në njerëz që janë të qëndresës dhe në të tjerë që janë të tolerancës apo të tjerë që janë shqiponja, fajkonj, pëllumba është një budallallëk i madh dhe një delenxhillëk që i ka kaluar koha. Unë do t’iu sugjeroj të gjithë kolegëve që t’i mbahemi rrafshit politik dhe koherencës…”, – përgjigjet ai.

Dashamir  Shehi nënvizon se ai ka qenë koherent në qëndrimet e tij kundrejt vendimeve politike që ka marrë opozita edhe atëherë kur ai personalisht nuk ka ndarë të njëjtin opinion. “…Unë do të votoj atë që do të votojë opozita siç kam bërë këto tri vite shpesh herë dhe për solidaritet politik. Unë jam treguar shumë korrekt. Kanë bërë demonstrata ata, kemi bërë edhe ne. Kanë bërë bojkot ata dhjetë ditor, kemi bërë edhe ne, për të cilën shpesh herë edhe nuk kam qenë dakord. Sepse ideja e një fronti të bashkuar shpesh herë është më e rëndësishme sesa ato fërkimet e brendshme…”, -sqaron ai.

June 11, 2016 09:55
Komento

6 Komente

  1. sopiqoti June 11, 10:09

    O ZOTI SHEHI ! Atehere kur duhet qe deputeti te shprehet per ceshtje te medha qe e preokupojne Shqiperine,NUK KA pse voten e tij ta japi nga pozicioni i “..solidaritetit politik..”.Deputetet nuk jane “lule te tufes” POR kane individualitet ne aromen e tyre ,e cila e humbet vleren e saj ne tufe.

    Reply to this comment
    • roberto June 11, 20:53

      O Dash pijaneci!
      Ti i thua Basdhes te nderroje deklaraten,por ti je po aq KOQE sa e4dhe ai!
      Ti vete pranon se je vetem nje DELE ne tufen e deleve dhe dhive te PD-se dhe je interesazhi i rendomte dhe pa dinjitet!
      Ti ben moral per te tjeret,por nuk ke moral per verte!
      Ti i sherben vetes e jo Shqiperise!

      Reply to this comment
  2. kris 1 June 11, 11:15

    Kishim kohe qe kerkonim nje filozof demokratik neper bote dhe nuk e dinim qe e kishim brenda vendit.Vetem nuk merret vesh eshte Dash Tirane apo dele e Dash Saliut.

    Reply to this comment
  3. mistreci June 11, 12:06

    …do të thotë që janë më të rëndësishme solidaritet politike (aferat politiko-ekonomike eprsonale) sesa interesat kombëtare për shehin. N.q.s sala thotë, “të votojmë bashkimin me serbinë dhe shitjen e pjesës tjetër grekut”!!! Ti idiot, do ta votosh për “solidaritet politik”!!!!????

    Reply to this comment
  4. petrit June 11, 13:32

    Edhe ti Dash paske ikur per kumblla , koken te SH.Q.U.P. dhe kembet te LZhK.ky qendrimi yt eshte ne koherence me PD por nuk eshte ne koherence me BE dhe SHBA. more Dash vellai !!

    Reply to this comment
  5. mireli n June 11, 22:03

    Sinqerisht kam menduar se D. SHEHI eshte nder politikanet me te mire te krahut te djathte. Por kur lexoje intervisten e mesiperme mbeta i zhgenjyer. Ketu luhet fati i nji populli te tere qe lengon nga padrejtesia kurse D.SHEHI thote solidaritet. Me vjene keq o D.Shehi , ndoshta ske qene i kethjellet kur ke shprehur keto fjale. Nuk e di arsyen. Qofsha gabim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*