Shehi: PD ndryshon sipas interesit, e paqëndrueshme

February 2, 2016 17:34

Shehi: PD ndryshon sipas interesit, e paqëndrueshme

Një prej zërave të fortë në kampin e së djathtës, Dashamir Shehi, shfaqet mjaft kritik në lidhje me qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi.

Sipas tij, në këto muaj diskutime,  demokratët kanë treguar paqëndrueshmëri për këtë reformë duke ndryshuar në bazë të interesave.

Në një intervistë për Ora News, aleati demokrat tha se një afrim i mundshëm me LSI-në do ishte shkatërrim për të djthtën. Shehi mbështet zgjerimin e koalicionit të djathtë përfshirë dhe Frymën e Re Demokratike.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtare, Dashamir Shehi, i ka kërkuar lidershipit demokrat që të këtë një qëndrim të qartë për reformat e rëndësishme, përfshirë  drejtësinë.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk është koherente në qendrimin e saj për reformën në drejtësi, duke u përkthyer sipas interesave dhe negociatave me aktore të drejtësisë dhe diplomacisë.

Njëherë ishin kundër kësaj, çështë kjo  FBI-ja shqiptare. Me zullum të madh, tani na doli që qenkan të dashuruar. Njëherë ishin për  2/3, tani themi që mund të gjejmë një lloj konsensusi. Nuk ka një linjë të qartë për këtë punë dhe shpesh herë kjo linjë përthyhet, nuk është principi.Përthyhet sipas interesave, takimeve me Ambasadorët, presioni që bëjnë të huajt, negociatat me shefat e drejtësisë që janë në Shqipëri.Pse? Se një pjesë e njerëzve kanë probleme me drejtësinë, ky është realitet, nga të gjitha palët.Është një realitet i dukshëm në Shqipëri”, tha Dashamir Shehi.

Aleati i demokratëve, i cilëson të dëmshme për opozitën aludimet për një afrim të mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

February 2, 2016 17:34
Komento

1 Koment

  1. Aqo February 3, 03:14

    Te shkretet keta,shohin enderra me syhapur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim