Shehu: Bashkia, ndërmjetëse mes bizneseve dhe fermerëve

September 8, 2016 13:55

Shehu: Bashkia, ndërmjetëse mes bizneseve dhe fermerëve

Kandidati demokrat për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatrave Poçest, Bellovë, Rapdisht dhe Tomin.

Shehu u tha banorëve se, me të kryebashkiak, bashkia do t’u kthehet qytetarëve dhe administrata e saj do të jetë në shërbim të tyre. sipas tij, sot punonjësit e bashkisë vetëm marrin rrogën dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët edhe pse mundësi ka.

Shehu premtoi gjithashtu se, ndërmarrjet e bashkisë, Mirëmbajtja e Rrugëve, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të kthehen në punë që ditën e parë pas zgjedhjes së tij.

“Duke filluar nga dita e hënë, më datë 12, bashkia do të kthehet tek ju. Largimi i mbeturinave do të fillojë që ditën e parë. Ndërmarrja e Ujësjellësit do të vijë këtu tek ju dhe do të zgjerojë sistemin e ujit të pijshëm. Bashkia ka një ndërmarrje për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të vaditjes dhe pranverën e vitit të ardhshëm do ta filloni me një sistem të kanaleve vaditëse të përmirësuar ndjeshëm”, tha Shehu.

Ai deklaroi se, zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të jenë prioritet i tij dhe shtoi se “Dibra i ka të gjitha mundësitë për zhvillim, pasi ka prodhime bujqësore, blegtorale, pemëtari dhe potencial të madh turistik”.

“Bashkia do të jetë ndërmjetëse mes bizneseve të mëdha dhe fermerëve të Dibrës, në mënyrë që prodhimet e tyre të gjejnë treg. Tregu në Dibër është i vogël dhe bashkia ka për detyrë që të sjellë tregtarët këtu edhe këtë e kemi filluar”, nënvizoi Shehu.

Ai i informoi banorët e fshatrave se, “para tre ditësh ka bërë një takim me fermerë që prodhojnë mollët dhe grumbulluesi i mollës i garantoi që 80% të prodhimit të Dibrës do ta blejë vetëm një dhe të tillë  ka në Tiranë”.

September 8, 2016 13:55
Komento

1 Koment

  1. Monika Krezeza pe golloborde lesbike -shtetare September 8, 14:37

    SHEHU,AI I PRESHIT!?
    Kerkon te jete ne ‘mes’ te biznesMonit dhe fermerit!?
    I pari tja fusi kryebashkiakut e te dytit tja fusi kryebashibozuku!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*