Shehu: Ministrat pa mandatin e deputetit, më të dobët politikisht

Redaksia Online December 26, 2013 13:28

Shehu: Ministrat pa mandatin e deputetit, më të dobët politikisht

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, komenton lënien e mandatit të deputetit nga ministrat e qeverisë “Rama”. Në një postim në Facebook sot, pasi u bë publik lajmi se pesë ministra të tjerë do të lënë mandatin, Shehu thotë se ky veprim i bën ata figura të dobëta dhe hedh hipotezën e rikthimit të mandatit në rast të largimit nga posti i ministrit.

“HANDIKAPIMI I MINISTRAVE..

Ministrat shqiptarë po e dorëzojnë mandatin e deputetit.
PS po e paraqit këtë si një risi pozitive, ndarje funksionesh, me shumë mundësi për t’ju dedikuar ekzekutivit.
Deri këtu dakord.
Por nuk thuhet se më tej kjo po dobëson politikisht ministrat. Ministrat janë personalitete veçse politike, në një qeveri politike.
Kjo i kthen ata në figura te “dobëta”, në një formë “teknicienësh vulnerabël” të komandueshëm lehtësisht nga Kryeministri.
Po ai vetë, pse nuk e dorëzon atë mandat?!
Thuhet se kjo është praktike dhe e disa vendeve të tjera. Dakord, ka disa që e aplikojnë.
Por nuk thuhet se pikërisht për të mos dobësuar ministrat e për t’i lejuar ata të punojnë më shumë, shumica e atyre vendeve kanë dhe një klauzole tjetër:
MINISTRAT NQS LARGOHEN NGA POSTI MINISTERIAL, RIMARIN MANDATIN E DEPUTETIT.
Dhe ky është çelësi për të mos u handikapuar ata.
Maxhoranca e majtë dëshiron dhe realisht po i handikapon ata tashmë”, shkruan Shehu.

Redaksia Online December 26, 2013 13:28
Komento

3 Komente

  1. ........ December 26, 18:12

    Ik mor pleh, te pjrdhe ne politik qe beni ju njerz pa gjak.

    Reply to this comment
  2. tol francezi December 26, 18:51

    Pa mandatin e deputetit ministrat ,nga frika do punojne me Shume do vjedhin me pak .

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi December 26, 21:52

    Ua paska dalë gagaçi !? Nuk e di sesi mendojnë të tjerët por,njeri më të neveritshëm se ky gagaçi servil,hipokrit,sharlatan,kobure e saliut nuk ka. As që më intereson çfarë ka thënë. E di qysh më 1991 -shin çfarë do të thotë!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*