Shehu: Votimi i Shqipërisë pro Palestinës në OKB, gafë diplomatike ndaj SHBA

September 11, 2015 18:14

Shehu: Votimi i Shqipërisë pro Palestinës në OKB, gafë diplomatike ndaj SHBA

Ish­-ministri i Jashtëm, Tritan shehu, ka reaguar ditën e sotme lidhur me votimin pro të Shqipërisë që flamuri palestinez të ngrihet në OKB, qëndrim ky që sipas mediave kosovare është kundër votimit që ka shprehur SHBA. Këtë veprim, Shehu, e ka quajtur një vendim miop të diplomacisë shqiptare.

Veprim “miop” i Diplomacisë sonë sot ne Asamblenë e OKB. Votimi ynë pro ngritjen e flamurit te Palestinës ne OKB është një qëndrim absurd, i gabuar dhe jo produktiv, qofte dhe si vendim vete. Vota jone diametralisht e ndryshme nga vota e SHBA është një “gaf” i rende politik e diplomatik. Kjo nuk mund te justifikohet aspak me pritshmëritë për Kosovën, përkundrazi. Mbështetësi i sigurte dhe i fuqishëm i hyrjes se Kosovës ne OKB janë ne radhe te pare SHBA. Arsyetimi i koordinimit te këtij veprimi me partneret është “foshnjarak”, ne një kohe kur shumica e tyre kane abstenuar, pra nuk i kane dhe votën. Votimi i sotëm nuk i zgjidh problemet ne atë zone, se nuk vjen si pasoje e një konsensusi te gjere, pjese e te cilit duhet te jene jo vetëm ShBA, por dhe Izraeli vete”, thotë Shehu në komentin e tij në Facebook.

September 11, 2015 18:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*