e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Shekulli i ri i frytshëm i akademikut Kristo Frashëri

22
Nga Prof. Emil Lafe
Postuar më: 5 Dhjetor, 2013 tek Analiza
KRISTO-FRASHERI-960x440

Dje, më 4 dhjetor, Kristo Frashëri hyri në vitin e 94-t të jetës. I urojmë nga zemra që të arrijë të kapë edhe njëqindvjetorin, e më tej! Unë shkoj e vizitoj herë pas here, sidomos të dielave pasdite, sepse profesori im i historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës e ka kohën shumë të çmuar dhe të kursyer. Nuk duhet penguar kur është në orët më të mira të punës, nuk duhet shqetësuar kur ka orët e çlodhjes! Me gjithë problemet shëndetësore dhe moshën e nderuar, nuk i reshtet punës. Tryezën e ka plot me dosje dorëshkrimesh, që njëra pas tjetrës marrin aty formën e librave. Ky shekull i ri ka qenë veçanërisht i frytshëm për historianin tonë të mirënjohur. Përveç pjesëve të rëndësishme të hartuara e të redaktuara  prej tij në veprën kolektive “Historia e popullit shqiptar”, vëll. I e II, botim i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave (2002), si dhe një numër artikujsh, referatesh e kumtesash, po ashtu dhe një varg zërash në “Fjalorin enciklopedik shqiptar” në tre vëllime (2008-2009), në këta 12 vjet të shekullit të ri (2002-2013) ai ka botuar edhe 16 libra studimorë, që janë fryt i erudicionit, i përvojës së tij të gjatë dhe i materialeve të grumbulluara me kujdes e me durim për studimet e shumta të mëparshme. Ai ndërkaq ndjek me vëmendje edhe botimet e ndryshme historike e dokumentare brenda e jashtë vendit.

Studimet historike të Kristo Frashërit shquhen për pasurinë e informacionit, për arsyetimin rigoroz, për mbështetjen në dokumente të besueshme dhe për analizën kritike të dokumenteve, për vështrimin kompleks të dukurive historike në ndërlidhjet e tyre të shumanshme dhe me faktorët veprues të brendshëm e të jashtëm, për objektivitetin shkencor të trajtimit dhe qëndrimin parimor në vlerësimin e faktorit shqiptar në historinë e rajonit e më gjerë; ato dallohen gjithashtu për mbrojtjen e vendosur të së vërtetës historike dhe të interesave kombëtarë ndaj shtrembërimeve (të qëllimshme ose jo) të studiuesve të huaj dhe të bëjnë për vete me qartësinë e shtjellimit, me shprehjen dinamike, të rrjedhshme e të pastër. Publiku shqiptar ka admiruar shkrimet e njëpasnjëshme të tij në shtypin masiv, me të cilat prof. Kristo Frashëri ka sqaruar me argumente bindëse të vërtetat historike rreth disa problemeve të mprehta kombëtare e shkencore, duke dhënë edhe një mësim të urtë për këdo se ç’është shkenca e historisë, si duhen trajtuar e vlerësuar objektivisht dukuritë e ngjarjet historike, cilat janë përgjegjësitë qytetare dhe detyrat e historianit, si duhet luftuar me këmbëngulje për të mos lejuar që e pavërteta të errësojë të vërtetën, si duhet kërkuar me durim në burimet e ndryshme për të gjetur qoftë edhe ndonjë rreze të hollë drite në periudha të errëta, të padokumentuara, të historisë.

Tërë vepra shkencore e prof. Kristo Frashërit përshkohet gjithashtu nga ndjenja e dinjitetit kombëtar dhe nga besimi te aftësitë e popullit të vet për të qenë i barabartë ndërmjet të barabartëve në botën e sotme. Në veprën shkencore të Kristo Frashërit shpaloset një vijë e pamposhtur qëndrese dhe mbijetese e etnosit shqiptar, një synim i pandalshëm drejt konvergjimit kombëtar dhe bashkimit të fuqive intelektuale e të burimeve njerëzore e ekonomike. Në studimet e tij shpalosen ndeshje të mëdha të forcave dhe energjive pozitive të popullit shqiptar dhe njerëzve vizionarë të historisë së tij me forcat e huaja dhe me rrymat e brendshme që janë renditur në anën e gabuar. Prandaj vepra e tij është edhe një shkollë edukimi atdhetar.

mirenjohjeProf. Kristo Frashëri meriton jo vetëm urimet tona më të mira për jetë të gjatë, të qetë e shëndet të mirë që të çojë përpara projektet e tij shkencore. Ai meriton, në radhë të parë, një përkrahje të përshtatshme e të përhershme shtetërore për t’i krijuar kushte më të mira jetese e  pune dhe për të siguruar botimin e veprave të tij me kritere shkencore akademike dhe me cilësi teknike bashkëkohore.

Libra të Kristo Frashërit të botuar në 12 vjetët e fundit (sipas viteve)

1)       Skënderbeu. Jeta dhe vepra. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2002, 571 f. ;

2)       Historia e Tiranës. Vëll. I. 2004, 472 f. ;

3)       Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Burime dokumentare shqiptare. Vëll. I. 2005. 380 f.

4)       Himara dhe përkatësia etnike e banorëve të saj. 2005, 101 f.

5)       Historia e Lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së (Vështrim historik me një shtojcë dokumentare). 2006, 471 f.;

6)       Identiteti kombëtar shqiptar dhe çështje të tjera. (Ndërhyrje në debatin Ismail Kadare – Rexhep Qose). 2007, 211 f.;

7)       Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore). Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2008, 364 f.;

8)       Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912). Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2008, 284 f.;

9)       Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Vështrim kritik. 2009, 198 f.;

10)   E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit. 2010. 111 f.;

11)   Frashëri – shkëlqimi dhe rrënimi i tij (vështrim i shkurtër). 2010, 201 f. ;

12)   Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881). Botohet me rastin e 150-vjetorit të Pavarësisë. 2012, 755 f.;

13)   Historia e Dibrës. Që nga lashtësia deri në mars 1939. 2012, 621 f.;

14)   Ismail Qemali (Album). Botohet me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 2012, 107 f.;

15)   Abdyl Frashëri Jeta, veprimtaria dhe shkrimet (1839-1892). 2013, 430 f.

16)   Etnogjeneza e Shqiptarëve. Vështrim historik. 2013, 272 f.


22 Komente


  1.  
    Pellazgu

    Të paçim sa më gjatë në mesin tonë i nderuari Profesor!




  2.  

    Gezuar ditelindjen Profesor i pavdekshem Kristo Frasheri! Je frymezim i gjalle per breza te tere historianesh qe do ta cojne perpara punen tende te vyer. Mirenjohje, mirenjohje,mirenjohje!
    Me rastin e keti shkrimi elegant pergezime edhe per kontributet e palodhura te Prof. Emil Lafes!




  3.  
    kela cela

    URIMET ME TE MIRA EDHE NGA ANA IME. PATJETER EDHE NJE MIRENJOHJE TE THELLE PER ATE QE AI KA DHENE PER SHKENCEN E HISTORISE




  4.  
    raimondi Vlonjati

    Jete te gjate Profesor ! Edhe 100 ! Happy Birthday !

    Profesor Kristo Frasheri eshte i vetmi Rilindas i Shqiperise




  5.  

    Jete me te gjate i nderuar Profesor Frasheri !. Mirenjohje per vepren tuaj historike qe na kane celur gjthmone syte. Emri e vepra Juaj i ban nder Shqipnise e shqiptareve.




  6.  
    Dardan

    O njeri i madh dhe i mire! Me siper shtypa butonin “i indinjuar” sepse me vjen shume inat qe nuk kemi shume intelektuale si jeni ju i dashur profesor Kristo Frasheri. Urime edhe nje qind, sic thone nga anet tona, me kembe e me dore!




  7.  
    Vëzhguesi F.

    Urime Profesorit te shquar, jete te gjate dhe vazhdim te krijimtarise se suksesshme!
    Nje rekord i vertet krijmesh si nga cilesia, permbajtaja dhe volumi i krijimtarise.
    Dhe per nje priudhe pak me teper se nje dekade, kur mjaft bashkemoshatare te tij e kane ndoshta te pamundur te lexojne nje pjese te gjithe atyre krijimeve.
    Ky eshte nje personalitet vertete prej floriri, nje fat per kombin shqiptar!




  8.  
    fl

    Jete te gjate i uroj dhe une por edhe 1 keshille: te tregoj kush e ka kopjen origjinale te Daklarates se Pavaresise se Shqiperise. Tani qe eshte ne perendim te jetes nuk ka ca humb por ta tregoj dhe ti bej 1 sherbim kombit. Ka deklaruar vet shpesh here qe e kam pare kopjen origjinale dhe e di kush e ka por kurre nuk ka denjuar ta tregoj. Kaq i mbetet per te bere para vdekjes. Nqs e ben: respekte!




  9.  
    Ardenica

    JETE TE GJATE DHE MENDJE TE KTHJELLTE PER NEVOJE TE ATDHEUT I CILI SOT I KA FARE TE PAKTE BURRA SI JU.
    kOMPLIMENTE EDHE PROF LAFES QE E PERCJELLE NDER NE URIMIN PER SHQIPTARIN ME SHQIPTAR TE SHKENCES DHE ATDHETARIZMES SHQIPTARE.




  10.  
    kadeli

    Jete te gjate profesor dhe shendet te plote gjithmone.
    Megjithse profesor mbete komunist prape duhesh respektuar




  11.  
    sazan e karaburun jane vatanet e mija ,nuk i le se s'eshte pune ..

    Jete te gjate o RILINDAS i gjalle ,sa per te miren e ATDHEUT qe ka nevoje per mendje te ndritura si JOTJA ,por edhe per brezin e SHPRISHUR te politikaneve ,qe duan vertet te njohin prejardhjen e tyre !
    Te uroj qe edhe kur te te vije dita (te cilen e uroj qe te jete sa me e larget ), te jesh si sot me su ,dhe mendje te kthjellet .




  12.  
    Leonardo

    Zoti i dhëntë dhe një 100 të tjera për të mirën e kombit ju urojë jetë të gjatë profesor




  13.  
    rakia

    Jetë të gjatë profesor!Të dhëntë zoti shëndet për vete dhe për ne!




  14.  
    cdo behet

    ju keni PRODHUAR KULTURE per kete vend. urime te perzemerta ….prof. i nderuar




  15.  
    luli rana

    Rrofsh Prof. Lafe per shkrimin.
    Edhe plot e plot vite te tjere, i dashur dhe shume i respektuar Prof. Kristo.
    Me shendet te mire dhe shume vepra te reja ne te ardhmen.
    Nderkaq, a nuk eshte turp per institucionin e Presidences qe Akademik Kristo Frasheri te mos jete shpallur akoma “Nderi i Kombit”.
    Zoterinj te Presidences (Zoti Amik Kasaruho) do t’i beni nder institucionit tuaj duke nderuar Prof. Frasherin, perfaqsuesin me te shquar te shkencave shqiptare per momentin. Bejeni me procedure te shpejtuar, pa humbur kohe qe te gezoni Profesorin e nderuar, por edhe vete shqiptaret kudo qe ndodhen.
    Edhe njehere gezuar Ditlindjen, Prof. Frasheri.
    luli rana




  16.  
    hrubesh

    jete te gjate profesor shume i nderuar po mbi te gjitha burre i ndershem!




  17.  
    CAMI

    Jam nje ish student i tij. Do tw mbetet shembull i pwrkryer i njw studjuesi tw palodhur qw sfidon moshwn dhe vazhdon tw punojw me ngulm. Urime dhe vetwm urime i dwrgoj profesorit tim tw nderuar.




  18.  
    Fanolist

    Nder e fat per kete popull me shume te nderuarin KRISTO FRASHERI … shqiptaret e vertet ja kane dhene me kohe dekoratat e nuk ka kush ja heq kurre . Shendet e jete te gjate shkencetarit , historianit e patriotit te madh .




  19.  

    Respekte dhe jete te gjate per te miren e kombit shqiptar,Profesor




  20.  
    Lavdimi

    Nuk e di si do te ishte historia e Shqiperise keto 200 vitet e fundit pa kontributin e bekuar te FRASHERLLIJVE.
    Mirenjohja e kombit per keta perfaqesues qe na bejne krenare ne te gjitha fushat. Sa here i jane nevojitur kombit kane qene ne kohen e duhur ne vendin e duhur.




  21.  

    Profesor, jete te gjate. Jeni nje nga shtyllat e pakta morale dhe profesionale qe keni mbetur ne kete shoqeri te kalbezuar. Beni mire qe nuk dilni jashte ne rruge se kush e di! Do te kishit pesuar ndonje aksident automobilistik apo ndonje infarkt pas pirjes se ndonje kafeje. Keshtu ndodhi edhe me koreografin Agron Alian, shkrimtarin e perkthyesin perikli Jorgoni. Politikanet shqiptare i urrejne njerezit e dijes. me shume i urrejne ata qe jane jashte Shqiperise. Mbahuni i dashur Profesor ashtu si keni bere deri tani.




  22.  
    DRENICA E KUQE

    Shendet, jete te gjate dhe sukese ne punen e metejme akademikut to shqiptar!

    DRENICA E KUQE





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)