“Shell”, kërkime në Shpirag. Plane për të investuar miliarda dollarë në naftë

May 11, 2018 20:03

“Shell”, kërkime në Shpirag. Plane për të investuar miliarda dollarë në naftë

 

Përfundimi i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit pritet të sjellë rënien e investimeve duke frenuar rritjen e ekonomisë.

Por Shqipëria mund të ketë një alternativë për të dalë nga kjo situatë. Ajo është Shell, gjigandi botëror i naftës.

“Pak vite më parë ne patëm në një zbulim në Shpirag. Dhe në atë kohë ishim përpara një pyetje. A ka mjaftueshëm naftë të prodhueshme apo jo? Aktualisht jemi në fazën e vlerësimit. Jemi duke shpuar një pus të ri, i cili deri në fund të këtij viti do të na japë përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetje. Nëse rezultatet do të jenë pozitive, atëherë ne do të nisim menjëherë fazën e zhvillimit. Në këtë fazë do të shpohen shumë puse dhe do të ndërtohet infrastruktura prodhuese dhe ajo mbështetëse”, tha Rohan D’Souza, Drejtor i Shell, Shqipëri.

Sipas drejtorit të Shell në Shqipëri, nëse rezultatet do të dalin pozitive atëherë Shpiragu do të shndërrohet në investimin më të madh Shqipëri.

Por me gjithë optimizmin e lartë, drejtuesit e Shell mbeten të matur.

“Bëhet fjalë për disa miliarda dollarë , të cilat do të investohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë moment nuk mund të them një numër të saktë, pasi jemi duke pritur rezultatet e testimeve. Ne jemi shumë optimistë. Kjo është edhe arsyeja që jemi këtu dhe po vazhdojmë të investojmë. Por në biznesin e kërkimit të naftës nuk je asnjëherë 100 për qind i sigurt pa patur rezultatet përfundimtare”, thotë drejtori i SHELL.

Për shkak të çmimeve të ulëta të naftës gjatë viteve të fundit. Shell ka pezulluar investimet në kërkim nafte në shumë vende të botës.

Në Shqipëri kompania vazhdon të investojë, por i kërkon qeverisë më shumë qartësi.

“Në këtë moment ka disa paqartësia apo përplasje të ligjeve fiskale. Ne kemi një kontratë që përcakton një kuadër të caktuar fiskal, ndërkohë që administrata tatimore vepron në bazë të ligjeve të saj. Pra ka nevojë të qartësohet se cili ligj do të zbatohet. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, shprehet D’Souza.

Shell është kompania e 6-të më e madhe e botës. Vitin e kaluar ajo arkëtoi 305 miliardë dollarë të ardhura, një shifër 25 herë më e madhe se gjithë prodhimi kombëtar i Shqipërisë. /TCH

a.s/dita

May 11, 2018 20:03
Komento

3 Komente

  1. lalai May 12, 00:04

    Po po Triliarda do investoje….

    Reply to this comment
  2. koment May 12, 03:33

    investon amerikania Shell, merr naften, shemb tokat, helmon ujrat e bimesine, pasi merr dollaret kercet iken sic beri Bankers me fshatart e shkret te Zharrsit

    Reply to this comment
  3. lalai May 12, 15:42

    Ne Shqiptarët nuk jemi as si populli i Alaskës që penguan Shell të dërgonte Platformat e Naftës atje.
    Ne Shqiptarët jemi aq bythëlëpirës sa nuk e pranojmë që jemi ata që jemi sepse na e ka zënë pamjen bytha që lepijmë.
    Shiko shkrimin……miliarda triliona triliarda…..Ne nuk analizojmë fare lajmin se nga vjen kush e sjell po vetëm SHOW….
    Çfarë miliarda do investojë ROKFELER/SHELL Gopin e sëmës së vet….!!!!
    Shpiragu ka që në vitet 1950 1960 që dihet që ka naftë se janë bërë studimet dhe puset e provës!!!!
    Ku di vejë nafta…?si BANKERS!?

    Hajde na iluminoni me ndonjë bythëlëpirje tjetër si lajm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*