SHELL konsolidon pozitat, blen asetet e Petromanas

February 2, 2016 12:06

SHELL konsolidon pozitat, blen asetet e Petromanas

Petromanas njoftoi shitjen e 25% të aseteve të veta tek partneri SHELL me të cilin që prej Shkurtit të vitit 2012 vepronte në kuadër të një marrëveshjeje hidrokarbure kërkimi nafte në Shqipëri.

Transaksioni në vlerën 45 milion dollarë është njoftuar në faqen zyrtare të Petromanas dhe kompania sqaron se gjithçka merr vlerë ligjore duke filluar nga data 15 Mars.

Petromanas dhe SHELL ishin bashkarisht pjesë e një kontrate për operacionet e kërkimit të naftës në blloqet 2 dhe 3 në Shqipëri, ku janë realizuar edhe shpimi i tre puseve Shpirag 1, Shpirag 2 dhe Molisht 1.

Më 5 Gusht 2015, këtyre dy kompanive ju dha e drejta që të negociojnë për kërkim edhe në bllokun 4 po në Shqipëri.

Deri më tani, Petromanas dhe SHELL ndaheshin mes tyre respektivisht në 25% dhe 75% në këto marrëveshje hidrokarbure. Sipas transaksionit të arritur dhe njoftuar tanimë nga Petromanas, SHELL do të marrë kontrollin e plotë të aseteve në këto marrëveshje hidrokarbure.

Ky konsiderohet një zhvillim pozitiv për industrinë e naftës në Shqipëri pasi pavarësisht çmimeve të ulëta në tregjet botërore vazhdon të mbetet i lartë interesimi i kompanive prestigjoze për naftën shqiptare./DITA

February 2, 2016 12:06
Komento

2 Komente

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*