Shembet çatia e banesës në Fier, plagoset rëndë një grua

March 27, 2018 17:23

Shembet çatia e banesës në Fier, plagoset rëndë një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një banesë është shembur duke zënë brenda saj të zonjën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Sheq i Madh”, dhe mësohet se e plagosura është shtetësja Bukurie Meto.

Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe dy vajzat, në momentin kur i ka rënë një tra në këmbë.

Në vendngjarje mësohet se ka mbërritur ambulanca, që e ka shoqëruar në spital.

Godina tejet e amortizuar ku banon kjo familje më parë ka shërbyer si çerdhe.

s.a/dita

March 27, 2018 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*