Shembja e godinës te “Qemal Stafa”, kur u dha leja dhe nga kush

July 12, 2019 15:42

Shembja e godinës te “Qemal Stafa”, kur u dha leja dhe nga kush

Në orët e para të mëngjesit të së premtes Inspektoriati i mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës ka shembur godinën 5 katëshe në krah stadiumit “Qemal Stafa”. Shembja e ndërtesës është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar.

Pronarët thonë se shembja e objektit ka ndodhur herët në mëngjes dhe sipas tyre nuk i kanë lënë kohë për të çmontuar katet e tjera të objektit. Pas shembjes së objekti ata kërkojnë dëmshpërblim në bazë të vlerës së tregut.

Sot po ndodh ajo që nuk pritej. Erdhi sot në mëngjes në orën 06:30 policia ndërtimorë bashkë me tjetrën. Kanë rrethuar vendin dhe nuk kanë pritur asnjë moment. Problemi është sepse dëmshpërblimi është bërë në mënyrë katastrofale vetëm 300 euro për metër katror ndërkohë që këtu tatohesh me 3000 euro metër katror”.

Sipas tyre pas gjithë kësaj prishjeje fshihet kryeministri Rama i cili mëngjesin e së premtes ka zgjedhur ´sipas tyre të ndjeki live prishjen e objektit nga hoteli që ndodhet aty afër.

“Edi Rama është tek Sheratoni dhe po shikon live shembjen.E kërkuam dhe 1 orë shtyrjen ato thanë jo se e do KM për të parë live shembjen se do të shikoj pronën e vet përball si po i del.Nqs do vinin në darkë do i hiqnim brenda ditës. E rrethoi policia erdhi në mëngjes dhe nuk lejuan asnjë veprim tjetër”.

Teksa godina shembej nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe punonjësve të një biznesi i cili kishte marrë me qira katin e tretë të objektit.

Kjo përplasje ka ardhur për shkak se në ambientet e brendshme të godinës gjendeshin sende dhe dokumente me vlerë, për të cilët thonë se nuk u kanë lënë kohën e mjaftueshme për ti hequr.

“Fjalë që do prishet sot apo nesër por jo njoftim. Ne kemi 15 vite jetë këtu dokumenta kemi kasafortat. Gjysëm ore te bllokohet ti marrim gjërat.”

Pronarët e objektiti 5 katësh thonë se prishjen e godinës së tyre do ta çojnë në gjykatë.

“Ne e kemi nisur vetëm nëpërmjet gjykatës nëse gjykata do vij një ditë gjykata që duam nëse duam të hyjmë në Europë. Unë jam biznesmen dhe ato lekë janë lekët e biznesit tim janë lek djerse duam të respektohemi si njerëz të këtij vëndi që paguajmë taksat.”

Qeveria me vendim të kryeministrit Edi Rama vendosi në datën 26 Qershor 2019 shpronësimin e këtij objekti me vlerë 107 milionë lek.

Për këtë objekt në mes të sheshit përballè stadiumit Qemal Stafa leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2003 nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Prej 5 vitesh pronarët e ndërtesës 5 katëshe kishin aplikuar për legalizimin e një pjese të objektit dhe në muajin prill të 2019 kanë marrë legalizimin e plotë.

 

b.b/dita

July 12, 2019 15:42
Komento

19 Komente

  1. Artur Selmani July 12, 16:07

    Ca nxirrni keta karragjoze. Keta kane 1 vit qe jane njoftuar nga Policia Ndertimore. Asnje lek nuk u takon se kane qene pa letra

    Reply to this comment
  2. Mir jua beri maskarenjt e kan shndruar Tironen ne Toke e Xanun ! July 12, 17:09

    100m² do ishte shume aty .

    Na u bo Tirana New York e Berlin hej “!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Lili July 12, 17:14

    Strasburgu prape per teket e Rames do denoje shtetin shqiptar ! Po demet taxpaguesit i paguajne jo Rama!

    Reply to this comment
  4. info analitike July 12, 19:00

    Tani qe ti qetesojme pak shoket e partise me siper. Ky objekt u ndertua aty me lejen e kriekaqolit qejur ishte kryebashkiak sepse u prish “Kolonat” qe kishte zene sheshin midis Albanologjikut dhe Rektoratit, (aty ku dikur rreshqitnim me patina ose luanim me karroca) Pas atij spostimi kriekaqoli i dha leje ndertimi pronarit tek vendi ku gjendet sot. Jo vetem kaq por edhe katet pa leje e gjithshka tjeter iu legalizua nga Aluizni , pra nje “toke e xanun” ne stilin rilindjot. Tani krejt papritur para 3 javesh Kriekaqolit ky objekt i ben hije peprara asaj shemtise se stadiumit qe ai e quan “kryeveper. Ku pjesa e gurte nuk ka asnje lidhje me strukturen e kuqe perreth e ai ndertim duket si nje Frankeshtajn. Pa folur ketu per cilesine dhe menyren e ndertimit per ibret. Po nejse more shokeni do te rroni e do te shikoni “mrekullite” e rilindjoteve. Nuk do te me cudiste nese Strasburgu do ti njohe pronareve te bizneseve nje shifer shume me te larte per demet te shkaktuar vetem nga kapricot e kriekaqolit.

    Reply to this comment
    • info halenike=anusi digital July 12, 20:21

      info plehut,
      Je nje reptil i neveritshem qe vetem shpif,dhe uleret nga dhimbjet qe u shkaktojne vemjeve si ty vepra te medha. Keshtu ulerrije per sheshin Skenderbej por ja qe ai shesh eshte nderuar me cmime prestigjioze nderkombtare. Ti gjithollogu gjirizit ke mission vetem te vjellesh ketu ne blog corben e Ed Paloqes dhe Lulzim Bythqimit. I peshtire deri ne neveri.

      Reply to this comment
      • Aladini me eskorte July 12, 23:04

        Infoja i neveritshem eshte
        Ama ka thene te verteten kete here.
        E dua Edvinin, po me shume dua te verteten – duhet t thoshin per ca gjera shoket e Rilindjes.
        Nejse…

        Reply to this comment
        • info analitike July 13, 06:05

          Shokë si gjithnjë dallohen i për zgjuarsi dhe argumente të qeta dhe bindëse Ju të kllasës pararojë të partisë jeni shembulli i shoqërisë së albanistanit.

          Reply to this comment
  5. respekt July 12, 19:33

    O Lili , mos kij merak per leke ti se ka plot banka. Ketu po vjedhin miljona e miljarda e s’po mbarohet, por po shtohen per ata qe protestojne se jane te rinj e u duhet dhe atyre

    Reply to this comment
  6. Deshmitar y July 12, 20:18

    Godine majozesh. Asnje qindarke nuk I duheshe dhene

    Reply to this comment
    • mirel July 12, 22:03

      Kush ua ka dhene Lejen?
      Info haleniku = anusi digital vetem i ka bere sharje pa argumet me nder intelektualit, qe ne kete rast duket se thote te verteten, ne te kundert godina nuk duhet te ekzistonte aty pa leje per vite me rradhe.
      Dhe permend cmimet nderkombetare te kujt? Ca plerash te Erjon Velise qe i paguan Ramuti, qe megjithate nuk kane fare lidhje me argumentin e intelektualit.
      Si duket do kemi fature tjeter si te Bashes per te paguar..
      Ramuti i vuri derrmen se i prish modelin e Kulles qe ngriti te Qemal Stafa, tani ehte e qarte qe eshte kthyer ne nje bandit te dhunshem

      Reply to this comment
  7. ben July 12, 21:37

    Ajo ndertese eshte ndertuar me leje te Edi Rames dhe toka i eshte shitur personit nga qeveria e PD-se Brojka kryetar.Pra te dy palet jane ne tepsi.

    Reply to this comment
    • mirel July 12, 23:42

      Te dy palet kane qene gjithmone ne tepsi o ben.
      Vetem shqiptaret, si popull budalla, jane jashte, po nuk kuptojne akoma

      Reply to this comment
  8. tironsi July 13, 00:35

    Per te qene me dinjitoze, gazeta eshte dashur te pyeste edhe oreganin shteteror qe ka bere prishjen dhe keshtu lexuesit te njiheshin me te dy opinionet.. Ata qe kerkojne 3000 euro demshperblim duhet te shkojne ne ndonje planet tjeter dhe jo ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  9. Lali July 13, 01:50

    Edi Rama u dha lejen e ndertimit ate qe sduhej dhene, edi rama transferoi kolonat nga vendi vjeter ne kete godine. Edi kryeminister e legalizoi te palegalizueshmen. Edi e shembi dhe shteti do paguaje leket. Po lu shkojne keta leke eshte puna hahahaha

    Reply to this comment
  10. ganiu July 13, 04:47

    Mos more, nuk e paska dhën Luli me kunatin?
    Dje that se ishte dhën prej tij. Ec e besoni këtij kërmës së Tiranës, ta jep lejen, të merr 20% dhe ta prish më pas.

    Reply to this comment
    • Per me tepee July 13, 08:59

      Te nxjerr dhe fitues ne strasburg. Shembi ndertese me leje dhe te legalizuar. Merr dhe % ne prej strasburgut, kerma e tiranes edi rama.

      Reply to this comment
  11. POPULLI July 13, 08:21

    NJE MUT JANE PD-PS….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  12. Fkcf July 14, 08:04

    Kush e legalizoj???? Ne burg halet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*