Shembja e ndërtesës 5-katëshe, reagon PD-ja: Rama dha lejen në 2004-ën

May 25, 2015 09:09

Shembja e ndërtesës 5-katëshe, reagon PD-ja: Rama dha lejen në 2004-ën

Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes së ndërtesës 5-katëshe te Fakulteti Ekonomik. Deputeti i kësaj partie, Gert Bogdani, akuzoi Kryeministrin duke thënë se ishte ai që dha lejen në 2004 për ndërtimin e ndërtesës dhe sërish ai që e prishi atë si të paligjshme.

“Prioritet e vërteta të Edi Ramës janë tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave. Dje dha lejen sot e prishi. Kjo pronë është lejuar të ndërtohet nga Edi Rama, por sot kjo pronë është shkatërruar nga Edi Rama. A do të mbajë përgjegjësi për trillet që i kushtojnë taksave të qytetarëve shqiptarë? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e ndërtimit që vetë ka dhënë kur ka qenë kryetar bashkie, por që sot i hedh në erë më tritol?” tha Bogdani.

Deputeti i PD-së shtoi se, ‘tashmë është e qartë se kush është Kryeministri i vendit, Kryeministri i tritolit. Koha për përgjigjen e qytetarëve po afron”, përfundon ai.

May 25, 2015 09:09
Komento

6 Komente

  1. bejleri May 25, 10:25

    po cfare flisni more cfare flsini.po ju ca i bot tiranes.politika e shqupit dhe e shpifjeve.polkitika e shqupit qe e betonizoi tironen fare.qe sberi asnje pune dhe asgje per tironen kryetar bashkie qe jeton ne hollande.

    Reply to this comment
    • kevi May 25, 10:26

      shqupi dhe politikat e tij.po luli ca i boni tiornes pervce e betonizoi?mke mire te themi sberi asgje,dhe shyqyr qe nuk beri asgje,sepse dhe ato vizaq qe beri nuk i beri si duhet.pse kshu duhet te vazhdoje qyteti i tiranes?me nje kryebashkiak qe flen gjum?

      Reply to this comment
    • benci May 25, 10:27

      o shqupist gjermanet ju jeni hajdute,Parkun e Liqenit ku ne loznim juve na e zute.

      Reply to this comment
    • teri May 25, 10:29

      basha dhe politika e shqupit qe nuk beri asgje tjeter pervecse dhane 2 leje ndertimi ,1 ne zonen e ishbllokut dhe nje ne parkun e liqenit.

      Reply to this comment
    • todri May 25, 10:30

      si puna e bashes qe nuk beri agje dhe e la tironen ne ket fare feje,po me liqenin cpatet?po me zonen e ish bllokut cpatet?apo bete qokat e fundit,te marre paskeni qene ju te PD.

      Reply to this comment
    • nesti May 25, 10:31

      PD ne 8 vjet shkaterroi gjithe vendin dhe e ecoi ekonomine e tij ne kolaps.cfare pergjigje do i jepni rames ju,kur ju e bete popullin te vuaj duke i krijuar indirekt borxhe popullit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*