Shën Kozmai dhe misioni i tij në Shqipëri

Nga Prof. Pëllumb XHUFI August 15, 2014 13:42

Shën Kozmai dhe misioni i tij në Shqipëri

I ashtuquajturi Shën Kozma u lind më 1714 në një fshat të humbur të Etolisë. Mori mësimet e fesë në Malin Athos, në manastirin e Filotheut, si klerik për të shërbyer edhe në Shqipëri. Jeta e tij, mbyllet me vrasjen në fshatin Kolkondas (Fier) më 24 gusht, 1779. Legjenda thotë se vrasja u bë me urdhër të Kurt Pashës si pasojë e intrigave të çifutëve të Beratit. Rrëfimet mbi bëmat dhe martirizimin e shën Kozmait janë një variant popullor i rrëfimeve biblike, në analogji me martirizimin e Jezu Krishtit. Rrëfime të tilla lindnin në mjedise klerikale e fshatare analfabete, gjenin përhapje të gjerë në momente krize politike dhe shpirtërore, ishte fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë. Pas dështimeve të kryengritjeve antiosmane të viteve 60-70-të të shekullit XVIII, popullsitë e krishtera të Ballkanit dhe ato shqiptare, u ndrydhën në një pritje të “shpëtimtarit çudibërës”.

Thelbin real të veprimtarisë murgut Kozma nga Etolia, e përbëjnë udhëtimet misionare që ndërmori në “Shqipërinë e poshtme” (Epir), në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779. Kjo periudhë dokumentohet nga letrat dhe predikimet e tij nga dokumentet e kohës, sidomos ato veneciane. Misioni i tij i parë në Shqipëri, i viteve 1768-1774, lidhet me kryengritjet e Himarës, Labërisë, Delvinës e Sulit, deri në Peloponez, që u mbështetën edhe nga Rusia, nga Venediku, nga Franca e Papati.

Me këta kryengritës u bashkua edhe vetë patriku Serafim II, “Arvaniti” (nga Delvina). Patriku i ri, Sofroni i II, që erdhi në vend të tij, ishte një vegël e Sulltanit I. Biografi i shën Kozmait, K. Sardelis, pohon se misioni i murgut në Shqipëri u “sponsorizua” jo vetëm nga Patriku por edhe nga vetë Sulltani i cili, e pajisi Kozmanë me një ferman të posaçëm.

Letrat dhe predikat e shën Kozmait që lidhen me këtë mision, tregojnë se detyra e tij ishte të qetësonte dhe të sillte në bindje të Portës së lartë, kryengritësit shqiptarë. Në një letër dërguar kadiut të Filatit më 13 qershor, I767, të cilit i prezantohet si i dërguar i padishahut, Kozmai shkruan: “…Unë, imzot, si shërbëtori sovranit tim, Sulltan Hamitit, po bredh fshat më fshat për t’u mbushur mendjen të krishterëve të ruajnë besën e zotit dhe t’u binden urdhrave të Sulltanit, siç kam porosi nga Patriku dhe nga të parët e kishës…”. Kozmai shprehej në predikën e tij të tretë: “Pushteti turk është më i miri se çdo pushtet tjetër… Turqit na lanë të lirë fenë dhe vetëqeverisjen, na lanë tregtinë dhe shkollat, gjë që nuk e bënë as Frëngjtë e as Venecianët… Prandaj zoti ua hoqi pushtetin të krishterëve dhe ua dha turqve për të mirën tonë…”.

Pra Kozma Etoli, jo vetëm që nuk është nxitës dhe tribun i kryengritjeve antiosmane siç e paraqet propaganda kleriko-nacionaliste greke, por është një emisar i Portës së Lartë dhe i Patrikanës greke të Stambollit për shuarjen e kryengritjeve shqiptare. Edhe në Sul, Kozmai u predikoi luftëtarëve shqiptarë të linin armët dhe të nënshtroheshin. Kur këta, të zëmëruar, e dëbuan nga fshati, Kozmai u lëshoi profecinë ogurzezë: “Kjo kokëfortësi e kjo krenari do t’ju marrë në qafë. Aty, në ato degë ku kini varur jataganët tuaj, do vijë dita që evgjitërit të varin sazet e tyre”.

Siç thotë biografi tjetër i Kozmait, F. Mihallopullos, si në Sul, edhe në Pargë, Paramithi e Delvinë, kryengritësit shqiptarë e dëbuan Kozmanë  “sepse e konsideronin agjent të turqve”. Në vitin 1774 u nënshkrua paqja e Kuçuk-Kajnarxhasë mes Turqisë dhe Rusisë dhe pas kësaj vlaga e kryengritjes shqiptare, u shua. Këtu mbaroi dhe misioni i parë i Kozmait. Ai u kthye në Stamboll pranë Patriarkanës së Fanarit në pritje të misionit të tij të ri. Veprimtaria gjatë kësaj periudhe e rreshton atë në traditën më të keqe të Patriarkanës së Stambollit e cila, që kurse nënshkroi marrëveshjen me Mehmetin e dytë më 1453, u kthye në një vegël të sulltanëve osmanë, për nënshtrimin e popujve të krishterë të Ballkanit

Misioni i dytë i murgut Kozma synonte përhapjen e gjuhës greke në trevat shqiptare nëpërmjet çeljes së shkollave greke. Në këtë kuptim edhe misioni i dytë mbetet po aq politik sa dhe i pari. Kozmai u nis nga Stambolli më 1775 i pajisur përsëri me leje të Patrikut dhe me ferman të Sulltan Mehmetit I. Por tani Kozmai ishte emëruar nga Sinodi i shenjtë i Kishës si “Inspektor i Përgjithshëm i Shkollave Greke”. Me këtë cilësi ai e quante detyrë të tijën të shtonte shkollat greke në Shqipëri dhe ndalonte shkrimin e gjuhës shqipe. Udhëtimi i dytë e çoi murgun në shumë vende të Shqipërisë; në fshatrat e Korçës, Konicës, Paramithisë, Filatit, Delvinës, Gjirokastrës, Himarës, Vlorës, Beratit e Myzeqesë, Kavajës dhe deri në Krujë. Thelbi i predikës së tij të famshme me të cilën iu drejtua popullsisë së Epirit: “Mësojini fëmijtë tuaj të flasin gjuhen greke pasi kisha jonë dhe kombi ynë janë grek… Në ka burrë a grua të krishterë që do më japë fjalën se nuk do flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë këtu dhe unë do t’ia fal atij të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes… Më mirë të kini një shkollë greke në fshatin tuaj se sa të kini kopshte, pyje a lumenj”, (A.Konstantakopulos, Elleniki glossa sta Balkania, Janinë, 1988.fq.35).

Në Himarë Kozmai u mundua t’u mbushte mendjen banorëve se shkolla greke ishte më e rëndësishme se edhe vetë kisha. Kur ata i thanë se nuk kishin qereste për ta ndërtuar shkollën, Kozmai urdhëroi ta rrëzonin kishën e fshatit dhe me materialet e saj të ndërtonin shkollën greke. Po kur pa se fshatarët u shtangën nga një sakrilegj i tillë, rrëmbeu vetë kazmën, u ngjit në kulmak të kishës dhe hodhi poshtë çatinë e saj.

Siç i shkruan vëllait të tij, Hrisanthit, në përfundim të misionit të vet Kozmai arriti të ngrejë 210 shkolla në Shqipërinë e poshtme. Këto ishin të gjitha shkolla greke dhe një fakt i tillë e bënë Kozma Etolin padyshim një pararendës të helenizmit në Shqipëri, por aspak një “promotor të arsimit kombëtar”, siç është shprehur pa vend ndonjë adhurues shqiptar i tij (!?) Dihet që Kozmai ishte miku i sarajeve të Kurt Pashës së Beratit si dhe i bejlerëve të Filatit, Paramithisë, Delvinës, etj. Këtyre aq u bënte nëse murgu vendoste piketa”helenizmi” nën hundën dhe nën mbrojtjen e tyre. Mjaftonte që rajatë e tyre të rrinin urtë dhe të paguanin taksat, gjë për të cilën Kozmai nuk ua kursente predikimet e tij. Nga një logjikë e tiilë e shkurtër nuk shpëtoi dot as Ali Pashë Tepelena, i cili, me ndërtimin e manastirit të shën Kozmait në Kolkondas, (Fier), ndihmoi aq shumë në ngritjen e kultit të murgut Kozma. Megjithë meritat e padyshimta në favor të “helenizmit”, kisha greke u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolit, në fund të viteve 20-të të shekullit të njëzetë. Dhe këtë e bëri pasi dështoi ta marrë Vorio Epirin me mjete politike dhe sajesa diplomatike (përpjekja e fundit u bë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919). Pas kësaj, qarqet nacionaliste klerikale greke vendosën të shpallin luftën e shenjtë për “Vorio-Epirin” nën flamurin e shën Kozmait.

Sot nuk ka grek që t’i njohë “shenjtorit” anti-shqiptar, gjysmanalfabet nga Etolia dhe varrit të tij në Kolkondas, ndonjë vlerë tjetër veç asaj të greqizimit të popullsisë ortodokse të Myzeqesë dje, dhe të një hipoteke absurde në tokat e shqiptarëve, sot. Me këtë synim të mbrapshtë, shën Kozmai është futur qëllimshëm në kalendarin e kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe besimtarët e Myzeqesë e nderojnë atë, pa ditur cili është dhe përse. Njëlloj si besimtarët myslimanë të Petrelës të cilët, nuk dinë përse nderojnë tyrben e Ballaban Pashës, tradhtarit dhe armikut të Shqipërisë…!?

 

Nga Prof. Pëllumb XHUFI August 15, 2014 13:42
Komento

11 Komente

  1. Arif Aliu August 15, 14:56

    Me nje te rene te lapsit kisha shqiptare eshte vene nen thundren e Janullatesit.
    Per 300 vjetorin ai do festohet se ketu nuk merret vesh drejtojne Shqiptaret apo te tjeret,dhe rrezik do paguhen njerzit sic i paguan politika per mitingje.
    Per te ditur mire agjentura greke ka rekrutuar shume politikan te Shqiperise nga te gjithe krahet.
    Mire do qe te sheshohen gjerat sa nuk eshte vone,kufri tokesore ,detare,varret e ushtareve greke dhe kjo e ketij qe hapte shkolla greke ne Shqiperine e Jugut,dhe ishte sic thote Profesore Pellumbi spiun i Turqise.Shqiptaret jane nje dhe kane nje FE atdheun pamvarsisht se kujt besimi i perkasin,zoti mos e cofte se do kete bire nenash ketu qe do te beje te veje kufiri aty ku ka qene .

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 15, 15:35

    Prap po ban politiken e komunistve more historian komunistesh.Shko e mbydhu ne .ale o psikopat.Behet fjal per nje person qe ka jetuar 300vjet ma pare o rrac e flliqur.

    Reply to this comment
    • Pellazgu August 15, 16:49

      @Mark uk

      O Mark uku, o qen plehrash, çfarë ka për politikë komunistësh shkrimi i profesor Xhufit? Ti je një gomar besimtar që i sheh gjërat nën dritën e krishterimit, duke dashur të mohosh çdo gjë që thuhet e shkruhet kundër priftërinjve të krishterë antishqiptarë. E bukura mor besimtar gomar, që nga mënyra maloke sesi shkruan duhet të jesh verior katolik, është se ti nga pozicioni i besimtarit trupjerdhur i kërleshesh edhe atyre që shkruajnë kundër klerikëve ortodoksë, që në fakt kanë qenë gjithmonë armiqtë më të mëdhenj të katolikëve shqiptarë (të paktën që kur ndodhi skizma).
      Mësoje mor besimtar trulesh (“Besimtar” do të thotë dikush që i beson ato që janë thënë e thuhen, pra që nuk i sheh dhe nuk i prek gjërat. Me një fjalë, në rastin më të mirë besimtari është naiv, në rastin më të keq është një gomar që e ha sapunin për djathë, pasi në këtë botë çdo gjë është beso e kontrollo, ose siç thoshin latinët “manus capere”.) se gjatë kohës së Perandorisë Osmane armiqtë më të mëdhenj të katolikëve shqiptarë kanë qenë klerikët ortodoksë, që sipas sistemit “Milet” bënin punën e sulltanit, duke drejtuar sistemin shkollor dhe atë juridik e administrativ të “Miletit” të krishterë, ku futeshin edhe katolikët, që yllin e tyre polar kishin Papën e jo Patriarkun e Stambollit, i cili për 500 vjet ka qenë një zagar që lehte sa herë që ia kërkonte padroni i tij, sulltani (Nëse nuk e di se ç’ishte sistemi “Milet”, s’ke për ta marrë vesh ndonjëherë se ç’shkruaj o Mark trapi).
      Edhe diçka të fundit. Ajo ç’ka thotë Prof. Xhufi lidhur me fermanet e sulltanit për Kozma halenë kanë sens, pasi nënshtrimi i klerit ortodoks ndaj sulltanit nis qysh me kohën kur këta nënshtruan përfundimisht Kostandinopojën. Në atë kohë, të lumtur që qyteti ishte në duart e osmanëve, pra që bizantinët nuk do kishin më punë me kryqtarët e Papës, – të cilët nën drejtimin e admiralit venedikas Enriko Dandolo e kishin shkatërruar këtë qytet, për shkak të refuzimit që ortodoksët i bënë kërkesës së luftëtarëve të Papës për ndihmë në para e mall, për të mbajtur gjallë luftën në Tokën e Shenjtë, – në Kostandinopojë thirrej gjithë gëzim “Më mirë çallma e sulltanit, sesa tiara e Papës”.
      O Mark uku, o trangull. Hiq dorë nga gjykimi i gjërave sipas këndvështrimit fetar, pasi do gabosh gjithmonë. Mesa shoh në komentet e tua të ndyra, disa herë shprehesh me urrejtje kundër atyre që mëndja jote e sëmurë i kategorizon si kundërshtarët e tu shpirtërorë. Kjo tregon se ti as besimtar nuk je, pasi doktrina katolike nuk përhap urrejtje, ndërsa ti po. Pra ti nuk di as se ç’është feja e as sesi njerëzit duhet të sillen me njëri-tjetrin.
      Unë për fat jam njeri që nuk besoj, por nuk të urrej as ty (për shkak të besimit, sepse si njeri je një pleh i pashoq) e as besimtarët e tjerë. Nuk shoh arsye përse duhet të të kundërvihem ty edhe të tjerëve, duke u nisur nga këndvështrimi “besimtar kundër ateist”.

      Reply to this comment
  3. Kolkondasi August 15, 15:52

    … nje shkrim i stilit te njohur tashme per te aluduar nepermjet disa frazave te shkeputura qellimisht nga libra te njejte ne stil edhe nga vet greqerit per kete teme mbi Kozman e Etolis qe ishte nje shqiptar arvanitas sipas Aristir Koles .Dhe per te arritur ne mjaft konkluzione qe njerzit e pa informuar ne njohjen historike e sidomos me mangesi ne njohjen fetare do te turfullojne ndaj nje absurditeti te tille qe kerkon te ngrej Pellumb Xhufi. Eshte nje shkrim i njeanshem dhe nuk i takon nje njeriu qe mban titullin profesor te shkruaj e te nxis midis arnauteve te njejten urrejtje sic bente 100 vjet me pare Haxhi Qamili , mbase se bashku me gjyshin e Xhufit.
    PROFESORI PELLUMB XHUFI DUHET TI SHIKOJ ME GJERE FAKTET DHE ARGUMENTAT E TE GJITHA PALEVE DHE PASTAJ TE NA SJELL MENDIMET E TIJ…SE KESHTU ME KETO LLOJ SHKRIMESH PRAGMATISTE AI NUK BEN HISTORI TE VERTETE POR POLITIKE TE QELLIMSHME DHE TE DEMSHME DHE NA HIQET SI NACIONALIST I MADH . pELLUMBIT I NJIHEN EDHE MJAFT TE META TE TJERA SI NDAJ SERVILIZMIT NGA MOS NJOHJA SI DUHET E TREGUESVE MESJETARE PER GJENDJEN FETARE DHE POLITIKE TE ASAJ KOHE.

    Reply to this comment
    • Pellazgu August 15, 16:52

      @Kolkondas

      Të paska ndërsyer Anus-tasi të pshurrësh nga goja në këtë forum? Nuk e lani dot mutin me shurrë ju qentë e Anus-tasit.

      Reply to this comment
  4. Ilia 2 August 15, 15:55

    10 here e keni botuar kete shkrim i cili eshte blasfem ne natyre.

    Reply to this comment
  5. Pellazgu August 15, 16:53

    @ilia2

    Përse more ilia2 qenka blasfem? Pse nuk i pëlqen Anusit që lëpin ti?

    Reply to this comment
  6. Megadeth August 15, 17:13

    O i ashtequajtur ‘profesor’ shkruaj ndonjehere ndonje gje qe s’ka lidhje me Greqine dhe ordoksine,p.sh. per Turqine dhe islamizmin. Apo s’te vjen per shtat te shkruash kunder paraardhsve te tu?

    Reply to this comment
  7. saaaaaaaaaaaaaali August 15, 18:19

    xhufi e ke monolog
    duhet ta besh dialog

    Reply to this comment
  8. skenderbeu August 15, 20:04

    Te paret tane nuk kane pasur as zot as allah! Kane qene te paket ne numer dhe te lire dhe kishin mbi koke qiellin, yjet, diellin dhe henen. Pushtuesit dhe barbaret sollen ne keto treva besimin myslyman, ortodoks dhe katolik.. persianet , bizantinet, sllavo-rusoaziatiket , osmanet dhe jevgo-greket ( qe jane mbeturina persiane dhe bizantine) te shumt ne numer na vrane na prene dhe zaptuan troje dhe toka dhe na ben myslymane ortodokse katolik e car deshen , na vodhen placke e identitet e histori na percane e na ben corap deri sot e kesaj dite qe flasim e s’po shpetojme dot nga kjo rrace-jevgjish qe na jane qepur me buke ne trast e spo na shqiten dhe se fundi duan te na bejne muaxhedin e xhiadist qe jane vete e se pranojne dot se duan te jene si ne europiane.. por mutin do na hane slsllavo-serbet dhe jevgo-greket se nuk behen dot shqiptar se kane irinein e janullatosin qe I rri me kryq te koka dhe ja qi rracen , ma – min dhe ba – bin mu ke su – ma e jevgjiteve qe jane. . ata e dine se shqiptaret kane diellin si perendi kane yjet dhe henen dhe ata kane irinein dhe janullatosin qe hane karin si lopa barin dhe plasin nga inati dhe na sollen dhe ne janullatosin qe te na festoj shen-kozma-sumatricen .. po jevgo-greket dhe sllavo-rusoaziatiket bashke me janull-sumen dhe irineij-sumatricen po e kuptojne se shqiptaret dhe shqiperia do egzistoj sa te egzistoj dielli, yjet dhe hena perendite tona dhe te te pareve tane .. dhe e afert do jete dita kur shqiptaret te kthehen te besimi I te pareve… dhe jevgo-greket sllavo-rusoaziatiket janullat dhe irineij ta mbajne ke sumatricja…

    Reply to this comment
  9. Gramos August 20, 16:34

    Do te ishte mire nga komentuesit me siper te verifikonin vertetesine e thenies meposhte e cila tregon se nga eshte marre……dhe turp per ata qe hedhin balte mbi profesorin P.Xhufi…. “Mësojini fëmijtë tuaj të flasin gjuhen greke pasi kisha jonë dhe kombi ynë janë grek… Në ka burrë a grua të krishterë që do më japë fjalën se nuk do flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë këtu dhe unë do t’ia fal atij të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes… Më mirë të kini një shkollë greke në fshatin tuaj se sa të kini kopshte, pyje a lumenj”, (A.Konstantakopulos, Elleniki glossa sta Balkania, Janinë, 1988.fq.35).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*