Shën Valentini, fluks i lartë lëvizjesh në kufirin Shqipëri-Kosovë

February 14, 2020 18:43

Shën Valentini, fluks i lartë lëvizjesh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë kanë shënuar një fluks të lartë lëvizjesh orët e fundit. Qindra automjete kanë hyrë në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Qytetarë të shumtë nga Shqipëria kanë zgjedhur të festojnë Shën Valentinin në Kosovë dhe gjatë pasdites janë kthyer në Shqipëri.

Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e shqiptarëve të Kosovës kanë zgjedhur që fundjavën para 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ta kalojnë në Shqipëri.

Me gjithë fluksin e lartë nuk janë shënuar radhë dhe pritje shumë të gjata, pasi policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar.

 

l.h/ dita

February 14, 2020 18:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*