SHËNDETËSIA / Replikat në Komision me ministrin Beqaj: Nuk do dëgjoj gjithë vitin broçkullat për ilaçet

September 28, 2015 11:43

SHËNDETËSIA / Replikat në Komision me ministrin Beqaj: Nuk do dëgjoj gjithë vitin broçkullat për ilaçet

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka sulmuar sot në Komisionin e Çështjeve Sociale, Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. Duke folur për mungesën e ilaçeve nëpër qendrat spitalore, ajo iu drejtua ministrit duke e quajtur “injorant” dhe duke e akuzuar se nuk arriti të ruante as standardet që vendosi Nard Ndoka në këtë ministri.

Debati në Komisionin Parlamentar

Beqaj: Nuk ka mungesë ilaçesh në spitale.

Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Në qendra shëndetësore mungojnë shiringat dhe pambuku. A i dini ju këto z. Ministër?

Beqaj: Kjo ishte sjellje e pritshme prej teje si specialiste e ilaçeve firmato.

Vokshi: Vëre në punë Senatoriumin. As nje koronarografi nuk bëhet sot atje. Kam një mesazh që dikush më thotë se ka 3 muaj që nuk merr ilaçin e së ëmës për kancerin.

Beqaj: Kjo historia jote e facebookut është bërë në modë. Si facebooku i Saliut.

Vokshi: S’ta them dot emrin se e heq nga puna. Ju e keni bërë terror dhe diktaturë këtu.

Albina Deda: Mungojnë një sërë ilaçesh..

Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin.

Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë tek ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s’di dhe s’pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi.

 

*********

Foto LSA-DITA: Ministri Beqaj duke inspektuar këtë të shtunë punimet per ndertimin e godines se re te Qendres Konsultave Ambulatore ne QSUT

September 28, 2015 11:43
Komento

4 Komente

  1. e dhimshme September 28, 11:53

    per te papegjegjeshmit
    enveri kishte nje ilac, i tansferonte ne miniere, dhe ky meqenese e ka kapelen ta coje rilindja

    Reply to this comment
  2. info analitike September 28, 11:53

    Po shqiptaret qe kane dy vjet qe degjojne brockullat e Beqajt si t’ia bejne? Ku jane ato perrallat me shendetesi falas??? Mire i paskan thene se ia ka kaluar edhe Nard Ndokes.

    Reply to this comment
  3. Iliri September 28, 11:53

    Mire e ka xha Beqoja : C”pune ka ministri i shendetesise me ilacet?

    Reply to this comment
  4. paci September 28, 16:23

    Po çfar i duhen ilaçet Beqos , Ky gezon shendet te plote . Kapelja eshte moda e ministrave te tranzicionit sikur jane ne aksion ,, per te mbushur xhepat duke u ster tallur me njerezit dhe shpresen e tyre te rilindja .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*