Shëndeti mendor, Lady Gaga: Mirësia ka një zë të butë

June 12, 2018 15:47

Shëndeti mendor, Lady Gaga: Mirësia ka një zë të butë

Këngëtarja Lady Gaga përgjatë fjalimit që mbajti në fondacionin e saj Children Mending Heart’s Empathy Rocks, ka përcjellë mesazhe mjaft të rëndësishme për ata persona që vuajnë nga sëmundjet mendore.

“Mirësia nuk është vetëm një mendim i mëtejshëm për punën tonë, por është fuqia lëvizëse për gjithçka që bëjmë. Është lentja me anë të së cilës ne shohim çdo sfidë.Për mua, pothuajse çdo problem që mund të keni zgjidhet me dashamirësi. Të paktën mund të bëhet më mirë.

Mirësia ka një zë të butë. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se është e dobët por në fakt është jashtëzakonisht e fuqishme. Mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim njëri-tjetrin. Mënyra se si shohim komunitetet tona dhe mënyra se si punojmë. Madje edhe mënyrën se si ndihemi për veten, duke u sjellë më mirë me veten. Ne kemi nevojë për dashamirësi më të madhe në botë”, u shpreh ajo.

Gaga nuk ngurroi të fliste as për eksperiencën e saj personale.

“Vetëvrasja e Kate Spade dhe Anthony Bourdain kanë bërë që unë të flas me zë të lartë për sëmundjen time mendore. Fillimisht mendoja se isha e vetme dhe një njeri i keq, dhe kur i tregova shokëve dhe familjes time, ata vetëm mendonin se po kërkoj vëmendje. Unë u tregova e sinqertë me psikiatrin tim dhe ndershmëria u plotësua me dashuri të sinqertë dhe me më shumë mbështetje nga ekipi im i shëndetit mendor. Fillova të takohesha me të tjerë si unë. E di që unë jam me fat që kam mbështetje si kjo, por ka kaq shumë ndihmë atje, nëse keni guximin të jeni të sinqertë me veten dhe të tjerët për atë që po kaloni. Unë kam luftuar për një kohë të gjatë me shëndetin tim mendor dhe besoj se sekretet se degradojnë sëmundjen mendore.”

s.a/dita

June 12, 2018 15:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*