Shengeni e Minishengeni (Porti i Durrësit si kufi i brendshëm Shqipëri-Serbi)

December 30, 2019 23:22

Shengeni e Minishengeni (Porti i Durrësit si kufi i brendshëm Shqipëri-Serbi)

Nga Zef Mazi

 

Kater muaj pasi Rama u takua ne Beograd me Vuçiçin dhe Zaevin per te ashtu-quajturin mini-Shengen, vazhdon te zieje fort „kazani“ per ate çeshtje. Epitetet pershkruese per qendrimet e Rames variojne nga „ngutja“, “pakuptimi“, „lojra te pista“, „marionete“, “pabesi”, “fshehtesi”, “humbes“,”injorance historike” e deri te ‘tradheti”.

Cilado prej tyre mund te tingelloje e justifikueshme nga kendveshtrime te caktuara. Zerat kunder, sidoqofte, vijne pothuaj nga cdo kend, dhe shtohen. Argumentet qe perdoren nga tre “protagonistet” tingellojne, me e pakta, foshnjore, thjesht perseritet refreni i kater lirive te BE-se per levizjen.

Por nuk shpjegohet nese vertete Shengeni merret me keto kater liri apo vetem me ndonje prej tyre, dhe ne çfare konteksti. Nuk analizohet, nuk thuhet çfare eshte ne te vertete Marreveshja e Shengenit, cilat jane kriteret baze, si funksionon, si behet menaxhimi i kufijve te brendshem dhe te jashtem.

Qe kur eshte themeluar Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut, siç u quajt BE-ia ne themelimin e saj ne vitin 1957, jane bere perpjekje për të hequr barrierat per levizjen e mallrave dhe njerezve ndermjet atyre shteteve. Marreveshja e Shengen-it, apo krijimi i zones te Shengenit, 30 vjet pas krijimit te BE-se, nuk duhet pare si nje „shpikje“.

Emri Shengen vjen nga qyteti dhe komuna e vogel e Schengen-it ne Luksenburg. Aty u nenshkrua Marreveshja e Shengenit nga Franca, Gjermania, Belgjika, Luksenburgu dhe Hollanda me 14 qershor 1985. Por, nje vit me pare, ne qershor 1984, Franca dhe Gjermania e paten ndermarre hapin e pare drejt krijimit te nje zone pa pasaporte dhe pa vize kur e ngriten kete çeshtje para Keshillit Evropian ne Fontenblo.

Ishte kjo inisiative qe çoi nje viti me pas ne nenshkrimin e Marrëveshjes te Shengen-it. Sipas asaj Marreveshje, keto pese shtete do t‘i hiqnin gradualish kontrollet kufitare ne pikat e perbashketa te kufirit. (Cili eshte kufiri i perbashket i Shqiperise dhe Serbise?? Shenimi i
autorit.)

Ajo Marreveshje filloi te zbatohej konkretisht vetem pese vjet pas nenshkrimit te saj. Me 19 qershor 1990 te njejtet vende u takuan perseri per te firmosur Konventen per zbatimin e Marreveshjes te Shengenit. Ajo marreveshje perfshinte: heqjen e kontrolleve te brendshem kufitare, percaktimin e procedurave uniforme te dhenies te vizave, operimin e bazes së te dhenave te Sistemit Informatik te Shengenit, vendosjen e nje strukture bashkepunimi ndermjet oficereve te puneve te brendeshme dhe atyre te imigracionit.

Vetem pak muaj me pas filloi zgjerimi i Shengenit: Italia firmosi marreveshjen, e pasuar nga Spanja dhe Portugalia; shteti i fundit qe nenshkroi Mareveshjen ne shkurt 2008 ishte Lihtejnshtajni.

Zona e Shengenit sot permbledh pjesen me te madhe te Evropes, perfshire vendet me te fuqishme te kontinentit. Njezetegjashte shtete te Zones Shengen i kane hequr kufijte e brendshem ndermjet tyre dhe kane perqendruar punen ne forcimin e kufijve te jashtem. (Kjo e ka filluar te rishikohet vitet e fundit, disa shtete i kane rivendosur disi kontrollet ne kufijte e brendshem).

Shumica e vendeve te Zones te Shengenit jane anetare te BE-se, por ka edhe disa te tjere, si Zvicra dhe Lihtejnshtajni, qe nuk jane anetare te BE-se por gezojne te drejten e levizjes brenda ketij territori sepse jane pjese e Zones te Shengen-it. Qytetaret e Zones Shengen kane te drejte te levizin nga njeri vend ne tjetrin brenda ketij territori sikur e gjithe kjo Zone, me rreth 400 milionë njerez, te ishte nje vend i vetem.

Sot jane kater shtete te Zones te Shengenit (Franca, Hollanda, Danimarka dhe Norvegjia) qe kane departamente dhe territore larg, pertej vendit te tyre, por qe quhen Territore te Shteteve te Shengen-i. Udhetimet ne keto territore rregullohen nga Marreveshja e Shengenit; disa nga keto territore jane pjese e BE-se, por asnjera prej tyre nuk eshte pjese e Zones Shengen.

Zona e Shengenit nuk do te mund te funksiononte si duhet nese nuk do te kishte ligje dhe rregulla te rrepta baze qe rregullojne te gjitha aspektet, perfshire ato te udhetimit dhe te sigurise.

Zona e Shengenit dallohet nga disa karakteristikat themelore: Shtetet e Shengenit i kane eliminuar kontrollet e brendeshme; ne vend te
tyre, ato punojne bashkerisht per te forcuar kufijte e jashtem. (Cili do ishte kufiri i jashtem midis Serbise dhe Shqiperise?! Shen. i autorit)

Qytetaret e Shengenit mund te levizin nga njeri vend ne tjetrin pa pasur nevoje per te marre leje; por, sapo shkojne diku tjeter, ata duhet te rregjistrojne adresen tek autoritetet lokale.

Udhetaret i nenshtrohen kontrolleve veten ne piken kufitare hyrese ne Zonen e Shengenit (Mos valle kufiri Shqiperi-Kosove do te ishte kufiri i jashtem Serbi-Shqiperi? Apo Porti i Durresit, dhe gjithe pikat e tjera jane kufij te brendshem Shqiperi-Serbi? Shen.i autoriti)

Vendet anetare te Zones te Shengenit kane pergjegjesine per te hequr cdo lloj pengese me qellim qe te lejojne rrjedhjen e lireshme, pa pengesa, te trafikut rrugor. Te gjithe vendet e Shengenit respektojne rregullat e perbashketa per qytetaret e vendeve jo Shengen te cilet aplikojne per te kaluar kufijte e jashtem te BE-se, perfshire politikat e perbashketa te azilit. (Cilat jane rregullat e perbashketa midis Shqiperise dhe Serbise, ato midis Shqiperise dhe BE-se? Po qytetaret e Kosoves si do konsiderohen, qytetare qe vijne nga vende jo Mini-
Shengen? Shen. i autorit)

Duhet shtuar se jane dy vende ne BE qe kane zgjedhur te mos jene pjese e Zones Shengen. Ato jane Republika e Irlandes dhe Mbreteria e Bashkuar. Ka edhe kater vende te tjere ne BE – Qipro, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia – qe jane Anetare Potenciale te Zones Shengenit pasi ata kane kerkuar te hyjne ne Shengen.

Ka edhe disa shtete te tjere, te pavarur, por qe kane kufij te hapur me shtetet e Zones te Shengenit, si Monako, 2 km katror shtet, por qe ka kufi te hapur me Francen; San Marino, qe ka kufi te hapur me Italine, Qyteti i Vatikanit, shteti me i vogel ne bote, qe ka nje kufi te hapur me Italine, dhe Andorra. Kjo e fundit ka kontrolle kufijsh me Spanjen dhe me Francen dhe lejon udhetaret te hyjne ne ate vend nese kane viza shume hyrje-dalje Shengen.

Kuptohet nga sa me lart si dhe cfare eshte Zona e Shengenit.

Shtrohet pyetja: Çfare ka te perbashket, bazuar ne rregulla dhe ligje te rrepta, midis Zones te Shengenit real dhe atij „mini“?

A eshte menduar thelle perse kjo inisitative dhe perse pikerisht kur dy vendeve nga tre BE-ia i mohoi hapjen e negociatave?

A jane analizuar qarte, mire, thelle, anet pozitive dhe jo pozitive, fitimet dhe humbjet, e kesaj inisiative, ne afat-mesem dhe afat-gjate?

A jane studiuar thelle implikimet e medha (politike) qe seicila dhe te gjitha pikat sa me lart sjellin per kombin tone, veçanerisht per Kosoven, si shteti me i ri ne bote?

A eshte menduar se pa Kosoven ne tryeze, si e barabarte plotesisht, e njohur si shtet i pavarur nga te gjithe, nuk mund te kete asnje alternative ndaj politikes te afrimit me BE-ne dhe Shengenin real te BE-se?

A eshte menduar se ajo inisitative sjell Serbine ne qendren e rajonit, pasi beri kater luftera, shkaterroi e vrau me dhjetera mijera njerez?

A eshte menduar se ende Serbia nuk i njeh keto krime te tmerrshme, nuk kerkon ndjese, perkundrazi, i legjitimon ato?!

A mendohet se skepticizmi nder vetë ish Jugosllavet eshte teper i larte dhe dyshues per kete inisiative?

Perse?! A eshte menduar thelle se Kosova sot eshte shtet qe lufton dhe punon fort per njohjen e tij, por qe ende mbetet i panjohur nderkombetarisht si subjekt i te drejtes nderkombetare, ende jo anetar i OKB-se dhe i nje numer organizmash te tjere te sistemit te OKB-se?

A shikohet qarte se kjo situate eshte keshtu edhe fale punes te parreshtur, te madhe, te koordinuar, te te gjithe strukturave shteterore serbe per ta penguar, per ta izoluar dhe per te shbere shtetesine e Kosoves, duke filluar nga kufijte e saj?

A mendohet se Kushtetuta serbe vazhdon ta sanksionoje Kosoven si pjese e saj?

A ka pasur dhe a ka konsultime te ngushta, sic duhet te ndodhe per te tilla çeshtje madhore kombetare, me te gjithe institucionet kompetente shqiptare, me Parlamentin, me Presidentin, me MPJ, me Min e Drejtesise, Min e Brendeshme, me partneret per çeshtjet e sigurise, etj.? A jane marre mendimet e gjithe ketyre institucioneve? Cilat jane ato?

A jane shkembyer drafte, a jane bere komente shterruese, konsultime dhe me pas negociata profesionale? Apo gjithçka vijon, si nisi, e mbeshtjelle ne vello te trashë, jo transparente, erresuese?

Nuk mundet p.sh. qe nga 100 analiza per kete çeshtje 96 ta kene gabim dhe vetem 3 apo 4, ose me mire, vetem nje, ta kene mire, sakte dhe ta kuptoje qellimin.

Në epoken e shpejtesise dhe te informatikes, asgje nuk mund te mbetet gjate sekret, njerezit shikojne dhe kuptojne. Me mire nje terheqje heret sesa vone, dhe jo fshehje aspak kredibel pas “nderkombetareve”.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

December 30, 2019 23:22
Komento

43 Komente

  1. M'hill Lèpusha December 30, 23:56

    Kur loja fillon e bèhet e fortè, atèherè tè Fortit fillojnè tè luajnè. Le ta quajmè diletantizèm tè qeverisè tonè kètè kèrkesè tè futjes symbyllurazi nè tè ashtu quajturèn minishengen. Natyrisht ka dy gjèra qè po ndodh njè çèshtje e tillè. 1- Ose qeveria ( Rama ) bèn si i paaftè me njè min. tè Jashtèm jashtè standarteve dhe poshtè nivelit qè kèrkon situata ndèrkombètare dhe interesat e shqipètarève. 2- Ndoshta èshtè njè taktikè pèr ta tèrhequr serbinè nè bisedime duke bèrè qè serbèt tè dehen nga “suksesi” si dominues tè popujve tè Gadishullit !? Sido qoftè èshtè mirè qè tè gjithè ato zotèrinjtè qè kanè qènè nè kanalet e dipllomacisè si ky zoti Mazi po edhe tè tjerè si AI, duhet mos tè rrinè ndenjur, pasi kontributi i tyre èshtè shumè i madh dhe i vlefshèm. Atdheun e kemi bashkè, èshtè e jona Shqipèria !

    Reply to this comment
    • Bravo Vucic, Bravo Rama,E ardhmja eshte bashkepunimi December 31, 03:42

      C’ju duhet minishengeni ju,me Baben,Erdoganin !
      Ju jeni si ajo puna e barcaletes kur Zoti pyeti Shqipetarin dhe i tha:-Po ti a ke ndonje deshire qe ta plotesoj ? -Po i tha Shqipetari,une dua qe vetem komshiut mos ti japesh asnje gje !
      Ju e keni hallin ca do fitoj Serbi jo ca do fitoje Shqipetari.”Qe mund te fitojne te dy palet nuk eshte opsion,as qe behet fjale,Eshte tradheti” !
      Kemi qene ne lufte nuk bejme marrveshje ! Luften e fitove(e fituan te tjeret pa po te ishte per ju Serbi do ishit akoma) U bere shtet,pjesa me e madhe e Botes ju njeh.Me lufte do ta zgjidhesh me ata qe s’te njohin ? Apo s’keni ushtri te madhe ju,do veshi Harajdinaj cizmat,do marri arratine Bota !
      Rruga e zhvillimit eshte dialog, BASHKEPUNIM ! Perndryshe gjthe bota do ishte akoma ne lufte.Amerika ju hodhi dy bomba atomike Japonezeve,sot jane aleate te ngushte sepse kane interesa te perbashketa
      Gjithe keta qe bejne gam-gam-gam,a nuk e kuptojne qe per minishengenin nga mbrapa eshte Amerika ? Cfare do thoni kur te dali ambasada Amerikane ;
      “Ne mendojme se rruga e bashkepunimit te vendeve te rajonit eshte dialogu konstruktiv nepermjet paleve”….

      Reply to this comment
      • Standard December 31, 09:04

        Jam dakord me gjithshka që shkruan Mazi.

        Nuk e kuptoj se cfar do të thotë me shprehjen “e mbeshtjelle ne vello te trashë, jo transparente, erresuese”…

        Këtë marrveshje, mbështille me cfar të duash, fshihe si të duash, produkti i saj është krejt i dukshshëm:

        Serbia po avancon interesin e saj Kombëtar nëpërmjet

        -Krijimit të nje hapsire ekonomike ku ajo do te jet lider

        -Aksesit te garantuar ne infrastrukture kritike toksore(dogana), detare(portet), ajrore…. të cilat i jan mohuar per shkak te karakterit, krimeve, agrasivitetit dhe Rusise

        -Eleminimi indirekt i taksimin 100% nga pala Kosovare

        -NdarjeS/mosmarrveshje te faktorit shqiptar apo humbje e kohezionit te Shqiptarve

        Kusre Shqiptaret ne rajon, nga kjo marrveshje, fitojne:

        -Lesht

        Edhe sikur kjo marrveshje te ngelet vetem ne leter, Serbet arriten shumcka me te:

        Na futen “mizat” midis ne Shqiptarve. Dhe e kombinuar kjo me ate cpo bejne sherbimet e tyre sekrete ne Kosove dhe Shqiperi…dihen perfundimet

        Reply to this comment
      • lavazh truri December 31, 15:31

        Bravo o ushtar me meditje i Edi Rames ! Te shker..efshin serbet ty edhe Ramen bashke, meqe i dashkeni fort !
        Shqiperia nuk ka as interesin me te vogel nga minishengeni me serbin, se me Maqedonine e kemi tashme. Serbia ushqimet e helmuara na i ka sjelle edhe pa minishengen. Serbia behet me dalje ne det, Shqiperia nuk fiton asgje, perkundrazi i prish pune Kosoves. Kosova takse 100% serbit, Shqiperia i hap dyert serbit. Shkoni hapni shalet e grave tuaja, por jo dyert e Shqiperise per antishqiptaret me te zinj te Evropes.

        Reply to this comment
        • Mos harro ! Bej te fala sat'motre December 31, 17:51

          Bravo vuvic,bravo rama ! Bej te fala edhe gruas edhe vajzes,edhe goces xhaxhait,ca te permban fisi,po te me duhet ndihme do marr edhe ca serb,po kam frike se do ta prishin rondelen edhe ty.
          Or byth q..lulishtesh, sic e meriton ta kthejne

          Reply to this comment
    • Zigur O Qarri January 2, 18:39

      Eh more Zef nuk ta vari Rama fare, as sa Genc Cakaj nuk te vleresoi. Dhe mire e ka, se me anglishten shkelqen vertet, por nuk mjafton. Duhet edhe pak tru.

      Reply to this comment
  2. Niku December 31, 01:19

    Une nuk e shoh rrezikun tek Kosova, por tek Shqiperia. Rama me kete ekonomi te dobet qe ka Shqiperia, kerkon te sjellesh ekonomine serbe në Shqiperi! Ata jane te organizuar dhe nuk grinden si ju politikane shqiptare qe meritoni te gjitha epitetet. E vetmja rruge qe te bashkepunohet me serbet eshte Europa dhe jo vetem me Serbine ku forcat jane në nje drejtim. Duhet me qene idiot per te mos e kuptuar kete. E keqja eshte se vendos vete dhe nuk ka kthim prapa, dhe nuk merr parasysh asnje kundershtim, sikur Shqiperia eshte prone e babait te tij. Kjo qe shkruaj nuk ka lidhje me politiken e partickave tuaja, por Shqiperia eshte edhe e imja dhe asnjeri nuk ka te drejte te veproje si ti pelqeje. Na mbyten maskarejte dhe mendjemedhejte! Historia do tju denoje, por ju nuk pyesni per historine, pas jush u befte qameti, sikurse eshte shprehur Berisha.

    Reply to this comment
  3. Arber iliri December 31, 02:00

    Udheheqja e kosoves beri nje gabim historik duke refuzuar pjesemarjen ne kete inisiative.sa per shenimin gjenial te autorit per kufijte e brendshem e te jashtem duket qe se njeh mire mareveshjen shengen.

    Reply to this comment
  4. diplomaticus December 31, 03:02

    Mire te tjeret se jane pa mend, po ky z. Mazi pse ben sikur nuk e di se Kosoves i eshte bere ftese per t’u bere pjese e Minishengenit dhe nuk ka pranuar ? Perderisa nje kerkese e tille i eshte bere Kosoves ( por edhe Malit te Zi dhe Bosnjes ) thuajse te gjitha pyetjet retorike qe ben z. Mazi veterrezohen.

    Reply to this comment
  5. Lili December 31, 04:12

    Mbetet vetem nje sekret : perfitimet personal te edi Rames ne Porto Romano edhe PPPet qe po na pregadit atje nen kete minishengen!
    Kur te behen publike keto do kuptohet pse thika mbi shpine te kosoves nuk i behet vone. Rames kur ky mbush xhepat!

    Reply to this comment
  6. mirel December 31, 06:19

    Ja dhe nje vizion teper i qarte i Mazit. Nga koncepti i kufirit te brendshem dhe te jashtem, eshte e qarte qe Ramuti ka bere tradheti kombetare.
    Eshte tradheti. Vetem te jesh i poshter e mohon.
    Dhe tradhetaret nuk do thone qe po tradhetojne.
    Poshte Ramut qelbesira.
    Qerrohu sa me pare

    Reply to this comment
    • "Komunisti" December 31, 09:00

      Ja dhe nje ekstremist enverist qe del si miu i kanaleve per te shperndare “infeksionin e tradhetise”
      Ate beri edhe enveri,”zbuloj” gjithe “armiqte” e brendshem dhe te jashtem.”Levizjet taktike” nga mirelat “patriotike” te Saliut
      Ps.
      Sperkateni me pak bar Miu kete PD-erin e Berishes !

      Reply to this comment
      • mirel December 31, 15:42

        Pa na e sqaro pak pozicionin e Berishes ndaj Serbise o ti kerme e Ramutit?
        Ske faj, per ju qelbesirat me te poshtra te Kombit shqiptar, ka ardhur koha te perfundoni ne makinat e shkrumbuara sic perfundoi shiku i Berishes.
        Ata hanin e pinin me Arkanin..si Ramuti juaj me Vucic

        Reply to this comment
      • Poli agjent !! December 31, 19:37

        Sa here ta kemi thene ty,kovat me uje te komandanti,e di vete ti per ca duhen !
        Maskara,e shite kauzen e partise,u bashkove me llumin e Ramizit.

        Reply to this comment
  7. K. M. Tusi December 31, 06:21

    Zoti Zef Mazi,

    Keni shume te drejte kur thoni se mungojne detajet e marreveshjes. Kjo eshte pika me e dobet, deri tani, e marreveshjes se propozuar!

    Me sa kam kuptuar une nga kjo marreveshje, emertimi mini-“Shengen” i saj eshte i “gabuar” sepse lejon shume keqkuptime.

    Edhe ju, i bazuar ne emrin, kanalizoheni e ngaterroheni ne marreveshjen evropiane e ku ju dalin nje lume pyetjesh.

    Emri me i sakte do ishte mini-“NAFTA”. Problemi eshte se pothuaj askush ne Evrope, pale ne Shqiperi e Kosove, nuk e njeh NAFTA-n. Ajo eshte marreveshja e tregtise se lire midis Meksikes, Sh.B.A,-se dhe Kanadase. Nuk i ngan fare BE-se e Shengenit!

    Megjithate, ne kuptimin e saj te brendshem (jo te BE & Shengen), lejon nje bashkepunim te thelle midis tre vendeve ne pikat qe zoti KM ka permendur, ne nivele te caktuara per secilen pike qe secili prej dy vendeve bie dakord vec e vec te vendose, pa shkelur aspak ne sovranitetin e secilit vend (sic ben BE-ja e trembet Kosova) dhe pa patur nevoje per nje qender/qeveri (sic eshte KE), apo Beogradi sic frikesohen politikanet kosovare.

    P.sh.: nuk ka levizje te “lire” te njerezve midis 3 vendeve ne kuptimin shengenian, por ka kontroll vetem ne njeren ane te kufirit, anen hyrese, midis Sh.B.A-se e Kanadase. (Ne kufirin meksikano-amerikan hyrje-dalja eshte akoma me e veshtire. – Ajo eshte percaktuar qarte ne marreveshjet bilaterale Meksike-Amerike) Nje shtetas amerikan ndoshta e ka me te lehte te hyje ne kufirin e BE-se se ne kufirin kanadez!!

    Nese mini-shengeni do i ngante NAFTA-s, ashtu sic mendoj une se i ngjan, shume prej pyetjeve tuaja do merrnin automatikisht pergjigje. Ndoshta ca pyetje te tjera do shtoheshin.

    Ju rekomandoj te mesoni me shume per NAFTA-n.

    Reply to this comment
    • Llogjistika January 1, 21:40

      Ti Tusi ke te drejte kur i shpjegohesh z. Mazi per NAFTA por ketu qendron nje problem shume llogjik qe vete Mazi harron ta permend. Zoti Rama ka thene vete se kjo lloj marrveshje nuk duhet te quhet me nje emer te Shengenit apo e krahasuar me Shengenin. Akoma nuk i eshte gjetur emri zyrtar. Qe zoti Maze fillon dhe krahason Shengenin me kete mini-shengenin do te tbote qe i gjithe shkrimi ka filluar ne nje perceptim totalisht te gabuar dhe biles eshte llogjike qe te ngreje shume pyetje te cilat artikullshkruesi i ngre por duke harruar ne fakt qe i ka te mbeshtetura nga mini-shengeni qe ai ka krijuar vete ne koken e tij. Aludon per kufirin midis Serbise dhe Shqiperise. Zoteri! Meksika dhe Kanadaja nuk kane kufi mes tyre por kane nje marreveshje qe quhet NAFTA dhe qe rregullon gjithe logjistiken e tranportit dhe marrveshjeve te ndryshme tregetare midis tre shteteve (USA-MEKSIKA-KANADA). Rama eshte duke folur pikerisht per nje marrveshje ne Ballkan qe me shume u shkon per shtat NAFTAs sesa Shengenit. Sidoqofte, per arsye te vecorive dalluese ne aspekt te ekonomise, pozicionit gjeografic e factoreve te tjere eshte shume e diskutueshme qe kjo marrveshje dubet bere si Shengeni apo NAFTA. Por te rrish e te flasesh per Shengenin dhe ta krahasosh e te kritikosh marrveshjen qe ben Rama do te thote qe ke mare nje qyp te madh me kafe dhe per ta pire te tere ke filluar dhe shkruan nje artikull.

      Reply to this comment
  8. Korabi,Francë December 31, 08:03

    Megjithse ashte një shkrim njohes i mirë se kush ashte në Shengen e cfare përfitimesh kanë, Shoku Zef ka një tendence krejt negative në raport me Shqipërinë.Nuk e di se ku i janë prekur interesat nga Edi Rama por shkrimi ashte edhe dashakeq.Argumenti kryesor ashte ashte kufiri në mes shteteve.Përse shoku Zef merret me kufirin me Serbine? Te gjitha vendet e Shengenit a kanë kufi te përbashket?.Kjo nuk mund te ndodhin e ska si te ndodhin sepse pozicioni e tyre nuk mund te levizin.Ashtu sic nuk mund te kemi kufi te përbashket me Sllovenin apo Austrinë nuk mund te kemi as me Serbine.Clidhje ka kjo marrveshje me kufirin me Serbinë qe mundohet shoku Zef ti japin ngjyra te tjera jasht atyre qe janë në te vertete?Nese Shoku Zef ka humbur ndonjë vend punë ose ndonjë interes tjeter përsonal mund te hakmerret në forma te tjera qe nuk i demtojnë interesat e Shqipërise.

    Reply to this comment
  9. kasemi December 31, 08:33

    Me sa duket zef kerrici ka qefmbetje me qeverine, e per rrjedhoje mundohet te hakmerret duke shpifur pa dogane. Jo nuk e njofim marreveshjen, jo si do te jene kufijte etj., ne kohen kur marreveshja akoma nuk eshte firmosur dhe nuk eshte rene dakort. Me sa duket zefi eshte mesuar te kete infrmacione sekrete, te cilat tashme i mungojne, e kjo nuk do e thote se nuk funksionon shteti, por ka dale jashte loje ky debil.

    Reply to this comment
  10. Irroshi December 31, 08:58

    Ja pra dhe Shengeni , si fillim i firmosur nga 5 shtetet kufitare ne vitin 1985 e pati shtysen per tu zbatuar ne vitet ’90, pra ju desh gati 5 vite te kristalizohej dhe honepsej nga antaret e firmosjes se saj. Pra mos kerkoni imtesi qe ne ditet e para te mareveshjes, Tashme ajo po testohet si nje projekt tek sejcili shtet p;r te pare e shpjeguar reagimet e popujve e midis tyre dhe autorin e ketyre rreshtave. Pra ky minishengen i ka pak a shume ate c’ka makroshengeni i sprovuar dhe si nje realitet ne europe. Per ballkanin ende shikohet si nje tabu qe duhet perjashtuar sepse Kosova dhe Serbia ende kane probleme me kufijte e tyre.
    Po cfare eshte Minishengeni Ballkanik?
    Eshte nje platforme ose nje projekt per 4 lirite baze te pupujve te nje rajoni sic dhe aktualisht jane te zbatueshme ne BE dhe Europe.
    Pra nuk po shpiket ndonje gje e re. Thjesht jane shtete te Ballkanit Perendimor qe kane aplikuar prej vitesh per tu antaresuar ne BE dhe qe kjo e fundit heziton per shume “arsye” (pa arsye), per te mos i futur ne familjen e madhe duke ju ndryshoar rregullat e lojes vazhdimisht.
    Pra ku eshte cudia ketu e refuzimit?
    Vetem Kosova nuk eshte pranuar ne Shengenin Europian? Dhe kerkesen ka vite qe e ka bere , por pa rezultat. Por si e shikoj une kete antikapat?
    Kosova do te futet ne BE , por jo ne Shengenin Ballkanik?. Po pse?
    Por nese Serbija futet e para ne BE? (para Kosoves) , atehere kjo e fundit do te deshironte te futej me te drejta te plota aty?
    Sepse nga 5 shtete te BE-se qe nuk e njohin Kosoven , do te behen 6 te tilla bashke me Serbine. Atehere dhe deshirat kosovare shkojne se bashku ne “kalendat greke”.
    Krijimi i Minishengenit Ballkanik” eshte nje qasje e detyruar e BE-se dhe SHBA-se per te testuar mendesite Ballkanase, nese jane te afta te punojne dhe te sillen si europiane ne grup (i vogel) para se te perfundojne ne grupimin e madh.
    Eshte e qarte qe Serbia nuk e njeh Kosoven si shtet, por ajo e pranon Kosoven ne kete Minishengen pa patur kompleksitetin e mos njohjes nga ana e saj, por te mireqene e te mirenjohur nga shumica ne europe dhe bote. Serbija po i bashkohet Minishengenit per te ndryshuar mentalitetin dhe urejtjen shekullore te popullit te vet ndaj shqiptareve te kosoves,(2 milion) qe nuk eshte e paket edhe tani. (Sepse me europen 500 milionshe ajo nuk e ka problem hapjen)
    Pra jam me K/Min. dhe BE-SHBA qe Minishengeni te rikonstruktohet edhe pa kosovaret si fillim. (Keta kane dhe arsye objektive, sepse jane pa qeveri, shtet ne ikje dhe (pa)Kryeminister.)

    Reply to this comment
    • Standard December 31, 10:36

      Zdravo, Urosh djali….Čestitam!

      Ke te drejte…. Shengeni Europian Funksionoi.

      Edhe minishengeni Ballkanik, si “Instrument” i ngjashem, Paksa çuditshem, do funksionoje….dhe po te bjer nje shembull:

      Bisturia(Shengeni Europian), eshte mjet i domosdoshem dhe ben mrekullira kur perdoret nga Mjeku(BE)..

      Por gjithshtu Bisturia kur perdoret nga kasapet, te vertetuar per krime dhe Gjenocid(Si Serbet e milloshevichit qe nuk kan pranuar ende krimet), shnderrohet ne thike qe te vret Mbas Shpine….

      Keshtu mor Urrosh …

      Nese Serbija hyn ne BE para Kosoves, ather do pengoj Kosoven…thua..

      Se pari, Serbija nuk hyn dot ne BE, pa marrveshje per Kosoven, dhe pa ndryshuar Kushtetuten.

      Se dyti, per Kosoven dhe Shqiperine, me mir jasht BE sesa nen ombrelen kushtetuese te Serbise…Besoj eshte e qart kjo.

      Se treti, edhe po hyri Serbia ne BE, nuk do kete asnje mundesi te ver Veto per Kosoven apo Shqiperine….nuk ka budallenj BE.

      Sa per Qasjen e detyruar Europiane per Ballkani…tregoja ketij Kecit ne Detyre te Ministrit te Jashtem….dhe ndonje Militanti.

      BE, apo USA, kur kan Iniciativa te tyre, nuk i paraqesin fshehur dhe papritmas, qe kercasin si geshtenjat ne shpuze të pjekura në Novi Sad apo Beograd…

      Ata(USA dhe BE) kan kancelarit e tyre, dhe nuk kan “turp” nga ty apo nga Serbet e tjere, ti deklarojne dhe ti Diktojne Hapur ato..

      Vodken e prodhuar ne Moske, nuk e shisni dot per Raki Skrapari apo Uiski Skocez…..se dallon ne ngjyre, ne ere dhe ne shije…..

      Vetëm ndonjë Kërriç militant nuk e ben dot dallimin..

      Ostavi me na miru!

      Reply to this comment
      • Irroshi December 31, 12:57

        Standart.?!
        Une dhashe nje opsionin tim.
        Minishengeni , nuk eshte i detyrueshem ne te gjitha pikat (4 lirite themelore), por ka dhe opsionin e perzgjedhjes te njeres prej tyre ose disa, me nje shtet ose me disa te tille nga 6 shtete gjithsejt qe jane. Pra Kosova eshte ne te drejten e saj te perfshije te 4 pikat me vlaun e saj te madh dhe po te jete e nevojshme te shpikin dhe pika te tjera perbashkimi, nderkohe me Serbine te mos firmose asnje mareveshje dhe te mbaje qendrimin armiqesor dhe lufte nese i intereson. Mos pjesemarja ne te gjitha dhe kunder te gjitheve, duke rezikuar dhe fqinjesine e mire dhe me vllaun e madh Shqiperine ve ne dyshim jo popullin e kosove, por politikanet e perlyer me nje mije e nje interesash te vockla, qe nga ato elektorale , pra mbledhje dhe hesapesh votash, deri dhe ato materiale duke e mbajtur te izoluar ate popull edhe per shume vite te tjera.
        Qe Serbija do te hyje e para ne BE,(nga 6 te tilla qe ka Ballkani perendimor), sepse dhe ne negociatat e saja me BE-ne jane shume avantazhuese dhe viti 2025 do e gjeje brenda BE-se edhe pa njohur Kosoven , sepse nuk do te jete nje dele e zeze, ka dhe 5 te tilla ne BE, si Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja qe nuk e njohin Kosoven Republike, etj. Duke pasur si sponsorin dhe kumbaren vete Makron dhe Francen, per te mos thene edhe Gjermanine qe ka miliarda investime ne Serbi qe ne kohen e Titos.
        Prandaj duhet me patjeter qe Kosova, separi ti bashkohet Shquiperise ne keto negociata dhe ti lere vicklat menjane e genjeshtrat kryeministrore , ashtu sic po shohim dhe vicklat e Kurtit me Thacin per krijimin e qeverise se Re.

        Reply to this comment
        • Standard December 31, 14:04

          Urosh,
          E kuptoj natyren e komentit tend.

          Po ashtu e kuptoj dhe optimizmin tend per Serbin ne BE brenda 2025.

          Ajo qe nuk kupton dot ti Urosh eshte fakti qe;
          Ne Doganen Kushtetues te BE, Serbia nuk kalon dot me rimojkon e Kosoves…Ngec aty dhe kthehet mbrapa.

          Serbia, nuk ka asnje shanc te pranohet ne BE pa ndryshuar Kushtetuten, pa ndryshuar Harten.

          Dhe nuk eshte problemi se do ti kerkoj njeri ta njohi apo jo Formalisht Kosoven…Jo Urrosh.

          Ajo cka do bej BE eshte qe do ti kerkojje Harten dhe Kushtetuten….dhe do ta kthej mbrapesht ti “qeth” dhe te aplokoje nga e para!!

          Ju, serbet, mos e “qethni” e as mos e “rruani” fare se keni Qipron, Sllovakine dhe Rumanine….Keto shtete i bejne rregullat e BE

          Reply to this comment
  11. Irroshi December 31, 09:03

    Ja pra dhe Shengeni , si fillim i firmosur nga 5 shtetet kufitare ne vitin 1985 e pati shtysen per tu zbatuar ne vitet ’90, pra ju desh gati 5 vite te kristalizohej dhe honepsej nga antaret e firmosjes se saj. Pra mos kerkoni imtesi qe ne ditet e para te mareveshjes, Tashme ajo po testohet si nje projekt tek sejcili shtet per te pare e shpjeguar reagimet e popujve e midis tyre dhe autorin e ketyre rreshtave. Pra ky minishengen i ka pak a shume ate c’ka makroshengeni i sprovuar dhe si nje realitet ne europe. Per Ballkanin ende shikohet si nje tabu qe duhet perjashtuar, sepse Kosova dhe Serbia ende kane probleme me kufijte e tyre.
    Po cfare eshte Minishengeni Ballkanik?
    Eshte nje platforme ose nje projekt per 4 lirite baze te pupujve te nje rajoni sic dhe aktualisht jane te zbatueshme ne BE dhe Europe.
    Pra nuk po shpiket ndonje gje e re. Thjesht jane shtete te Ballkanit Perendimor qe kane aplikuar prej vitesh per tu antaresuar ne BE dhe qe kjo e fundit heziton per shume “arsye” (pa arsye), per te mos i futur ne familjen e madhe duke ju ndryshoar rregullat e lojes vazhdimisht.
    Pra ku eshte cudia ketu e refuzimit?
    Vetem Kosova nuk eshte pranuar ne Shengenin Europian? Dhe kerkesen ka vite qe e ka bere , por pa rezultat. Por si e shikoj une kete antikapat?
    Kosova do te futet ne BE , por jo ne Shengenin Ballkanik?. Po pse?
    Por nese Serbija futet e para ne BE? (para Kosoves) , atehere kjo e fundit do te deshironte te futej me te drejta te plota aty?
    Sepse nga 5 shtete te BE-se qe nuk e njohin Kosoven , do te behen 6 te tilla bashke me Serbine. Atehere dhe deshirat kosovare shkojne se bashku ne “kalendat greke”.
    Krijimi i Minishengenit Ballkanik” eshte nje qasje e detyruar e BE-se dhe SHBA-se per te testuar mendesite Ballkanase, nese jane te afta te punojne dhe te sillen si europiane ne grup (i vogel) para se te perfundojne ne grupimin e madh.
    Eshte e qarte qe Serbia nuk e njeh Kosoven si shtet, por ajo e pranon Kosoven ne kete Minishengen pa patur kompleksitetin e mos njohjes nga ana e saj, por te mireqene e te mirenjohur nga shumica ne europe dhe bote. Serbija po i bashkohet Minishengenit per te ndryshuar mentalitetin dhe urejtjen shekullore te popullit te vet ndaj shqiptareve te kosoves,(2 milion) qe nuk eshte e paket edhe tani. (Sepse me europen 500 milionshe ajo nuk e ka problem hapjen)
    Pra jam me K/Min. dhe BE-SHBA qe Minishengeni te rikonstruktohet edhe pa kosovaret si fillim. (Keta kane dhe arsye objektive, sepse jane pa qeveri, shtet ne ikje dhe (pa)Kryeminister.)

    Reply to this comment
    • mirel December 31, 15:46

      Epo kjo i thone ti thuash kokes kembe e kembes koke.
      Zef Mazi thote me argumente shume te sakta, qe dhe pse keto shtete e ideuan Shengenin, prape qartesimi i legjislaturave dhe rregullave mori kohe, pra u treguan te kujdesshem ne realizimin e qarkullimit te mallrave ne kufi.
      Po ky Ramuti jone nuk e ka kufij Serbine, Cfare e ngut ta shkrije kufirin Shqiptar me Serbine?
      Ne kurriz te kujt?
      Pyetjet jane te sakta, perderisa ngjashmeria me Shengenin nuk eshte gjekundi..
      Fqinj kemi Kosoven, Shengen me Serbine.

      Reply to this comment
  12. Bureto December 31, 09:10

    Korab! Ma ke blerë mendimin sa i përket absurdit të shokut Mazi, për kufijtë midis shteteve. Pa e zgjatur, sa i përket komentit tuaj në tërësinë e tij, nuk i heq asnjë presje, ndaj të falënderoj.
    Gëzuar Vitin e Ri 2020!
    Nga Bureto, (mal në jugë të Shqipërisë).

    Reply to this comment
  13. Kola December 31, 10:49

    Stani i kalemxhijve te Metes ne sulm me ngarkese te plote. O do shpetohet pasuria e vjedhur dhe ari i Krrabes, o do varroset patjeter Shqiperia. Se harrove te pyes: Gazetes dita a i dha Metà dhurate per vitin e ri?

    Reply to this comment
    • mirel December 31, 17:05

      Ka mundesi qe ti ndaloni dhe ato grantatat qe te shperthejne pa zhurme te pakten..
      hahaha,, Rlindja e qelbesirave.
      Ndalohet te folurit, te shkruarit dhe te menduarit.
      Flet vetem Rilindja
      Mendon vetem Rilindja
      Shkruan vetem RIlindja…
      ..e bajgave

      Reply to this comment
  14. MARTIN December 31, 11:23

    Heqja e doganes midis serbise dhe shqiperise kane qene pika kryesore ne marreveshjet Pashic-Esat Pasha dhe Pashic-Zog. Kjo do te jete tradhta e trete: Marreveshja Vucic-Rama.

    Reply to this comment
  15. spata December 31, 12:03

    Kjo marveshje e minishengetit Bakklanike nuk eshte me shume se nje veprim i orjentuar i Evropes per te qetesuar popujt e Ballkanit Perendimor per mos hapjen e negocjatave .Evropa keto lojra i ka bere e i ben sa here qe ajo deshton me programet e saja per zgjerim. Ndoshta e ngadalsojne zgjerimi per te mos u shtuar problenet qe ka brenda vendeve antare te BE.
    BE lindi si domozdoshmeri e zbutjes se kontraditave midis vendeve Evropjane pas luftes se dyte boterore. Shume vende pesuan humbje te medha jo vetem njerzore por dhe ne planin e ekonomik .Ajo qe ndikoje ne qasjen midis vendeve, te Evropes se pas luftes ,qe fuqizimi i Rusis sovjerike dhe kercenimi i shtimit te arsenalit ushtarak e atomik.Pa dyshim ne keto rrethana Aleanca Atlantike skishte rruge tjeter vec se te bashkoje vendet e Evropes ne nje frot jo vetem ushtarak por dhe ekonomik kunder BRSS.Lufta e ftohte midis dy superfuqive i detyroje vendet e Evropes te bashkoheshin ne nje front me SH.B.A. BE qellimit ja arriti ta minimizoje rrezikun si ushtarak dhe ate ekonomiok te BRSS.Pikjada e vendeve ish socjaliste qe ishin ne nje front me BRSS shume shpejte dha rezultatet e saj . Degradimi i Lindjes dhe forcimi i vendeve Perendimore . Ndryshimet ishin dhe jane drastike sa ky fakte krijoje nje hendek te madh nga pikpamja ekonomioke e vendeve te Lindjes kundrejt atyre Perendimore .Hapat e zgjerimit te BE pas viteve 70 ishin pa vedosur kushte vetem e vetem te izolohej armiku kryesor BRSS me sateltet e tyre.Kesaj strategjije BE i qendroj edhe kur u shperben vendet e Lindjes pas prishjes se Murrit te Berlinit .Pranoj pa kushte te gjithe vendet e Lindjes qe ishin ne kufi me BRSS.Mbylli kufirin dhe mor masa te reja per sigurin strategjike te BE.
    BE ra ne qetsi por nuk la jashte vemendjes gjendjen e Rusis qe dhe ajo deklaroje zyrtarishte se u largua nga rruga e komunizit drejt aspiratave demokratike te modelit Perendimor .Ishte Gjermania qe investoj per rimekembjen e ekonomis Ruse si nje treg me peshe ne kontinentin Evropjan .Nga ana tjeter BE, me futjen e vendeve te Lindjes ne familjen e saj, u perplas me shume ceshtje qe kishinte beni me integrimin e tyre ne te gjitha fushat .Kjo beri dhe ka bere qe vendet e Evropes zgjerimin ta shikiojne tani me nje sy tjeter .Te mos nxitohen e te ruajne standartet ekonomike te kapura .Brenda familjes Evropjane filluan kontraitat dhe mos dakortesist ne planin e rimekembjes se vendeve te BE per standartet ekonomike .Krizat qe nxorren koken pas 2005 ne shume vende te BE krijuan nje atmosfer te rende sa qe Evropaes i duhej te merrej me kaperximin e tyre .Gjermania ,Franca e Britanija ,qe mbanin peshen kryesore ,filluan te perplaseshin midis tyre per politikat ekonomike te Junionit .
    Sot aktualishte BE eshte ne nje krize jo vetem ekonomike por dhe mosdakortsimi .Ceshtjet e zgjerimit, sic po tregojne dhe politikat e saja me Shqiperine , Maqedonine e Veriut,Serbine ,Malin e ZI dhe Bosnje Hercegovinenen pothuajse nuk marrin rendesin si dikur ku ishte domozdoshmeri mbyllja e kufitir Evropjan .Tani ky kufi eshte vene ne pikepyetje si rezultat i krizave brenda BE dhe rritjes se rolit te Kines ne tregun Evropjan .Shkeputja e Britanise se Madhe do te japi efekte edhe me negative per Unjonin Evropjan .
    Ne keto situata e mira per Shqiperine dhe Kosoven eshte stabiliteti politike qe do te ndikoje ne mbajtjen e nivelit ekonomik aktual se per rritje as qe te mos mendohet .Politikanet shqiptare te mendojne per egzistencen e kombit shqiptare e jo te fryjne depositat e tyre me pasuri jashte vendit .Nuk dihet se cfare do te pjellin krizat. Nje gje eshte e sigurt te gjithe jane te rezikuar si ata qe kane vene pasuri me vjedhje dhe ata me djersen e ballit .

    Reply to this comment
  16. ademi December 31, 12:05

    Shqiperia ka filluar te zvenis njohjen e Kosoves ,gje qe ne kohen e fundit eshte shume evidente.Kur kam qendruar per here te fundit ne Shqiperi neper harta te ndryshme rastesisht kame verejte qe Kosova ekzistone ose si pjese e Serbise ose me vija te nderprea.Ne librat shkollore pame se fundi si eshte heke Kosova dhe figuron vetem Serbia.Ne hartat e RTSH shpesh here Kosovs nuk figuron.Kjo nuk ndodhe psh ne Kroaci,Gjermani ,Zvicer…. ku Kosova paraqitet e barabart si gjithe shtete tjera.Rilindja po luan me zjarrin…

    Reply to this comment
  17. epo kjo pune December 31, 13:57

    tjeter gje ne parim tjeter gje detajet, a biem dakort ne parim te hapemi se BE vete ate kuptim ka apo ne BE por me dogane ne Serbine!!! Detajet pastaj mendet ne koke i kemi, te ulen gjithe keta burra qe bejne me dhjetra pyetje dhe te sheshojne variantin dhe me te ballafaqohemi me Serbine. Po thame Durresi kufiri me Serbine, pse te mos themi Beogradi kufiri me Serbine, gjerat jane reciproke dhe ata qe duhet te ndruhen ne fakt duhet te jene sllavet sepse do jene pakice ne tregun e madh te ballkanit ku dominojne shqipot sepse 1913 ndau ne dhe jo grekerit apo serbet. Mos te bejme protagonistin kot por te ulim menderet dhe te bisedojme se pari si shqiptare pastaj me fqinjet. Se keshtu thane dhe per Rambujene, mos firmosni, mos firmosni pastaj dihet kush refuzoi dhe kush humbi e fitoi, fitoi Kosova se u be pale me perendimin. Mos te na dale Serbia me shume proamerikane se ne por te hapim syte se po u hap Ballkani do bashkohen trojet shqiptare direkt indirekt dhe Serbia do e gelltise kete humbje sa kohe behet pjese e BE dhe poqese BE merr fund, iken dhe ky shans per bashkim ne paqe shqiptar ne rajon. Prandaj te mos e leme zogun te na fluturoje nga dore, sikurse thone, me minishengenin rikthehet jo jugosllavia por Arberia dhe me BE rikthehet Iliria sepse do ndergjegjesohen shqipot kudo ne rajon.

    Reply to this comment
  18. Lalai December 31, 15:47

    Po ku eshte problemi këtu…!?!?!?
    Kur Sërbi ka 90 vjet që SHKËRDHEN shqiptarët ku qëndron problemi?
    A eshte Sërbi ai që i degjeron shkatërron shkërdhen pushton vret Shqipot që nga 1923/4?
    E atëherë ….?
    Për se duhet që shqiptarët duhet të luajnë sikur janë si ato VIRGJERESHAT,më mirë lërini të vazhdojnë lojen e Shqiptaret të bejne sikir nuk kuptojne gjë….jo për gjë po ja ka marrë dorën me Shqipot Sërbët.
    Apo do na ngrihen atdhetaret e do bejnë ciu ciu webeve…amani ae po na pushton Sërbi…aiuto aiuto…hahahaha po vari o trapin Shqipove se Dashnorja e Sërbisë ka qënë eshte e do te jete!!!

    Reply to this comment
  19. Deda December 31, 17:21

    Po keshtu do vazhdojme te jetojme ne kete Ballkan o Zef?

    Ata ne thep te pushkes dhe ne ne gryke te topit?

    Ke qene edhe i OSBE-se pale.

    Reply to this comment
  20. gjeli i Mazit December 31, 20:10

    Lexova kete artikull te Joseph. ..Giuseppe,.. Zef Mazi dhe me keqardhje konstatova qe ky njeri te detyron ta neverisesh..
    .
    te detyron ta neverisesh..se ky e di qe prapa minishegenit ballkanik nuk eshte rama me vucicin por washingtoni-berlini-parisi-brukseli….ect
    .

    te detyron ta neverisesh..se ky nuk e ka hapur sqepin kur ndodhur hatara 100 here me te medha se kjo e Rames.
    .
    Ku ishe ti o Maraz kur Salikerma na futi ne Konfernce Islamike duke thyer cdo lloj rregulli dipllomatik qe eshte antishiptarizem ekstrem
    .
    Ku ishe ti o Maraz kur Salikerma ne dhjetor 1993 takoi fshehurazi Millosheviqin ne Oher ku u vendos dhe furnizmi me nafte I serbeve te bosnjes dhe me vone vete serbine..
    .
    Nuk e kupton ti o Maraz se jane vete Nato-xhinjte qe kane” lene litarin jashte” sepse nuk detyruan Millosheviqin te firmoste kapitullimin..
    .
    Nuk e kupton ti o Maraz se jane vete Nato-xhinjte qe kane” lene litarin jashte” sepse nuk detyruan te mundurin te paguaje demshperblimet e luftes
    .
    Nuk e kupton ti o Maraz se jane vete Nato-xhinjte qe kane” lene litarin jashte” sepse nuk e quajten Genocid te Perbindsem masakrat e ushtrise serbe
    ..
    Mund te rradhis dhe shume fakte te tjera por me ben pershtypje ajo qe thote komentuesi Korabi France si me poshte:

    “”‘Shoku Zef ka një tendence krejt negative në raport me Shqipërinë.Nuk e di se ku i janë prekur interesat nga Edi Rama por shkrimi ashte edhe dashakeq.
    ————–
    Pak e dine qe “senior Giuseppe” qe kur ndau shtratin e ngrohte me “Seniora Bertinin” ne 1987 I ka shkelur me prapanice gjithe Europen se ka patur mire me gjithe partite dhe qeverite
    qe nga Roma-Londra
    -Zyrihu-Parisi-Wiena-Gjeneva
    dhe kam mendimin qe jo vetem ka humbur lidhjet reale me Shqiperine por eshte bere dhe I demsheshem deri sa shkruan artikuj te tille duke e ditur qe kjo politike e gabuar ndaj Shqiperise ne lidhje me minishegenin ballkanik ka te beje me braktisjen (ftohjen) e perendimit ndaj Kosoves dhe absolutisht e Rmas ku ky I fundit I thote shefave te tij ne WDC & BE vetem dy fjale..URDHERO-..SI-URDHERON
    ——
    Ne vend te mbylljes:

    Mendimi im ne kete histori me minishegen eshte I shprehur qarte nga komentuesi NR-2…
    Bravo Vucic dhe Rama….
    ku thote sakte kete Aksiome;;;

    Rruga e zhvillimit eshte dialog, BASHKEPUNIM ! Perndryshe gjthe bota do ishte akoma ne lufte.Amerika ju hodhi dy bomba atomike Japonezeve,sot jane aleate te ngushte sepse kane interesa te perbashketa
    Gjithe keta qe bejne gam-gam-gam,a nuk e kuptojne qe per minishengenin nga mbrapa eshte Amerika ? Cfare do thoni kur
    te dali ambasada Amerikane ;

    “Ne mendojme se rruga e bashkepunimit te vendeve te rajonit eshte dialogu konstruktiv nepermjet paleve”…
    ..
    Ne kete prizem dhe Zef Marazi nese ka dicka me hijet e frikeshme te Minishegenit le ti drejtohet nderkombetareve dhe jo te beje rolin e pushkatarit ndaj kufomes Rames.
    .
    Sugjerim per Mazin shqiptarisht.

    Nese se nuk e keni kuptuar qe ne intervisten qe keni dhene BBC 5 tetor 2010 me rastin e vdekjes se
    Sir Norman Wisdom “Pitkinit” turperove jo vetem veten tuaj por dhe kombin..te pakten mos e perserit kete gafe dhe ne ceshtje te egzistences kombetare.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 6, 10:35

      o net paçavurja ke shku për pushime në amerikë tek halban kërma,apo ka ardhur ai tek ti??
      më duket se i paskeni ngatërruar lesht dhe e paskeni bërë lesh arapi këtë komnet,gomarësh!!

      Reply to this comment
  21. fantazma Bismark December 31, 22:22

    Zefi ,si ‘katoliku’ òLesi jane rraste te rralla qe ne vend te Truve kane koqet dhe trute i kane ne bythe…O Zef tio ngaterron ‘Shtetoin’ me ì’Shengen’ me qenese fillojne me ‘SH’! Ky vend e ky popull jane 30 vjet pa shtet!!

    Reply to this comment
  22. Shkodra January 1, 14:17

    Soji politik i Mazit (Ndoc) ka per argument pikepyetjet dhe urrejtjen. Qe ne kete moment e me tej, ky sua eshte ose i destinuar per ne plehra, ose te bashkohen per te krijuar Partine Haxhiqamiliste.

    Reply to this comment
  23. ganiu January 1, 21:27

    Ky “mini” sikur më sjell ndër mëndje një marrëveshje të ngjashme të Ramës. E ngjashme në formën e saj të fshehtë. Në atë kohë marrveshja nuk përfshinte tër shtetin a, më gjërë, kombin. Ajo ishte brënda një grupi. Brënda PSsë.
    Ajo marrveshje e kërkuar nga Rama dhe e pranuar, me kërkesën e tij “për ta pranuar pa kërkuar shpjegime”, nga kryesia e PS, solli si fitimin e zgjedhjeve të 2013 dhe fillimin e absolutizmit të tij.
    Lind pyetja, të kenë të njëjtin burim këto marrveshje?
    Një pyetje që më “torturon” që nga qershori 2013 është
    “çfar e detyroi Sali Berishën ta dorëzonte aq “ëmbël” atë pushtet që mbrojti me 4 pushlatime dy vjet më parë?”

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 3, 15:12

      gano ke të drejtë
      akoma nuk e dimë se kush i pordhi në vesh palloshit për të bërë “paktin e ngajlave” në 1 prill 2013,ashtu si nuk e dimë se kush e zbuti berishën që të lëshonte atë që nuk i kishte shkuar as atij vetë në mënd!pushtetin!!ka shumë mundësi të ketë qënë ndonjë “rrymë e freskët ajri verior”!!
      dikush thoshte batona e rrugëve,por prapë nuk ishte e besueshme!!ai shumë shumë mund të ketë qënë korieri!!

      Reply to this comment
  24. Romak January 3, 12:53

    Sa idiot je o Zef!
    Pyet ku eshte kufiri i perbashket i Serbise dhe Shqiperise dhe gjoja e hodhe knockout Minishengenin.
    Po kufiri i perbashket i Luksemburgut dhe Hollandes ku eshte o idiot?
    Meqe e prure vet si shembull.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 3, 15:08

      romi
      ti ja paske fut zefit sa ska ku të shkojë!!
      përse nuk e pyte se kush është kufiri i përbashkët mes portogalisë dhe polonis??
      zefi nuk e kupton mër lal!!
      ai nuk llogarit faktorin njeri!!
      si sërbia e shqipëria kanë timonierë rajonalë e botërorë,që me shtatlartësinë e tyre i zhdukin kufijtë!!
      kush pjerdh ramushin dy pëllëmbë??bile as thaçin që ka filluar të bëjë si patriot se kujton se do të bëhen zgjedhje të para parakohëshme!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim