Shengeni “mbyll dyert” për shqiptarët

August 13, 2017 20:18

Shengeni “mbyll dyert” për shqiptarët

Disa vende i kërkuan shtetit shqiptar që të shtonte masat kundër azilkërkuesve, ndaj vetëm sot në Rinas janë ndaluar plot 39 shtetas shqiptarë duke mos u lejuar që të udhëtojnë në vendet Shengen.

Qytetarët u ndaluan pasi policia ka pasur dyshime se do të kalonin kufirin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Po kështu gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”

“Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të ayre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së” informoi sot policia e shtetit.

Sipas policisë ka pasur fluks të madh lëvizje këtë muaj . “Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj. Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje”.

Gjermania po ushtron kontrolle të rrepta tek shqiptarët që udhëtojnë në këtë shtet duke mos lejuar azilkërkues.

10 shqiptare janë ndaluar të hyjnë ilegalisht në Gjermani nga policia federale. Bëhet fjalë për dy familje të cilat po udhëtonin në një minibus në autostradën , afër Rottal-Ost kur janë kontrolluar nga policia shkruan portali gjerman plus.pnp.de, raporton oranews.

Ata kanë treguar pasaportat shqiptare. Nga kontrolli i dokumenteve është zbuluar se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani. Kur janë pyetur për qëllimin e qëndrimit në Gjermani ata kanë dhënë deklarime kontradiktore

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre.

August 13, 2017 20:18
Komento

3 Komente

  1. Epo kjo pune! August 13, 22:45

    pozojeni mire problemin, dakort per fallsifikimet por jo per dyshimet!!!!! se do kerkojne azil, i bie qe tani policia te arrestoje se dyshon se do beje krim!!! Demokracia esthe liri dhe pergjegjesi. Nese kerkon azil dhe nuk i takon, le tja beje gjemen shteti BE dmth nga ndalimi per disa vjet ne ate vend apo BE etj, gjoba etj etj. Por jo te paragjykosh tjetrin kot!!!

    Reply to this comment
  2. A August 13, 23:40

    Ne qoftese na rikthehen vizat, kjo tregon ne menyre perfundimtare qe shqiptaret jane te zgjuar dhe te shkathet dhe behemi popull me emer ne Evrope dhe ne bote per mençuri. Bravo na qofte, me na patur zili.

    Reply to this comment
  3. A August 14, 12:57

    Fare e lehte eshte qe te gjithe ata shqiptare qe e quajne vehten “te shkathet dhe te zgjuar” duke shkelur ne te gjitha format e mundeshme ligjet dhe rregullat e Hapesires Shengen, te vihen perpara pergjegjesise ligjore nga shteti dhe qeveria shqiptare duke ja mbyllur pergjithenje “deren” e kesaj hapesire.
    Cfare pune ka nje person shtetas shqiptar qe eshte i rregullt me konditat e levizjes ne kete hapsire ti nenshtrohet rregullave te reja ne daljet-kalimet-hyrjet nga Shqiperia??!!.
    Ai qe shkel rregullat te denohet dhe te cenohet, kjo eshte çeshtja. Nuk ka taksirat shoqeria shqiptare te mbaje turli halabaku dhe injoranti ne kurriz me bemat e tij prej vagabondi dhe maskaraj duke i denuar. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*