Ç’ndodhi realisht në Shëngjin mes policit rrugor dhe emigrantit?

August 21, 2016 12:48

Ç’ndodhi realisht në Shëngjin mes policit rrugor dhe emigrantit?

Një video ku një polic rrugor qëllon me grusht një drejtues automjeti ka qarkulluar online pasi është botuar nga një portal ku njerëzit postojnë video amatore.

Portali “Jeta osh qejf” ka botuar një pjesë të videos, ku duket polici që qëllon drejtuesin e mjetit. Ky portal ka botuar edhe versionin e personit që ka postuar videon që rezulton vëllai i drejtuesit të mjetit. Ky person i identifikuar me inicialet G.K. thotë në portal se vëllai i tij kishte ardhur nga jashtë me pushime në Shqipëri.

“Përshëndetje, jam vëllai i personit që është në video, ai ka qenë duke u kthyer nga Shëngjini me të fejuarën dhe me mbesën si dhe vëllanë tjetër. Polici i ka ofenduar edhe ato janë ndalur, në momentin që janë ndalur ka ikur polici dhe u ka thyer xhamin e pasagjerit dhe ata janë ulur për të biseduar dhe në momentin që ikën për të folur, e ka goditur polici rrugor dhe e kanë dhunuar edhe në Komisariatin e Lezhës dhe janë duke e mbajtur akoma aty”,- thotë vëllai i shoferit.

I pyetur se cila ishte shkelja dhe arsyeja e ndalimit nga policia, ai thotë se nuk kishte asnjë shkak, duke thënë me tej se pa asnjë mëshirë i kanë lënë mbesën në mes të rrugës, ajo është vetëm 8 vjeç.

“Polici i ka dalë para dhe vëllai është ndaluar në vend dhe polici shkon në krahun e pasagjerit edhe i thyen xhamin dhe pastaj shan me familje shoferin dhe shkon i kap për fyti dhe duket qartë në video dhunimi. Ata e arrestuan dhe e lanë mbesën 8 vjeçe në mes të rrugës dhe personi që është në video ndodhet në komisariat dhe nuk e kanë dërguar në spital për mjekim, ne kemi ardhur për pushime se jetojmë të gjithë në Itali”,- shkruan më tej i riu, ndërsa ende nuk ka një reagim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

Mirëpo pas publikimit të videos së plotë aty shihet se kjo është vetëm njëra pjesë e asaj që ka ndodhur. Në videon e plotë duket se fillimisht drejtuesi i mjetit ka tentuar të kryejë një parakalim të gabuar në sy të policit rrugor.

Ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalojë, por drejtuesi nuk ka ndaluar, madje e ka shkelur me makinë në këmbë.

Në videon e plotë dallohen momentet se, si edhe polici qëllohet nga drejtuesi i mjetit dhe një tjetër person (pikërisht vëllai i drejtuesit të mjetit që ka postuar videon në portalin në fjalë).

Rasti mund të konsiderohet edhe si apel për të marë me rezerva postimet amatore deri në publikimin e plotë të rrethanave në ngjarje që prekin ndjeshmërinë e publikut.

August 21, 2016 12:48
Komento

4 Komente

  1. ??? August 21, 13:27

    Sa te trashe jane ca njerez! Jo ne Italy ti cosh per te jetuar por edhe ne vende si Gjermania ose Anglia, prape kafshe mbeten nga mentaliteti.

    Reply to this comment
  2. Ta rrasi August 21, 15:04

    Ky duhet the jete I pari qe the vej he burg per videon gjysmake e dhunen ndaj policit. Vjen katnari we Jon ne Itali e bon gangsterin. Ptu derr.

    Reply to this comment
  3. Arbnori August 21, 17:06

    JA KA BERE KAQ MIRE POLICI KETIJ KARABUSHI QE NE ITALINE KU THOTE SE BANON, PIKERISHT NGA FRIKA E POLICIT QE RUAN LIGJIN, NUK SILLET SI KAFSHE KURSE KETU SHKALLON, GUXON TE THYEJ RENDE KODIN RRUGOR E TI SHTYP KEMBEN POLICIT DHE TE PROTESTOJ SE E KANE MBAJTUR NE KOMISARIAT. GRUSHTI QE I DHA POLICI E KA PAK. KJO ESHTE SHQIPERIA EUROPIANE. JEP KORREKTESI NE ZBATIMIN E LIGJIT QE LIGJI TE TE RESPEKTOJ…HAJDE TUNG MALOK E VELLA MALOKU.

    Reply to this comment
  4. ShkoDrani August 21, 17:41

    Ne se qytetari ka shkelur ligjin ka nje procedure qe duhet ndjekur, deri ne pike te fundit. Por polici nuk ka asnje te drejte te godase fizikisht nje qytetar per shkak se ndjehet i fyer. AI eshte ne detyre dhe duhet te beje detyren. Ligjet duhet te rregullojne keso lloj problemesh, dhe asgje tjeter nuk duhet ti zevendesoje. Qytetari qe shkeli ligjin mund te gjobitet, ti hiqen pike ose ti merret patenta, te denohet disa dite ne burg ne se kete e percakton ligji, por polici nuk mund ta qelloj nga qe eshte i pazoti te ndjeke shkallet e veprimit te percaktuara me ligj ne raste te tilla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*