Shëngjin, kryekomunari i PD-së debaton me Gjermenin: Plazhin e pastrova vetë, pa ushtri

June 22, 2014 22:01

Shëngjin, kryekomunari i PD-së debaton me Gjermenin: Plazhin e pastrova vetë, pa ushtri

Gjatë vizitës në Shëngjin, ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, e shoqëruar edhe nga prefekti Ndrec Dedaj, ka pasur një debat e  kryekomunarin demoktrat të Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Ky i fundit është përpjekur të mohojë punën e ushtrisë për pastrimin e plazhit. Ai ka tentuar të japë mesazhin se Shëngjini gjithnjë ka qënë i pastër dhe me ujëra të kulluara.

Gjermeni i ka kërkuar atij që më parë se të ankohet për ato që s’ka, të thotë faleminderit për shërbimin që iu bë Shëngjinit, për plazhin që kurrë s’ka qënë më i pastër se këtë radhë. Kaçaj e ka pranuar këtë si një fakt të zakonshëm dhe duke vazhduar të flasë me zë të ulët.

Kundër Kaçaj dhe këmbënguljes së tij, ka dalë edhe Prefekti i Lezhës.

Kësisoj, biseda, në dukje paqësore, krijon një tension të brendshëm ndërmjet ministres dhe kryekomunarit, që qartësisht, për hir të interesave partike që mbron, nuk pranon se puna e bërë nga qindra ushtarakë në mijëra metra katrorë plazh ndihmoi atë që ka bërë komuna e vogël e Shëngjinit me njerëzit dhe mjetet e saj modeste.

Ja çfarë i thanë njeri – tjetrit, ministrja Eglantina Gjermeni dhe kryekomunari Salvador Kaçaj, në bisedën ku u përfshinë edhe Prefekti Ndrec Dedaj dhe Sekretari i Prefekturës, Altin Jaku.

 Kreu i komunës, Kaçaj: Shëngjini, ka qënë 69 km larg Tiranës…

Ministrja Gjermeni: Mos ta diskutojmë atë. Ne erdhëm për të monitoruar. Pastrimi i plazhit është bërë më mirë se çdo herë.

Kaçaj: Shembullor.

Gjermeni: Pra, duhet filluar një herë nga gjërat e mira.

Kaçaj: Po ka qënë edhe vjet, është edhe këtë vit.

Gjermeni: Kaq i mirë sa këtë vit nuk besoj se ka qënë.

Prefekti Deda: S’ka qënë!

Kaçaj: Si nuk ka qënë?!

Gjermeni: Nuk pate asnjë ndihmë, as me ushtrinë, as me Agjencinë e Bregdetit?

Kaçaj: Kanë ardhur , po s’kam pasur nevojë.

Deda: Je njeri me dy standarte, se më ke thënë vetë, që punën që këtë vit e ka bërë ushtria, s’e ka bërë kurrë.

Kaçaj: Në Shëngjin, në plazhin kryesor?!

Deda: Po, ti vetë më ke thënë se është bërë një punë e shkëlqyer. Tregohu i sinqertë.

Kaçaj: Tani besoj se ti po bën shaka. Pastaj ti s’ke qënë fare këtu kur është bërë pastrimi i ushtrisë.

Sekretari i Prefekturës, Jaku: Ka qënë , sepse si përfaqësues i prefektit kam qënë gjithë ditën këtu.

Kaçaj: Edhe kanë qënë mbeturinat në zonën ballore?!

Jaku: Në zonën nga Rafaelo e tutje, deri në Kunë, ka qënë plot me mbeturina.

Kaçaj: Nga Rafaelo e në Kune po bëj një vit që jam duke bërë ujërat e zeza dhe rruga është e hapur.

Gjermeni:Po taks-forca për menaxhimin e sezonit turistik?

Kaçaj: Ia kam thënë taks forcës , kanë qënë këtu në Shëngjin.

Jaku: Kam përshtypjen se ajo situatë mund të zgjidhej më një telefonatë në mënyrë shoqërore, se në mënyrë zyrtare nuk zgjidhet sepse është repart ushatarak e çdo vit është zgjidhur në mënyrë shoqërore.

Kaçaj: Këtë vit do të ketë më shumë turistë se vjet. Më ka thënë pronari i Rafaelos, Mark Gjini, se ky është bregdeti më i pastër në bazë të matjeve dhe ujit të pastër. Është i vetmi bregdet që nuk derdhen ujërat e zeza brenda. I vetmi! Madje më kanë ardhur dhe statistikat që kishte nxjerrë Tare. / ORA NEWS

 

June 22, 2014 22:01
Komento

14 Komente

  1. Naimi, Bulqize June 22, 22:10

    Ky Kaçaj eshte kokrra e mashtruesit. Vitin e kaluar nuk kalohej prane zyrave te komunes. Kundermonte nje ere mjaft e rende. Rruga nga Rafaelo drejt Kunes tere gropa, mbeturina e pa ndricim. Ta shtyje dhe kete vit dhe te jete qytetar i lire.

    Reply to this comment
  2. dede dedaj June 22, 22:14

    Ky kryekomunari i Shingjinit eshte nje super-hajdut i boshtit te PD+PDK, qe ka edhe gjynahe te tjera ne Shingjin… e per kete ka “MIQ” nga zona qe e mbrojne si boss_et e dy mediave maloke “”KOHA JONE & KLAN** si dhe nje fare Nard Ndoka, injorant klasik i zonave maloke…

    Reply to this comment
  3. Aleko Gjoka June 22, 22:43

    O trung prej rrapi,e ke per detyre qe ta pastrosh,po kur ste vene gjobe te majme apo te te procedojne,po bene dhe llafe e justifikime.Thuaj qe me kane ndihmuar edhe ata te ushtrise dhe jepu nje falenderim,apo ke halle se te thote Luluberisha ndonje gje…!!??

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi June 22, 22:43

    Mosmirenjohja është tipar karakteristik i njerezve te ligj?

    Reply to this comment
  5. arbeni June 22, 22:51

    Puno o kacaj dhe leri llafet. Duhet Pune Pune .lere saliun dhe politiken .

    Reply to this comment
  6. Pedro June 23, 06:49

    Pa me thoni si fillim, si u mbyll ceshtja e fallsifikimit dhe e vedhes se tokave ne kete Komune,mikro. U hap nje proces apo………

    Reply to this comment
  7. Bato Mokra June 23, 07:22

    Ndryshimet në Shëngjin në tërësi, sa i takon plazhit, po sidomos nga “Rafaelo” deri në Kune (pjesa e bregdetit) janë të dukshme. E vetmja gjë që s’ka ndryshuar janë disa: MOSMIRENJOHJA (hodha lumin…), mosprania e Kontrollit te Larte te Shtetit (jo si anëtar jurie i konkurseve letrare rekord ne Shqiperi, rajon e me gjere te nje njesie vendore, i kryetarit te KLSh-se, “studiesit”, Leskaj, çudi shqiptare??! dhe te asnje personaliteti lokal a rajonal, si S. Drini, Ridvan Dibra etj; mosndryshimi i raportit përfitues fondesh me mirenjohje per arsye te elaborimit etj. Ate qe bujarisht ka bere Zoti ne Shengjin, te perpiqet te beje edhe robi (si thone malesoret) ose kryerobi Kaçaj, natyrisht jo ne kuptimin pejorativ.

    Reply to this comment
  8. ganiu June 23, 08:00

    Mesa di une Kacaj eshte i PS ?????

    Reply to this comment
  9. tema June 23, 08:01

    Ore, ky Kacaj sikur fitoi nen siglen e PS ne zgjedhejt e 2009, apo kalova lumin dhe te dhjevsha kalin…. Hajde Salvador hajde… pune dredharakesh thuaj, te pabeset dhe hajdutet me te medhenj, zene vend ne PD.

    Reply to this comment
  10. salhajvonic June 23, 08:03

    Sa per ti lli shpirtin jon kto kryetaret e bashkive

    Reply to this comment
  11. ALBANO June 23, 10:50

    more albaneze :::i partise s ose p d nuk ka rendesi :::rendesi ka te pastrojne plaget ne gjithe shqiperine ::te vejne dushe banjo si ne gjithe plaget e botes ::::ushtria ose nuk e di kush ::rendesi ka qe plaget te jen te kohes ::te paster :qe njerezit te kalojne pushimet pa u semure me pselliqe ne plage :::pandaj shoku x ke bere detyren tende ti pastrosh plaget :::asgje me teper ::paguhesh per kete pune ::::apo jo :::merci :

    Reply to this comment
  12. Korabi,France June 23, 11:51

    More, po harroi Salvatori se ai ashte zgjedhe kryetar komune nga kualicion me PS me Demokristjanet se ndryshe do te ishte duke dhane mesim femijeve te 9 vjeçares ? Keta njerze karrierist shesin gjthçka per nje karrige.Turp dhe i thote vehtes malesor,nuk jane malesoret kaqe te paburra si ky Salvatori.Edhe pastrimin e bregdetin e bani Ushtria se per Kryekomunarin do te banin plazhe lopet e derrat basghke me njerzit si vitet e tjera.

    Reply to this comment
  13. Korabi,France June 23, 11:51

    More, po harroi Salvatori se ai ashte zgjedhe kryetar komune nga kualicion me PS me Demokristjanet se ndryshe do te ishte duke dhane mesim femijeve te 9 vjeçares ? Keta njerze karrierist shesin gjthçka per nje karrige.Turp dhe i thote vehtes malesor,nuk jane malesoret kaqe te paburra si ky Salvatori.Edhe pastrimin e bregdetin e bani Ushtria se per Kryekomunarin do te banin plazhe lopet e derrat bashke me njerzit si vitet e tjera.

    Reply to this comment
  14. Damiano Damiani June 24, 04:48

    Salvador Kacaj eshte nje injorant me 8 klase shkolle, ish-futbollist, kontrabandist njerezish dhe jo vetem, shok i ngushte me Prec Zogajn dhe i futur ne koalicionin e majte me PDK e akademikut Nard Ndoka. Eshte bere kryetar komune per te rruar cfare te mundet. Nuk ka as ide, as ideale dhe askurrfare skrupujsh. Eshte thjeshte nje nga horrat e shumte qe kane mundur te bejne hajer keto 24 vjet. Kaq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*