Cila rrogë “mjafton” për 18 mijë euro me një dorë?

September 29, 2016 11:04

Cila rrogë “mjafton” për 18 mijë euro me një dorë?

Një oficer i policisë gjyqësore në Tiranë kërkon të emër të prokurorit të çështjes, 18 mijë euro “bakshish” për të liruar një llogari bankare prej 120 mijë eurosh, që ishte hetuar si e dyshuar për pastrim parash. Hetimi doli i pastër, por zhbllokimi i parave nuk bëhej pa bakshishin.

Investigimi i djeshëm i emisionit STOP në TV Klan përveçse është një rast i qartë korrupsioni, ngre edhe shumë pikëpyetje të tjera. Tashmë prokurori Braho dhe OPGJ-ja Fatos Lushi janë pezulluar; mund të rezultojnë që vetëm njëri, ose të dy, janë të përfshirë në këtë histori, por problematikat mbeten po ato.

Së pari, nga ky rast del se edhe vrulli i organeve të drejtësisë në sektorët “modernë” të parandalimit të pastrimit të parave përmes hetimit të transaksioneve bankare, e paskan nga një bisht. Bishti konkret ishte një 18 mijë eurosh “dhuratë”, për një llogari që doli e pastër. Po për shuma ku e ku më të mëdha, dhe që gjatë hetimit nuk rezultojnë dhe aq të pastra, sa do jetë përqindja për t’i “pastruar”?

Dikush mund të thotë se jo çdo gjë funksionon me rregull treshi, se jo të gjithë prokurorët janë të tillë etj. Por në fund, historia ka treguar se ky rregull funksionon për bukuri. Edhe nëse njerëzit e drejtësisë nuk marrin para për çështje të bujshme, ata i ka kompensuar politika në mënyra të tjera. Psh, duke mbyllur sytë në raste si ky i tanishmi.

Së dyti, mësuam se dikasteri i Financave ja doli të bëjë të pranueshëm buxhetin e ri të parashikuar për sistemin e ri të drejtësisë, duke e ulur disi shifrën e parë. Rrogat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjithsesi do mbeten të larta, dhe teorikisht kjo bën sens. Rroga e lartë, thonë “librat”, frenon korrupsionin.

Por cila rroga mujore, e frenon një njeri të drejtësisë të mos marrë 18 mijë euro me një dorë, sa hap e mbyll sytë? A nuk do kishin fluturuar këto para bashkë me kushedi sa tufa të tjera fringo të reja eurosh, nëse nuk do dilte një emision investigativ në mes? Por nuk ka emision që të arrijë të monitorojë çdo zarf që hyn e del nga pallati i drejtësisë.

E qartë, korrupsionin nuk e tremb vetëm rroga e lartë, por frika ndaj ligjit. Por cili ligj? OPGJ-ja Lushi është oficer i prokurorisë Tiranë në Task-Forcën e ngritur pikërisht për anti-korrupsionin!

Njerëzit e thjeshtë, edhe përmes sms-ve e komenteve dërguar DITA-s, e me të cilët jemi plotësisht dakord, e kanë gjetur një zgjidhje: Atyre që kanë vjedhur, t’ua nxjerrin nga hunda.

Pra, të sekuestrohen të gjitha pasuritë e pajustifikuara të njerëzve të sistemit, dhe jo thjesht të amnistohen me parimin e reformës: “More sa more, ik tani”….

Dita

September 29, 2016 11:04
Komento

13 Komente

  1. Milo September 29, 12:38

    Vepron o politikane dhe Qeveritar te pandershem ju vrafte zoti i madh atje ku keni piken me te dobet

    Reply to this comment
  2. realisti September 29, 13:15

    Rama po na terheq tani mbas problemit te “plehrave”.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit September 29, 14:41

    kot nuk e provoi Sandri i Klanit, ti kerkonte 100 mije E prokurorit per te mos e publikuar kete video. Prokurori do i gjente parate brenda ores, le qe kushedi nese ky mekanizem ka funksionuar me te tjere per shuma me te medha?! Sistem i qelbur, i reziston edhe proves se bombes.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. September 29, 21:14

      i nderuar Gjermano . !

      Neofeudalizem quhet Eurto-Zona .
      eshte nje moster .

      Fakte
      Histori ,
      Emra .

      Komplot – nje fjale e transformuar ne nje Arme vdekje prurse per ke studion , duke denonciuar ate qe perleshet me FUQINE E VERTET .

      ME i madhi Historian i Olocausto qe nuk ka egzistuar quhet , Prof Raul Hilberg .

      Volumi monumental i tij ishte :

      ”La Distruzione degli Ebrei d’Europa ””’
      Ku shkruan , qe makina Mostruoze e O’locaustit
      perbehesh nga dy Komponente :

      a— Nje Ideologji e kthyer ne besim ,
      ” Pra ebernjte do te eleminoheshin qe te shpetonte EUROPA .

      b— Dhe e nje – Bej Kujdes
      E nje makine burokratike di STERMINIO AOTOPROPAGATASI .
      PRA jo e komanduar nga lart ,
      dhe jo e planifikuar nga NAZISTET .
      Asnje Dekret i HITLERIT me fjalet ”” gassateli ”””””””’
      Asnje komande e Ingjinjerve Berlinese , per planet e kampeve te Koncentramenteve

      Eshte kaq e thjeshte , sikur te pish nje got Uje ,
      por nuk e kuptojne MASAT
      Ketu arrin sot NEOFEUDALIZMI EUROPIAN ,
      PRA FUQIA E VERTET – Qe eshte dominimi Iluminist .
      Neofeudalet perdoren BASHKIMIN MONETAR ,
      ATE qe sot quhet EUROZONA , QE NE fakt eshte shkaterimi i Demokracise , dhe i standartit Jetik Europian.

      Elitat tradizionale Neofeudale :
      ku kane lindur ?
      e ç’fare kane bere ?

      per ta thjeshtezuar , po e nis nga New Deal
      e Franklin Ruzveltit .

      Kur Lajmi i REVOLUZIONIT social e Ekonomik aMERIKAN arrin ne Europe ,
      ESSA fu accolta dai discendenti delle Famiglie dominanti e dai maggiori capitani d’industria , i TRADIZIONALI NEOFEUDALI PER DUE MOTIVI :

      NIENTE MENO che orrore .

      ç’fare po bente Ky i çmenduri e i degjeneruari Roosvelt ?
      Duke menduar ! o ZOTTTT
      Po perdor LEKAT e shtetit .
      PER te krijuar ”’ te drejta fallse ”’
      per ””” MASAT INJORANTE ”’
      qe kjo mund te infektonte edhe shtetet e EUROPES ?
      kJO DUHEJ te evitohej me çdo kusht .
      sepse ”’ masat injorante ” te kishin fituar shume te drejta e Mirqenie
      BEHESHIN SHUME TE FUQISHEM
      duke shkateruar
      I vALORI DEL GIUSTO ORDINE MONDIALE
      HUMBUR kjo me renien e Feudalizmit ne favor te Demokracise .
      keto vlera jane ::
      A —- sottomossione e ”’ Masave ingiorante ”’alla superiore Saggezza delle elite Jo te zgjedhur
      che le guverna attraverso istituzioni SOVRANAZIONALI RETTE da tecnocrati fedeli
      ai tradizionalisti NEOFEUDALI .

      b—- nJE jete permanete e Varfer
      o scarsita ”’ delle mase ingirante ””
      qe mos ta ngren shume koken
      mbi ate te kishes Katolike ,
      qe eshte fedele e aleate e Urdherit te Ri boteror .

      C—- Ky skarsitet duhet te prodhoj
      FRIKE e Pasiguri per ”’ Masat Injorante ”
      per te betonuar ç’do gje .
      per shembull ::
      Ata mendoj se po te bejne ”’ masat injorante ”
      te pasur ALLA AMERIKANçE
      NON sarebbe piu stato possibile spedire Milioni di POVERACCI a crepare come a maiali a macello nelle trincee di una guerra
      Neofeudale
      ””””””’ Lufta e pare boterore ””””””’
      on tek aventurat kolonmiale , e te njejtes stampe ,
      nuk do te ishte e mundur te estrrare Fuqine puntore della Gleba , per i loro conglomerati i’ndustriali .

      Respekte Gjermano .
      Koka ku eshte ????????????????????
      Sistemi …………….
      eshte pROBLEMI ….

      Reply to this comment
  4. zekthi September 29, 15:57

    Qeni leh dhe ujku pjerdh !
    Se qeni dhe ujku jane nje !
    Hane bashk ne tufen e madhe mjerane popull !
    Dhe qeni vazhdon te lehij per ta degjuar i zoti , qe po i mbaron kopeja dite dites dhe nuk do ti mbetet as krraba ne dore se do ja marrin dhe me ate do ta rrahin sa ti thyejn kokallat.
    Kjo eshte politika shqiptare. Nga kjo politike dalin keto qeveri.
    Kete drejtesi kerkon te ndertoje AJO,per interesat e saj VJEDHARAKE.

    Reply to this comment
  5. Guri September 29, 16:30

    Rritja e rrogave nuk eshte zgjidhje e problemit te korrupsionit ne keta sektore shume te ndjeshem nga publiku dhe tek te cilet njerezit kerkojne t’u zgjidhen hallet. Po te qendronte kjo, na del qe njerezit qe punojne ne keta sektore te pasurohen ne dem te punonjesve te ndershem te sektoreve te tjere. Si ne sistemin e drejtesise ashtu edhe ne sistemin e shendetsise, apo ne dogana etj., zgjidhja eshte t’u jepen rrogat qe u takojne si edhe sektoreve te tjere dhe njekohesisht te ndeshkohen rende rastet e abuzimeve, pa asnje leshim, pa asnje “klauzole” lehtesuese, perkundrazi te ndryshohet kodi penal dhe te rritet shkalla e denimit. Se keshtu dalim tek thenia popullore: “Puno o fatkeq dhe ha o barkdreq”. Jo. Ne asnje menyre jo.

    Reply to this comment
    • zekthi September 29, 16:53

      Gjithë esenca e ” Reformes” ne drejtesi është Rritja e rrogave . Sa me te medhaja tjua besh rrogat, aq me shume do te mbledhin para nga viktima popull. Dhe politika do te thote : kemi bere reformen, shkoni ne gjyq !

      Reply to this comment
    • Realist September 29, 17:26

      Jam dakort plotesisht qe rritja e rrogave nuk parandalon korrupsionin. Pyetja eshte perse disa profesione jane shume te paguara. Sepse eshte veshtire te gjenden njerez me qualifikim dhe eksperience te mjaftueshme? Sepse punojne ne kushte te veshtira? Sepse u rrezikohet jeta? Asnje nga keto. Gjithkush qe kerkon te beje karriere e di shume mire sa paguhet nje profesion i caktuar, e di shume mire se sa rrezikshmeri ka. Eshte e kuptueshme qe shteti behet rregullator ne rastet e profesioneve qe kane rrisk si minatoret, pilotet, e te tjera profesione si keto. Po cili eshte rrisku qe kane keta qe bejne drejtesi ne Shqiperi. Nuk e di. Nqs dikush do me thoshte qe ky profesion me rrezikon jeten une do ti thoshja qe te zgjedhe nje tjeter profesion. Problemi ne Shqiperi besoj se eshte kultura e krijuar persa i perket drejtesise. Besueshmeria ne organet e drejtesise eshte pertoke. Kjo kulture negative gjeneron te gjitha efektet qe ne shikojme sot. Skandali me madh ne Shqiperi harrohet per tre dite. Keshtu qe ja vlen te rrezikosh. Jam i sigurte qe ky person qe doli sot ne video pas nje viti do jete prape diku me ndonje zyre avokatie.

      Reply to this comment
  6. Arben September 29, 16:47

    CILA RROGE MJAFTON, CILA RROGE NUK MJAFTON.

    NJE GJE ESHTE E SIGURT, AS EDHE NJE NGA NEPUNESIT SHTETEROR NUK E NDERTON DOT JETESEN ME KETO RROGA QE U JEP POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, NEPERMJET TAKSAVE.

    KJO, DUKE NISUR NGA KRYEMINISTRI E PRESIDENTI, TE CILET MARRIN RROTULL 1500 EURO NE MUAJ.

    KAQ E VLERESON POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, PUNEN E ATIJ QE I LE CELESAT E SHTEPISE.

    KUPTOHET, SE PER TE PAGUAR E PAGUAN ME DYSH NEPERMJET KORRUPSIONIT, POR RRITJA E RROGAVE ESHTE HAPI I PARE DREJT NORMALIZIMIT TE SHERBIMIT TE ADMINISTRATES SHTETERORE.

    Reply to this comment
  7. Jevi September 29, 17:42

    Cili do te paguante 18000 euro bakshish kur parat jane te pastra?

    Reply to this comment
  8. perkthyesi September 29, 18:16

    Perfundimisht vendin e ka mbuluar mafia! Kjo, sepse qeverite kane deshtuar vazhdimisht ne luften kunder saj! Madje, dhe investimet e huaja jane ndalur per te forcuar mafien, pasi ndryshe, korrupsioni dhe bandat do e kishin mjaft me te veshtire mbreterimin! Ti mbajme me shendet, pasi me sa duket, e meritojme!

    Reply to this comment
  9. Adih September 29, 22:34

    Parate mbi fakirin popull , qe ka vene mafje brutale e dirizhuar me kujdes nga neokomunistet sot e 25 , do ta kishte kete shume , zili edhe Obama me Merkelin ,jo tek e tek , por se bashku..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*