SHËNIM: “21 Janari” i drogës

June 1, 2014 09:58

SHËNIM: “21 Janari” i drogës

23 vjet në politikë aktive, Berisha është qenia me e lehtë për t`u kuptuar. Ka prodhuar aq precedentë mashtrimi, sa dhe po e tha ndonjëherë një të vërtetë, vështirë t`i merret për bazë. Dje, thjesht, Tan Hoxha (gazetari), u zëvendësua nga Ermonela Felaj. Edhe pse deputete e PS-së, pra me një status të paragjykuar, gjuha ekstra profesionale e hetimit për avionët e përfolur të drogës, ishte plot me elementë bindës. Po dhe sikur mos ishte fare hetim, do mjaftonte precedenti i 21 Janarit, për të vënë në dyshim gjithë çfarë lëshuan me ditë të tëra gojët në PD. Dje, ishte denoncimi i ripërsëritjes së atij mashtrimi të paturp, ku katër trupa të pajetë u tentuan t`i lihen ne derë kundërshtarit. Më pas, reagimi i PD-së, ishte i tipit: Nëse do ia dalësh, njerëzit trajtoi si dele! Nëse sheh me vëmendje se ç`nivel inteligjence llogarit ligjërimi i PD-së kur ndërton komunikimin me publikun, nuk do shumë mund për të kuptuar se për ta, masa e njerëzve o janë vërtetë budallenj, ose duhen trajtuar si budallenj. Dje, PS shkoi në Prokurori. Në fakt, i takonte PD-së të shkonte më parë, por nuk e bëri. O njëra o tjetra, patjetër duhej të trokiste në atë derë. Tani qeveria është një hap para. Nëse nuk shkon Ristani ose ndonjë ekuivalent tjetër i zonjës Felaj në PD me një version përgënjeshtrues e denoncues njëherësh nën sqetull, me Laurën thjesht tentohet ta lahet m-ja me sh!  / E.H.                       

June 1, 2014 09:58
Komento

16 Komente

  1. Goni June 1, 10:57

    Socialistet me mire mashtrohen nga Felja se te pranojne ate qe kane pare me syte e tyre si gjithe Shqiperia : AVIONIN E DROGES NE DIVJAKE. Por te tjere qe nuk jane ne partine e Rames nuk kane nevoje per gjurmet kur kane pare ujkun para nje muaji ne reren e Divjakes. Shosha e Feles nuk e mbulon dot diellin e plazhit te Divjakes qe pame te gjithe se si mushkonjat e Rames ishin avione droge. Zv. Prokurori i Antimafies italiane Mandoi mohoi te kete patur avione te tjere me pare ( e ka gazeten DITA para ca ditesh ), por tha se ka shtim te trafikut droges nga Shqiperia. Droga e kapur ne Itali nga janari e qe vinte prej Shqiperie arrin kuoten rekord 3.5 ton. Per kete nuk ben dot bla bla bla asnje Fele.

    Reply to this comment
    • akrepi June 1, 12:38

      Goni ka nje ndryssim te math ndermjet tyre Saliu i fshehu faktet e trafikut te droges te bera ne kohen e tij. ndrsa avjoni Divjakes po hetohet nga prokuroria dhe e denoncuar JO nga SALIU.

      Reply to this comment
    • fatmiri June 1, 16:25

      O goni, mos u ben dhe ti si ata. Po ti s’e kupton apo ben sikur nuk e kupton qe tani del sheshit se avioni Divjakes eshte nje demostrim i Saliut per te vertetuar gjoja ato qe thote? Vendose pak koken mbi shpatulla, mos e mba ne vend tjeter.

      Reply to this comment
  2. Sokol Kolonja June 1, 11:27

    Goni ,ke ber nje koment per te kundershtuar z. Felaj .Mire ke bere e ky eshte mendimi juaj.Ke cituar prokurorin e antimafjes italjane. Po ne raste se do marim per baze thenien e tij,se me pare nuk ka patur levizje avionesh del qe theniet e Berishes per avion para atij te Divjakes jane genjeshtra,apo jo? Pse nuk e thuaj se edhe Saliu me Imamin kane shpifur ? Kurse rasti i Divjakes le shume per te dyshuar si inskenim,ose rastesia edhe mund te ndodh. Vetem nje pilot idiot pranon te uli avionin ne rere,pasi edhe helikopteret zor se mund te ulen. Mos edhe ti ben bla..bla…bla ……

    Reply to this comment
  3. shqiptari June 1, 11:29

    si gjithmon grupi antishqipatre berisha basha ane me vete te gjithe ata qe besojne te avionete e droges nga qeveria ranma me 3 muaje apo 8 muaje ne pushtete pra injorantete mbeshtesin injorantete ku dihete qe sa kohe duhene pere te bere lidhjete hajde injoranci sa para ke bere dhe nga frika nxjere injorancine sheshite dhe mire qe ke prokurori e amerike se ku do venite o injotranter qe mbeshtesi pra jeni nje 10 % berishene e bashene po ju lumte qe ju sjelle ameikan ne pushteteposhte injoranca dhe

    Reply to this comment
  4. SADIKU June 1, 11:48

    Sali Berisha eshte ish PRESIDENTI i turpit qe e kam denuar qysh se e rizgjodhi vehten President ne kushte te gjendjes se jashtzakonshme( idiotizmi me i mdh i TIJ) dhe ish K/MINISTER qe e futi shqiperine ne rrugen e droges, te krimit, te korrupsionit dhe e shenderroi PD-ne ne nji bande kriminale dhe TRAFIKU.
    Shikoni deputetet se cilet jane dhe si e trjtojne parlamentin ,kur populli i ka syte ne TE per te degjuar vendimet qe meren per ne popullin.
    Z. SALI DHE TI LULUSH.! KU PO E FUTNI SHQIPERINE ME KETO QENDRIME E RRUMUJA NE PARLAMET, A KENI PERGJEGJESI NDAJ KETIJ POPULLI A PO JENI VERTETE RRUGAQE?
    TY DHE SALIUN JU NJOHIM MIRE PO TE TJERET A KANE NDONI FARE PERGJEGJESIE PER VOTEN QE U DHA POPULLI? SI KA MUNDESI QE KENI 8 VJET QE VODHET VRATE GRABITET DHE TANI DONI TA HEDHNI KETE VEND NE HUMNERE SEPSE JUA NXOREN NE SHESH ATO TE ZEZA QE BETE JU KUR ISHIT NE PUSHTET. Ju nuk mund ti jepni mend askujt,r5rini urte te perfitoni nga URTIA>

    Reply to this comment
  5. Goni June 1, 11:50

    Sokol, ndoshta ti pret qe avioni i droges te ulet mbi Rinas qe ta besosh. Por avioni i Divjakes pesoi defekt se perndryshe do ishte mbushur me drogen qe e priste dhe do ikte. Dhe ti, o njeri, do vazhdoje te besoje historine e mushkonjave. Ai difekt i avionit ne Divjake beri qe te shohin te gjithe ( kush do te shohe ) se trafiku i droges me avion ishte real e nuk ka nevoje te shpiken alibi te kota. Kush sinjalizoi per trafikun tha te verteten, kush shpiku teori me mushkonja genjeu.

    Reply to this comment
  6. Tradita June 1, 12:11

    Me kete propogande al Felaj keta jane kthyer plotesisht ne identitet ,jane bere si ne kohen e diktatures,por sot eshte nje kohe tjeter,kjo propogande e fundos plotesiht besimin e njerezve te mencur se kjo qeveri ka nje pike fare te vogel serioziteti.

    Reply to this comment
  7. Sokol Kolonja June 1, 12:35

    GONI , nuk me dhe pergjigje per qendrimin e prokurorit Italian qe thshte se nuk ka patur raste per aviondroge para rastit te DIVJAKES,E JU THONI SE FELAJ mashtron ,duke thene se ka patur avion droge,pasi prokurori italian thot se nuk dim gje .PO SALIU E IMAMI FOLEN SHUME DITE ME PARE SE RASTI I DIVJAKES,. NDAJ EDHE BERA NJE REPLIKE ME JU. NDERIME!

    Reply to this comment
  8. PARTIA E VUQIDOLIT June 1, 13:05

    shihni mir mos ka ken pilot i biri i kurves i saliut me bark derrat e vuçidolit he ju kallsha taten

    Reply to this comment
  9. info analitike June 1, 13:36

    E.H. me keto artikuj ke filluar ti pershtatesh perhere e me teper nivelit te inteligjences se deklaratave te Braces e Balles.
    Pyet ndonje jurist serioz e jo militant qe te te shpjegoje se sa te dobeta jane juridikisht akuzat “bindese” apo “te pakontestueshme” qe shpalosi Felaj.
    Mos harro se strumbullarin e 21 janarit e keni ne mes tuaj ne krye te parlamentit dhe ai po kenaqet duke ndjekur kete show e duke bere batuta per qejf.
    Sic duket kush ha ngjala behet me inteligjent dhe bindet me shume e me shpejt per vertetesine e batutave te veta.

    Reply to this comment
  10. gjok June 1, 13:39

    Pusi eshte i thelle,injoraca eshte po ashtu e thelle,saliu per drogen din shume ashtu si ristani per zgjedhjet 2009.Por keta nuk pyesin per interesat kombetare,kur vete nuk jane ne pushtet.Duhen vite te tera per te ndertuar ifrastrukturen per kto lloje punesh.por punet e veta PD don tua shese te tjerve…..???

    Reply to this comment
  11. Vladimir June 1, 19:35

    E TE BEJME NJE NDRYSHIM ,1 PRILLIN TE MOS TA QUAJME DITEN E GENJESHTRAVE POR TA QUAJME DITEN E SALIUT.

    Reply to this comment
  12. emigranti June 2, 01:58

    Futja pordhes Goni.

    Reply to this comment
  13. Rik Balsha Sr. June 2, 06:04

    MJESHTRJA E MASHTRIMIT s-ERMONELA FELAJ

    Eshte jashte çdo llogjike te konsiderohet s-Ermonela Felaj e sinqerte ne relacionin e saj. Perkundrazi mundohet me mjeshterine e nje dallkaukeje te interpretoje faktet sipas oreksit te gangsterit Tahiri dhe Edi Rames.

    E para çdo hetues normal nuk interpreton faktet, i evidencon ato nepermjet dokumentave, deshmive, rregjistrimeve, fotove dhe rezultateve laboratorike.
    Ne deshmite e banoreve te Gjadrit per rastin e 19 marsit 2014, te transmetuara nga disa tv private, apo ate te Lushnjes per ulje te avionit ne rruge, me shprehjen “deshmi kontradiktore”, s-Ermonela annullon edhe ate pjese te relacionit qe bazohet ne fakte te pa kontestueshme.

    E dyta, per rastin e Divjakes eshte skandaloze te thuhet qe e zbuloi policia e Tahirit, siç ben Edi Rama dhe S-Ermonela ne relacionin e saj. Avioni i Riformatos me drogen ne tentative per tu ngarkuar, “u kap” pasi ngeli ne reren e lagesht te Divjakes, ndryshe do bente i qete fluturimin droge-transportues drejt Italise, pa i hyre asnje ferre saimirotahiriane ne kembe.

    E treta, askush nga shqiptaret edhe me pak seriozitet nuk mund ta lidhe pa fakte, avionin drog-transportues te Divjakes me Edi Ramen, perkundrazi ndodhia flet me shume per nje tentative te deshtuar te kriminalitetit te organizuar ne trafikimin e droges.

    E katerta, shprehja ne relacionin e s-Ermoneles “pista e Gjadrit eshte e bllokuar me kanalet anesore te hapura, pa mundesi per hyrje mjetesh”, eshte aq demogogjike dhe false sa çdo njeri nga ne, mund te vertetoje te kunderten, duke verejtur google-map-in satelitare te zones dhe fotot e garave te makinave dhe motove te gangstereve tiranas, lezhjane, shkodrane dhe te huaj.

    https://www.google.com/maps/@41.8859884,19.6050681,217m/data=!3m1!1e3

    https://www.google.com/maps/@41.885705,19.604319,3a,75y,90t/data=!3m5!1e2!3m3!1s35485538!2e1!3e10

    http://www.panoramio.com/user/1850295

    Nje kuriozitet shihet ne nje nga hartat, ne nje fushe private besoj, ngjitur me pisten, gjurma e nje rrethi te madh (duket sikur te kene zbritur asteket e sud amerikes), qe mund te jete nje simbol shenje lenes per zbritjen e avioneve fantazma ne Gjader. (eshte ne njerin nga linket e shenuar ketu).

    Dhe e fundit, magistrati Madoi eshte me i perfoluri per marrje ne mbrojtje te kriminalitetit te organizuar kur ushtronte profesionin ne Leçe. Deri ne 2009-ten ishte emeruar ne gjykaten nderkombetare te Kosoves. Pak muaj me pare kandidoi per Prokurator Kapo ne nje province te jugut te Italise dhe as u muar ne konsiderate. Thuhet per Madoin: I gjejne pune aty ku nuk prish pune ! duke shpresuar te mos delegohet per te qene ne krah te Llalles e s-Ermoneles se Edi Rames.

    Reply to this comment
  14. sopiqoti June 2, 08:07

    Prokuroria ka rastin me ideal per ta vene PIKEN mbi “.i.” lidhur me trafikun e droges duke perdorur avionet.Shpata e drejtesise le ta ndaje shapin nga sheqeri.Eshte rasti ideal.AKUZA u be konkrete.Prokuroria le te veproje.Para drejtesise te shkoj AI qe ka ne kuriz TE KEQEN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*