SHËNIM: A ju kujtohet mbikalimi i Zogut të Zi?! Po ca “mbikalime” të tjera më vonë?!

March 7, 2014 15:35

SHËNIM: A ju kujtohet mbikalimi i Zogut të Zi?! Po ca “mbikalime” të tjera më vonë?!

Një reagim i ardhur nga Bashkia e rrëmbyer e Tiranës në verën e nxehtë të 2011 me një treshe kaçakësh të përbërë nga Ristan-Tomë-Sashenkë,  se ç`na detyron të kthejmë pak filmin mbrapsht, në funksion të kujtesës për ca mbrashtira tipike të një kohe me Berishën në pushtet. Zëvëndësi i Lulzim Bashës, Eno Bozdo, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama për bllokim të qëllimshëm me sfond xhelozie të Bulevardit të Ri të kryeqytetit.

Akuzën e tij nuk e ka shoqëruar me argumentime institucionale apo juridike, për të qenë sa më bindës, por është mjaftuar me ato 5 fjalë e 3 fjali të përcaktuara në ligjërimin e betejës politike, që ngjajnë më tepër me atë batutën e Arsenit (Çim Xhepa) tek filmi ‘Duaje emrin tënd’: “Ti ke inat se ajo më do mua!”  Se ç`është Rama ha gjithnjë diskutim, por që nuk është Berishë, kjo nuk vihet në dyshim. Nëse vërtet do udhëhiqej nga meskinitete të tilla që epërsinë mbi rivalin ta sheh në vizione kaq “shqiptarçe”, do ishte vërtet e pafalashme për të. Por ka një fillesë kjo mesele, ka një start, një herë të parë, që ja vlen të kujtohet, nëse e marrim për të mirëqenë atë që thotë Bozdo, ku promovuesi i aksiomës cinike që gjen zbatim vetëm tek ne e ndoshta në ndonjë vend afrikan “meqë nuk mundet të ndërtoj, shkatërroj atë që ndërton ti!”, është pikërisht ai, SB-ja i facebook-ut.

Ishte dimri i 2007-ës kur iu vu me gjithë anën e egërt të pushtetit prishjes së mbikalimit të Zogut të Zi, duke shënuar një precedent deri atëherë të paparë të betejave politike, me çuarjen  për lesh të miliona eurove, para të taksapauguesve shqiptarë, që as nuk i pagoi mbasi Strasburgu i dha atëherë të drejtë Bashkisë së Tiranës. Më pas, këtë lojë të ndyrë e mizore me vepra publike, do e vijonte kanakari i tij, Lulzim Basha, i cili nuk kurseu asgjë nga punët e lëna nga Rama, ku më kryesori ishte shndërrimi i Sheshit Skënderbej në pedonal, por i çoi të gjithë për lesh dhe ai. Kjo sa për kujtesë, të Bozdos e çdokujt, se ç`standarte politikëbërjeje prej provincialësh inatçorë, ka prodhuar BB-ja gjatë 8 viteve në pushtet. Rama ngjan shumë i vogël për të qenë i dëmshëm në këtë rast, përballë ligjësisë madhore në terma absolutë, se “çdo të mbjellësh, do korrësh!”  / E.H.                                    

March 7, 2014 15:35
Komento

34 Komente

  1. niku March 7, 15:50

    me qe ra fjala leket e Zogut te Zi duhet ti paguaje Basha qe ne ate kohe ishte ministri ne krye te atij shkaterrimi. dhe ti paguaje nga xhepi i vet

    Reply to this comment
    • timi March 7, 16:51

      do ti durojne edhe 1 ose 2 vjet deri sa te iki dhe nga bashkia e tiranes dhe pastaj do filloje rilindja e vertete per kete vend kur te vdesi qeni berisha dhe t largohen keto plehra nga cdo institucion. ketij qesharakut te bashkise nuk duhet ti falet rruga durres kukes, sheshi skenderbej dhe vrasje e 4 apo 5 qytetareve me 21 janar 2013….sa per Ramen keto nuk I afrohen as te thembra atij. jane njerez qe nuk dine te flasin jo me te krahasihen me te per gjera te tjera.

      Reply to this comment
  2. Troja March 7, 16:03

    Ky Bozdo me ngjan me URIA HIPIN. Shekojeni mire kur flet,por nuk di a ka duart te lagura si zhabe?

    Reply to this comment
  3. illo March 7, 16:05

    Basha eshte politikan , qe ka debutuar , vetem me deshtime ne te tera drejtimet . Eshte apo jo I arsimuar mire , kjo eshte ceshtje , qe nuk flas dot . Une kam te drejte legjitime te shpreh opinionet , per faktet e ndodhura ne rrugen e tij per pushtet . Eshte akuzuar hajdut per nje shume prej 300 million Euro , nga Kontrolli I shtetit . Kjo akuze eshte direkte , sepse ishte Minister , qe mbulonte projektin . U vrane 4 protestus , kur mbulonte Ministrine . Konsiderohet se I vrau me dore . Ishte autor dhe actor , per zgjedhjet e manipuluara te Kryebashkiakut . Si mund te jete politikan , ky njeri I zhytur ne krim dhe hajdutllek . Habitem si e votojne , ne Parti , qofte dhe per nje vote te vetme . Duan ose nuk duan ne PD, kryetari I tyre eshte vrases dhe hajdut , deri sa nuk eshte shfajesuar nga nje gjykate . Detyra mbulohet me te mirat dhe pasojat , qe rrjedhin nga ligji . Per popullin , ky person , perpara se te jete Kryetar eshte vrases dhe hajdut . Keshtu duhet ta trajtoi dhe medja , ne rrast se duan te respektojne shtetin ligjor . Ai pasi te pastroi ligjerisht figuren , nuk ka pse te mos behet Kryetar dhe president , per ndryshe ndodhet ne kontravajtje te thelle ligjore . I. Foto

    Reply to this comment
  4. tirona March 7, 16:26

    Bravo Eno e kuptove dhe ti qe po shave Ramen do te shkruaj ndonje gazete per ty se tjeter soj kujt i bie ndermend qe paska nje Eno qe punonka ne Bashki …Eno akuzon Ramen ..!!!! Ha..ha..ha.. po kush eshte ky Eno?? E di Eno qe Rama eshte i zgjedhur nga populli …????Kush e zgjodhi kete Enon qe te mari ne dore problemet e popullsis se Tiranes…??? Ku eshte Kryetari qe kishte premtuar qe do ti qendronte ne koke problemeve te Tiranes …??? A e ka kuptuar Luli qe ti besh te dyja duhet te kesh b….. dhe Luli s’mund te krahasohet me Ramen .. Ska faj dhe Eno ka te drejten e vet te enderoj per nje kandidim te mundeshem ne zgjedhjet e ardheshme te Bashkise..

    Reply to this comment
  5. Operatori turistik March 7, 16:27

    Këtu të gjithë e kanë me zogjtë. Zogun e Zi, që Rama deshi ta bajë zog tamam, na e hoqi duarsh Berisha, armiku i zogjve, por na u le Zogu i Tunës, ma i miri prej krejtve, po dhe ai duket se ka shtegtuar nër vise ma të nxehta, pse është ndeshur squp më squp me zogun e regjisores së Klanit. E kena ende Zogjin e stacionit të trenit, serbes e me shpatën majë poshtë, të ngulur në tokë (si trimat Matit), po dhe ky s’e ka të gjatë, se do ta marrë zvarë bulevardi që po ndërton Lulja. Së fundmi na mbetet Zogji i Vogjël, princi prej letre i familjes matjane. Derisa edhe ai të shkojë të kërkojë azil te çunat e Dianës në Angli, se këtu princa e mbretër jemi vetë.

    Reply to this comment
  6. Eli March 7, 16:42

    Lul basha nje emer hajduti dhe krimineli qe me ata fjalime qe mbane kur flet dhe i perdredhe buzet si ……po me shume te behet i pshtirosur kjo mumje me emrin Llull.

    Reply to this comment
  7. LORA March 7, 17:13

    Disa korrektime per shkrimin:
    1-Ky eshte Enno Bozdo ;mos e shkruani me nje -n-,,,se perndryshe ai humbet “bukurine”.
    2-Mbi(nen)kalimi i “Zogut te Zi” ka nisur te prishet ne qershor 2006.Daten nuk e mbaj mend,por ishte nata e ndeshjes gjys-finale te Kampionatit Boteror te Futbollit,kur e gjithe bota ishte e gozhduar para ekraneve te televizoreve.Ne ate terr,kaloresi i shkaterrimit,nisi betejen me legjitimitetin e Kreut te Bashkise, duke hedhur ne ere nje milion euro investim te nje objekti me projekt spektakolar.Sa here qe kaloj ne kete nyje,per medet te brekedhjerit te historise,me kujohet se Gjykata Kushtetuese i dha te drejte institucionit te Bashkise se Tiranes.Kjo do te thote se pergjegjesit ne ligj te kesaj masakre ,se paku,duhet t’i kishin demshperblyer qytetareve taksapagues te Tiranes,nga xhepi i tyre, nje milion eurot e hedhuura ne ere.Pasi te behet kjo le te dale e prrallise ky Enno me dy -n.

    Reply to this comment
  8. karamamund-elefanti i trete March 7, 17:31

    Qelbesirat e Pd-s.

    Reply to this comment
  9. Mark uk March 7, 18:12

    Pershendetje te gjithve.Ju lutem te gjith lexuesve kush te ket dijeni pse e ka marr emrin Zogu i zi.Ju faleminderit gjithsesi.

    Reply to this comment
    • Operatori turistik March 7, 19:26

      thjeshtë fare: ka qenë foleja e “zogut” të Tunës, pra vend qefi ku shkonin burrat pas darke. e kuptove?

      Reply to this comment
    • velecik mali March 8, 09:22

      Ne vitin 59- 60 ne ate vend u ndertuan 2 pallate.Ne pallatin djathtas u hap nji birrari qe filloi te frenkuhetohej shume nga te rinjte. Po ne ate vit ne kinemate e Tiranes shfaqej filmi hungare per te rinje ” Per nji gote birre”. Personazhet e ketij filmi qe ishin te rinje, shkonin vazhdimisht ne nji lokal ne Budapest qe quhej “ Zogu i Zi”. Edhe te rinjte e Tiranes filluan ta quajne birrarine e tyre “Zogu i Zi”. E keshtu i mbeti emri gjithe asaj zone bashke me sheshi ne mes. Pra nuk ka pase nji emertim zyrtar. Kjo ashte e verteta mbasi une kam qene nji nga frenketuesit e ketij lokali.Gjithe historite e tjera jane tillime dhe abuzime

      Reply to this comment
    • Sokol.Milano March 8, 10:02

      Mua ma kane treguar keshtu:
      Aty afer ne kohe te Zogut ka qene nje BAR me dy kate qe kishte edhe prostituta.
      Ne krye te shkalleve qe te çonin ne kat te dyte dilte zonja pa breke dhe keta qe ishin poshte mund te shikonin “zogun” e zi.

      Reply to this comment
  10. ali March 7, 18:40

    Demtim, c’demtim ! 2 B e shkaterruan uren te Zogu Zi , le te c’demtohet nga ata qe dhane
    urdher per ta prishur , dmth. BERISHA-BASHA ! kjo eshte nje zgjidhje shume e kollajte ,
    le t’i dhembe xhepi ketyre xhahilave primitive !

    Reply to this comment
  11. tomas March 7, 18:43

    nje ure kalimi tek zogu zi me pak trafik dhe aspak politike

    Reply to this comment
  12. tj March 7, 19:06

    Paturpesia e PD-se s’ka kufi. Nuk e di se c’fare race jane por me siguri “Made in Berisha” !?

    Reply to this comment
  13. Bulja March 7, 19:30

    Po me Zogun e Zi ça patën?

    Reply to this comment
  14. Mark uk March 7, 19:35

    operatori turistik:Ju falenderoj po nuk me duket shume i besueshem.Po deshe qartesje me nen/kuptime.

    Reply to this comment
    • Operatori turistik March 8, 09:05

      Te Zogu i Zi ka qenë një nga shtëpitë e seksit apo publike, siç i thonë diku si në Gjermani e gjetiu, pra vendi ku bëhej aheng dhe seks me gra të atij “profesioni”. Asokohe kjo zonë ishte larg syve të njerëzve, sepse qyteti ishte shumë i vogël, i mbledhur në qendër dhe i hapur nga nga lindja e tij, si zona Ali Demi etj. Por shtëpi të qejfit kishte edhe në qendër, si tek Ura e Tabakve etj. Tirana ka pasur disa pika të tilla, që u shtuan e “lulëzuan” sidomos në kohën e pushtimit italian. Pra për këtë punë zonës atje i mbeti emri i figurshëm dhe intim Zogu i Zi.

      Reply to this comment
  15. nasruddin March 7, 20:51

    ZOGU KORROZI I LULZIM BASHES E BERI TIRONEN SI KANDAHARI.

    sepse kush ka dale jashte dhe ka pare pak Bote te Civilizuar me sy cuditet me shpikjet RRETH E RROTULL te zgjidhjeve urbanistike albaneze jo vetem tek Zogu i Zi, por edhe tek Skenderbeu ne kerrthize te kryeqytetit, te cilat mund te konkurojne per nga idiotizmi i urbanistit me talebanet e Afganistanit ne Kandahar.

    Reply to this comment
  16. drejt March 7, 21:15

    Po ç’thoni vlera e mbikalimit, nuk shikoni vlerën e rrugës Durrës-Kukës, që me ato pare po t’jua jepnin kinezve do kishin ndërtuar një mur të ri kinez me gjashtë korsi 3+3

    Reply to this comment
  17. SHQIPTARI March 7, 21:33

    PSE NUK I ARRESTOJNE TE KORRUPUARIT???SEPSE JANE VETE TE KORRUPTUAR!!!

    Reply to this comment
  18. Dashnor Kozaj March 7, 22:16

    Prishja e Zogut te Zi eshte krim, qe duhet te gjykohet dhe fajtoret ta zhdemtojne ne baze te ligjeve te Shqiperise .
    Ne kohen qe filloj beteja ligjore per ta paraqitur kete veper arti si anti ligjore nga shpellari i Vicidolit, ne krye te inspektoriatit te Ndertimit ne Tirane ka qene ,fieraku ,Ibrahim Morina ,i cili ne cilesine e drejtorit te inspektoriatit te ndertimit dhe si jurist ne profesion ,e kundershtoj kete prishje me argumenta ligjore dhe fundi tregoj qe Ibrahim Morina ,shkarkohet nga detyra e mesiperme dhe kjo veper arti qe eshte e domosdoshme te rindertohet perseri ,ashtu sic ka projektin, dhe vlera te shdemtohet nga fajtoret qe kryesori eshte agjenti i Serbise ,Sali Ram Berisha ,me gjithe eunuket e tjere ,qe nuk ja vlen ti nenvizoj se populli i di mire .Une jetoj ketu ne Perendim ,ne Europe ,dhe shikoj ne cdo qytet ,qe mbikalimet jane te shumta, dhe te domosdoshme ,dhe per pasoje te domosdoshmerise ,prishen dhe pallate ne pronesi puplike ndersa aty ne Shqiperi ndodhi e kunderta qe nje pallat ne afersi te Zogut te Zi ,ishte shkak se i zinte drite pamjen ,se pronari ishte mik i shpellarit sali vicidolsi,u be shkak prishja e kesaj vepre arti me shume vlera per trasportin automobilistik per qytetin e Tiranes .E vecanta e kesaj h
    istorie eshte se te dyja ndertimet po kryheshin ne te njejten kohe ,si pallati dhe Mbikalimi i Zogut te Zi .

    Reply to this comment
    • nasruddin March 8, 13:01

      Per ironi te fatit dhe per REZILIN e shqyptareve Miku i Zemres i Saliut ishte sigurmisi i Enver Hoxhes, Ilir Trebicka me firmen e tij te ndertimit. Prandaj edhe Zogu i Zi i Saliut e beri Tironen tone me te shemtuar se Kandahari i talebaneve te Afganistanit.

      Reply to this comment
  19. nick March 7, 22:59

    sali ram serbia dhe lul pd partia,te vihen ne pranga,denim perjete krimineleve

    Reply to this comment
  20. S.p. March 7, 23:08

    NUK E HARROJNE JO KETA MUTER, POR NUK JU VJEN MIRE TA KUJTOJNE SE MBAN ERE TE KEQE.BURRE 120CM E SHTYJNE PARA EKRANIT SI TOP LESHI QE TE FLASI ME PAHIR SE TE TJERET U KONSUMUAN.

    Reply to this comment
  21. MARKO March 7, 23:12

    Ne ato maja rripa-rripa..

    Reply to this comment
  22. Ilirjana March 8, 00:14

    Basha te shikoje shperblimin e pronareve te ligjshem te Bulevardi I Ri.
    Ketyre pronareve,mes tyre dhe mua,na u rrembye toka nga zaptuesat qe Jo vetem ndertuan
    Shtepi banimi por edhe biznese ,pa na dhene as qera per shfrytezimin e ketyre te fundit!
    Keto vjedhje ne kurriz te pronareve te ligjeshme u bene me “bekimin” e politikes qe per te fituar vota I lane te lire keta zaptuesa!
    A nuk mund te caktonin detyrimin per qera ndaj pronareve per bizneset mbi tokat e ketyre
    Pronareve?
    Por Zoti eshte I madh!
    Parate haram , haram u dalshin!

    Reply to this comment
  23. Ilir March 8, 04:44

    O NJEREZ KENI SHKARE NGA TRUTE.

    EDHE PARATE E ZOGUT TE ZI EDHE KETO TANI TE BULEVARDIT DO TI PAGUANI VETE O NJEREZ, AS BASHA E AS EDI RAMA, POR NE TE GJITHE.

    CFARE KUJTONI SE JANE CMIMET QE RRITEN, THJESHT RRITJE E TAKSAVE NGA QEVERRIA, E KETO TAKSA TE VENE PER LESH PASTAJ SE EDI RAMA APO BERISHA DERI DJE, NUK ULNIN DOT HUNDEN SE E KANE TE MADHE, KJO ESHTE T’JA JAPESH VETES BAM.

    POR EDHE KETA TE RILINDJES, MEGJITHESE NA DHANE PAK SHPRESE, COPRA MUTI DOLEN, NJELLOJ SI SALA.

    Reply to this comment
  24. Mark uk March 8, 09:52

    operatori turistik:Ju flm per spjegimin.

    Reply to this comment
  25. liana March 9, 00:39

    Sa per shkaterrime burra jane te gjithe njesoj. Mos ja hani hakun edhe Rames. E prishi pallatin gjoja te Bashes, pasi Basha kish marre parate. Mos haroni se Rama e viziton gjithnje Vloren dhe e kish pare me kohe ate pallat, qe nuk mbiu per dite nga dheu. Kryetari i bashkise eshte dora e tij. Akoma nuk e kuptoj pisllikun qe ndodh ne kete Shqiperi. Kam frike e sdua ta pranoj, jane te gjithe qelbesira. Edhe Tiranen menderjush e ndriti Rama me ndertime, qyteti ska as strukture as rruge as parkime, vetem pallate byth me byth.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*