SHËNIM: A ka investime amerikane në Shqipëri?!

November 20, 2014 13:20

SHËNIM: A ka investime amerikane në Shqipëri?!

Ndryshimi i sistemeve politike në Shqipëri, këtu e 20 e ca kusur vite më parë, u shoqërua dhe nga një bindje kolektive se do ish Amerika ajo që do sillte miliarda për të dalë prej varfërisë e për t`u bërë zengjinë; nganjëherë duke imagjinuar naivisht se kjo do të ndodhte në rrugë ajrore, ku paratë do hidheshin me parashutë, meqë rrugë tokësore nuk ka, ndërsa ajo detare vonon shumë ardhjen e tyre.

Ky mit “babaxhanllëku” gjeopolitik, u ushqye dhe nga hiti folklorik nolian i Shkurte Fejzës “mbahu nëno mos kij frikë/se ke djemtë në Amerikë”, ku për ne shqiptarët e Shqipërisë, “djemtë” ishin pasunarët nga anët tona që do na bënin derman me paratë e tyre; e për shqiptarët e trojeve në ish-Jugosllavi, “djemtë” ishin ata që do lobonin tek Uashingtoni për të drejtat e tyre nacionale. Pas gati një çerek shekulli, disa prej këtyre miteve kanë rënë, e disa janë bërë realitet, siç ka qenë vërtet mbështetja diplomatike e ushtarake amerikane në favor të elementit shqiptar në rajon.

Ndërsa miti i parave të ardhura me thasë që andej, e i pasunarëve që do investonin këndej, pothuajse ka mbetur në trajtën e një ëndërrimi naiv.

Megjithatë, një vizitë e fundit e Taulant Ballës në SHBA, ka patur si element të takimeve e bisedave të tij me kongresmenë, edhe… investimet amerikane tek ne, edhe ky një mit i para 20 viteve, që fort besohej se do ndodhte në realitet. Por ja që në 20 vite, nuk është retorika politike, e cila i ka ‘investimet e huaja’ në majë të gjuhës, por tregu ai që vendos se ku do i hedhë paratë aksh amerikan.

Pastaj, jo kudo nga shkohet bëhen ftesë për investime. Nga ca shtete e vende, sidomos nga Amerika, do na mjaftonte dhe ajo që ka ndodhur deri më tani: Aleanca dhe mbështetja në rrafshin gjeopolitik. Nuk është investim i vogël./E.Hoxha

November 20, 2014 13:20
Komento

10 Komente

  1. itali November 20, 14:11

    mos te ishin vendet evropiane si italia austria dhe germania shqiperia do kishte falimentu me koh. shba jep vetem dollar borxh me kusht qe te blejne armet e tyre.beni izmet italise se farfer se i varferi te ndihmon . shba i pasuri te vetem te shfrytezon.

    Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. November 20, 14:35

    i’nderuar,E.hoxha.Amerika nese nuk ker dhiet per nji,nuk e bene ate investim.Po,juve ju mashtroi sala,dhe pashku me cekin,e bardh,dhe ju tinza kene ndigjuar ne vitet e enver hoxhes dhe pas tij,zerin e amerikes,evropen e lir,dhe jua ka mar menden propaganda keni besue ne mashtrime i nderuar.Amerika si,qe thash ma lart,nese per njiqe ta ep,nuk fiton dhijet,fare nuk hyn dhe ne muhabet.Pikspari duhat Podestes,me ja dhan nja nji milion dollar,vetem tata beje nji takim me ndonji investor,pa mandej mvaret sesi miresh vesht me investorin,ai thot,une investoi 10,milion,dollar por mbas 5 vite une due 100.milion dollar,si ja bewjm hallin?Tij te shkuen 1.milion vetem per korupcion tek podesta,dhe podesta te thot ja une e kreva punen time,tani ti caje koken po deshe.Te,thash amerika kerkundi nuk investon nesenuk fiton dhjetfishin,si qe fitoi me rrugen e kombit ne shqipri-kosove,me kuton?Ajo rug nga dursi ne suharek,ka kushtue,3000000,milion dollar por bechtell,eshte pague 1’2.miliar dollar i dashur,roft amerika,haahaaahaaahaaaa.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi November 20, 15:06

    Investime amerikane në Shqipëri !? Pa fund por këtej nga lagjia jonë quhen “përrallat e sheherazades amerikane pa çitjane”!? Ka apo s’ka çitjane unë nuk e di sepse nuk e kam parë as sheherazaden e. Amerikës,as investime prej saj!? Arvizunë po,-e kam parë por ky nuk flet për investimet e sheherazades!? Ky flet politikë dhe histori? Morpo nuk e di mirë unë ,-punëson gjë shqiptarë kjo politika dhe historia ??? Jo për gjë por prapë këtej nga lagjia jonë këto të dyja i quajnë “putanëria”!? Kini parë gjé investime amerikane ju , pos këtyre që ju thashë unë dhe lagjia ime!? Tung!

    Reply to this comment
  4. Sallakja November 20, 15:19

    Kujdes !
    Euroamerikanet kane 24 vjet qe investojne ne Shqiperi.
    Investojne ekonomikishte dhe politikishte per te vetmin
    qellim: Qe ne Shqiperi te mos investohet.
    Ne bejme pjese tek vendet post-komuniste. Politika
    Euoamerikane per keto vende eshte e qarte.
    Te gjithe treguesit ekonomik duhet ti kene Zero.
    Kane 24 vjet qe ja kane arritur qellimit
    Ambasadori inteligjente amerikan Avziu a Fevziu (nuk me kujtohet emri)
    nuk ehte aty per te pere surratin e bukur te Rames apo Berishes.
    Ndersa per ironi te fatit diletanti Tulant Balla vete ne Amerike per
    te kerkuar investime nga ameriknet.
    Historia e vjeter me melci,me ujke,me qafe.
    Per te mos thene se Amerikanet jane katandisur per tu
    qare hallin.

    Reply to this comment
  5. beni November 20, 15:22

    Amerika ju solli dollare, ku perpara viteve 90 nuk ja dinin ngjyren e jo me ta kishin ne duar! Cdo vend kapitalist, ka nevoj per taksa pagues te rinj, keshtu edhe amerka ne nje ane mori shqiptaret e ne anen tjetr kerkon ti mjele! Njeher ma hipe e njeher ta hipa ne ato male ripa ripa te na rroje amerika!

    Reply to this comment
  6. Lleshi November 20, 15:42

    KAKA ! Ka , ka – desha me than ! Nuk e shikoni si Shqiperia lundron ne dollare amerikane ? Nje nga investimet me te shqyera , te shquara desha me then , eshte soji dhe sorrollopi i Berishajve dhe Fazlliçeve me kompani !

    Ju ka rene barku per Shqiperine zoti Arixhi ! Mos fol me , se na mallengjeve dhe nuk kemi as lot per te qare ! Boll , Zoti Arixhi ! Te lutem boll ….! Nuk mbajme dot me “investime” dhe mallengjime ….. na kane lene kellqet nga dhjami i madh qe kemi vene , fal jush !

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit November 20, 16:01

    qysh nuk jane bere investime amerikane ne Shqiperi? Jane bere qe ç’ke me te.I pari eshte kombinati i sherrit Sali Berisha, pastaj supermarketi te gjithe politikaneve i quajtur Parlament, i ka çmimet me te lira ne tere Ballkanin. Te tere keta shkojne ne ambasade dhe spiunojne njeri – tjetrin aq sa nevojitet nje kartoteke me e medha se biblioteka bombetare. Ne fund eshte fabrika e yjeve ne ngjitje qe e peruroi ambasadori, ky eshte investim i sigurte, direkt e kryetar PD-je.Ambasadori do rrije gjersa ta beje kryeminister.

    Reply to this comment
  8. blackwater November 20, 16:33

    AMERIKA NUK TE FALE ASNJEHER ASNJE GJE…TE JENI TE BINDUR PER KETE.

    AMERIKA OSE ME SAKT SHBA, EDHE KUR TE JEP 5 LEKE, ESHTE E SIGURT SE TE MERR 20 LEKE….

    Reply to this comment
  9. shpatar November 20, 18:32

    Nuk jane vetem parate ato qe do te na pelqenin nga Amerika .Ka shume dilema qe nuk i justifikojne investimet ne nje vend si Shqiperia .Mos harroni se u katandisem ne vitet 90 me tenologjine e pas Luftetse se Dyte Boterore .Nje teknologji qe ne Amerike dhe Evrope ishin ne muze .Po te kemi parasyshe nivelin teknologjike vetem me pasuri te fuqishme nenekoksore do te benim qe te thithnim kompanite Amerikane e Evropjane ne vend. Ne dhe ato pasuri hidrokarbure , hidrike e minerale i shkaterruam sa qe dhe sot hapa jane hedhur vetem ne kerkimet e naftes e te energjise elektrike te pamjaftushme .Minierat tona jane si ne kohen e Meandertalit qe nuk kane interes te investosh kaq shume per ti kthyer ne eficense te plot .Shikoni praktikat me energjine hidrike. Deklarohet qe ka rezerva te medhaja hidrike por inevstimet jane shume te pakta per ti cfrytezuar me kapacitete te plota .
    Persa me latre e thene troc ne nuk kishim baze teknologjike bashkohore qe te ngjallnim interesat e Aleatve per zhvillim dhe investim . Por mos te harrojme se ndihmat Amerikane dhe Evropjane ka qene te terthorta e jo e drejtepersedrejti .Vetem emigracjoni, po ta shikojme me syrin e ekonomistit,ka hedhur ne Shqiperi miljarda .Nuk po ze dhe ato pune te pista qe na kane lene te livadhisim me kondrabande ,pastrime parashe si dhe shume favore per mos harxhim fondesh sic jane nevojat per militarizim .
    Para kemi patur dhe kemi .Nuk duhen fajsuar kaq hapur Amerikanet e Evropjanet per investime por politka hajdute qe eshte ndjekur ne keto 24 vjete .Beni nje llogari te thjeshte te abuzimeve e vjedhjeve qe kane ndodhur e do te shihni sesa para nuk ka shkuar per mireqenjen e popullit .Vetem familja e Saliu harxhonte per qejfe e takime zyrtare ne bote 150 miljon euro .*12 vjete ne pushtet afersishte 2 miljarde .Po bishtat e tije pa llogaritur dhe Nanon me kompani qe kane harxhuar e futur neper xhepa jo me dore por me fugona para te djerses se popullit e te Aleatve .
    Ja kjo eshte Shqiperia qe ju kerkoni te na e bejne te tjerete e jo vete ne.Kur te mbyllen dosjet e hajdutve e tu priten dorat e tyre atehere shqiptaret do te rrojne sic kane enderrruar.

    Reply to this comment
  10. bbb November 20, 20:05

    A ka investime amerikane në Shqipëri?! Si nuk ka? Ivesrtimi me i madh amerikan ne Shqiperi eshte Ambasada Amerikane me ne krye shokun Arrxhiu te rruges se Elbasanit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*