SHËNIM: A na marrin seriozisht ndërkombëtarët?!

April 20, 2014 14:33

SHËNIM: A na marrin seriozisht ndërkombëtarët?!

Tranzicioni ynë emblematik, ka shoqëruar gjithnjë dhe me pikëpyetjet e thella mbi rolin e ndërkombëtarëve. Sa janë mitizuar, aq dhe shpërfillur. Sa janë përlavdëruar, aq dhe janë kritikuar, haptaz nganjëherë dhe nën zë. I fundit rast, është ai i Etore Sekui, që u largua mes akuzash për abuzime financiare, që siç u pa, as që denjoi t`i përgënjeshtronte. Por dilema mbi ndërkombëtarët është më e thellë: a janë ato po aq përgjegjës për krizën tonë, dështimet tona?! A janë ata thjesht ca rrogëmarrës që s`para ua ndjen fort për ne, por thjesht bëjnë një punë rutinë?! A na marrin vërtet seriozisht, apo bëjnë sikur na marrin duke na lënë të zvarritemi në përpjekje tona kinse europiane?! Në një emision radiofonik mbi sfidën e një shoqërie përballë fenomenit të konsumit të drogës, sociologu Lekë Sokoli, foli pikërisht për këtë gjë, për punëra shkel e shko të autoriteteve shqiptare, që së bashku me ndërkombëtarët, hartojnë ndonjë strategji sa për të justifikuar ca fonde projektesh, që më pas nuk kanë asnjë lloj efekti në realitet. I specializuar për çështjet e drogës në sa e sa vite, së bashku dhe me emra të tjerë sociologësh, ai tha se kurrë nuk janë ftuar nga ligjvënës shqiptarë që t`u merret mendim kur është hartuar ndonjë paketë ligjore lidhur me përdoruesit e trafikantët e drogës, duke zgjedhur t`i bëjnë nxitimthi sa për të kaluar rradhën. Dhe sipas tij, një përgjegjësi për këto praktika kanë dhe ndërkombëtarët e këtushëm që qëndrojnë pas këtyre strategjive dhe paketave ligjore në funksion të tyre. Dhe ja një pasojë: Në Shqipëri dënohesh vetëm për trafik, por jo për konsum droge!

P.S. Dhe duket se mesh dhe ndërkombëtarëve ëshët krijuar një raport i drejtë absurdi, siç ai i kohës së komunizmit mes individit dhe punës: njeriu bënte sikur punonte dhe shteti bënte sikur i paguante. Ngjashëm po ndodh dhe mes nesh e ndërkombëtarëve: në bëjmë sikur i dëgjojmë ata, e ata bëjnë sikur ua ndjen fort për ne! Vetëm me një ndryshim: rroga ecën për dy palët!     / E.H.      

 

April 20, 2014 14:33
Komento

8 Komente

  1. AGIMI April 20, 14:37

    Amerika do e rregulloj shqiperin https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  2. true April 20, 14:54

    shqiperia eshte nje vend rrumpalle, Europa duhet te ktheje regjimin e vizave per kete popull te prapambetur,injorante dhe i pa edukate!

    Reply to this comment
  3. LORA April 20, 15:07

    Gazetaria e jone vijon me paturpesi te na vendose perballe nderkombetaret si “zot pragu”.
    Nderkaq miti i nderkombetareve ne Shqiperi eshte nje sajese, konsensuale me politiken ,per ta degdisur sovranitetin e shqiptareve ne breket e nje faktori qe nuk e njeh as kushtetuta e as ligji.
    Keshtu qe pa ndonje detyrim ligjor (ata nuk paguhen ligjerisht nga taksat tona,edhe pse buckariten mire ketu ne dheun tene) keta kodoshe jane ne te drejten e zotit te tallin topet me kete republike te bastartizuar nga koalicioni antikombetar ,tash e dy dekada,media-politike.
    Por fatmiresisht ka ndonje medie,qe si Davidi kunder Goliathit ,e prish kete karar ekstremisht perdhunues.
    Rrjedhimisht ,mua si taksapaguese korrekte me ligjin,nuk me plas trapi fare se si me marrin kodoshet nderkombetare.Por kjo politike ,qe ha dhe behet zengjine mbi taksat e shqiptareve,eshte e detyruar te me marre serozisht,,,me se s’ben,ne ushtrimin e vullnetit tim sovran,qe nis qe nga shpalosja pa pengese e mendimeve te mija ne kete forum dhe vijon me cdo mjet qe me njohin te drejtat kushtetuese te njeriut.TUNG.

    Reply to this comment
  4. P.A.B. April 20, 16:17

    Nga efektive te policise qe kam njohur ne Shq. e disa vende te tjera, pa asnje ndryshim kur i pyet cili problem ne pune eshte me i bezdisuri, te thone: “Domestiket, problemet familjare, burre-grua.” Me tha, i tashe, me ra i rashe… ai pi alkohol …kjo me shau. Njeri do “ta mbyse” ne moment, tjera thote- vini prangat te poshtrit; burri kthehet duke qare e gruaja s’na hiqet nga zyra pa na bere te mbyllim dosjen: ju lutem kam femije. Here – sic thone ata – i trajtojme si gjera pa vlere e humbje kohe, e here te tjera ka dhe gallate.

    Sigurisht pa e ulur vleren e ketyre probleme apo ne raste dhune ne familje te cilat jane ceshtje komplekse; por Argumenti ne teresi…eshte i ngjashem! Shqiptare -te- Huaj. Ka nje natyre te tille; ku Politka dhe Partite jane ne marredhenie burre-grua; dhe gjithmone presin nje Force Madhore ti Policoje e tu zgjidhe punet. Shqiptari vazhdon marredheniet abuzive… dhe te huajt varavingo; duke marre pershtypje qe shkojne nga cudia e gjynahu, deri tek shfrytezimi e poshterimi.

    Reply to this comment
  5. merobaze April 20, 17:11

    KUSH MUND T’I MARRE SERIOZISHT SHQYPTARET NE BOTE KUR KERKOJNE TE FESTOJNE ME LEKA BORXH 29 NENTORIN E ZI DHE LANCIN KRIMINAL TE ENVER HOXHES?

    Te gjitha KEQIAT qe perjetojne sot shqyptaret e kane zanafillen te MURTAJA bolshevike qe mbolli Enver Hoxha qe ne Mukje ne vitin 1943 kur refuzoi oferten angleze per bashkimin e trojeve shqyptare kundrejt ndryshimit te kursit politik drejt Demokracise Perendimore. Aventurieri sadist pa shkolle dhe pa kurfare arsimi Enver Hoxha me dinakerine e sadistit e kuptoi atehere se ne nje Demokraci Perendimore nuk mund te mbante pushtetin e pakufizuar mbi Shqypnine dhe nuk mund t’i bente shqyptaret skllever te familjes se tij si ne filmat e Hollivudit “The Hunger Games” dhe i meshoi me te gjitha forcat bolshevizmit stalinist deri ne fund te jetes se tij me vrasje dhe likuidime makaber te kundershtareve politike dhe te shokeve te vet. Kjo politike vazhdon edhe me sot dhe ky katil gjakatar mbahet me qellim nga politika shqyptare deri me sot si HERO i popullit dhe i punes socialiste dhe BOSAT Edi Rama dhe Ilir Meta deklarojne pa piken e pergjegjesise se duan te festojne 70 vjetorin e 29 nentorit te ZI dhe LANC-in kriminal qe Tribunali i Hages e ka cilesuar si nje organizate terroriste. Prandaj edhe Sali Berisha me gjithe komunistet pas tij vazhduan kauzen e Partise se Punes per t’u pasuruar me cdo mjet dhe menyre duke bere trafiqe dhe kontrabanda lloje-llojesh nga karburantet ne kohe embargo ne Serbi, armatimin e Ushtrise ne Afrike qe sollen edhe Gerdecin, Lazaratin dhe mjerime te tjera te vendit tone, dikur si nje LULE mali ne zhvillimin e saj ekonomik. Prandaj nuk eshte cudi qe edhe RILINDJA socialiste te kete gjetur rrugen e saj te kontrabandes se droges se forte me aeroplane dhe helikoptere, me karroca dhe gomere, sepse kush ka jetuar monizmin hoxhist nuk cuditet me me keto shpikje te pasurimit te elites sone politike sipas teorise se Makiavelit:

    QELLIMI JUSTIFIKON MJETIN

    kur cigaret kontrabande Marlboro dhe Rotamans kishin mbushur ne vitet 1970 plazhin e Durresit sepse anijet e Enverit nga frika e hodhen ne det mallin e tyre kontrabande drejt Italise. Prandaj edhe eshte mjaft aktuale pyetja e sotme e DITES:

    KUSH NE BOTE MERR SERIOZISHT NJE POPULL TE TILLE PA AFTESI KRIJUESE?

    Reply to this comment
  6. fred April 20, 20:08

    Vendi yne prej 20 vjetesh eshte drejtuar nga kllaunet si ata shqiptare gjithashtu dhe nga ata te huaj.volhart,toria,pack,janula,dhe vicidoli se duan shqiperine ne BE.Shpresojme se qeveria e re do ta çmontoje kete kompllot anti shqiptare .

    Reply to this comment
  7. redi sheheri April 21, 05:42

    Ky eshte popull qe sot kerkon te pasurohet brenda dites,natyrisht do bej budalliqe si Lazarati,do nxjerre aventuriere si Sali maloku.Makuteria te shtyn ne aventura,bota jane pasuruar gradualisht,me pune.Teritore qe kane pasuri prrallore ne nafte si Venezuela,iraku,,irani,nuk kane popuj te pasur,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*