SHËNIM: A po rrezikojnë shqiptarët që të katandisen në “serbë”?!

January 16, 2015 13:41

SHËNIM: A po rrezikojnë shqiptarët që të katandisen në “serbë”?!

Ndër thirrjet që shefi i qeverisë së Beogradit, Aleksandër Vuçiç, u drejtori bashkëatdhetarëve të tij gjatë vizitës në Kosovë, ishte dhe ajo për të lindur sa më shumë fëmijë.

Siç dihet, ky është një tipar shqiptar në rajon, jo rrallë dhe i trajtuar si anakronik (të pjellësh si minjtë – thuhet në variantin më cinik e përqeshës), por ja që vjen një kohë, kur kjo pjellshmëri fiton një vlerë reale, të prekshme, të kërkueshme fort në “tregun” e mjeteve për ta shpëtuar kombin, kur sheh se rrënimin më të madh po e pëson nga ulja drastike e nivelit të lindshmërisë.

Në këtë pikë, Serbia është kombi që e vuan më tepër këtë flamë, në raport me kombet e shtetet e tjera përreth. Ndërsa tek shqiptarët, kjo ka qenë “arma” më e fortë: shtëpi plot e përplot, gjenerata premtuese në potenciale njerëzore, kapital njerëzor për ta patur n`daç për punë e n`daç për luftë, edhe pse me dobësinë e mirëmenaxhimit të energjive.

Ama, gjaku i ri, është një pasuri e madhe për një popull. Por ja që, vitet e fundit, edhe tek popullsia shqiptare – e Shqipërisë po e po, por dhe e Kosovës, janë dhënë shenjat e para të një (ç)planifikimi familjar, që mund të na shndërrojë një ditë në “serbë”. Kujdes! Sidomos kur sheh se fëmijët po zëvëndësohen me qenër!/E.H

January 16, 2015 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*