Peshkopi, qeni fitues quhet… Obama (!)

June 18, 2014 19:00

Peshkopi, qeni fitues quhet… Obama (!)

Ajo që për policinë maqedonase është e jashtëligjshme dhe e ndëshkueshme, pra në bazë të ligjit, tek fqinji pak kilometra më tej, në Shqipëri, e konkretisht në Peshkopi, është diçka mëse e zakonshme. Madje diçka që ngjan me një festë të vërtetë, ku përfshin të madh e të vogël në një ngazëllim të pazakontë. Fjala është për një betejë mes qensh, që kohët e fundit është kthyer në një risi të jetës publike në qytetin verilindor. Dy ditë më parë, qeni legjendar i quajtur Obama, mundi pas një kacafytjeje të përgjakshme prej më shumë se 10 minutash, kampionin e Maqedonisë, qenin Gringo.

Qindra qytetarë vendas e të ardhur nga shteti fqinj, mes tyre burra,  gra, madje dhe pleq, ndoqën duelin nën thirrjet e zjarrta për fitore të qenve respektivë sipas kampeve. Pas shpinës së tyre,  në fasadën e një godine në ndërtim, një pankartë gjigante promovon forcën e Obamës. Gjatë përleshjes, vendi oshëtinte nga tifozeria, ku theksoheshin parreshtur emrat e qenve, shoqëruar nga fjalë me theks kurajoz, të tipit: forca, jepi, mbyte! Dhe fitorja në fund i takon Obamës. Mes kafshimeve të shumta, rivali i tij, Gringo, tërhiqet i telendisur, me këmbët që me zorr e mbajnë. Dhjetra të rinj  dibranë, ku dikush mban dhe flamurin shqiptar, sulen me tërbim triumfi drejt Obamës duke e marrë dhe ngritur në krah. Ndër duar e ca pak dhe në fytyrë, skuqen prej njollash gjaku qeni, por dehja prej fitores është aq e madhe sa nuk pyet për të tilla meraqe.

Sakaq, Obama mbështillet dhe me flamurin kuq e zi, si për t’i dhënë kësaj fitoreje dhe një përmasë kombëtare përveçse lokale. Eshtë ky pra një event i rrallë shqiptar, produkt tipik realitetesh të varfëra sociale provincash, ku aventurozja e ndoca të rinjve,  prodhon çaste idilike për njerëz që frymojnë kotësi.

E.H 

 

23image2-articleLarge

June 18, 2014 19:00
Komento

11 Komente

  1. lulimiri June 18, 13:04

    Akoma me skandaloz eshte fakti qe lejohen qente te kacafyten. Kjo tregon sa larg Europes jemi dhe sa barbare jemi.

    Reply to this comment
  2. Pedro June 18, 13:16

    Mire atje ndodh! Qe duhet ndeshkuar ky veprim.Ne ska Ligje, bejini! Por, perse duht te jepet si ajm.ose.Se paku duhet majtur qendrim kritik.

    Reply to this comment
  3. beni June 18, 13:48

    Nese doni te kuptoni nivelin e qyteterimit te nje vendi, shikoni si trajtohen kafshet per te kuptuar kete.

    Reply to this comment
    • nuri June 18, 19:14

      dhe si trajtohen kafshet sipas teje beni?nese e ke fjalen qe trajtohen keq per shkak te ndeshjeve kjo nuk eshte aspak e vertet pasi ndeshja ka rregullat e saj dhe pasi mbaron ndeshja qent marrin kurimin e nevojshem ushqehen sterviten dhe trajtohen ne menyren me te mire te mundshme po mesa duket ti nuk paske shume informacion,kurse sa per ate shprehjen japonia eshte nje nga vendet me te qytetruara dhe megjithate ndeshjet me qen jane te lejuara me ligj.

      Reply to this comment
  4. turi June 18, 13:54

    Po mbeshtjellin qenin me flamur,kjo eshte keq,megjthate secili ben ate qe di,dhe aq sa ka munci per argetim. Gjyna qente e shkrete

    Reply to this comment
  5. Arben June 18, 14:12

    Qenit nuk duhej ti vinin ate emer. Nuk ka kuptim.

    Reply to this comment
  6. Shqiptar June 18, 14:16

    Ti E.H. me keto lajmet e tua “te pafajshme” nuk le rast pa vjelle vrer kunder shqiptareve. Prej teje po me neveritet edhe gazeta “Dita”.

    Reply to this comment
  7. sazan e karaburune ,jane vatanet e mija ,do ti marr se s'eshte pune ,mbrapa me vjen historia .. June 19, 01:41

    Qeni eshte kafsha me besnike e njeriut dhe me e aferta dhe qe mesohet ME SHPEJT se cdo gjitar tjeter i familjes CANUS me reflekse te kushtezuara .
    Nuk do te ishja dakord per ndeshje te tilla midis qensh dhe aq me keq me emra politikanesh ,pavaresisht se jane NEGATIVE apo POZITIVE per opinionin .

    Reply to this comment
  8. jovan June 19, 09:05

    Çdo ndeshje midis njerëzve apo midis kashëve që çon në dëmtimin fizik apo mendor të kundërshtarit nuk është e mirë. Jemi shpejt që të gjithë ta mendojnë këtë. Edhe për shumë kohë do të ketë ngjarje të tilla.

    Reply to this comment
  9. Rita June 20, 08:47

    Duhet te nderhyjne organet kompetente qe ky lloj defrimi me kafshet e pambrojtur te nderpritet e madje organizatoret te denohen me ligjin e keqtrajtimin e kafsheve !!! I dergoni nje fotografi te ketyreve “ndeshjeve spektatolare ” arististes se njohur franceze Brixhid Bardo qe lajmi te marre dhene e te na shtohen dhe me shume pikat negative qe kemi !!! Qeni konsiderohet si kafsha me shtepijake ,me besnike e njeriut e ,,ky lloj njeriu defrehet me kafshimet e plaget e tij !!! A po shkojme perpara ,si thoni ????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim