FOTO: Agonia dy orëshe e një peme të gjymtuar…

Elton Koka June 6, 2015 15:04

FOTO: Agonia dy orëshe e një peme të gjymtuar…

Një gumëzhimë elektrike më shpoi gjumin e mëngjesit. Kapa rrufeshëm orën dhe zgurdullova sytë: 06.04 e mëngjesit. Ishte ende herët për t’u ngritur. Zakonisht përgatitja për në punë më zgjat fiks gjysmë ore, prandaj mund të dremisja edhe ndonjë orë tjetër përpara se të nisja aktivitetin e përditshëm: pra, para se të thithja sërish të njëjtin pluhur të ndotur të Tiranës, të ecja sërish pranë koshave me plehra të një dite më parë, të mallkoja me të njëjtat fjalë fyese trafikun dhe tipat që do të vononin si gjithmonë, parkuar anash rrugëve dyshe me bllokazhin ndezur, të shaja nëpër dhëmbë semaforin që nuk punon, të shmangia me kujdes gropat në rrugë (oh, amortizatorët e makinës time të gjorë), të skërmisja dhëmbët përpara ndonjë polici bashkiak që debatonte me fakirin e radhës që kishte zbritur nga fshati për të shitur specat e domatet në trotuarët e shkallmuar e të ndotur të qytetit tim, të… të… të…

Por, gumëzhima elektrike nisi të elektrizohej edhe më. Ashtu, gjumëprishur, dëgjoja ca pasthirrma, ndonjë të qeshur, makina që i binin borive pa pushim, dhe fëshfërima degësh që pasi kërcisnin si kocka të thyera, shkaktonin në zhurmë mbytëse, të frikshme, thuajse si klithma pa zë. Hera-herës më ngjanin me ndonjë mizanskenë horror që luhej në kokën time, njerëz që me sharrë elektrike gjymtonin një të ngjashmin e tyre, e ashtu nga një lartësi e caktuar lëshonin gjymtyrët që binin pëlltumb mbi asfalt.

U ngrita somnabul, i trullosur nga të gjitha këto dhe iu afrova dritares, dielli më vriste sytë. Përballë meje qëndronte cung një pemë e zhveshur lakuriq nga degët ende të gjelbra, që dërgjeshin mbi asfaltin e thatë, gjithë pluhur.

Dy njerëz, të hipur majë vinçit të makinës së Bashkisë po cungonin njërin nga krahët, rreth tre-katër të tjerë me jelekë portokalli ku shkruhej Ndërmarrja e Pastrimit, Bashkia Tiranë, pastronin degët e sharruara më parë, ndërsa një tjetër hante byrekun…me sa duket, kishte dalë pa mëngjes nga 2shtëpia.

Më anash, një burrë shtynte kutinë e bananeve, domateve, sallatës jeshile, majdanozit e kushedi çë tjetër, teksa mundohej të gjente një copë hije, nën strehën e murit ngjitur.

U vesha dhe dola në rrugë… nga poshtë skena e batërdisë dukej edhe më e egër. Ngrita kokën: pema tashmë kishte marrë formën e skulpturës para Institutit të ish të Përndjekurve Politikë. Asnjëherë s’më ka pëlqyer ajo statujë, mirëpo sa herë e shoh më duket se diç ulëret me forcë.

I hodha edhe një vështrim tjetër keqardhës, pemës, burrave që e gjymtuan, mbledhësve të degëve të vrara, burrit që priste myshterinj në gjysmë hije dhe vetes; dëshmitar i një vrasjeje m’u në mes të Tiranës, ngjitur me murin e shkollës “Vasil Shanto”, 6 qershor 2015.

Pastaj, makina e bashkisë lëvizi ca metra më tutje. Një pemë tjetër gjelbëroshe lartohej aty pranë.

I ktheva kurrizin dhe u nisa për në punë, si një qen me bisht ndër shalë, i vetëdijshëm se s’doja të merrja pjesë në një vrasje tjetër… e teksa dëgjoja gumëzhimën elektrike të sharrës që përshkonte mishin e drunjtë, vetiu thashë nëpër dhëmbë: Edhe 15 ditë!

3

Elton Koka June 6, 2015 15:04
Komento

15 Komente

  1. sonja June 6, 15:23

    Shkrim shume realist ajo qe jetojme ne kete qytet te harruar , ajo qe kemi jetuara per kater vite me rradhe

    Reply to this comment
    • bajame June 6, 15:30

      SA TURP QE KRYEQYTETI I TE GJITHE SHQIPETAREVE NGELI NE PER AKTER VITE NE DUAR TE NJE TE PAAFTI QE NUK DITI TE MENAXHOJE AS VOGELSIRA

      Reply to this comment
      • ana June 6, 15:39

        edhe 15 dite e basha me shoke zhduket , vendosi rekord i pari kryetar bashkie qe nuk mbajti asnje premtim e do mbahet mend vec per preje pemesh te gjora dhe vija te bardha qe diten tjeter fshiheshin ..

        Reply to this comment
        • mandi June 6, 15:46

          ky eshte nje krim qe ka vetem nje person si shkaktar te ktij krimi edhe ky eshte lulzim basha. e tregoj shume qarte qe kur dha lejen per ndertim ne kodrat e liqenit qe eshte me shume per betonizimin e qytetit se sa per gjelberimin e tij !

          Reply to this comment
      • mandi June 6, 15:46

        DELETED
        Mos komentoni nga e njejta IP me emra te ndryshem
        Postime te tilla do fshihen
        Moderatori

        Reply to this comment
        • andi June 6, 15:49

          mire qe smbolli peme por edhe ato qe ishin i la ne meshire te fatit. ndo njehere u tregua i duruar me bimet ky fat ndo nje here jo sepse perkudjesja e bashkise se kishte mendjen aty po se si te parazitonin ato bashke me kryatere!

          Reply to this comment
  2. ardit June 6, 15:46

    Prej kater vjetesh vetem horror po shohim ne kete qytetin tone . Besoj gjeja me e rende eshte mosmbledhja e qellimshme e plehrave qe disa gabele te bejne seleksionimin e plastikave ne interes te fabrikave ricikluese te Bashes dhe pa dyshim degradimi i hapesirave te gjelberta . Kryetar qe ka mbjellur te keqen kudo ku ka shkuar .

    Reply to this comment
  3. info-analitike June 6, 15:56

    Elton po lejen per ate ndertim qe i ka zene frymen pemes kush e ka dhene?
    Ashtu sic jane mpleksur o duhet te prishet ndertesa ose te qethet pema sepse mund te rrezikoje te demtoje ndertesen.
    Meqe te vika keq per pemet e prera shko edhe shiko tek lulishtja e tre vellezerve Frasheri se si e ka gjymtuar Fideli lisin qe i jepte bezdi.

    Reply to this comment
    • oni June 6, 16:16

      o info analitike eshte palestra e shkolles vasil shanto…

      Reply to this comment
    • Ergysi . June 6, 16:23

      Ju a tregon Erjoni juve Demokratikeve te SHQUPIT ,
      Erjoni do te BEJE Gjelberimin total te TIRANES ,
      DUKE mbjelle 2’000’000 rrenje FIQ VENI .
      Greket adhuronin Ullirin ,
      Kurse socialistet e vertet do te Audhorojne dhe kane Simbol Fikun e vendit .
      qe i bene Kokrat e Medhaja e te Embla .
      Pensionet :
      Erjonka na ka premtuar se do te na i Beje
      AQ sa e ka Pensionin mamaja e Erjonit ,
      qe i pagoje dasmen .
      Mos harroni o ju Shqypista
      Erjoni eshte 99 ,
      Prandaj votoni erjonin

      Reply to this comment
      • Po,Po June 6, 19:31

        Ose votoni “embelsiren”Grida Duma,me qe kini nevoje per nje “MISS”, jo per njeri qe t`i dale zot punes.

        Reply to this comment
  4. skifteri June 6, 16:14

    Nje skene vrasje trafiku eshte krijuar nga hapja e kundra ligjshme e nje hyrje tek blloku I banesave tek hipoteka ,200 m.afer kryqzimit te burgut ,dhe shkolles Harri Fulsi.Kjo hyrje absulitisht eshte ne kundershtim me rreuullat e qarkullimit rrugore dhe burim I aksidenteve ,kur hapet sinjali jeshil I kryqzimit burgut dhe rrjeshti makinave drejt zogut zi eshte I gjate pase 200metrave ajo nderpritet nga dy krahet e makinave qe hyne e dalin nga blloku i ndertersave te rjeja tek hipoteka ,kjo eshte burim aksidentesh dhe vonesash trafiku ,perbene skenen vrasese me qesharake ne bote ,veper e korrupsionit kriminal te bashkise qe prishi tortuarin midise dy rrugve me drejtime te ndryshme,naten ne fshehtesi si bandit si krimi i asaje prerjes se pemve nga kjo bashki e korruptuar qe ngre autori I shkrimit . Pergjegjesit duhet te ndiqen penalisht rruge tjeter nuk ka ,nje ndeshkim I rrepte duhet tu bjere mbi shpatulla,te ketyre keqebersve.~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  5. Illo June 6, 17:28

    Ka shume kohe , qe nuk duket dhe Enno . Po Enno c’pati ? I. Foto

    Reply to this comment
  6. filan fisteku June 6, 18:07

    sa bezdi i kam keta si puna e ktij artikullshkruesit…………nuk e di ca zanati ka……por keta gazetaret, juristet, analistet marrin vesh nga te gjitha………. ajo pema eukalipt (normal qe artikullshkruesi ska nga te dije….se duket qe ka bere ndonje fakultet “shkencash” shoqerore)…..rritet shume shpejt…..dhe po nuk u krasit rrezikon te bjere mbi palestren e shkolles…….po te binte ky artikullshkruesi do bente nje hartim tetevjecareje me temen e kundert: pse nuk e krasiten pemen??? ……po lerini njerzit te bejne punen e tyre o artikullshkrues dhe mos bej ekspertin per te gjitha……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim