Ëngjëjt…

Redaksional September 8, 2015 14:32

Ëngjëjt…

Ka një mospërputhje logjike mes të qenurit “deputet i fortë” apo qoftë dhe “të lidhur me krimin”, dhe një teksti të gjatë dorëheqjeje në mes të mandatit, si ai i Arben Ndokës.

Por dosja e tij penale është ajo që është dhe vetë autori ka sqaruar të vërtetën e tij në mesazhin që lexuam dje.

Ajo që shumëkush mund të konkludojë nga zhvillimi i ngjarjeve të këtyre ditëve, është se Partia Socialiste, vetë kryetari Rama dhe/ose presioni i ambasadave kryesore perëndimore në Tiranë, ia kanë bërë të qartë deputetit Ndoka (e mbase jo vetëm atij) se bashkëjetesa me PS-në mbyllet këtu dhe është më mirë që kjo mbyllje të jetë e paqtë dhe qytetare.

Letra e deputetit, si në rreshta edhe mes tyre, e dëshmon këtë. Nëse ky ka qenë një vendim i konsultuar më herët, apo ngjarjet me deputetin Armando Prenga e përshpejtuan atë, kjo tashmë nuk ka ndonjë rëndësi.

Ajo që bie në sy është se PS po tenton një vetëpastrim pothuaj “mbi baza vullnetare”, sepse baza ligjore hyn në veprim vetëm në rastet flagrante si i të shtënave të deputetit Prenga.

Ironikisht, iniciativa e majtë dhe kërkesa e vazhdueshme e mazhorancës për dekriminalizimin e politikës, po bie së pari mbi vetë iniciatorin.

Ka një debat këto ditë ku nuk mungojnë “argumentet” mbi nevojën e të fortëve të politikë, për arsye të ruajtjes së votave në procesin zgjedhor. Kjo afërmendsh presupozon praninë e dy apo më shumë palë të fortësh. Dhe para së gjithash, presupozon që nevoja e të fortëve të vijë ngaqë votat vidhen.

Megjithëse ethet e fitores mund ta kenë zhvendosur fillimisht vëmendjen, baza e PS-së, elektorati i thjeshtë dhe simpatizantët e kanë dhënë në shumë mënyra mospëlqimin e tyre për kësi përzgjedhjesh në listat e deputetëve, dhe kryetari Rama thjesht po mbjell atë që ka korrur: Me kryefjalë dekriminalizimin e politikës dhe reformën në drejtësi që kur erdhi në krye të qeverisë, tashmë Rama është i pari që me “shembullin personal”, tregon distancimin nga personazhet problematikë e të përfolur.

Atëherë në ç’pikë jemi? A mos kemi mbërritur në një moment të befasishëm kalorësiak e romantik të politikës shqiptare, ku partitë dhe liderët e tyre, pasi japin shembullin personal të distancimit nga të inkriminuarit, i hedhin dorashkës e sfidës kundërshtarit/ëve? Është në dinjitetin tuaj, zotëri, i bëj thirrje nderit tuaj të bëni të njëjtën gjë si unë…

Vërtet?

Është e udhës që të bëjmë një retrospektivë. E majta e posaçërisht PS-ja erdhi në pushtet jo për shkak të premtimeve ekonomike (debati mbi llojin e taksimit ishte periferik), por sepse shpalli me pohë e bujë luftën e madhe kundër korrupsionit dhe krimit që në kombinim, ishin ngjitur në nivelet më të larta shtetërore.

Kjo luftë premtonte së pari çuarjen para drejtësisë të autorëve të krimeve me përgjakje korruptive si Gërdeci, ato me përgjakje të hapur terrori shtetëror si 21 Janari, dhe ato pa gjak, por lemerisht korruptive si vjedhja e madhe në ndërtimin e Rrugës së Kombit e plot të tjera.

Dhe padyshim, në frymën e “të bërit shtet”, më shumë se pagesa e rregullt e dritave dhe marrja e kuponit tatimor, që janë sigurisht të domosdoshme, njerëzit kishin në mendje bërjen e drejtësisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

Tani mbetet që Berisha e Basha të vënë dorën në zemër dhe të bëjnë edhe ata pjesën e tyre të kavalierllëkut: Të pastrojnë partinë nga ndonjë i inkriminuar, ndoshta dhe me këshillën e ambasadorit amerikan.

Po, kemi përmendur këtu më sipër simbolet e pandëshkueshmërisë pas vrasjes dhe grabitjes shtetërore, të cilët janë sot pikërisht në këtë pozicion: Të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj PS-së, pse kjo e fundit nuk po pastrohet sa duhet, ose se është shumë vonë në këtë proces!

O tempora, o mores, thotë latini. Por ama, ky “pastrim mbi baza vullnetare” duhej pritur. Vetë dje u kujtua deputeti Braçe, psh, të pohonte se fajin mazhoranca e ka vetë, pse e fali apo amnistoi Berishën, ndërsa Gërdecin dhe 21 janarin, ministri Tahiri vrapoi t’i përmendte sot vetëm pasi u gjend në hall të madh në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe kështu ka ndodhur periodikisht gjatë këtyre dy viteve. Duke kujtuar se Berisha&Co do të ishin një tabelë e lehtë qitjeje dhe kujtesë për popullin, se më keq se ata nuk mund të ketë në qeverisje, mazhoranca hyri në vorbullën e gabimeve dhe tani po tenton të kryejë atë që duhej ta kishte bërë të parën: Reformën në drejtësi.

Nuk e dimë ç’do të ndodhë këtë vjeshtë që ka hyrë tashmë. Ndoshta thjesht do të miratohet një bazë e re ligjore dhe ca ndryshime kushtetuese, që efektet kushedi se kur do t’i japin. Por ajo që po shohim, dhe që është e lemerishme, është se Berisha, Basha etj, ja arritën të na flasin nga pozitat e engjëjve. Dhe dimë gjithashtu, se cilët kanë një meritë të madhe për këtë…/DITA

 

 

Redaksional September 8, 2015 14:32
Komento

22 Komente

  1. Demokrati Tropojan September 8, 14:50

    “Pyka nxirret me Pyke”.Edi Rama perdori si pyka,deputetet e “forte”,sidomos ne Veri te Shqiperise,per te nxjerre jashte Kryeministrise,kriminelin e faktuar Boterisht nga FBI-ja Amerikane,Sali Ram Berisha.Zgjedhjet vidheshin dhe kercenoheshin rregullisht.Policia ishte totalisht ne anen e pushtetit dhe nen urdherat e Flamur Nokes dhe Sali Berishes.Si mund te rrezohej nga pushteti “Pyka Kriminale”,me emrin Sali Berisha??Shume e thjeshte.Duke perdorur “Pykat” Frroku,Ndoka,Doshi,Prenga dhe ndoshta ndonje tjeter qe une nuk e di.Rama,tani qe erdhi ne pushtet keto “Pyka” nuk i nevojiten me.E kryen punen e tyre dhe duhen flakur jashte.Edi Rama i vuri perballe ne Veri te Shqiperise Sali Kriminel Berishes dhe gjithe “Trustit te Geshtenjave te Tropojes” pikerisht keta persona “problematike” per te ruajtur voten nga kercenimi,blerja dhe vjedhja qe kishte pergatitur perseri Sali Kriminel Berisha.Keta njerez ja dolen qe te ruanin votat ne Veri te vendit.Per kete duhen falenderuar.Por tashme duhet te lene politiken.

    Reply to this comment
    • TURP September 8, 16:03

      shqiptaret nuk duhet te lejojne veten qe te trajtohen nga miqte nderkombetare si FERME KAFSHES te xhorxh orwellit….ku krimineli democrat berishe qenka me I ndershem se kriminelet Armando,tom doshi etj etj

      Ju lutem artikullshkrues redaksionale te gazetes Dita behuni me atdhetare dhe racjonale:

      mos ngaterroni krimin ordiner te ca malsoreve te PS ME TONELATET E KRIMEVE DHE TRADHETIVE KOMBETARE TE MALOKARIT BERISHE

      MOS NGATERRONI SI DONALD LU..KILOGRAMET E KRIMEVE TE PS ME TONELATAT E KRIMEVE TE PD….KUPOLES KRIMINALE BASH-BERISHA ??

      EDI RAMA ka tradhetuar perfundimisht 21 janarin dhe gerdecin edhe pse mori dy here vota aq poverfull sa do ti kishte zili cdo udheheqes ne planet.
      Edi Rama ne vend te hapte malin me krime te PIT BULL-it Vicidolit…..filloi te hapte bunkaret e Enverit.
      Kulmi arriti ne 16 prill 2014 kur ne Kukes tha per berishen ne nje miting se ishte nje atdhetar qe kish ndihmuar fort kosoven…vetem ky fakt tregon se Edi Rama duke i thene nje tradhetari-atdhetar eshte “out the order”

      Sali Qenberisha ky PIT BULL i disa qarqeve antishqiptare për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë.
      Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
      Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

      Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.

      Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare
      . Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
      Epilog
      Nuk ka Obamë dhe Merkel te shpëtoje perbindeshin Berishe nga denimi i tij si vrases dhe tradhetar i kombit…biles deri tani ti ngreje nje lapidar Rames dhe Metes qe nuk e ngacmuan per dy vjet per krimet e tij..Besoj se nje debim popullor i mashtruesit Rama ( me meten) do jete dhe fillimi i ndeshkimit te berishizmit pamvaresisht nga kinezerirat e donald lu-se qe e ka te pamundur te coje misionin e vet deri ne fund për shpetimin e Salisërbit

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F September 8, 21:24

        Sakte dhe qarte nga fillimi ne fund: TURP!
        Dhe turpi i mbulofte ata qe perpiqen te mbulojne krimin dhe kriminelet. Turpi i mbulofte te gjithe ata, kushdoqofshin dhe kudo qofshin, qe tentojne te barazojne qimet me traret!

        Reply to this comment
      • Pellumb Zaimi September 8, 21:25

        “TURP” dhe ” I.Troplini”” ? Ne nje mendje me ju . Nuk kam ndermend te shtoj gje tjeter nga ndrojtja se prish bukurine e komenteve tuaja . Nderime !

        Reply to this comment
  2. peoples September 8, 14:54

    Prisni nga ambasadoret sa te rritet qimja e qerosit….

    Reply to this comment
  3. Kryetari kAmentuesve idjote September 8, 15:10

    INFORMACION I LESHIT—–‘….Dhe dime gjithashtu se cilet kane nje merite te veçante per kete”!?-Thote ‘redaksional’ frikacaku.
    Meriten e ka ‘informacioni’ i ‘leshit’ te Topallit qe ka frike te perdore pas 25 vjetesh regjizoret e shkaterrimit dhe vetem arrin te belbezoje emrat e kujsligeve BB-Berisha-Basha

    Reply to this comment
  4. I.Troplini September 8, 15:44

    Kush i ben kriminelet “engjej”?

    Politika e duarve te pastra, ajo qe nuk kish mandat per te falur krimet shteterore si 21 Janari dhe Gerdeci, rruga e kombit dhe shitja e detit, ajo qe synonte as me pak e as me shume por RILINDJEN e ketij shteti,,,,,,eshte “tkurrur” paksa.
    U bars mali dhe polli nje mi, thote nje fjale e urte. Premtime te shumta per luften pa meshire ndaj korrupsionit, nje administrate funksionale me standarde europiane, nje kod te ri etik te marredhenieve me publikun, gjithkund permiresime,,,,,,do perjetonin shqiptaret.
    Me perjashtim te permiresimeve te vogla, si ato qe i perkasin kontrollit te territorit dhe pageses se energjise elektrike nga debitoret shqiptare,,,,cdo gje tjeter eshte mbetur sic ka qene.
    Kerrkund nje administrate me standarde europiane,,,,gjithkund LSI dhe korrupsion i frikshem. Provoni te prekni “transparencen” e qeverise Rama duke vizituar fjala vjen, ZYRAT E REGJISTRIMIT TE PASURISE ne Tirane. Do perjetoni te zite e ullirit, do paguani rreth 500 Euro per dokumenta, qe te zarfosura i kalojne kesaj zyre,,,,dhe do merrni nje pergjigje “zyrtare”, qe per regjistrimin e pasurise suaj ju nevojitet te paraqisni dokumentacionin e nevojshem (megjithese gjithcka eshte ne tavolinen e “ekspertit” te LSI). Kur te lyeni rroten e nenpunesit te LSI, do kini te gjitha shanset, jo vetem te regjistrimit ne emrin tuaj te pasurise se 15 brezave por edhe te atyre te komshinjve tuaj, po qe se ata akoma nuk kane bere regjistrimin qe duhej te benin sipas ligjit.
    Kur drejtoresha e arsimit ne Fier, “e kupton” detyren e saj si tutore bordelloje dhe ka parapare per kete pune, meseueset dhe pedagoget e ketij qyteti, atehere duhet bere kujdes me “forca te tilla politike”.
    Nuk jemi gjyqtare dhe prokurore, na thote Kryeministri.
    Jo nuk jini dhe eshte mire qe nuk jini, Z.Kryeminister,,,,por te pakten mos u beni hajdute ordinere ne sjellljen tuaj qeveritare. Mos u mundoni te na shisni sapunin per djathe.
    Une nuk pres asgje me, nga nje Kryeminister Rama. Nuk pres asgje me, persa i perket mbajtjes se premtimeve dhe ndryshimit te situates per mire. Me “ngurimin” e tij dhe tolerimin qe i ben maskaralleqeve te perditshme me te cilet ballafaqohet elektorati i tij,,,,eshte bere regjizor i kesaj maskarade politike, qe po na arrin kulmin me “amnistimin” dhe daljen e Sali Berishes si mbrojtes i se drejtes kuhtetuese ne kete vend.
    Kujt i intereson nese dikush sillet si ENGJELL,por ne te vertete eshte nje kriminel me duar te pergjakura? A nuk e dinte Kryeministri Rama kete gje, kur premtoi drejtesi per ato krime?
    Kush fle me qen, zgjohet me pleshta Z.Kryeminister.
    Koalicioni juaj me LSI, Z.Kryeminister,,,,,ka te gjitha gjasat, te kthehet ne keqkuptimin me te madh te shqiptareve. Ata, nuk i dhane 1 milion vota per te pare rrumpallen dhe korrupsionin, te vazhdoje ne te njejten menyre, si ne kohen e Saliut.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi September 8, 21:23

      “Turp” dhe ” I.Troplini”” ? Ne nje mendje me ju . Nuk kam ndermend te shtoj gje tjeter nga ndrojtja se prish bukurine e komenteve tuaja . Nderime !

      Reply to this comment
  5. Ismet balaj September 8, 15:59

    Pozita duhet te vazhdoje dekriminalizimin. Opozita nuk mund te beje dekriminalizim, sepse kreret e krimonalizuar plotesisht jane dy: Berisha dhe Basha. Duhet ta fillojne nga vetja. Po kush ka burreri prej ketyre te dyve Berisha,Basha qe majen e thikes ta drejtoje kah vetja?Burreria ka vdekur. Tani duhen 99 hile per ta hedur gjetke krimin e kriminelet larg nga vetja.Pa u ndeshkuar krimenelet qe sollen Gerdecin, 21 janarin dhe dhenien detin Greqise, qe perbejne kryekrimin ne Shqiperi, nuk ka drejtesi. Ndryshimet ne Kushtetute a po nje ligj i ri per kete qellim e shtyn edhe disa vite dekriminalizimin a po e fut ne kalendrat greke derisa humbin edhe gjurmet e fundit. Edhe Rama, me duket nuk ka forcen e mjaftueshme per ta vene cilindo ne banken e te akuzuareve, sepse pa u bere nje reforme rrenjesore ne drejtesi, askush nuk pret drejtesi ne Shqiperi.Dekriminalizimi i drejtesise sot eshte alfa e drejtesise.

    Reply to this comment
  6. Bureto September 8, 16:20

    Rruga eshte si prerja e “nyjes Gordiane” qe Aleksandri i Madh e zgjidhi me shpate, ose ne daç si “veja e Kolombit”, i cili beri qe ajo te qendronte ne kembe, mbasi te tjere me pare, nuk ia arriten dot ta benin, duke e thyer paksa nga njera ane. Gjera qe dihen sigurisht tashme nga njerezit, por veshtiresia eshte se ku eshte Aleksandri apo Kolombi. “Demokracia” “konsensusi”, e më the të thashe jane llogje Kavaje. Do burra kjo pune.

    Reply to this comment
  7. Shahisti September 8, 16:22

    Pra, fajin nuk e paska pasur Saliu.

    Reply to this comment
  8. Edi September 8, 17:00

    Rama thote e ka populli ne dore….pyes kete popull trim e rumpall nuk e kuptoni qe edi rama pret qe Ju te ngriheni ne protesta sic bet me helmet e sirise e te thoi skam cfare te bej eshte deshire e popullit…..ngrihuni o njerez zgjohuni nga gjumi lerini kafenet protestoni x te drejtat tuaja….vetem me protesta masive zgjithen keto ceshtje……..ops …cfar them dhe une shqiptaret e kane mendjen x te ndnjur neper kafene e x te pare telenovela……

    Reply to this comment
  9. ZahoKoka September 8, 17:34

    Perandori Napoleon, kishte urdheruar qe ngado qe ai dhe shpura e tija do te kalonin kembanat e Katedraleve, Kishave, Manstireve, Famullive, te binin deri sa ata te largoeshin nga syri i kembanarit. Dhe keshtu u be, kudo kembanat lajmeronin mberritjen dhe largimin e Perandorit dhe shpures se tija vezulluese apo te mbuluar nga pluhurat e betejave. Por ja diku ne nje cep te perandorise kur ai Perandor i gjithefuqishem po kalonte mbi Marengo-n e tija, kali i cili ishte plagosur tete here, dhe ishte kali me i mire i 52 kuajve qe shoqeronin kete gjeni te Luftes, kembanat e kesaj famullie te vogel ku fshataret luteshin per paqe dhe te korra te mbara, kembanat nuk rane. Perandori i zemeruar, pasi ai respektonte ligjin dhe e donte shtetin, e nuk e bente per zevzekllek, kerkoi tui sillnin famulltarin aty para tija. Famulltari perulur dhe naiv si cdo fytyre katolike e fajshme apo e pafajshme, i trajnuar mire qe te mos tregonte frike, por nje perulje kristiane sa per te te hequr qafe u qas para Marengos, ku Perandori korsikan i shkurter i ngjau goxha njeri, por jo zi Zoti qe ju cfaq Moisiut ner malin e Sinait. Me nje ze me teper prej Gjykatesi qe kerkon respektin e ligjit se sa imponues i pushtetit te Perandorit ai e pyeti:
    Napoleoni: Perse nuk kumbojne kembanat e famullise sic e kerkon ligji, kur kalon Perndori?
    Famulltari: Sire, ka dyzet arsye!
    Napoleoni: E para?
    Famulltari: Famullia nuk ka kembne!
    Napoleoni: Leri te tjerat! Je i falur!
    Famulltari me duart brenda mengeve, dhe mekoken te perulur para ketij Heroi por me lutjet te Zoti i tija dhe i Perandorit, nuk mundi t’i kerkonte disa monedha per te bere nje kembane.Ndoshta Zoti e ndaloi, Cesarit i jepet.. sikurse edhe mua…

    Reply to this comment
  10. ZahoKoka September 8, 17:42

    Perandori Napoleon, kishte urdheruar qe ngado qe ai dhe shpura e tija do te kalonin kembanat e Katedraleve, Kishave, Manstireve, Famullive, te binin deri sa ata te largoeshin nga syri i kembanarit. Dhe keshtu u be, kudo kembanat lajmeronin mberritjen dhe largimin e Perandorit dhe shpures se tija vezulluese apo te mbuluar nga pluhurat e betejave. Por ja diku ne nje cep te perandorise kur ai Perandor i gjithefuqishem po kalonte mbi Marengo-n e tija, kali i cili ishte plagosur tete here, dhe qe ishte kali me i mire i 52 kuajve qe shoqeronin kete gjeni te Luftes, kembanat e kesaj famullie te vogel ku fshataret luteshin per paqe dhe te korra te mbara, kembanat nuk rane. Perandori i zemeruar, pasi ai respektonte ligjin dhe e donte shtetin, e nuk e bente per zevzekllek, kerkoi tja sillnin famulltarin aty para tija. Famulltari perulur dhe naiv si cdo fytyre katolike e fajshme apo e pafajshme, i trajnuar mire qe te mos tregonte frike, por nje perulje kristiane sa per te te hequr qafe u qas para Marengos, ku Perandori korsikan i shkurter i ngjau goxha njeri, por jo zi Zoti qe ju cfaq Moisiut ner malin e Sinait. Me nje ze me teper prej Gjykatesi qe kerkon respektin e ligjit se sa imponues i pushtetit te Perandorit ai e pyeti:
    Napoleoni: Perse nuk kumbojne kembanat e famullise sic e kerkon ligji, kur kalon Perndori?
    Famulltari: Sire, ka dyzet arsye!
    Napoleoni: E para?
    Famulltari: Famullia nuk ka kembane!
    Napoleoni: Leri te tjerat! Je i falur!
    Famulltari me duart brenda mengeve, dhe me koken te perkulur para ketij Heroi por me lutjet e mendjen te Zoti i tija dhe i Perandorit, nuk mundi t’i kerkonte disa monedha per te bere nje kembane.Ndoshta Zoti e ndaloi, Cesarit i jepet.. sikurse edhe mua…kishte shtet!

    Reply to this comment
  11. ZahoKoka September 8, 17:55

    Perandori Napoleon, kishte nxjerre nje Ligj qe ngado ku ai dhe shpura e tija do te kalonin kembanat e Katedraleve, Kishave, Manastireve, Famullive, te binin deri sa ata te largoeshin nga syri i kembanarit. Dhe keshtu u be, kudo kembanat lajmeronin mberritjen dhe largimin e Perandorit dhe shpures se tija vezulluese apo te mbuluar nga pluhurat e betejave. Por ja diku ne nje cep te perandorise kur ai Perandor i gjithefuqishem po kalonte mbi Marengo-n e tija, kali i cili ishte plagosur tete here, e qe ishte edhe kali me i mire i 52 kuajve qe shoqeronin kete Gjeni te Luftes, kembanat e kesaj famullie te vogel, ku fshataret luteshin per paqe dhe te korra te mbara, nuk rane me tingellima qe uronin mirseardhje, ato ishin shurdhe-memece. Perandori i zemeruar, pasi ai respektonte Ligjin dhe e adhuronte Shtetin, e nuk e bente per zevzekllek, kerkoi ta sillnin famulltarin aty para tija. Famulltari i perulur dhe naiv si cdo fytyre katolike e fajshme apo e pafajshme, i trajnuar mire qe te mos tregonte frike, por nje perulje kristiane sa per te te hequr qafe u qas para Marengos, ku Perandori korsikan i shkurter i ngjau goxha njeri, por jo zi Zoti qe ju cfaq Moisiut ner malin e Sinait. Me nje ze me teper prej Gjykatesi qe kerkon respektin e ligjit se sa imponues i pushtetitdhe fuqise se Perandorit, Ai i Fuqishmi e pyeti:
    Napoleoni: Perse nuk kumbojne kembanat e famullise suaj, sic e kerkon ligji, kur kalon Perndori?
    Famulltari: Sire, ka dyzet arsye!
    Napoleoni: E para?
    Famulltari: Famullia nuk ka kembane!
    Napoleoni: Leri te tjerat! Je i falur!
    Famulltari me duart brenda mengeve, dhe me koken te perulur para ketij Heroi por me lutjet te Zoti i tija dhe i Perandorit, nuk mundi t’i kerkonte disa monedha per te bere nje kembane.Ndoshta Zoti e ndaloi, Cesarit i jepet.. sikurse edhe mua…Kishte shtet.
    NE SHQIPERINE TONE NUK BIEN KEMBANAT PER MIRE APO PER KEQ PER ASNJE PASI NUK KA SHTET!

    Reply to this comment
    • Shahisti September 8, 19:08

      Or Zaho, histori shume e bukur, megjithese e sterdegjuar, po pse or burre e ke shkruar tre here, apo te eshte mbushur mendja qe ke te besh me rob te trashe?

      Reply to this comment
  12. LORI September 8, 18:39

    QE TE GJENDET KJO ENIGEM KAQ E MADHE E NDERUAR REDAKSI DUHET SE PARI TE BEHET PYETJA KUSH I BERI ENGJEJT KRIMINELE E PASKETAJ TE SHTROHET PYETJA SE KUSH I BERI KRIMINELET ENGJEJ!KJO PERKON ME SHPREJJEN E VJETER POPULLORE SE:KUSH E KA PERPARA NJERI TJETRIN ,BISHTI KA DADHEN APO DARDHA BISHTIN.KJO ESHTE DEMOKRACIA QE MBOLLEM E RRITEM FALE PLEHRAVE KIMIKE QE NA DHURUN “MIQTE”!

    Reply to this comment
  13. emigranti September 8, 18:47

    Asnje koment nuk vlen. Kto qe jane , jane “ajka e llumit” dhe se lun topi. Pra mos u lodhni kot se te gjithe jan NJESOJ.

    Reply to this comment
  14. lato September 8, 20:44

    Te fortet i shpetuan lekuren dhe ftyren Rames keto 8 vjet ne opozite,se do ishte dhi ne dajak.Ai e di se Saliu nuk ishte Ramiz Alia,as Fatos Nano.Saliu per pushtet te heq qafe.Me keto te forte i ngeci sharra ne goxhde Saliut ne veri.Ambasadori Lu jep directiva,se nuk e di qe Selmanllari Saliut po pret pas dere,sa te dali edhe Armando Prenga.Do ti thote Partise Socialiste(jo vetem Edi Rames),si murgu Ndrio,Dhaskalit :-Tani jami vetem zoti Dhaskal!

    Reply to this comment
  15. M A R K O September 8, 22:26

    Berisha-Basha engjej? Ata veç nje topmuti qe rrotullohen neper kembet etona.

    Reply to this comment
  16. bina September 9, 12:16

    O Love, njw fjalë e urte e huaj thote:”Eli, eli alla ezavtami”, qe do te thotë: qente lehin, karvani (lexo: korrupsioni, droga, hajduteria) kalon (vazhdon). Sa naivë që jemi!!??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*