BALETI I BYROSË

February 12, 2016 14:28

BALETI I BYROSË

Pikat kryesore

  • Ky karagjozllëk, ky balet prej fëmijësh kopshti ka nervozuar edhe të qetin Eduard Selami, deputetin ish kryetar që u kthye në PD pas shumë vitesh ekzil dhe pas një paqeje (termat e së cilës ende nuk i dimë), me Sali Berishën. I cili ka kërkuar seriozitet dhe informacion të ndarë me kolegët në parti, që SHQUP-i të mos detyrohet të gëlltisë pilula të tilla. Edhe të tjerë deputetë kanë shprehur acarim me këtë gjendje. Në mos për gjë tjetër, ky balet Berisha-Basha me Byronë, paska prodhuar edhe diçka pozitive në atë parti

“Silleni ligjin për Byronë e Hetimit, pse e fshihni, pse e mbani në sirtarë, frikacakë? Kush ju pengon, hë?”

Nuk ka kaluar më shumë se një javë, kur “presioni” i mësipërm i Lulzim Bashës ndaj mazhorancës së majtë, për një projektligj që në fakt ishte premtim elektoral i PS-së, ishte përgatitur dhe dakordësuar dhe thjesht pritej një frymë konsensusi që do t’i jepte Byrosë Kombëtare të Hetimit, që në krye të herës, një bazë legjitimiteti të pakundërshtueshme, i solli “frytet”. Aq shpejt, sa dhe vetë PD u gjet pa mendje.

Qeveria kaloi draftin në fjalë dhe do ta çojë në Kuvend. Dhe në një reagim që e çon gjendjen qesharake ku ndodhet opozita, në skaje të paimagjinueshme, Basha e Berisha deklaruan se nuk është ky varianti që ata kishin dakordësuar me ndërkombëtarët. Për hir të së vërtetës, kur bënin “presion”, ata nuk folën për kurrfarë detajesh e gustosh të tyret për Byronë. Por është e qartë se gjithë kleçka ishte tek bindja e PD-së se brenda mazhorancës kishte mospërputhje qëndrimesh për mënyrën sesi do ndërtohej e si do funksiononte Byroja e Hetimit.

Kjo nuk ndodhi, dhe Lulzim Basha vërtetoi atë që të gjithë e dinë, se ai nuk është kryetar i PD-së. Duke hedhur poshtë Byronë që e kërkonte me kaq zell, tashmë (dhe me sa vonesë) në të njëjtën gjatësi vale me shefin e vërtetë të partisë, Basha u hapi sytë edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë.

Le të kujtojmë këtu se duke mos pranuar më t’i bien rrotull, para pak ditësh ambasadorët Lu e Vlahutin e më pas eurodeputeti Kukan, u takuan direkt me deputetin e thjeshtë shqiptar Berisha, si për temën e dekriminalizimit, edhe reformën në drejtësi. Kjo do të thotë, në universe të tjera, që për disa probleme të rëndësishme që lidhen me kryetarin e PS-së, sot diplomatët kyçë në Tiranë të takohen me Fatos Nanon.

Për t’u kthyer te Byroja Kombëtare e Hetimit, ministri i Brendshëm sqaroi dje se kjo njësi do ta varet paralelisht nga qeveria dhe prokurori i përgjithshëm. Duket një zhvendosje e dukshme nga ideja fillestare. Ndërkohë, asnjë projekt konkret nuk ka shpalosur PD, edhe gjatë orëve kur afshi i Byrosë e shtynte të thërriste publikisht, “silleni, silleni Byronë”.

Ky karagjozllëk, ky balet prej fëmijësh kopshti ka nervozuar edhe të qetin Eduard Selami, deputetin ish kryetar që u kthye në PD pas shumë vitesh ekzil dhe pas një paqeje (termat e së cilës ende nuk i dimë), me Sali Berishën. I cili ka kërkuar seriozitet dhe informacion të ndarë me kolegët në parti, që SHQUP-i të mos detyrohet të gëlltisë pilula të tilla. Edhe të tjerë deputetë kanë shprehur acarim me këtë gjendje. Në mos për gjë tjetër, ky balet Berisha-Basha me Byronë, paska prodhuar edhe diçka pozitive në atë parti. /Dita/

February 12, 2016 14:28
Komento

5 Komente

  1. Labi Vlore February 12, 15:45

    Gjithe Shqiptaret e kane ditur qe diten e pare se Luli nuk eshte kryetar i PD-se,por thjesht nje marionete ne duart e Saliut.Me ne fund u binden edhe Nderkombetaret.Me mire vone se kurre.

    Reply to this comment
  2. E verteta February 12, 16:59

    LULI REGRESIVI.

    Ky luli ka hyre ne politike i thirur prej saliut, ky as qe kish haberin o deshiren per politike,por saliu pasi germoi te gjente nje robot te bindur ndaj tij, caktoi lulin.
    saliu e futi ne krim qe mosleviste bythet, luli vraumvodhi, tani saliu ja ka zene gryken me pince, e shtrengon kur te doje sa te doje.
    Do te thote luli eshte jo vetem kot ne politike por edhe regresif.

    Reply to this comment
  3. l ri February 12, 18:27

    Pa përgjegjshmëria është tipari kryesor politik I p.d.KA QË NË QË NGA FILLIMI I SAJ E DERI ,MË SOT. PO NUK U QËRUA NGA SKENA SATANAI KËSHTU DO TË JETË EDHE MË TEJ.

    Reply to this comment
  4. Azio February 12, 20:10

    Vertete mendoni se Saliu bashke me Lulin e kundershtuan BHK,me pretendimin injorant,se nuk bazohej tek Venecia,ne nje kohe kur kishin rene dokort per ta miratuar ne kuvend?Jo,jo lepuri qendron ne tjeter vend.Dhe kjo tashme eshte ex qarte.Aprovimit i Byrose se hetimit kombetar,I ve menjehere byzylyket ne duar ketyre krimineleve.Megjithate edhe pse ata e kundershtuan,nuk ka rruge tjeter shpetimi per keta plehra .Byroja e Hetimit do te miratohet si nje dhe nje qe bejne dy.Populli shqiptar mezi po pret,po ashtu edhe nderkombetaret.Me ne fund Shqiperia do te rilinde.
    Drejtesia do te vendoset dhe kriminelet,vrasesit,hajdutet do te shkojne ne bangot e te akuzuarve.Durim.Cdo gje dote shkoje ne vendin e duhur.

    Reply to this comment
  5. MH February 13, 16:31

    Solisti me dublues ne hije perbindeshi.
    Piruetat jane te natyres klasike te seksit femen.Por ky,mashe ne duart te hije perbindeshit detyrohet te beje piruet se nuk asht i zoti te beje Turrin klasik te mashkullit.Ky ka tregue se dhe paturet nuk i ngre vete pa nderhyrjen e nji tjetrit.Atehere ku qendron burrnia e nji kalamani i rritun ne llastim si te atyre femijve me karramele.
    Pamja e tije te shperftyron edhe sikur te ishte njeri ordiner e jo politik i nji krye partie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim