Barriera me emrin Sali Berisha

Nga Alqi Koçiko October 8, 2014 13:41

Barriera me emrin Sali Berisha

Pasi përfundon kryeveprën e vet, i bindur se tani nuk ka mbetur më asnjë penel për t’u hedhur, asnjë goditje dalte për të dhënë, asnjë notë për të shtuar, artisti rri e kundron i kënaqur produktin. “Ja një punë e paqme”, thotë ai dhe tërhiqet pas me nge, për ta vështruar më mirë. I tillë ishte reagimi i deputetit të PD-së Sali Berisha me “kryeveprën” e vet të fundit, Partinë e re Demokratike pas Kuvendit të sapombyllur të saj. “Këshilli i ri Kombëtar është ndër më përfaqësuesit, janë të rinjtë që hyjnë për herë të parë në PD, me një kurrikul shumë të mirë, si dhe ata që kanë kontribute të shumta në PD. Ka një spektër shumë të gjerë dhe me tërësi elitare të spikatur”, tha Berisha para gazetarëve, duke hequr më në fund edhe velin e misterit jo dhe aq misterioz, për angazhimin politik të fëmijëve të tij: “Barriera me emrin Sali Berisha është hequr. Tani nuk i pengoj dot më, e kanë rrugën të hapur”.

Në fakt, që kryevepra berishiane me emrin PD-ja e Re do të merrte këtë trajtë, nuk kishte asnjë dyshim dhe të gjithë pritshmëritë të çonin në këtë drejtim. Siç analizoi DITA fill pas mbylljes së Kuvendit demokrat dhe daljes së emrave të rinj anëtarë të Këshillit Kombëtar, kryetari i telekomanduar Lulzim Basha e formatoi partinë fiks si një tapet i shtruar për të pritur krahëhapur pinjojtë e kryetarit historik. I cili mbetet po kryetar, e për fat të keq do mbetet edhe në histori për traumat që i ka shkaktuar këtij vendi.

Por le të merremi pak me barrierën e pakapërcyeshme që kreu i PD-së u paskësh vënë fëmijëve për t’u angazhuar në politikë, sa kohë ai ishte në krye. Duke lënë mënjanë kohën kur ata ishin të vegjël ose duke u shkolluar, momenti potencial kur vajzë e djalë mund të angazhoheshin në strukturat e PD-së dhe të bënin përpjetë në “karrierë”, ishte pas fitores elektorale të 3 korrikut 2005. Ç’nevojë kishin ata të merreshin me kokëçarje mbledhjesh, fjalimesh e diskutimesh, kur në fakt ishte pikërisht koha për të vjelë frytet e pushtetit që ishte në dorën e hekurt të babait? Dhe ndërsa kjo ka ndodhur rregullisht për tetë vjet, pa qenë nevoja të biem në përsëritje, kumbari i PD-së kishte vetëm një mision sa i takon partisë: Të mos lejonte çarje, devijime, konkurrencë, dalje kandidatësh të dytë apo të tretë për të drejtuar partinë në të ardhmen, përveç atij që kishte caktuar ai vetë si mëkëmbës, Lulzim Bashës. Zaten, kjo ishte e vetmja vijë e palëkundur e Berishës që në 1991-in. Se ku janë sot këta kandidatë potencialë, e dimë mirë. Të tjerët afërmendsh janë përshtatur, bindur, konformuar e nënshtruar, duke u mjaftuar me “kap ç’të kapësh” nën hijen e kumbarit. Po, disa tani reagojnë e kritikojnë, pasi janë bindur se kanë mbetur përfundimisht në rrugë të madhe.

Padyshim, do të ishte e ekzagjeruar edhe për realitetin shqiptar, që Berishën në PD ta pasonte nominalisht e bija. Duhej një zëvendësues besnik, mjaftueshëm elastik, i bindur, elokuent në fraza dhe bosh në përmbajtje, aq më mirë dhe fotozhenik, për të kryer tranzicionin. Ky Jakomon me emrin Lulzim Basha, ende e entuziazmon Berishën kur paraqet “platforma dhe vizione” si në tryezën presidenciale për reformën në drejtësi. Por këtej e tutje duhet të marrë masat, sepse nga shefi i tij e mori mesazhin: Barrierat për fëmijët janë hequr!

Nga Alqi Koçiko October 8, 2014 13:41
Komento

22 Komente

  1. Mark uk October 8, 13:47

    Urraaaa tani perpara /PARTIA e ARGITES-XENIT-DASARES-LIRISE-JAMABRIT-et/perpara tani dele-lope+dhi votoni per kete palo SHPK-famljare,se populli nuk zgjedh ma por trashegon plaku….

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 8, 14:40

    I bashkohem thirrjes së pazakonshme komentuese të z. Mark. Uk kaltëroshit ? Urra a a a a a a dhe unë? Bravo Mark! Tung!

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 8, 15:17

    Alqi Kociko: Ju gazetaruc partiak qe shikon qymen te kundershtart e nuk shikon traun te ata qe te paguajn .Ne krahun e majt keni burre e grue ne zgjedhjet e 29 qershorit.Eshte kryetari i kuvendit Ilir Floririt e Monika.Sihanuk haha.Nuk mund te thuhet per ciftin e sapo martuar.Alqi ne cilin parlament te Europes po besoj as te botes ndoll ky funomen .Apo ndiekun traditen nga kan dale te PPSH.qe ishin disa cifte deputet.

    Reply to this comment
    • toni October 8, 17:37

      Pse ja fusni p… o njerez? e ne fund te fundit ca te keqe ka?! Po ne USA familjet Bush, Kenedi, Klinton?! Politika eshte e hapur per kedo qe merr vota dhe njerezit e duan.

      Reply to this comment
  4. saranda October 8, 15:40

    PD po behet SOZIA e PP per te bere karrier duhet te jesh anetare ne kete te fundit ndersa tani per afare ne te paren do thermohet e do shkrihet si qiri se do vazhdoje ne kete rruge nuk te ndjek njeri per interesat e tuaja private e familjare perendoje koha te shohim si do perfundoje iku koha njeshit ka shume njesha………… iku plaku MERE !

    Reply to this comment
  5. per Mark uk October 8, 15:52

    o mark uk ore qe nuk bon gje tjeter vecse m..t hane por i tille je gatuar,po mire nuk ishte likja+monika qe per 4-vjet qeverisen me zhulsin tend saliun qe shkon neper plazhet e jugut me triko+corape leshi,kur ishte perjudha ku ilir meta do gjykoheshe salehu i shkon per darke likes+monikes dhe kur del nga shtepia e likes sapo kishte mbaruar darka e intervistojne gazetaret i thojne zkryeminister si shkoi vizita ndersa i semuri mendor saleplehu i thote shume mire shkoi monika tha gatuante shume mire,shikoje ne youtube kete qe po te them,e kupton sesa i marumen je ti si njeri,mos u bo merak se tek ato flori qe ti thua ish-sekretari i PPsh-se salehu yt ka marre pjesen e tij e sigurte kjo,po pse BSH kush e perlau a nuk ishin zagaret e salehut,ore ti do hedh plerave jo heronjt e vigut qe ka hedhur karaputanka jote jozefine dizenjatorja e regjimit te ish-sekretarit te PPSH-se salehut.tung…

    Reply to this comment
  6. drejtesia October 8, 17:10

    Po te 5 jane me plot akuza ..per burg…saliu,argita.shkelzeni,jamarberi,e lulja qe nuk din me lulezu por me hajduteru.,vrases e shites deti e miqesi me fasllicat e beogradit.me akuzu trimat e UCK ETJ……Keto pret Europo o z.k/prokuroro,leviz arrestojI – VEJU HEKRAT cpret…ka shume akuza per ketO plehra….po pret populli,kur po vepron,z.Llalla…ose ik…edhe ti bejuni 6 se din e ka kush me ju denu,po pret BE por me e madhja eshte se po pret me shume edhe znj.A.Merker…se Gjermania kete pret te gezoje…arrestimet e ketyre 5 hajdute te korruptuar vrases e plackites…as dinjon te flitet me per keto e tjere ushtri hajdutesh e te korruptuar……TE DENOHEN,TE DENOHEN,TE DENOHEN…..
    Bashkohuni o popull me keto fakte kokeforte qe duhet urgjent te denohen….Kot nuk tha saliu po pret protestat popullore qe do ngrihen per arrestimin e te parit Sali Ram Berisha=k/krimineli,tradhetari e antishqiptari me i madh i gjitha koherave..sa akuza ka per te….

    Reply to this comment
  7. Tradita October 8, 18:37

    Mllef dhe zili shperthen nga gazeta dhe komentuesit e saj. Sa mire keshtu vazhdoni deri ne pafundesi.

    Reply to this comment
    • inf October 8, 19:34

      o tradicon pse merrzitesh haxhiba
      po nuk i durove lagohu dhe mos i fut vetes kacafet kot e ma kot.
      ne kshu jena msue ty po nuk te pelqejti mos hyn te Dita rri e shiko gjana te tjera lum miku
      pafundesia vazhdon e mllef per cilin flet ti per nji ARMIK E KODOSH siç eshte llumi i Albanise
      mjeku i shurres sali fundrrina ,jooooo or ti tradite se nuk e kena tradite me mburr nji psikopat si salija per ty ose per shume njerz qe shkojne pas Armikut.pik muhabeti ……..

      Reply to this comment
  8. lushi shqupi October 8, 20:03

    gatitu dalshi fare hajl hitler familja bullatoviç

    Reply to this comment
  9. veza October 8, 20:18

    Barriera Sali Berisha e ka Fillesen tek klanet antishqiptare te njohura para vitit 1912

    Reply to this comment
  10. AI... October 8, 21:05

    Turp gazetes Dita. Eshte kthyer ne Zerin e Popullit te 2014. Sa ishte PD ne pushtet cfare nuk i nxorri. Bravo ju qofte me ato, nuk i justifikoi horrlliqet e Berishes. Po keti Qeveriut pse nuk i nxirrni gje, apo ky eshte engjell. Pse nuk i nxirrni kartelen e skizofrenit,lidhjet me familjen Hoxha, lidhjet me Soros-in, aktivitetin e dyshimte ne France. Si ka mundesi qe nje i huaj vjen nga Parisi e na behet minister. Kush e katapultoi ne maje te PS.Investigoni pra se na mbaheni si gazete e perditshme info ANAL-itike.Keshtu jane gazetat e Arta Dades. Lereni Berishen se eshte ne opozite. Nuk merret me njeri me ate.

    Reply to this comment
  11. AI... October 8, 21:11

    Ka 1 vit. Absolutisht nuk ka bere asgje.Mire qe nuk ka bere gje,por ky nuk ka as plane afatgjata, as prioritete, as strategji. Pune jo, leke jo,investime jo, spitale jo,rruge jo. Tritol po, Riformato po,Cane po, Braho me tatimet po, borxh po. Eshte nje karabush,nje megalloman qe nuk e ka shokun. Fatin une ia di. Ky vret veten. Do me kujtoni.

    Reply to this comment
  12. SADIKU October 8, 21:42

    SALIU e shkatrroi PD-ne me horr,hajdute e kriminela si deputeti FUFI qe vrau GJON GJONIN diten e Votimeve. Tani po e kriminalizon me femijet e vet dhe rrethin familjar e shoqerine e GITES DHE ZENIT. A PO E MERRNI NE KRYESI TE PARTISE ARMINEN?

    Reply to this comment
  13. Tartufi October 8, 23:02

    @Al…
    Nuk duroj dot kur dikush ne kete histori shkrimesh,shkruan { eshte vendimi i sovranit popull
    Ky popull nuk ka qene kurre sovran i fateve te tij.Ky popull me te gjitha kuptimet ka qene
    dhe eshte nje turrme qe shtihet dhe peshtihet,nga te gjithe.
    Cuditem dhe habitem me te gjithe ata qe kete gazete { te zerit te bythes } e quajne zerin e
    popullit. Ore milet ne kete gazet te zerit te bythes,nuk ka folur kurre populli,qe ta quani
    zeri i popullit. Kesaj gazete i flisni sakt { zeri i bythes } se eshte vertet nje ze nga bytha.

    Reply to this comment
  14. Mira October 8, 23:43

    @Al
    A I ke marr ilacet per diten e sotme, se mos I behesh peshqesh doc B

    Reply to this comment
  15. Lleshi October 9, 10:21

    Ashtu si plaga me qelb qe mbledh e mbledh qelbesirllek , ashtu dhe PD-ja u be plehu mullar ! Fundi i partise qelbesirllek Bullatoviç dihet ! Si cdo plage qelbi ka dy shance , ose te plase dhe te thahet , ose t’i marre jeten trupit ku eshte krijuar (Shqiperise) ! Te shohim ! Rrofte Shqiperia !

    Reply to this comment
  16. Mark uk October 9, 18:56

    Ju qe keni per Mark.uk.Nuk kam pse te themi se pse fyeni,se kshtu ju ka edukuar ata qe ju kan lindur.Ju thuani per Meten ato cfar ta merr mendja,po ne qeverisje as deputete Monika nuk ishte.Po nuk ju fajsoj se si fshatar Tirane qe jeni me vjen mire qe dini te shkrueni.Dua te ju pyes pse nuk e veni emrin se nuk ka njeri pa emer.Ju ndoshta nuk dini emrin e babajt po as per ket nuk ju fajsoj.Ato brrockulla qe thuani jo floriri jo BSH etj PS ne pushtet eshte 85 deputet te bler i ka ta coj para gjyqit sa ma pare.Ju si ish sekretar partie fshati Brar jep mendimin dhe prej flet arrestin.Per sa u perket heronjeve te Vigut shko e ben homazhe te varrezat e deshmorve.Po me mire shko atje ku jan vrar ne lufte ne mes shqiptare o i pa emer.

    Reply to this comment
  17. . October 10, 01:13

    Ore Mark hajvani. Te paskan bere dem avujt e detergjentit te eveve me duket, ta kane mpjre trurin e ke ik per lesh si idhujt e tu. Yttt more vulehumbur!

    Reply to this comment
  18. Mark uk October 10, 09:02

    O i pa emer:Hajvan tu beft ai qe ju vesh rrobat ne mengjes.Nuk je per kto gjera,puna jote eshte te shkosh ne Peqin din vete se pse…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin