Basha dhe Mediu në SHBA për dekriminalizimin në përvjetorin e Gërdecit

March 14, 2016 12:35

Basha dhe Mediu në SHBA për dekriminalizimin në përvjetorin e Gërdecit

Kreu i PD-së Lulzim Basha është nisur për një vizitë zyrtare në SHBA, ku në takimet me kongresmenë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit, “do trajtojë çështjet e dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi”.

Delegacioni që e shoqëron është domethënës. Bashkë me të janë deputetët:

Gent Strazimiri, “sebepi i dekriminalizimit”, në rolin e përhershëm të agent provocateur që pas provokimeve ankohet, “më grabitën zoti Tosti”. I gatshëm për t’u hyrë komisioneve hetimore që mbeten jo në mes, por në fillim të udhës, si ai i hetimit të masakrës së Tivarit, apo edhe më i famshmi, i hetimit të Puçit të 21 Janarit;

Jorida Tabaku, që përfshihet në delegacione të tilla për arsye të qarta estetike;

Eduard Selami, si “faktori amerikan” në delegacion, meqë pas ekzilit shumëvjeçar në SHBA për t’i shpëtuar linçimit të cubave të Berishës, u integrua sërish në PD. Me praninë e Selamit në grup, Basha na thotë sesa shumë ka ndryshuar selia blu.

Dhe Fatmir Mediu, deputet dhe kryetar i PR-së.

Ky i fundit, më shumë se për gjithë karrierën politike, për akuzat me natyrë penale ndaj tij dhe për një dënim që ekzistonte në Itali dhe që e shpëtoi vetëm mbiemri i ndryshuar në pasaportë, mbahet mend si ministri i Mbrojtjes që u hapi rrugë të gjitha operacioneve demontuese e fitimprurëse të Gërdecit, në favor të djalit të kryeministrit Berisha.

Nuk e dimë ç’mbiemër ka këtë rradhë pasaporta e Mediut.

Basha e Mediu, njëri i pagjykuar për vjedhje vetëm se “mbaruan afatet proceduriale” dhe tjetri i shpëtuar për të mbrojtur familjen e shefit të qeverisë para 8 vitesh, do diskutojnë në SHBA për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.

Është një histori e përsëritur ironie e absurdi në politikën shqiptare.

E që siç tregojnë bathët, nuk ka për të mbaruar këtu.

DITA

March 14, 2016 12:35
Komento

20 Komente

  1. TOMORRI March 14, 13:06

    si ka mundesi qe merr me vete ne SHBA fatmir gerdecin apo si shperblim hajduti dhe vrasesi bashke

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur March 14, 13:35

      po pse ca e di Ameriken ti o Tomor.
      Certifikuese kriminelesh ne pushtet eshte Amerika duke perdorur forcen e saj ne bote.
      Motori levizes i tyre eshte interesi fitimi.
      Mbajne lart flamurin e demokracise, qe ne fakt fsheh pas vetes qellimet reale, babezine per dollare.
      Cdo demagog do nje flamur.
      Shif Sali pordhen
      Vazhdon me antikomunizmin
      Sado fals te jete, aq mjafton.
      Bota e gjithe eshte hipokrite, Amerika, salinjte e vegjel dhe gjithe bythecet qe dine ta lepijne vrimen jane ne rregull.
      Per te tjeret jane detrat e ftohte dhe malet e ngrire

      Reply to this comment
  2. Aaaaaaa March 14, 13:35

    po ky mediu sikur ishte non grata ne amerike,,,hahaha,,, kush paska shkuar,, ajka e kombit shqiptar,,,,politika eshte kurva e botes dhe e popujve qe i marrin neper kembe disa kriminela dhe hajdut si keta,,,,

    Reply to this comment
  3. Xhozi March 14, 14:24

    O ambasadori LU. Po ti sikur the o burre malsie, se nuk do t’ju japesh vize per ne SHBA, asnje krimineli dhe te korruptuari.
    Duke i dhene vize per ne SHBA , Lul Bashes dhe Fat Mediut ti po tregon para popullit shqiptar se je nje mashtrues i madh dhe jo me i mire se ata.

    Reply to this comment
  4. korçari March 14, 14:25

    Si eshte e mundur qe emri i Mediut nuk ndodhet ne listen e Ambasades Amerikane per refuzim vize se bashku me disa gjygjtare?Dhe pyetja e dyte :A ndikon kjo politike e SHBA me dy standarte ne uljen e ndjenjave pro amerikane te shqiptareve dhe ve ne dyshim seriozitetin e Politikes Amerikane ne Shqiperi

    Reply to this comment
  5. ABC March 14, 14:40

    Cfare ironi. Eshte si te dergosh delegacionin e Kamoras apo ndonje organizate tjeter kriminale per te mare titullin e paqes….. Edhe sot kur si sot 8 vjete me pare Mediu ishte nje nga organizatoret e Gerdecit qe u shuajten ter ato jete te pafajshme. A ka me tallje se kaq per ne si popull i ketij shteti?????

    Reply to this comment
  6. perkthyesi March 14, 14:49

    Po ky Mediu cfare do atje? Sinqerisht eshte bere nje urith shume i peshtire! Gjeneral pa asnje ushtar, por gjen shesh e ben pershesh! C’popull dhe vend i cuditshem jemi! Ky, bashke me Bashen duhej te ishin ne biruce, nga ana tjeter fluturojne per ne Amerike! A e ka parasysh Sh.B.A ke presin e percjellin? Kam ndryshuar mendim dhe per ligjin ne sektorin e drejtesise, te cilin po na e trumbetojne si shpetimtarin e madh! Jeni te pabesueshem, dhe kete po e mesojme cdo dite….

    Reply to this comment
  7. MeteH March 14, 15:00

    Ky eshte turpi i Lu-shba,qe pret hajdutet e kriminelet e Gerdecit,21 janarit,shitjes se detit,…duke i bere KARSHILLEK shqiptareve..turp…turp..

    Reply to this comment
  8. emil March 14, 15:14

    Mir Basha por Amerikanet si e lejojne Mediun te marr pjes ne kete delegacion zyrtar qe viziton ameriken Gjini para kasapanes dhe rryshfeteve qe ka bere Mediu eshte si qengj Ambasadori Lu me sa duket o nuk shikon e degjon se cbejne politikanet tane ose te tera fjalimet e deklaratat qe ka bere kunder politikaneve te korruptuar ne vendin tone jane nje fluske nga ana e tij.

    Reply to this comment
  9. TURP March 14, 16:50

    POPULL SHQIPTAR, ESHTE SHUM E QARTE PERSE SALI SHQUPI ULERET,PELLET, DHE SHPIF PA ASNJE PROBLEM,,,, FATI I SALI SHQUPIT ESHTE VENDOSUR NE 90,,, I AGJENTURAVE TE HUAJA SHQUP -SHBA,,,, PRANDAJ MOS KERKONI BURG DHE DREJTESI PER SHQUPIN ME BANDEN E TIJ,,,, SALI SHQUPI DO RROJ 100 VJET DHE DO KET VDEKJE NATYRALE NE VILEN E TIJ NE LALEZ,,, PRITJA NE SHBA, E MEDIHUT I SHPJEGON TE GJITHA,,, GERDECI U PREGATIT NGA SHBA -PD,,,,,REFORMA NE DREJTESI ESHTE VEC NJE VRIM NE UJE E RADHES KETU E 25 VJET,,,,, ESHTE TRADHTIA E RRADHES ME POPULLIN SHQIPTAR,,,,, ENVERIT MUND TI DHISNI DHE SHURRONI NE VARR, MUND TA SHANI OFENDONI,, MUND TA MALLKONI,,, POR DISA FJAL PER AMERIKEN QE ESHTE KURV MOS JA HARRONI,,,QEVERIA AMERIKANE KISHTE DIJENI DHE DORE NE GERDEC,,,,, REFORMA NE DREJTESI ESHTE THJESHT REFORMA QE MOS TE PREKEN SHERBETORET E SHBA,,,, SI TE DJATHTE DHE TE MAJTE,,,,,SHQIPERIA ESHTE LODER NE DUART E TE TJEREVE,,,, KESHTU KA QEN DHE KESHTU DO JETE GJITHMONE,,,,,,

    Reply to this comment
  10. Fat man March 14, 17:34

    Amerikanet sipas interesit te tyre te shpallin edhe HERO, nuk eshte rasti i pare qe kriminele dhe grupe kriminale, ne nje kohe te dyte jane hequr nga listat e DASH dhe te CIA-s Amerikane si organozata e grupe terroriste duke bashkepunuar me to. T U R P..

    Reply to this comment
  11. SHPRESEHUMBURI March 14, 18:15

    PER AMBASADORIN E SHBA-se.z.LU

    ZOTI AMBASADOR , SHQIPTARET PO ZHGENJEHEN CDO DITE QE SHKON , NGA QENDRIMI DHE VEPRIMET TUAJA BEFASUESE.
    NE QOFTE SE KA VERTET KRIMINELE TE SHUME FISHTE NE POLITIKEN DHE PARLAMENTIN TONE, ATA JANE NE RADHE TE PARE KRERE POLITIKE SI BERISHA,BASHA,MEDIU,PALOKA,RISTANI, STRAZIMIRI , ZH.TOPALLI E MJAFT TE TJERE , QE JU DO TI PRISNI ME NDERIME NE VENDIN TUAJ. A NUK JU DUKET “PAK” HIPOKRITE DEKLARATA JUAJ PUBLIKE PER ZYRTARET E INKRIMINUAR,QE DO TIU MOHONI APO PEZULLONI VIZAT ?! TE VRASESH DITEN NE DREKE PROTESTUES PAQESORE,TE PA ARMATOSUR,E TE PA MBROJTUR , SEPSE KERKOJNE PUNE,UJE E BUKE , QENKA NORMALE NE VENDIN TUAJ ?! JUVE U KEMI QUAJTUR KAMPIONET E DEMOKRACISE , DHE SHPRESUAM SHUME TEK JU . PSE SILLENI KESHTU , KUR NE U BESOJME E IU DUAM SI MIQ TE VERTETE ?! CFAR MIQESIE MUND TE QUHET KJO ?! CFAR SINQERITETI,NDERSHMERIE E DASHAMIRESIE PO TREGONI ME NE , KUR U MUNGON TERESISHT TRANSPARENCA QE E KERKONI ME AQ NGULM PREJ NESH DHE NUK DENJONI TE THONI AS EDHE NJE FJALE PER KETO VEPRIME SKANDALOZE TUAJAT?!
    EDHE DICKA TJETER : A E SHIKONI SE PO BIE CDO DITE (ME TE DREJTE) , DASHAMIRESIA , BESIMI DHE RESPEKTI PER JU E PER VENDIN TUAJ , PIKERISHT NGA KJO POLITIKE E PA PERGJEGJESHME , E PA ARSYESHME DHE MEGALOMANE NDAJ NJE POPULLI TE VOGEL, QE VAZHDIMISHT KA USHQYER RESPEKT PER VENDIN TUAJ ?! PER DERI SA INTERESOHENI E NA FALENDERONI QOFTE PER 10 USHTARE QE DERGOJME NE IRAK,AFGANISTAN,APO GJETKE , MENDJA MA THOTE QE NUK DO TE ISHTE PUNE ME MEND , TE SHKELET ME KEMBE E TE TRAJTOHET SI KOLONI E SHEK. 19 KY VEND KAQ DASHAMIRES PER JU, ?!
    PASKA PASUR VERTET SHUME TE DREJTE Z.GERI KOKALARI , QYSH SE DEGJOI EMRIN TUAJ,SE DO TE DERGOHEJ AMBASADOR KETU.
    KA SHUME MUNDESI TE LARGOHENI ME TURP E I NEVERITUR NGA KY VEND ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! !

    Reply to this comment
  12. zeqo March 14, 23:13

    Jam një lexues i rregullt i gazetës DITA, e marr çdo ditë dhe e lexoj me deshirë. Desha të shkruaj për lojën që bën Saliu me Mediun për problemin e Gërdecit. Ajo i ngjan tamam lojës që tregon për dy hajdutë të një fshati.

    Dy veta ishin rritur bashkë dhe bënin paudhësira në fshat. Një ditë ata vendosin që të vjedhin vreshtin e bashkëfshatarit të tyre. Para se të bënin vjedhjen bëne një marveshje, e cila të dy i detyronte të hynin në vresht por me mënyra të ndryshme. I pari do të hynte dhe do të mbante në dore një shportë të madhe dhe tjetri (i dyti) do ti hipte të parit në shpinë dhe do të këpuste rrush që të mbushte shportën. Këtë punë e bënë shpesh. Vreshti po fironte cdo ditë. I zoti e kuptoi se po i vidhej vreshti dhe kërkoi nga bashkëfshatarët që të betoheshin me rradhë që nuk ishin ata hajdutët.

    I gjithë fshati sipas zakonit shkoi për t’u betuar. Së bashku me ta edhe dy hajdutët. Ata ishin marrë vesh dhe do të betoheshin për të dalë të pafajshëm. I pari sipas marrveshjes që kishin bërë, u betua se nuk kishte këputur asnje fre rrushi, (e vërtetë sepse mbante shportën) kurse i dyti u betua se nuk kishte vënë këmbë në vresht (e vërtetë sepse mbahej në kurriz nga tjetri).

    A nuk i ngjan kjo lojës që po bën Saliu me Mediun? I pari betohet se nuk ka ditur se ka një fshat që quhet Gërdec jo më se cfarë bëhej atje. Kurse i dyti thotë, unë e dija dhe e njihja Gërdecin por nuk kam bërë më shumë se sa udhëzoja të zbatohej ligji dhe vendimet e Qeverisë.

    Saliu mendon se do t’ia hedh edhe kësaj here duke bërtitur e ulërirë. Por Gërdeci është një plagë prezente që nuk do harrohet kollaj. As 97 nuk është harruar, mos ushqeni iluzione. Ato që betohen cdo ditë në shtyp dhe që publikohen në media tregojnë se të dy kanë ngrënë në një çanak, dhe jo vetëm kaq por ata kanë bëre krim të rëndë , kanë marrë njëzetë e gjashtë jetë njerëzish të pafajshëm dhe kanë shkaktuar miliarda lekë dëme. I vetmi shpëtim i tyre është rrëfimi. Kjo do t’i lehtësonte sado pak familjet e viktimave dhe vetë viktimat do të preheshin të qeta. Kjo do të lehtësonte pak shpirtin e tyre mëkatar. Te tjerat janë brockulla në diell i themi ne këtej.

    Reply to this comment
  13. Z/K March 14, 23:46

    Me vjen seri si i asht dhane viza dy kriminelve njeri ma kriminel se tjetri.
    Hajde e merre vesht politiken e diplomacise Amerikane.
    Per cfare po ndjekim kam iden se ca jane kriminel te dashur te pranushem e ca te pa dashur e te pa pranushem.
    Hajdeni e gjejeni ma holle se cfare luhet ne ballore dhe nen rrogoze.

    Reply to this comment
  14. Shqip March 15, 00:28

    AMERIKS I KA DALE BOJA PREJ VITESH PASI E KA RJESHTUAR VETEN NE ATO VENDE QE PO LAJNE ME GJAKE PLANETIN. KY ESHTE MOMENTI QE SHQIPTARET DUHET TI THERESIN MENDJES DHE TE KUPTOJNE SE “DEMOKRACIA” ESHTE JORGANI I KRIMIT. ESHTE NJE ABSTRAKCION QE SHTYPE MASAT DHE PRIVILIGJON KRIMINELET. RASTET GERDECI, 21 JANARI, RRUGA E KOMBIT, TRAFIK ORGANESH NJEREZORE, DETI……ETJ JANE NJE FAKT QE SHQIPTARET NUK DUHET T HAROJNE SE ME HIPOKRIZINE E AMERIKES JANE LIGJERUAR SKLLEVER NE VENDIN E TYRE TE BUKUR SHQIPARI, ME PADRONE AMERIKANE.
    KA ARDHUR KOHA TE KTHEHEMI NGA RUSI. TE PAKTEN ATA NUK FAVORIZUAN KRIMINELET NE ATO VITE, PERKUNDRAZI NA NDIHMUAN. LE TI HEDHIM NE KANDARE GJERAT…..

    SA PER KETE KINEZIN LU NA LAJMEROI KOKOLARI, QE NE TE HAPNIM SYTE, PO NE ENDE VAZHDOJME TI MBAJME MBYLLUR. O SHQIPTARE ZGJOHU DHE SHPORI NGA ATDHEUN KETA HORA E KRIMINELE. KANE SHKUAR KRYE KRIMINELET TE KURVA AMERIKE PER DEKRIMINALIZIM. PER DETRAFIKIM ORGANESH….. E TMERSHME

    Reply to this comment
  15. Kola March 15, 04:24

    Lumsi ne qe kemi ngarkuar kriminelet per te bere dekriminalizimin. Vetem ne nje shtet te tille rrumpalle mund te ndodhin keto karagjozlliqe.

    Reply to this comment
  16. Tiku March 15, 09:05

    Mos u nxitoni te dilni ne perfundime te gabuara!Se pari me lejoni t’ju beje te ditur qe nuk mund te pengoje nje ambasaor i akredituar i nje vendi nje qytetar te vendit te saj ,per te bere vizite ne vendin respektive.Lu.Basha eshte i paisur me pasaporte Amerik.,Mediu gjithashtu,Selami po ashtu.Viza kane perfituar vetem Strazimiri dhe Tabaku,ndaj lerini te qete djemte e pertejatlantikut te kryejne misionin e radhes!

    Reply to this comment
  17. "Horri i Bulevardit" March 15, 10:09

    Nuk ka tager ambasada amerikane, te ndaloje as Mehdiun dhe as Lulin, se Mehdiu eshte edhe shtetas amerikan dhe Luli eshte edhe shtetas Hollandes, pasaporta e te cilit, ka mundesine te udhetoje per 90 dite.
    Biles “gojet e liga”, thone se Mehdiu eshte edhe pronar i nje ferme ne Texas.
    Shporrja nga politika, sjell edhe denimin real te kesaj klase basrarde politike.

    Reply to this comment
  18. laveri March 15, 13:18

    mos duhet kuptue e kunderta çka thot zoti Lu? u japim viza gjith hajdutve e kriminelve

    Reply to this comment
  19. Celi March 16, 09:33

    Nuk e kuptoj keta rudina hilet sa me zell dhe njekohesisht po u merkan me keto te ashtuquajtura intervista , por sic duket kan ndonje pazar te pa mbyllur per te shpifur ndaj zotit mediu , ska faj ,i ran belat njeheresh , cregullim hormonal, menopauza e zonjes rudin paska prek keq trurin e andropauzuar te zotit hila
    E pëlqejPërgjigju · Më shumë · para 32 minutash

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*