SHËNIM: Gazetaria siç nuk duhet të jetë!

February 18, 2016 23:00

SHËNIM: Gazetaria siç nuk duhet të jetë!

Pikat kryesore

  • Ose aty duhet të rend elita, të përbërë nga shefa të mëdhenj, drejtorë, kryeredaktorë apo “trima” që nuk do ia përtonin t`i dilnin ballazi e t`ja numëronin bëmat, ose përndryshe më mirë të bojkotohen. Ajo që ndodh realisht, tregon Berishën si është dhe gazetarinë si nuk duhet të jetë.

Nga Arkiva

Nga gjithë ato që zyrtarisht quhen bisedim mes Berishës dhe një grupi gazetarësh, por që në fakt janë një dërdëllitje mbi njëorëshe, nuk veçohet në kronikat e lajmeve asnjë pyetje e fortë, me spec e piper bashkë, e bërë nga ndonjë gazetar apo gazetare e atyshme karshi përbindëshit politik përballë.

Berisha është ai që është dhe zorr se do kishte efekt fakti nëse përballë do kishte jo gazetarë kokëulur që shkruajnë shkathtësisht në bllok vrundujt e tij me leksik të lodhshëm, por profesionistë të regjur të gazetarisë, në moshë, me ndoca pak thinja në kokën e stërmunduar prej të punuarit si misionarë e jo si rrogëtarë, plot autoritet, deri dhe të frikshëm nga niveli i të qenit serioz, por kjo jo se nuk duhej të ndodhte e të ndodhë në të ardhmen.

Jo e kushtëzuar patjetër nga të qënit e Berishës aktiv  në politik, por nga perspektiva e drejtë e profesionit.

Eshtë një cen jo i vogël për gazetarinë shqiptare që të ashtëquajturat biseda të Berishës me gazetarët, të rezultojnë në fund si një ngrefosje e të parit dhe nënshtrim të të dytëve.

Ose aty duhet të rend elita, të përbërë nga shefa të mëdhenj, drejtorë, kryeredaktorë apo “trima”  që nuk do ia përtonin t`i dilnin ballazi e t`ja numëronin bëmat, ose përndryshe më mirë të bojkotohen. Ajo që ndodh realisht, tregon Berishën  si është dhe gazetarinë si nuk duhet të jetë.

Fjala vjen, a shkon në bisedën me të, dyshja e gazetarëve që kanë zbuluar lidhjet oligarkike të familjes Berisha në 8 vjet qeverisje, duke gllabëruar troje  e prona publike?!

A ka aty gazetarë që në vend të blloqeve për të shënuar me një papërtesë torturuese (!!!), çdo shfrim neurotik të tij që gabimisht emërtohen si akuza, të kenë materiale me të dhëna denoncuese për çfarë ka lënë pas, që t`ia vinin para hundës?!

Ja pra pse quhet ‘bisedë’ e jo ‘përballje’, ajo që bën Berisha me ne, gazetarët.

E.H.

 

February 18, 2016 23:00
Komento

26 Komente

  1. edi July 16, 09:12

    Po c’fare BERISHE POLITKAN leshi, BERISHA ka lindur DELL dhe do te vdes DELL.

    Reply to this comment
  2. Santana July 16, 09:31

    Eshte turp qe shtypi i jep rendesi akoma sot Berishes, si per keq ashtu edhe per te mire, kur historija e tij e dhimbshme e nje fshatari barkzbrazur nga skerkat e vendit zbriti ne kryeqytet me te vetmin ideal te mbushjes se barkut. Te gjitha bemat e tij jane ne kete funksion ate te “barkut” ! Injoranca nuk duhet lene kurre ne pushtet !

    Reply to this comment
  3. Dashamiri July 16, 10:36

    Nuk besoj se ka akoma gazetar qe ta degjojne kete Gomar nga Tropoja qe derdellis pa sens dhe pa asnje llogjike. Por edhe Tv qe i japin nje rendesi fjaleve te tij, as me pak e as me shume tregojne varferin e lajmit te tyre. Sala, Basha dhe kater pese laro deputet q

    Reply to this comment
    • LORA July 16, 11:46

      Une besoj qe ka gazetare dhe medie qe nuk u plas fare se cfare diarreje gojore nxjerr mortjemadhi,,,,por u ngrofet xhepi nga leket qe marrin per berjen publike te zgjyres se tij.Jane tuj bo biznes,Dashamir ,me kusarin e parave dhe pasurive publike shqiptare.Ky dhe vetem ky duhet te jete dhe te behet alarm.

      Reply to this comment
  4. Dashamiri July 16, 10:38

    Sala, Basha dhe kater pese deputet qe i pasojne jane bere si e “jema e Zeqos maje thanes”. Pra kush beson akoma ne fjalet e tyre eshte jashte realitetit dhe thellesishte i gabuar.

    Reply to this comment
  5. ?!?! July 16, 11:42

    Edhe per kete fajin Beriahe e ka ?!…Nuk besoj..Dhe pse ?!

    Ishta ne vizite zyrtare Meta ne Izrael,,,dhe shoh Gjebrene duke qare ne ‘murin e loteve’ si shoqerues i kryeparlamentarit; shoh boterorin e me del Balla nga Brazili duke komentuar per sport; shohe Bashen ne Londer e pas tij nje gazetar i ABC, shoh…. e c’te mos shoh…gjithe gazetaret me paret tona ‘u fshijne bythen politikaneve’ dhe ne mbremje na bejne mbrojtesin e interesave publike ne xhamin e tv-s…

    E kam hedhur idene hershem : ‘ gazetaret te bejne ‘deklarimin e te ardhurave’ nje me nje dhe ministrite te mos shpenzojne kokerr leku te taksave tona per te bere ‘bla-bla’ ca gjela qe kakarisin jo kur pjellin vet ndonje koqe veze por kur eprori pjell ndonje koqe pordhe…

    E keni degjuar nje fjale ‘transparence’ ?!

    Ajo transparenca na mungon…dha ata gazetare te varfer qe rropaten per interesin publik…A ka te tilla ?! … Ka ?!… Po ku jane ?!…I ghjeni !!!…

    Reply to this comment
  6. ajaza July 16, 12:01

    Berisha si berisha por edhe gazetaret jane te frikshem nga ky dhe persa te jete gjalle dhe me kete gjykate e keta mashtrues do te kene frike e pranueshme pormendoj qe sot ne kete kohe qe jetojme Gazetaret jane ata qe shkruajne sipas bindjeve politike dhe pyetjet qe behen jane te tilla por edhe ato te kufizuara nga frika sepse gazetaria as ka qene dhe as do te jete e lire dh te te jete vertet pushtetti i trete qe shpesh del edhe me kurajozi dhe me i forti ,por korrupsioni si kudo edhe tek ju gazetaret eshte ne shkallen siperore prandaj nuk reagoni e tani edhe per ty artikul shkrues kur e ndjen te tille veten qe je i pa varur dhe i pa frikshem pse nuk shkove vete por kritikon koleget dhe ca me keq edhe pa emer kete si ta shpjegojme dhe cfare emri ti veme dhe ty si duhet te te” pagezojme” po qe bure dil dhe jep pergjigje dhe me emra te vecante dhe jo te flasesh si ky idhulli qe ne fakt po e mburr dhe po i jep levdata.Te falenderoj po qe se me mirekupton .

    Reply to this comment
  7. guri shabani July 16, 12:34

    Eshte turp dhe per ato kryeredaktor apo drejtues gazetash qe çojne gazetar(femije)ne takime te tilla.Nga gjithe takimi mbi 70% ishin shprehje te ndegjuara me dhjetra here.Nuk kishte asgje te re vetem numri i vetvrasjeve per te cilat qeveria berisha nuk i raportonte .Mendoj qe te tilla takime nuk duhen bere dhe keq per NEW 24 qe e transmeton direkt dhe kur e sheh e shkreta Olta thote reklam sepse perseriteshin te njejtat gjera.

    Reply to this comment
  8. rine July 16, 12:39

    Mullah saliu
    mullah m.ti
    skenari
    grek
    kasandra
    kufoma
    gjyshi
    i
    dobicave

    Reply to this comment
  9. ousv July 16, 12:40

    top

    Reply to this comment
  10. lulimiri July 16, 12:54

    Gazetare te sakte do ishin ata te BIRN qe bejne gazetari te mirefillte investigative.

    Por gazetare te sakte do ishin edhe ata qe do te pyesnin Ramen se cfare mendimi ka per deputetin Ndoka meqe ka 2 jave qe nuk flet. Po as Dita nuk ia ben kete pyetje Rames. Nuk i ben as pyetjen per shefin e Antikorrupsionit ne kryeministri i kapur me targa fallco.

    E pra meqe Dita pretendon se ka gazetare te sakte. le t’i beje publike keto 2 pyetje neser ne faqe te pare te gazetes dhe t’i dergoje nje gazetar ta ndjeke kemba kembes derisa te marre nje pergjigje.

    Berisha sillet ne kete menyre sepse e di qe ne krahun tjeter nuk jane me te mire.

    Reply to this comment
  11. illo July 16, 13:28

    Me beri pershtypje biseda e Berishes me gazetaret . Nuk degjoheshin pyetjet , por nenkuptoheshin nga pergjigjet . Me pelqeu opinion , qe jep ketu opinion “ajaza “, simbas tij: “Gazetaria nuk ka qene dhe nuk do te jet ndonjehere e pa varur dhe e lire . Pushteti I trete del mbi te tera pushtetet ” . Me veshtiresi munda te degjoj pak gjera nga konferanca e turpshme e ketij njeriu te pa cipe . Del ne koference , sikur te kete fuqite ligjore , qe ka pasur , kur ishte ne pushtet . Flet budallalleqe , qe nuk ka stomak , qe I tret . Ate dite gazetat botonin investigimin mbi aferat e Fazllicit dhe nje gazete jepte fotografine e viles se djalit te tij . Vazhdoj te te shpreh habine : Si kane durim dhe degjojne keta gazetare , qe natyrisht nuk kane as gje te perbashket me karakterin dhe psikologjine e protoganistit te bisedes gazetareske . Nje turp I zakonshem , per gazetarine e sotme . I. Foto

    Reply to this comment
  12. opingat e lulit July 16, 16:15

    e ka koken plot me morra maloku

    Reply to this comment
  13. inf July 16, 17:44

    Do ti pagush te gjitha
    ta tha mir Jaho Mulosmani se ti je nji vrases e kreminel i rregjur ti je fundrrina e kombit ti je armiku i kombit hajduti i kombit kreminel i kombit ke varrose me mijra djem nenash dhe me te fundit ishin Santo e Olldashi
    ky je ti zagar i perkushtuar i vrasjeve hajnise dhe Tradhtise Kombetare o palaço njeri
    o rrugaç zuzari i vertet o goje piset e dhembe nxirri i viçidolit o katran me boje o verremli o zgjeps e malukat o gazep e shejtan O XHENHEMI I KOMBIT VDEKJE SA MA SHPEJT PER KET LLUM E NEVOJTORE PER KET KAHTIL E MASKARA PA HESAP
    PTYYYYYYYYYYYYYY TU SHUFTE RRACA E FARA O FAR SERBIJET O DERRI I MILICES .

    Reply to this comment
  14. Aleko Gjoka July 16, 21:58

    Cfare gazetaresh jane keta,keta jane me keqe se politikanet.Si ka mundesi qe ne parlamente ndodhi ajo paturpesi e pafytyresi e Berishes,dhe pa pik turpi doli e beri koference shtypi me gazetaret,dhe cfare bene gazetare , ligjeruan sjelljen e Saliut ne parlamente nga ta kishin bllokuar e bombarduar me pyetje,po e lane e foli si deshi ,i skuqur e i nevrikosur qe e perjashtuan nga parlament,po ashtu dhe mediat e dhane ne televizore duke ligjeruar gjuhen e rrugacerise qe perdorin deputetet ne parlament e sidomos Saliu qe ndikon negativishte edhe ne sjellje e te rinjeve dhe qytetaret shqipetare,qe ka shume qe reflektojne te tille fjalor te piset,dhe nga e mesojne nga doktori Sali…!!!???

    Reply to this comment
  15. alfade July 16, 22:11

    Gazetare mjerane, sahanlepires, bythelepires deri ne neveri ! Cfare mut gazetaresh jane
    keta ?! Ne vitin 1994 personalisht e quajta neodiktator Berishen ne sy te Martinezit dhe
    as e cava koken se cdo benin me mua ! TV asaj kohe nen thundrren e Berishes , me byth-
    lepiresit qe Ai kishte vene rishtaz atje me quajten : ”provokator” , po une perseri edhe sot
    kesaj dite e perseris nje milionhere qe Berishe eshte dhe do te mbetet ne historine e Shqi-
    perise nje njolle e zeze ! Te degjosh nje njeri te c’ekuilibruar psikikisht , nje skizofren me
    kartele, nje te semure mendor ‘nje delirant ashtu sic kane bere keta gazeta pasi e kane ndje-
    kur pergjate 23 vjeteve cmendurine e ketij njeriu eshte per te ardhur keq ku eshte katandisur
    gazetaria shqiptare ! Parimi gazetaresk eshte pavaresia ! Mirpo tek ne gaxetaret jane varur
    koke e kembe nga politika sepse politika i mbyt me rryshvete ,i komprometon ne nje fare feje
    qe gazetari yne e ka humbur personalitetin e tij dhe eshte shndrruar nje ”apendis” i politikes
    se nje aventurieri, nje vrasesi , nje hajni, nje ”padrino” i droges shqiptare nga Lazarati deri ne
    Theth ! Ky njeri qe ju e degjoni dhe vetem shenoni brrockullat e tij e rendon nje mal Korabi me
    krime dhe ju gazetaret qe rrini e shkruani kokeulur marrezite e tij nje dite do te jeni bashkriminele me te ! O tempora, o mores ! Quo Vadis ?

    Reply to this comment
  16. alfade July 16, 22:15

    Shenim: ”Letra e zaporozhjeve drejtuar sulltanit te Turqise” eshte pak per Sali Fasllic Berishen.

    Reply to this comment
  17. Vladimir July 16, 22:42

    Problem nuk jane ca te urdheruar gazetare qe degjojne kokulur Qoftelargun. Problemi i vertet i mediave tona jane pronaret e tyre qe, ne jo pak raste, i kane ngritur keto media per te zevendesuar koburet per te asgjesuar konkurente dhe institucione qe ndodh t’ju zene rrugen. Nje per te gjithe, Irfani i Panorames. Normalisht ne çdo vend europian e me demokraci te konsoliduar ai duhet te kishte ne shpine nja 30 vjet burg dhe shume miliona gjoba. Por siç shihet nuk i hyn gjemb ne kembe. Nje dore ne revani, nje dore ne bakllava i thone nga anet e tij.

    Reply to this comment
  18. Tradita July 17, 04:40

    Pyetja shtrohet, kush eshte ne qeveri prej nje viti Berisha apo Rama? Nga gazetet duket se Rama eshet plotesisht ne hije.politike ne Shqiperi prodhon vetem Sali Berisha dhe kjo fale gazetave dhe gazetareve te majte,idiotesive te tyre dhe paaftesise se tyre.Ne qender te gazetave “Tema”,”dita”,”shekulli” shqiptarja, sot, e shume te tjrave eshet pikerisht Sali Berisha.duke mendura se i bejne dem imazhit te tij po e hymnizojne ate.Askush nuk mundur te sjell qofte edhe nje fakt te vetem per nje thyerje minimale te ligjit nag Berisha.kjo i verbon dhe do te vazhdojne t’i verbojne majtistet enverist qe nuk e falin dot Berishen qe u shembi sistemin e tyre socialiste -punisto-enverist.

    Reply to this comment
  19. info analitike July 17, 06:41

    Kur lexoj artikuj te tille qe sulmojne Berishen por mbyllin sy e veshe me Ramen me lind pyetja, sa ka kontribuar shtypi ne krijimin e monstrave politike ne vendin tone? Si e ka nisur, Rama mund t’ia kaloje Berishes. Si ka mundesi qe Gjin Gjoni te jete bere milioner ndersa Rama te deklaroje vetem 3000 euro dhe te vazhdoje te tallet duke thene se punon per nje emer ne histori dhe jo per pasurim.
    Sa bukur do te ishte qe te flisnin ndertuesit te cilet i kane paguar shuma te majme per ndertimet dhe dallaveret ne Tirane sa ishte kryebashkiak, por duke qene ne Shqiperi i kane te qarta pasojat..
    E.H. si nuk bere asnje koment mbi 300 ditet e fitoreve te Rames, valle nuk kishte vend per asnje kritike?
    Cudia me e madhe eshte se ndersa qeveritaret i bejne “selfie” punes se tyre njerezit shohin vetem pasoja negative ne jeten e perditshme. Kush do te jete genjeshtari valle? A mbajne pergjegjesi E.H.-te per heshtjen ndaj pislleqeve te rilindjes apo detyra juaj mbaron vetem me Berishen?
    Ja psh. E.H. perse nuk na shkruan se cfare po ndodh me pikat e basteve, te cilave qeveria u shpalli lufte, ne duart te kujt po kalojne shume prejt tyre?
    Detyra e gazetarit eshte qe te ndjeke hap pas hapi punen e qeverise e te publikoje mbi gjerat qe nuk shkojne e jo t’i dedikoje 90% te energjive vec Berishes, ndersa keta te tjeret po bejne akoma me keq se qeveria e meparshme.

    Reply to this comment
  20. emigranti February 19, 09:24

    E.H. sundoi si diktator qe nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Beri cfare beri, pasojat e tij i ndjejne akoma shqiptaret edhe sot.
    Pas 1990, ne pushtet ka qene Berisha, por me dhune kane ardhur ne pushtet edhe bijte e E.H.
    Ka tashme pothuaj 3 vjet qe ne pushtet eshte nipi i Spiro Kolekes e jo Berisha qe e deklaron vete se nuk ka ndermend te beje me karriere poliike.
    Po pse o te uruar mereni me Berishen e nuk mereni me E.H. e kelyshet qe la pas e qe sot i keni ne pushtet ?

    Reply to this comment
  21. emigranti February 19, 09:25

    E.H. sundoi si diktator qe nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Beri cfare beri, pasojat e tij i ndjejne akoma shqiptaret edhe sot.
    Pas 1990, ne pushtet ka qene Berisha, por me dhune kane ardhur ne pushtet edhe bijte e E.H.
    Ka tashme pothuaj 3 vjet qe ne pushtet eshte nipi i Spiro Kolekes e jo Berisha qe e deklaron vete se nuk ka ndermend te beje me karriere poliike.
    Po pse o te uruar mereni me Berishen e nuk mereni me E.H. e kelyshet qe la pas e qe sot i keni ne pushtet ?.

    Reply to this comment
    • Shkodrani February 19, 12:28

      O mender emigrant! Ti vazhdon me tmerrin qe .laEnveri,dhe sot mbas 30vjetesh. Po pse..te mos merremi me maloko_shpellarin idiot,kriminel e hajdut te Vicidolit???

      Reply to this comment
  22. lulimiri February 19, 11:42

    Si Rudina Xhunga qe i bente pyetjet qe i kishte derguar Nexhmija me pare. Nje mut jane te 2 palet.

    Reply to this comment
  23. asd February 19, 12:16

    Fajin e kane gazetaret !!!

    Kostumin dhe shenjen dalluese kane prej gazetari…

    Kasetafone jane!!!

    Aguridhe jane ne kete profesion sa te veshtire dhe te nderuar…

    Tani te bej sikur i mbroj: Buzequmeshtit i cojne per te mjele lopen thithlopat.Thithlopat jane kryeredaktoret,drejtoret,shefat…qe hane me shume sahane…ne drite dhe erresire…dhe jane fryre e u eshte bere koka katerkendeshe…

    Sec tha ai Cipa ne nje komision ne kuvend…Sec dha ca statistika…sec permendi ca rroga…sec…

    E si mund te presesh nga ‘gazetarucet’ qe paga s’u arrin as per parfum ne te tilla takime?!?!

    S’e ka fajin Berisha per kete teme,por e keni pothuajse Ju te gjithe ‘zvarranike’ qe i lepiheni medias per t’u bere ‘vip’…

    Gen shqiptari…qe per para…e ben dhe n….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*